•  Faqja kryesore >> Dhe Jezusi? >> Pse mund ta besosh Biblėn

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Pse mund ta besosh Biblėn

Cila ėshtė historia e Biblės dhe si mund ta
dimė qė Bibla qė kemi sot ėshtė e besueshme?

I printueshėm nė PDF

Kush e shkroi Biblėn? Si krahasohet ajo me libra tė tjerė "tė shenjtė"?

Kurani erdhi nga Muhamedi. Libri i Mormonit erdhi nga Jozef Smithi. Por Bibla ėshtė unike midis librave tė shenjtė nė botė. Ajo nuk u shkrua nga njė person. Pėrkundrazi, Dhiata e Vjetėr dhe ajo e Re u shkruan nga 40 autorė tė ndryshėm, nė Azi, Afrikė dhe Europė, nė njė kohėshtrirje prej 1600 vjetėsh.

Shkruesit e Biblės--edhe pse kaq tė shpėrndarė nė kohė--pėrēojnė tė gjithė tė njėjtin mesazh bazė: Perėndia qė krijoi qiejtė dhe tokėn ka siguruar njė mėnyrė qė njerėzit ta njohin Atė personalisht.

Pėrveē autorėsisė unike, Bibla pėrmban njė sasi tė madhe profecish qė janė pėrmbushur deri nė detaje. Pėr shembull, profetė tė ndryshėm tė Dhiatės sė Vjetėr kanė thėnė mbi 300 profeci specifike nė lidhje me ardhjen e Mesias, dmth, ku do tė lindej, ku do tė rritej, etj. Kėto profeci u pėrmbushėn nė mėnyrė tė pėrsosur nga Jezu Krishti qindra vjet mė vonė. Kėto dhe shumė profeci tė tjera tė pėrmbushura tregojnė pse autorėt me tė drejtė shkruan, "Kėshtu thotė Zoti..."--ata po flisnin pėr Atė qė e di "fundin qė nga fillimi."1 Mė shumė pėr profecitė e Biblės.

Gjithashtu arkeologjia nė mėnyrė tė vazhdueshme konfirmon emrat e njerėzve, ngjarjet historike dhe detajet gjeografike saktėsisht siē jepen nė Dhiatėn e Vjetėr dhe tė Re. Megjithėse arkeologjia nuk mund tė provojė tė vėrtetėn shpirtėrore tė Biblės, zbulimet tregojnė besueshmėrinė e Biblės si dokument historik. Mė shumė pėr arkeologjinė e Biblės.

Gjithashtu, krahasuar me shkrime tė tjera tė vjetra, Bibla ėshtė ruajtur nė mėnyrė tė shkėlqyer me kalimin e kohės. Nė kontrast me vetėm shtatė dorėshkrime ekzistuese tė shkrimeve tė Platonit, ka mbi 5,000 dorėshkrime tė Dhiatės sė Re. Dhe kur tekstet e kėtyre volumeve krahasohen me njėri-tjetrin, del se pėrputhen 99.5%. Mė shumė pėr dorėshkrimet.


A ėshtė Bibla e vėrtetė nga ana historike? A janė ungjijtė tė saktė nė lidhje me Jezusin?

Si mund ta dimė nėse biografitė e ungjijve mbi jetėn e Jezusit janė tė sakta? Kur historianėt pėrpiqen tė pėrcaktojnė nėse njė biografi ėshtė e besueshme, ata shtrojnė pyetjen, "A tregojnė edhe burimet e tjera tė shumta tė njėjtat hollėsi pėr kėtė person?"

Ja si bėhet kjo. Imagjinoni sikur po mblidhni biografi tė Xhon F. Kenedit. Gjeni shumė prej tyre qė pėrshkruajnė jetėn e tij familjare, karrierėn e tij si president, trajtimin e konfliktit me Kubėn, dhe secila prej tyre raporton fakte tė ngjashme. Por po sikur tė gjeni njė biografi qė thotė se Xhon Kenedi shėrbeu pėr dhjetė vjet si prift nė Afrikėn e Jugut? Asnjė prej burimeve tė tjera nuk pėrmendte asgjė, as pėr karrierėn e tij si prift, as pėr jetėn e tij nė Afrikėn e Jugut. Ėshtė e qartė se besueshmėria e kėsaj biografie lė shumė pėr tė dėshiruar.

Nė lidhje me Jezusin e Nazaretit, a gjejmė biografi tė shumta qė raportojnė fakte tė ngjashme pėr jetėn e tij? Po. Janė katėr librat e Dhiatės sė Re (qė quhen ungjij) qė japin hollėsi tė shumta tė jetės sė Jezusit. Kush i shkroi ungjijtė? Dy nga librat u shkruan nga njerėz qė e njohėn Jezusin personalisht dhe e ndoqėn Atė pėr mė shumė se tre vjet (Mateu dhe Gjoni); dy librat e tjerė u shkruan nga bashkėpunėtorė tė ngushtė tė apostujve tė Jezusit.

Secili nga tė katėr autorėt dha njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė jetės sė Jezusit. Siē mund tė pritet kur disa shkrimtarė shkruajnė pėr jetėn e njė personi real, ka pėrputhje faktesh, por edhe veēanti dhe variacione nė pėrshkrime. Dhe secila biografi prezantohet pa zmadhime apo zbukurime, por nė njė stil gazetaresk si "kėshtu ngjau." Ungjijtė japin emėrtime gjeografike dhe detaje kulturore specifike qė janė konfirmuar nga historianėt dhe arkeologėt. Edhe mesazhi qė pėrmbahet nė ungjijtė tregon vėrtetėsi.

Deklaratat e Jezusit i pėrshtaten kulturės dhe audiencės sė cilės po i drejtohej, por prapė ato janė ndryshe nga ajo qė mėsohej nė atė kohė nė Judaizėm. Duke lexuar ungjijtė shohim se mėsimet e Tij nuk pėrfshijnė shumė nga ēėshtjet pėr tė cilat kisha e hershme do tė kishte dashur qė Jezusi tė kishte folur. Kjo mbėshtet supozimin qė biografėt ishin tė saktė, dhe nuk iu kishin shtuar gjė fjalėve tė Jezusit nga njė kėndvėshtrim i mėvonshėm.

