A ėshtė e vėrtetė historia e Adamit dhe Evės? A kanė ekzistuar vėrtet Eva dhe Adami?
Pyetje: "Ēfarė provash ka pėr historinė e Adamit dhe Evės si njerėzit e parė nė tokė?"
Pėrgjigjia jonė: Faleminderit pėr pyetjen. Ėshtė njė pyetje e mirė qė kėrkon njė pėrgjigjie tė mirė. Ka prova tė shumta pėr tė besuar historinė e Adamit dhe Evės - qė ata ishin historikė, pra vėrtet njerėzit e parė nė tokė.
Jeta e Adamit dhe Evės
Sė pari, Zanafilla 1-2 i paraqet ata si persona tė vėrtetė dhe madje tregon edhe ngjarjet e rėndėsishme tė jetės sė tyre. Sė dyti, ata lindėn fėmijė tė vėrtetė qė lindėn fėmijė tė vėrtetė (Zanafilla 4-5). Sė treti, fraza "kjo ėshtė prejardhja e" qė Moisiu e pėrdori pėr tė treguar historitė e mėvonshme (p.sh. Zan.6:9; 10:1; 11:10, 27; 25:12, 19) gjendet edhe nė historinė e krijimit (2:4) dhe tė Adamit, Evės dhe pasardhėsve tė tyre.
Sė katėrti, kronologjitė e mėvonshme e vendosin Adamin nė krye tė listės (Zan. 5:1; 1 Kron. 1:1). Sė pesti, Dhiata e Re e vendos Adamin nė krye tė paraardhėsve tė vėrtetė tė Jezusit (Luka 2:38). Sė gjashti, Jezusi iu referua jetės sė Adamit dhe Evės si tė parėt "mashkull dhe femėr", duke e bėrė bashkimin e tyre fizik bazė pėr martesėn (Mat. 19:4).
Historia e Adamit dhe Evės
Sė shtati, libri i Romakėve deklaron se vdekja erdhi nė botė prej "njė njeriu tė vetėm" tė vėrtetė - Adamit (Rom. 5:12). Sė teti, krahasimi i Adamit ("Adamit tė parė") me Krishtin ("Adamit tė fundit") tek 1 Korintasve 15:45 tregon qė Adami shihej si person i vėrtetė historik.
Sė nėnti, deklarata e Palit se "sė pari u formua Adami pastaj Eva" (1 Tim. 2:13-14) tregon se ai e ka fjalėn pėr persona tė vėrtetė. Sė dhjeti, logjikisht, duhej tė kishte patur njė ēift njerėzish nė fillim, mashkull e femėr, ndryshe s'kishte si tė vazhdonte raca. Bibla i quan kėta Adam dhe Evė, dhe ne s'kemi arsye pse tė dyshojmė nė ekzistencėn reale tė tyre.
Ajo qė tregohet nė Zanafillė ėshtė nė kundėrshtim me idenė e makroevolucionit. Zanafilla thotė qė Adami u krijua nga pluhuri i tokės, dhe jo qė ai evoluoi nga kafshėt (Zan. 2:7). Ajo tregon pėr njė krijim tė menjėhershėm, me urdhrin e Perėndisė, jo pėr njė proces tė gjatė natyror (krahaso Zan. 1:1, 3, 6, 9, 21, 27). Perėndia krijoi Evėn nga Adami; ajo nuk evoluoi nė mėnyrė tė pavarur. Adami ishte qenie inteligjente qė mund tė fliste njė gjuhė, tė studionte dhe emėrtonte kafshėt, dhe tė pėrfshihej nė veprimtari tė ndryshme pėr tė jetuar. Ai nuk ishte njė gjysmė-majmun i paditur.
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|