Pėr njė shembull tė asaj qė paraqitet nė njėrin nga ungjijtė, klikoni kėtu.


Historia e Biblės. A shkruan edhe historianėt e lashtė pėr Jezusin?

Po. Kornel Taciti (Cornelius Tacitus) (A.D. 55-120), njė historian romak i shekullit tė parė, "konsiderohet njė nga historianėt mė tė saktė tė botės sė lashtė."2 Njė fragment nga Taciti na thotė se Neroni "iu bėri torturat mė tė egra njė klase...tė quajtur tė krishterė ...Christus [Krishti], nga i cili e marrin emrin, vuajti dėnimin ekstrem gjatė sundimit tė Tiberit nė duart e njėrit prej guvernatorėve tanė, Ponc Pilatit...."3 (Nė kontrast, Kurani, i shkruar gjashtė shekuj mė vonė thotė se Jezusi nuk u kryqėzua, megjithėse ky ėshtė njė fakt qė konfirmohet nga njė numėr historianėsh laikė.4)

Flav Jozefi (Flavius Josefus), njė historian hebre (A.D. 38-100+), shkroi pėr Jezusin nė veprėn e tij Antikitete hebreje. Nga Jozefi, "mėsojmė se Jezusi ishte njė njeri i menēur qė bėri bėma tė ēuditshme, mėsoi shumė njerėz, fitoi ndjekės midis Judenjve dhe Grekėve, u besua tė ishte Mesia, u akuzua nga udhėheqėsit Judenj, u dėnua me kryqėzim nga Pilati dhe u tha se u ringjall."5

Suetoni, Plini i Riu, dhe Talusi shkruan pėr adhurimin e tė krishterėve dhe pėrndjekjen e tyre nė pėrputhje me ato qė tregon Dhiata e Re.

Madje edhe Talmudi jude, megjithėse nuk ėshtė njė burim dashamirės ndaj Jezusit, pajtohet me ngjarjet kryesore tė jetės sė Tij. Nga Talmudi, "ne mėsojmė se Jezusi u ngjiz jashtė martese, mblodhi dishepuj, bėri deklarata blasfemuese pėr veten, dhe bėri mrekulli, por kėto mrekulli i atribuohen magjisė dhe jo Perėndisė."6

Ky informacion ėshtė i jashtėzakonshėm duke marrė parasysh qė shumica e historianėve tė lashtė fokusoheshin nė udhėheqėsit politikė dhe ushtarakė. Megjithatė, hebrenj, grekė dhe romakė tė lashtė (qė vetė nuk ishin ndjekės tė zjarrtė tė Jezusit) mbėshtesin si tė vėrteta ngjarjet kryesore qė paraqiten nė katėr ungjijtė.


A ėshtė ndryshuar apo korruptuar me kalimin e kohės Dhiata e Re?

Disa njerėz kanė idenė se Dhiata e Re ėshtė pėrkthyer "aq shumė herė" saqė ėshtė korruptuar nė fazat e pėrkthimit. Nė qoftė se pėrkthimet do tė bėheshin nga pėrkthimet e tjera, ata mund tė kishin njė farė tė drejte. Por pėrkthimet nuk janė bėrė nga pėrkthimet, por nga teksti origjinal nė greqisht qė gjendet nė dorėshkrimet e lashta.

Ne e dimė se Dhiata e Re qė kemi sot ėshtė besnike ndaj origjinalit sepse:
     1. Kemi njė numėr tė madh kopjesh tė dorėshkrimeve--mbi 5,000.
     2. Fjalėt nė kėto kopje pėrputhen me njėra tjetrėn--99.5% pėrputhje.
     3. Kopjet janė gjetur shumė afėr datės sė shkrimit tė origjinalit--shih lidhjen nė fund tė kėtij artikulli.

Kur dikush krahason tekstin nga njė kopje dorėshkrimi nė tjetrėn, pėrputhshmėria ėshtė e habitshme. Ndonjėherė mund tė ndryshojė gėrmėzimi ose rendi i fjalėve nė fjali, por kjo ka pak rėndėsi. Nė lidhje me rendin e fjalėve, Bruce M. Metzger, profesor emeritus nė Princeton Theological Seminary, shpjegon: "Nė anglisht ka shumė ndryshim nėse thua, 'Dog bites man' dhe 'Man bites dog'--rendi i fjalėve nė fjali ka shumė rėndėsi nė anglisht. Por nė greqisht (ashtu si dhe nė shqip, shėn. pėrk.) jo. Njė fjalė funksionon si kryefjalė e fjalisė pavarėsisht se ku qėndron nė fjali."7

Po nė lidhje me mospėrputhjet? Variacionet midis dorėshkrimeve janė "aq tė rralla saqė studiuesit Norman Geisler dhe William Nix arrijnė nė pėrfundimin, 'Dhiata e Re, pra, jo vetėm qė ka mbijetuar nė mė shumė dorėshkrime se ēdo libėr tjetėr i antikitetit, por ka mbijetuar nė njė formė mė tė pastėr se ēdo libėr tjetėr i madh--njė formė qė ėshtė 99.5 pėrqind e pastėr.'"8

Dr. Ravi Zacharias, akademik i Cambridge University, komenton: "Nė tė vėrtetė, Dhiata e Re ėshtė mė i vėrtetuari nga shkrimet e lashta pėr nga numri i dokumenteve, hapėsira kohore midis ngjarjeve dhe dokumenteve, dhe shumėllojshmėria e dokumenteve qė kemi pėr ta mbėshtetur apo pėr ta kundėrshtuar. Nuk ka asgjė nė provat e dorėshkrimeve tė lashta qė tė krahasohet me njė shumicė dhe pastėrti tė tillė tekstesh."9

Dhiata e Re ėshtė dokumenti mė i besueshėm i lashtė i njerėzimit. Pastėrtia e saj tekstuale ėshtė mė e sigurt se ajo e shkrimeve tė Platonit apo e Iliada sė Homerit.


A ka kontradikta nė Bibėl?

Disa pretendojnė se Bibla pėrmban kontradikta tė shumta. Ja njė shembull. Pilati urdhėroi qė tė vendosej njė tabelė mbi kokėn e Jezusit nė kryq. Tre nga ungjijtė regjistrojnė ēfarė thuhej nė atė tabelė:
     Te Mateu: "Ky ėshtė Jezusi, mbreti i judenjve."
     Te Marku: "Mbreti i judenjve."
     Te Gjoni: "Jezusi i Nazaretit, mbreti i judenjve."

Zgjedhja e fjalėve ėshtė e ndryshme, megjithatė mesazhet nuk kontradiktojnė njėri-tjetrin. Po pse nuk kanė tė njėjtat fjalė? Nė greqishten e vjetėr, gjuhė nė tė cilėn u shkruan ungjijtė, nuk pėrdoreshin thonjėzat. Kėshtu nuk mund ta dimė nėse autorėt kanė pėrdorur ligjėratė tė drejtė apo thjesht kanė perifrazuar. Kjo shpjegon ndryshimet e vogla nė pasazhe.

Ja njė shembull tjetėr i diēkaje qė mund tė duket si kontradiktė. A ndenji Jezusi dy net nė varr apo tri net nė varr pėrpara se tė ringjallej? Jezusi tha, pėrpara kryqėzimit tė Tij, "Nė fakt ashtu si Jona qėndroi tri ditė e tri net nė barkun e peshkut tė madh, kėshtu Biri i Njeriut do tė qėndrojė tri ditė e tri net nė zemėr tė tokės" (Mateu 12:40). Marku regjistron njė deklaratė tjetėr tė Jezusit, "Ja, ne po ngjitemi nė Jerusalem, dhe Biri i Njeriut do t'u dorėzohet krerėve tė priftėrinjve dhe skribėve; dhe ata do ta dėnojnė me vdekje dhe do ta dorėzojnė nė duar tė paganėve, tė cilėt do ta tallin, do ta fshikullojnė, do ta pėshtyjnė dhe do ta vrasin, por ai ditėn e tretė do tė ringjallet." (Marku 10:33,34)

Jezusi vdiq tė premten dhe ringjallja u mor vesh tė dielėn. Si mund tė bėhen tri ditė dhe net nė varr? Nė tė folurėn hebreje ēdo pjesė e ditės apo e natės llogaritet si njė ditė dhe natė e plotė. Kėshtu, e premte, e shtunė dhe e diel do tė ishin tri ditė dhe tri net nė kulturėn hebreje. Edhe ne pėrdorim diēka tė ngjashme. Nėse dikush thotė, "Kam bėrė pazar gjithė ditėn," ne e kuptojmė se ai nuk po thotė se ka bėrė pazar 24 orė.

Kjo ėshtė tipike pėr kontradiktat nė dukje nė Dhiatėn e Re. Shumė shpjegohen nga teksti vetė ose nga kuptimi i sfondit historik tė asaj kohe.


A e mbėshtet arkeologjia Dhiatėn e Re?

Arkeologjia nuk mund tė provojė qė Bibla ėshtė fjala e shkruar e Perėndisė pėr ne. Megjithatė, arkeologjia mund tė vėrtetojė (dhe e vėrteton) saktėsinė historike tė Biblės. Arkeologėt kanė zbuluar herė pas here emrat e qeveritarėve, mbretėrve, qyteteve dhe festave qė pėrmenden nė Bibėl--disaherė kur historianėt mendonin se ato nuk ekzistonin. Pėr shembull, ungjilli i Gjonit tregon pėr shėrimin e njė tė paralizuari nga Jezusi pranė Pellgut tė Betesdės. Teksti pėrshkruan madje pesė portikė (korridore) qė tė ēojnė te pellgu. Studiuesit mendonin se ky pellg nuk ekzistonte, derisa arkeologėt e gjetėn dymbėdhjetė metra nėn tokė, me tė pesė portikėt.10

Bibla ka njė sasi tė jashtėzakonshme detajesh historike, prandaj jo ēdo gjė qė pėrmendet aty ėshtė zbuluar nga arkeologjia. Megjithatė, asnjė zbulim arkeologjik nuk ka kundėrshtuar ato qė Bibla regjistron.11

Nė kontrast me tė, gazetari Lee Strobel komenton nė lidhje me Librin e Mormonit: Arkeologjia nė mėnyrė tė pėrsėritur nuk ka arritur tė vėrtetojė pretendimet e tij pėr ngjarjet qė pėrshkruhen aty se kanė ndodhur shumė kohė mė parė nė dy Amerikat. I kam shkruar Institutit Smithsonian pėr tė pyetur nėse kishte ndonjė provė qė mbėshteste pretendimet e Mormonizmit, vetėm pėr tė dėgjuar nė fjalė tė qarta se arkeologėt e tij 'nuk shikojnė asnjė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis arkeologjisė sė Botės sė Re dhe pėrmbajtjes sė librit.'" Arkeologėt s'i kanė gjetur kurrė qytetet, personat, emrat ose vendet qė pėrshkruhen nė Librin e Mormonit.12

Nė krahasim me kėtė, shumė nga vendet e lashta tė pėrmendur nga Luka, nė Librin e Veprave tė Apostujve nė Dhiatėn e Re, janė identifikuar nga arkeologjia. "Gjithsej, Luka pėrmend tridhjetė e dy vende, pesėdhjetė e katėr qytete dhe nėntė ishuj pa asnjė gabim."13

Arkeologjia gjithashtu ka hedhur poshtė shumė teori tė pabazuara nė lidhje me Biblėn. Pėr shembull, Hipoteza Dokumentare JEPD qė ende mėsohet nė disa universitete sot, sugjeron se Moisiu nuk mund ta kishte shkruar Pentatukun (pesė librat e parė tė Biblės), sepse shkrimi nuk ekzistonte nė atė kohė. Pastaj arkeologėt zbuluan Obeliskun e Zi. "Ishte me shkrim kuneiform dhe pėrmbante ligjet e Hamurabit nė detaje. A ishte pas Moisiut? Jo! Ishte para Moisiut; dhe jo vetėm kaq, por ishte edhe pre-Abrahamik (2,000 B.C.). Ai ishte tė paktėn tre shekuj para shkrimeve tė Moisiut.... 'Hipoteza Dokumentare' mėsohet ende, por baza e saj ėshtė hedhur poshtė dhe ėshtė treguar se ėshtė e rreme."14

Njė zbulim tjetėr madhor arkeologjik konfirmoi njė alfabet tė hershėm nė gjetjen e Pllakave tė Eblas nė 1974. Kėto 14,000 pllaka argjile mendohet tė jenė qė nga 2300 para Krishtit, qė do tė thotė qindra vjet pėrpara Abrahamit.15 Pllakat pėrshkruajnė kulturėn dhe jetėn nė mėnyrė tė ngjashme me atė qė regjistrohet nė kapitujt 12-50 tė librit tė Zanafillės nė Bibėl.

Arkeologjia vazhdimisht dhe nė mėnyrė tė fuqishme konfirmon saktėsinė historike tė Biblės.


Kush e shkroi Dhiatėn e Re? Pse tė mos e pranojmė apokrifėn, ungjijtė gnostikė apo ungjilli e Thomait?

Ka arsye tė forta pėr t'i besuar listės sė sotme tė librave tė Dhiatės sė Re. Shkruesit e ungjijve, Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, u pėrmendėn edhe mė pėrpara si burime tė besueshme, dy prej tė cilėve kishin qenė ndjekės tė ngushtė tė Jezusit. Edhe autorėt e tjerė tė Dhiatės sė Re konsiderohen tė besueshėm: Jakobi dhe Juda (gjysmė vėllezėr tė Jezus, tė cilėt nė fillim nuk i besuan), Pjetri (njė nga 12 apostujt), dhe Pali (tė cilin Jezusi e bėri apostull pas vdekjes dhe ringjalljes sė Tij). Kisha i njihte kėta burra dhe e dinte lidhjen e tyre me Jezusin. Pėr mė tepėr, ajo qė ata shkruan ishte nė pėrputhje me ato qė njerėzit kishin dėgjuar dhe parė vetė nė lidhje me Jezusin dhe ua kishin pėrcjellė fėmijėve.

Kur dolėn librat e tjerė qindra vjet mė vonė (p.sh. ungjilli i Pjetrit, megjithėse Pjetri kishte kohė qė kishte vdekur), nuk ishte e vėshtirė qė kisha t'i dallonte si tė rreme, si falsifikime.

Njė shembull tjetėr ėshtė ungjilli i Thomait (tė cilit Muhamedi i referohet nė Kuran). Ungjilli i Thomait u shkrua rreth 140 pas Krishtit, shumė kohė pasi Thomai kishte vdekur. Megjithėse kishte disa ngjashmėri me ungjillin autentik tė Mateut, pėrmbante mesazhe krejt tė ndryshme. Pėrshkrimet e Jezusit nuk pėrputheshin me asnjė tė vėrtetė qė kisha e hershme dinte pėr Tė.

Ndėrkohė qė libra si ungjilli i Thomait u shkruan dhe qarkulluan nė kishėn e hershme, nuk ishte e vėshtirė qė njerėzit tė dallonin falsifikimet. Shkrime tė tilla tė rreme dhe ungjijtė gnostikė binin nė kundėrshtim me mėsimet e njohura tė Jezusit dhe tė Dhiatės sė Vjetėr, dhe shpesh pėrmbanin gabime tė shumta historike dhe gjeografike.18

Mė nė fund u bė e nevojshme tė kishte njė listė zyrtare tė librave tė Dhiatės sė Re pėr arsyet e mėposhtme: 1) me martirizimin e tė krishterėve librat po shkatėrroheshin (prandaj, cilėt duheshin mbrojtur?); 2) njė listė e tillė ishte e rėndėsishme nė pėrkthimin e librave nė gjuhėn siriake dhe nė latinishten e vjetėr; 3) librat dhe mėsimet e rreme po e sfidonin gjithnjė kishėn dhe udhėheqja e kishės duhej tė ishte e qartė. Nė vitin 367 pas Krishtit, Athanasi bėri nė mėnyrė formale listėn e 27 librave tė Dhiatės sė Re (tė njėjtėn listė qė kemi sot). Shumė shpejt pas tij, Jeromi dhe Augustini qarkulluan tė njėjtėn listė.


Historia e Dhiatės sė Re. Pse u deshėn 30 apo 40 vjet qė tė shkruheshin ungjijtė e Dhiatės sė Re?

Arsyeja kryesore pse ungjijtė nuk u shkruan menjėherė pas vdekjes dhe ringjalljes sė Jezusit ishte se nuk kishte nevojė pėr shkrime tė tilla. Fillimisht ungjilli u pėrhap me anė tė fjalės sė folur nė Jerusalem. Nuk ishte nevoja tė hartohej ndonjė histori e shkruar e jetės sė Jezusit, sepse ata qė ishin nė zonėn e Jerusalemit ishin dėshmitarė tė Jezusit dhe shumė tė informuar pėr shėrbesėn e Tij.19

Megjithatė, kur ungjilli u pėrhap pėrtej Jerusalemit, dhe dėshmitarėt okularė nuk ishin aq tė disponueshėm lindi nevoja pėr historinė e shkruar pėr t'u mėsuar tė tjerėve pėr jetėn dhe shėrbesėn e Jezusit. Shumė studiues i datojnė ungjijtė 17-32 vjet pas vdekjes dhe ringjalljes sė Jezusit.

Luka na jep pak mė shumė informacion pėr kėtė duke thėnė nė fillim tė ungjillit tė tij pse po e shkruan atė: "Mbasi shumė vetė ndėrmorėn tė renditin tregimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė mesin tonė ashtu si na i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė fjalės, m'u duk e mirė edhe mua, pasi i hetova tė gjitha gjėrat me kujdes qė nga fillimi, tė t'i shkruaj sipas radhės, fort i nderuari Teofil, qė ti tė njohėsh vėrtetėsinė e gjėrave qė tė kanė mėsuar."20

Edhe Gjoni e jep arsyen e shkrimit tė ungjillit tė tij: ""Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr. Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij."21

Keni lexuar ndonjėherė diēka nga ungjijtė e Dhiatės sė Re? Pėr tė lexuar njė pjesė nga ungjilli i Gjonit, klikoni kėtu.

Dhe, nėse dėshironi tė dini mė shumė pėr Jezusin, ky artikull do t'ju japė njė pėrmbledhje tė mirė tė jetės sė Tij: Pėrtej besimit tė verbėr.


A ka rėndėsi nėse Jezusi vėrtet bėri dhe tha ato qė shkruhen nė ungjijtė?

Po. Por qė besimi tė ketė vėrtet vlerė, duhet tė bazohet nė fakte, nė realitet. Ja pse. Nėse do tė duhej tė merrje avionin pėr nė Londėr, ndoshta do tė kishe besim se ai ėshtė mbushur me karburant dhe nė rregull nga ana mekanike, se piloti ėshtė i trajnuar dhe se s'ka terroristė nė bord. Megjithatė nuk ėshtė besimi ai qė tė ēon nė Londėr. Besimi tė shėrben pėr tė hipur nė avion, por ato qė tė ēojnė nė Londėr janė parametrat e rregullt tė avionit, piloti, etj. Ti mund tė kujtosh pėrvojat e tua pozitive nė fluturimet e kaluara, por ato nuk mjaftojnė ta ēojnė atė avion nė Londėr. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė objekti i besimit--a ėshtė ai i besueshėm?

Besimi nė Perėndinė kėrkon disa arsye objektive, pėrndryshe do tė jetė njė besim i dobėt, shpresues, qė mund tė ndryshojė sa herė qė ndryshojnė rrethanat. Nėse jeta shkon mirė pėr njė person nė Francė, atėherė ai mund tė arrijė nė pėrfundimin se Perėndia ėshtė atje dhe Ai ėshtė shumė i mirė. Po njė person qė ėshtė nė Indi, jeta e tė cilit nuk ėshtė aq e rehatshme? Ėshtė Perėndia vėrtet atje? Ėshtė Perėndia i disponueshėm dhe i dobishėm edhe pėr atė person? Si mund ta dimė? E shihni, pra, nuk ėshtė besimi ēėshtja, por ēfarė e mbėshtet besimin.

Prandaj pyetja ėshtė e rėndėsishme. Ėshtė Dhiata e Re njė paraqitje e saktė, e besueshme e Jezusit? Po. Ne mund t'i besojmė Dhiatės sė Re sepse ka shumė mbėshtetje faktike pėr tė. Ky artikull preku pikat e mėposhtme: historianėt pajtohen, arkeologjia pajtohet, tė katėr ungjijtė janė nė pėrputhje, profecitė e pėrmbushura tregojnė ndėrhyrje hyjnore, ka vazhdimėsi me autorėt e Dhiatės sė Vjetėr, ruajtja e kopjeve tė dokumenteve ėshtė e habitshme, nė pėrkthime ka saktėsi maksimale, dhe ajo paraqet njė pamje tė njėjtė tė Perėndisė nė mbi 1600 vjet. E gjithė kjo krijon njė themel tė fortė pėr tė besuar atė qė lexojmė nė Dhiatėn e Re: qė Jezusi ėshtė Perėndia, Biri, i cili erdhi tė na japė jetė.

Ju lutemi na shkruani me email nėse keni pyetje tė tjera.


Shėnime

(1) Isaia 46:10
(2) McDowell, Josh. The New Evidence that Demands a Verdict (Thomas Nelson Publishers, 1999), p. 55.
(3) Tacitus, A. 15.44.
(4) Komente nga Dr. William Lane Craig, mbajtur para njė audience universitare nė Dhjetor, 2001: "Nga faqet e historianit hebre Jozef mėsojmė se Jezusi u ekzekutua nga autoritetet romake nėn Ponc Pilatin me anė tė kryqėzimit. Dhe Taciti, historiani romak, pėrmend Ponc Pilatin si pėrgjegjės pėr ekzekutimin e Jezusit me kryqėzim. Sipas Jozefit dhe njė shkrimtari sirian, Mara Bar-Serapion, autoritetet hebreje morėn pjesė nė ngjarjet qė ēuan nė ekzekutimin e Jezusit, dhe ata e justifikuan kėtė si njė hap tė duhur kundėr njė heretiku. Pra nga burime jashtėbiblike, hebreje dhe romake, ne kemi tė dhėna pėr gjyqin e Jezusit, pėrfshirjen e autoriteteve hebreje dhe romake, mėnyrėn e ekzekutimit, dmth kryqėzimin. Dhe kėto fakte janė aq tė ngulura nė histori si njė pikė ankorimi saqė asnjė studiues, asnjė historian nuk i mohon. Pėrkundrazi, ato janė aq tė fiksuara, saqė bėhen kriter autenticiteti."
(5) Wilkins, Mikel J. & Moreland, J.P. Jesus Under Fire (Zondervan Publishing House, 1995), p. 40.
(6) Ibid.
(7) Strobel, Lee. The Case for Christ (Zondervan Publishing House, 1998), p. 83.
(8) Ibid., p. 85.
(9) Zacharias, Ravi. Can Man Live Without God? (Word Publishing, 1994), p. 162. Tani edhe nė shqip, A mund tė jetojė njeriu pa Perėndinė? (Shigjeta, 1999).
(10) Strobel, p. 132.
(11) Arkeologu i njohur hebre, Nelson Glueck, shkroi: "Mund tė thuhet nė mėnyrė kategorike se asnjė zbulim arkeologjik s'ka kundėrshtuar kurrė njė referencė biblike." Cituar nga McDowell, Josh. The New Evidence That Demands a Verdict (Thomas Nelson Publishers, 1999), p. 61.
(12) Strobel, p. 143-144.
(13) Geisler, Norman L. Baker Encyclopedia of Christian Apologetics (Grand Rapids: Baker, 1998).
(14) McDowell, Josh. Evidence That Demands a Verdict (1972), p. 19.
(15) http://english.sdaglobal.org/story/advent/secret/ebla.htm
(16) hequr
(17) hequr
(18) Bruce, F.F. The Books and the Parchments: How We Got Our English Bible (Fleming H. Revell Co., 1950), p. 113.
(19) Veprat e Apostujve 2:22, 3:13, 4:13, 5:30, 5:42, 6:14, etj.
(20) Luka 1:1-3
(21) Gjoni 20:30,31






Mė shumė pėr profecitė e Biblės.

Shtatėqind vjet para se tė lindej Jezusi, nė librin e Isaias (nė Dhiatėn e Vjetėr) u shkruan profeci pėr ardhjen e Mesias. Jezusi pėrmbushi jo vetėm kėto profeci, por pėrmbushi mbi 300 profeci tė tjera specifike pėr Mesian qė gjenden nė gjithė Dhiatėn e Vjetėr. Mė poshtė jepen vetėm disa nga ato qė gjenden nė librin e Isaias tė krahasuara me Dhiatėn e Re...

Profecitė e Dhiatės sė Vjetėr Plotėsimi nė Dhiatėn e Re
Lindur nga njė virgjėreshė
Prandaj vetė Zoti do t'ju japė njė shenjė: Ja, e virgjėra do tė mbetet me barrė dhe do tė lindė njė fėmijė tė cilin do ta quajė Emanuel (qė do tė thotė, Perėndia me ne, Shėn i red.). (Isaia 7:14)
Tani lindja e Jezu Krishtit ndodhi nė kėtė mėnyrė: Maria, nėna e tij, i ishte premtuar Jozefit, por para se tė fillonin tė rrinin bashkė, mbeti shtatzėnė nga Fryma e Shenjtė...
Dhe Jozefi, si u zgjua nga gjumi, veproi ashtu siē e kishte urdhėruar engjėlli i Zotit dhe e mori pranė vetės gruan e tij;
por ai nuk e njohu, derisa ajo lindi djalin e saj tė parėlindur, tė cilit ia vuri emrin Jezus. (Mateu 1:18,24,25)
Shėrbesė me mrekulli
Atėherė do tė hapen sytė e tė verbėrve dhe veshėt e tė shurdhėve;atėherė ēalamani do tė kėrcejė si njė dre dhe gjuha e memecit do tė bėrtasė nga gėzimi, sepse do tė dalin ujėra nė shkretėtirė dhe pėrrenj nė vendin e vetmuar. (Isaia 35:5,6)
Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: "Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjėrat qė dėgjoni dhe shikoni: Tė verbėrit po shohin, tė ēalėt po ecin, lebrozėt janė pastruar dhe tė shurdhėrit po dėgjojnė; tė vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet tė varfėrve.'" (Mateu 11:4,5)
Vdiq pėr mėkatet e njerėzimit
"Por ai u tejshpua pėr shkak tė shkeljeve tona, u shtyp pėr paudhėsitė tona; ndėshkimi pėr tė cilin kemi paqen ėshtė mbi tė, dhe pėr shkak tė vurratave tė tij ne jemi shėruar. Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet, dhe Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve." (Isaia 53:5,6)

...sepse e ka pėrkushtuar jetėn e tij deri nė vdekje dhe u pėrfshi midis keqbėrėsve; ai ka mbajtur mėkatin e shumė vetave dhe ka ndėrhyrė nė favor tė shkelėsve, (Isaia 53:12b)
"Unė jam bariu i mirė. Bariu i mirė jep jetėn e vet pėr delet." (Gjoni 10:11)

Pastaj i mori me vete tė dymbėdhjetėt dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi nė Jeruzalem dhe tė gjitha ato qė shkruan profetėt pėr Birin e njeriut do tė pėrmbushen. Ai, pra, do t'u dorėzohet paganėve, do tė fyhet e do tė poshtėrohet dhe do ta pėshtyjnė. Dhe, pasi ta fshikullojnė, do ta vrasin, por ai do tė ringjallet tė tretėn ditė". (Luka 18:31-33)

Atėherė Pilati mori Jezusin dhe dha urdhėr ta fshikullonin. Dhe ushtarėt thurėn njė kurorė me gjemba, ia vunė mbi krye dhe i veshėn sipėr njė mantel tė purpurt, dhe thoshin: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve"; dhe i binin me shuplaka. (Gjoni 19:1-3)

Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit qė quhej "Kafka", qė nė hebraisht quhet "Golgota", ku e kryqėzuan, dhe me tė dy tė tjerė, njėrin nė njė anė e tjetrin nė anėn tjetėr, dhe Jezusi nė mes... (Gjoni 19:17-18)

Komentet e Jezusit mbi profecitė e Dhiatės sė Vjetėr pėr veten e Tij:

-- "Ju hetoni Shkrimet sepse mendoni tė keni nėpėrmjet tyre jetė tė pėrjetshme; dhe ato janė kėto qė dėshmojnė pėr mua." (Gjoni 5:39)

-- "Nė qoftė se ju do t'i kishit besuar Moisiut, do tė mė besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar pėr mua." (Gjoni 5:46)

-- Pastaj i mori me vete tė dymbėdhjetėt dhe u tha atyre: "Ja, ne po ngjitemi nė Jeruzalem dhe tė gjitha ato qė shkruan profetėt pėr Birin e njeriut do tė pėrmbushen. Ai, pra, do t'u dorėzohet paganėve, do tė fyhet e do tė poshtėrohet dhe do ta pėshtyjnė.Dhe, pasi ta fshikullojnė, do ta vrasin, por ai do tė ringjallet tė tretėn ditė." (Luka 18:31-33)

Pasi u ringjall sė vdekuri...

-- Atėherė ai u tha atyre: "O budallenj dhe zemėrngathėt pėr tė besuar gjithēka qė kanė thėnė profetėt! Por a nuk duhej qė Krishti tė vuajė gjėra tė tilla qė tė hyjė kėshtu nė lavdinė e tij?". Dhe, duke zėnė fill nga Moisiu dhe nga gjithė profetėt, ai u shpjegoi atyre nė tė gjitha Shkrimet gjėrat qė i takonin atij.. (Luka 24:25-27)

-- Pastaj u tha atyre: "Kėto janė fjalėt qė unė ju thoja kur isha ende me ju: se duhet tė pėrmbushen tė gjitha gjėrat qė janė shkruar lidhur me mua nė ligjin e Moisiut, nė profetėt dhe nė psalmet". Atėherė ua hapi mendjen, qė tė kuptonin Shkrimet, dhe u tha atyre: "Kėshtu ėshtė shkruar dhe kėshtu ishte e nevojshme qė Krishti tė vuante dhe tė ngjallej sė vdekuri ditėn e tretė, dhe qė nė emėr tė tij tė predikohet pendimi dhe falja e mėkateve ndėr tė gjithė popujt, duke filluar nga Jeruzalemi. Dhe ju jeni dėshmitarėt e kėtyre gjėrave. (Luka 24:44-48)

(Tė gjitha pasazhet biblike janė marrė nga pėrkthimi nė Shqip i Diodatit tė Ri, LIM)

Kthehu tek artikulli



Mė shumė pėr arkeologjinė e Biblės.

Zbulime tė mėdha arkeologjike

ZBULIME ARKEOLOGJIKE RĖNDĖSIA
Pllakat Mari Mbi 20,000 pllaka kuneiforme, qė datojnė nga koha e Abrahamit, shpjegojnė shumė nga traditat e patriarkėve tek Zanafilla.
Pllakat Ebla Mbi 20,000 pllaka, shumė prej tė cilave pėrmbajnė ligje tė ngjashme me kodin e Ligjit tė Pėrtėrirė. Identifikohen pesė qytetet e fushės tek Zanafilla 14 (Sodom, Gomorra, Admah, Ceboim, dhe Coar) qė mendoheshin se ishin tė trilluar.
Pllakat Nuzi Ato pėrshkruajnė zakone tė shekujve tė 14-tė dhe tė 15-tė paralele me ato qė tregohen tek pėrshkrimet pėr patriarkėt, si psh qė shėrbėtoret iu lindnin fėmijė grave shterpa.
Shtylla e zezė Provoi qė ligjet e shkruara ekzistonin tre shekuj para Ligjeve tė Moisiut.
Muret e tempullit tė Karnakut, Egjipt Njė referencė pėr Abrahamin qė i pėrket shek. tė 10-tė para Krishtit.
Ligjet e Eshnunna-s (rr. 1950 Para Kr.)

Kodi Lipit-Ishtar (rr. 1860 Para Kr.)

Ligjet e Hammurabit (rr. 1700 Para Kr.)

Tregojnė qė kodet ligjore tė Pentateukut nuk ishin tepėr tė sofistikuara pėr atė periudhė.
Pllakat e Ras Shamra-s Japin informacion mbi poezinė hebreje.
Letrat e Lakishit Pėrshkruajnė pushtimin e Judės nga Nebukadnecari dhe japin informacion pėr kohėn e Jeremias.
Vula e Gedaliahut Pėr Gedaliahun flitet tek 2 Mbretėrve 25:22.
Cilindri i Kirit Vėrteton pėrshkrimin biblik tė dekretit tė Kirit pėr tė lejuar hebrenjtė tė rindėrtonin tempullin nė Jerusalem (shih 2 Kronikave 36:23; Ezra 1:2-4).
Guri Moabit Jep informacion pėr Omrin, mbretin e gjashtė tė Izraelit.
Obelisku i zi i Shalmaneserit III Ilustron si Jehut, mbretit tė Izraelit, iu desh t'i nėnshtrohej mbretit tė Asirisė.
Prizmi i Taylor-it Pėrmban njė tekst asirian qė pėrshkruan sulmin e Senakeribit mbi Jerusalemin nė kohėn e Ezekias, mbretit tė Judės.

AKUZA NGA KRITIKĖT NĖ TĖ KALUARĖN PERGJIGJIET NGA ARKEOLOGJIA
Moisiu nuk mund ta ketė shkruar Pentateukun sepse nė kohėn e tij shkrimi nuk ekzistonte. Shkrimi ekzistonte shumė shekuj para Moisiut.
Uri, qyteti nga i cili doli Abrahami nuk ekziston. Uri u zbulua. Njėra nga kolonat kishte mbishkrimin "Abram."
Qyteti i ndėrtuar mbi shkėmb, i quajtur "Petra" nuk ekziston. Petra u zbulua.
Historia e rėnies sė Jerikosė ėshtė legjendė. Qyteti nuk ka ekzistuar. Qyteti u gjet dhe u gėrmua. U pa se muret kishin rėnė nė tė njėjtėn mėnyrė siē pėrshkruhet nė Bibėl.
"Hitejtė" nuk kanė ekzistuar. Janė gjetur qindra referenca pėr qytetėrimin mahnitės Hite. Madje mund tė marrėsh edhe njė doktoratė pėr studime Hiteje nė universitetin e Ēikagos.
Belshazari nuk ka qenė mbret i vėrtetė i Babilonisė; ai nuk gjendet nė dokumente. Pllakat e Babilonisė pėrshkruajnė sundimin e kėtij koregjenti dhe biri tė Nabonidit.

Kthehu tek artikulli



Mė shumė pėr dorėshkrimet.

Ja si krahasohet Dhiata e Re me shkrime tė tjera tė lashta*:

Autori Libri Data e
shkrimit
Kopjet mė tė
hershme
Hapėsira
kohore
Nr. i
kopjeve
Homer Iliada 800 Para Kr. rr. 400 Para Kr. rr. 400 vjet. 643
Herodoti Histori 480-425 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,350 vjet. 8
Tukididi Histori 460-400 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,300 vjet. 8
Platoni   400 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,300 vjet. 7
Demosteni   300 Para Kr. rr. 1100 Pas Kr. rr. 1,400 vjet. 200
Cezari Luftrat
Galike
100-44 Para Kr. rr. 900 Pas Kr. rr. 1,000 vjet. 10
Taciti Analet 100 Pas Kr. rr. 1100 Pas Kr. rr. 1,000 vjet. 20
Plini
i Riu
Historia e
natyrės
61-113 Pas Kr. rr. A.D. 850 rr. 7500 vjet. 7
Dhiata e Re 50-100 Pas Kr. rr. 114 Pas Kr. (pjesė)

rr. 200 Pas Kr. (libra)

rr. 325 Pas Kr. (Dh. R. E plotė)
rr. +50 vjet.

rr. 100 vjet.

rr. 225 vjet.
5366

*McDowell, Josh. The New Evidence that Demands a Verdict (Thomas Nelson Publishers, 1999), p. 55. (Tani edhe nė shqip, Fakte tė reja qė kėrkojnė vendim)

Kthehu tek artikulli



Pėr njė shembull tė asaj qė paraqitet nė njėrin nga ungjijtė, klikoni kėtu.

Ungjijtė paraqiten si fakte tė pangjyrosura, "kėshtu ndodhi." Edhe mrekullitė e Jezusit pėrshkruhen pa sensacionalizėm apo misticizėm. Njė shembull tipik ėshtė ngjarja e pėrshkruar te Luka, kapitulli 8, ku Jezusi kthen pėrsėri nė jetė njė vajzė tė vogėl. Vini re detajet dhe qartėsinė nė raportim:

Dhe ja, erdhi njė njeri me emėr Jair, qė ishte kryetari i sinagogės ; ai i ra ndėr kėmbė Jezusit dhe iu lut tė shkonte nė shtėpinė e tij, sepse ai kishte njė vajzė tė vetme rreth dymbėdhjetė vjeēe, qė ishte pėr vdekje.

Ndėrsa Jezusi po shkonte atje, turma po shtyhej pėrreth tij. Dhe njė grua qė kishte njė fluks gjaku prej dymbėdhjetė vjetėsh dhe kishte shpenzuar ndėr mjekė gjithė pasurinė e saj, pa mundur qė tė shėrohej nga njeri, iu afrua nga pas dhe i preku cepin e rrobės sė tij dhe nė atė ēast iu pre fluksi i gjakut.

Dhe Jezusi tha: "Kush mė preku?". Mbasi tė gjithė e mohuan, Pjetri dhe ata qė ishin me tė, thanė: "Mėsues, turmat po shtyhen dhe po tė ndeshin dhe ti thua: "Kush mė preku?". Por Jezusi tha: "Dikush mė preku, sepse e ndjeva qė njė fuqi doli prej meje".

Atėherė gruaja, duke parė se nuk mbeti e padiktuar, erdhi, duke u dridhur e tėra, dhe i ra ndėr kėmbė dhe i deklaroi nė prani tė gjithė popullit, pėrse e kishte prekur dhe si ishte shėruar nė ēast. Dhe ai i tha: "Merr zemėr, bijė; besimi yt tė shėroi; shko nė paqe!".

Ndėrsa Jezusi vazhdonte tė fliste, erdhi njė nga shtėpia e kryetarit tė sinagogės dhe i tha: "Vajza jote vdiq, mos e shqetėso Mėsuesin".
Por Jezusi, mbasi i dėgjoi kėto, i tha: "Mos druaj; ti vetėm beso dhe ajo do tė shpėtojė". Si arriti nė shtėpi, nuk la asnjeri tė hyjė, pėrveē Pjetrit, Gjonit dhe Jakobit, dhe atin e nėnėn e vajzės. Tė gjithė qanin dhe mbajtėn zi. Por ai tha: "Mos qani; ajo nuk ka vdekur, por po fle". Dhe ata e pėrqeshnin; duke e ditur se kishte vdekur.

Por ai, mbasi i nxori jashtė tė gjithė, e kapi pėr dore dhe thirri duke thėnė: "Vajzė, ēohu!". Asaj iu kthye fryma e saj dhe menjėherė u ēua; pastaj Jezusi urdhėroi qė t'i jepnin tė hante.

Dhe prindėrit e saj mbetėn tė habitur. Por Jezusi i porositi tė mos i thonin kurrkujt ē'kishte ndodhur.

Ashtu si edhe tregime tė tjera kur Jezusi ka shėruar njerėz, edhe ky tingėllon autentik. Po tė ishte i trilluar, disa pjesė do tė ishin shkruar ndryshe. Pėr shembull, nė njė tregim tė trilluar nuk do tė kishte ndėrprerje nga diēka tjetėr. Po tė ishte i trilluar, njerėzit nė zi nuk do tė qeshnin; mund tė inatoseshin, tė lėndoheshin, por jo tė qeshnin. Dhe po tė ishte i trilluar, a do t'i kishte urdhėruar Jezusi prindėrit tė heshtnin? Shėrimi ishte diēka e madhe. Por jeta e vėrtetė nuk ėshtė gjithmonė si nė libra. Ka ndėrprerje. Njerėzit reagojnė nė mėnyra tė ēuditshme. Dhe Jezusi kishte arsyet e veta qė nuk donte qė kjo tė merrej vesh.

Prova mė e mirė pėr autenticitetin e ungjijve ėshtė t'i lexosh vetė. A duket si raportim i ngjarjeve reale apo tė trilluara? Nėse reale, atėherė Perėndia na e ka zbuluar Veten neve. Jezusi erdhi, jetoi, mėsoi, frymėzoi dhe u dha jetė miliona njerėzve qė lexojnė fjalėt dhe jetėn e Tij sot. Shumė njerėz e kanė pėrjetuar atė qė Jezusi ka thėnė nė ungjijtė: "Unė erdha qė ato tė kenė jetė dhe ta kenė atė me bollėk." (Gjoni 10:10)

Kthehu tek artikulli





Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI