•  Faqja kryesore >> Ēėshtje tė jetės >> Toxic Porn, Toxic Sex

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Nė kėrkim tė bukurisė

Njė modele e suksesshme flet pėr rreziqet e ndėrtimit
tė jetės mbi pamjen fizike nė vend tė bukurisė sė brendshme.

nga Laura Krauss Calenberg

I printueshėm nė PDF

Tė isha nė kopertinat e revistave mė nė zė evropiane tė modės nuk ishte mė njė ėndėrr, por njė realitet. Gati s'mund ta besoja! Gjithēka dėshiroja ishte tė isha nė revista, tė fitoja shumė para, dhe tė udhėtoja nė tė gjithė botėn. Ekonomisja e parave nė mėnyrė qė tė mė mjaftonin mori fund. Tani mund tė darkoja nė Paris, nė shtėpinė time tė re, dhe tė pija pėr famėn dhe fatin tim. A nuk ishte kjo jeta?

Fokus mbi Pamjen Fizike

Cila ėshtė ideja jote e bukurisė? Ēfarė do tė ndryshoje te vetja nėse do tė kishe mundėsi? Kur fillova karrierėn me Christian Dior nė Paris nė moshėn 19 vjeēare, ideja ime e bukurisė ishte ajo qė tė tjerėt mendonin pėr mua. Nėse njerėzit mė miratonin dhe donin tė mė merrnin si modele, atėherė arrija nė pėrfundimin se isha e bukur. Logjika ime ishte se nėse isha e suksesshme dhe kisha punė atėherė isha e bukur. Ishte njė model i rrezikshėm tė menduari se po e vija vlerėsimin e vetes nė duart e tė tjerėve dhe sipas asaj qė ata mendonin pėr mua.

Njė mėnyrė tjetėr si e pėrcaktoja bukurinė ishte me shoqėrim. Po punoja me disa nga vajzat mė tė bukura nė botė qė dilnin nė revistat mė tė famshme. Meqė ato ishin shoqet dhe koleget e mia, atėherė, mendoja unė, me siguri jam po aq e bukur.

Njė mėnyrė tjetėr pėr t'u siguruar ishin djemtė qė tėrhiqja. Meqė shumė djem tė pashėm, inteligjentė dhe tė suksesshėm mė vinin rrotull, mendoja se isha e bukur. Isha e famshme dhe kisha edhe shumė miq. Dhe ndėrsa suksesi im rritej dhe bėhesha gjithmonė e mė e njohur, ishte shumė e lehtė tė mė ftonin nė lloj-lloj mbrėmjesh dhe tė shkoja ku tė doja. Pra, duhet tė isha e bukur derisa kisha kaq shumė miq dhe shkoja nė gjithė kėto vende.

Si rezultat u bėra njė person egoist dhe e pėrqendruar e vetja. Pjesėn mė tė madhe tė kohės e kaloja duke u marrė me veten time. "Mua," "imja" and "unė" ishin tri fjalėt e mia tė preferuara. E gjithė jeta ime ishte e fokusuar nė pamjen time tė jashtme... pesha, flokėt, veshja dhe gjithēka qė mė bėnte tėrheqėse.

Njė herė isha pėr njė punė dymujore nė Japoni. Ēdo ditė kishte njerėz tė caktuar qė bėnin gjithēka pėr mua, madje mė lidhnin edhe kėpucėt. Kur vishesha dikush mė mbante fustanin dhe pallton. Ata kishin caktuar tre njerėz pėr tė bėrė punėn e njė njeriu. E gjithė kjo mė ushqeu egoizmin dhe krenarinė.

Rreziqet e pamjes sė jashtme

U dhashė jashtė mase pas punės. Punoja shtatė ditė nė javė sepse e dija se asgjė nuk ishte e garantuar-mund tė mbetesha pa punė ditėn tjetėr. Pamja mund tė mė linte shėndenė nga ēasti nė ēast, kėshtu qė duhej tė pranoja ēdo punė. Punoja nė Gjermani gjatė ditės dhe pastaj merrja avionin pėr nė Paris nė mbrėmje pėr tė punuar dhe pastaj kthehesha prapė nė Gjermani nė mėngjes. Kisha frikė mos humbisja gjithēka dhe kėshtu duhej tė vazhdoja me ēdo kusht. Kėshtu pranoja ēdo punė tė mundshme.

Rezultati ishte se u rraskapita dhe u sėmura. Mė ra tė fikėt njė ditė nė mes tė fotografimit dhe vrava keq gjurin. Pėr herė tė parė nė karrierėn time zura shtratin. Pamundėsia pėr tė punuar ishte eksperienca mė e frikshme qė kam patur ndonjėherė, sepse edhe pse ishte vetėm pėr dy javė donte tė thoshte se do tė humbja gjithė pret-a-porter (paradat e modės) pėr tė cilat isha pėrgatitur. M'u desh tė anuloja katėrmbėdhjetė shfaqje. Isha shumė e mėrzitur.

Por njė ditė siē isha nė shtrat, nė pamundėsi pėr tė punuar, fillova tė reflektoja mbi jetėn time dhe tė vija nė pikėpyetje vlerat dhe idetė e mia pėr bukurinė dhe ē'lloj personi isha bėrė nga brenda.

Kuptova qė pikėpamjet e mia pėr bukurinė ishin tė pamjaftueshme. E dija pėr shembull, se pamja ime do tė ndryshonte. Kopertinat dhe fotografitė qė i grisja nga revistat dilnin shumė shpejt nga moda. Unė kisha punuar aq shumė t'i futja ato foto nė revista dhe agjencia ime donte t'i nxirrte nga dosja ime brenda gjashtė muajve sepse ēdo gjė ishte jashtė mode! Vazhdimisht pėrpiqesha tė qėndroja nė modė.

Gjithashtu zbulova se tė fitoja shumė para nė njė moshė tė re ishte shumė mirė, por pėrgjegjėsia e menaxhimit tė tyre ishte tepėr e madhe. Kjo gjithashtu mė bėri tė pyes veten cila ishte arsyeja e vėrtetė qė tė tjerėt mė vinin rrotull. Nėse do tė kisha tjetėr pamje, ose sjellje, ose mė pak para a do tė mė donte i dashuri im pėr atė qė isha?

Gjithė kėto pyetje dhe dyshime po mė godisnin kur isha ende nė kulmin e karrierės. Kuptova cektėsinė e gjithė kėsaj dhe fillova tė ndihesha shumė bosh pėrbrenda. Pasi kisha gjithēka qė mendoja se dėshiroja, kuptova se ende mungonte diēka. Gjithė suksesi dhe vėmendja qė merrja nuk e mbushnin zbrazėtinė qė ndjeja pėrbrenda.

Ēfarė kishte ndodhur? Ku ishin prioritetet e mia? Pėr kė ose pėr ēfarė po jetoja?

Pasiguria e pamjes sė jashtme

Mė ra ndėr mend se kisha qenė duke e ndėrtuar jetėn mbi gjėra qė nuk ishin tė sigurta. E kisha ndėruar mbi atė qė kultura mendonte, apo i dashuri im mendonte apo nė sa para merrja ose sa e famshme isha. E kuptova se po e ndėrtoja jetėn mbi rėrė.

Reflektova pėr njė kohė tė shkuar nė Indiana ku u rrita kur diēka e rėndėsishme kishte ndodhur nė jetėn time. "Kėrkimi i dashurisė nė gjithė vendet e gabuara," siē thotė kėnga, mė bėri njė tė mirė kur njė shoqe e klasės mė ftoi nė njė koncert nė kishėn e saj. Pranova sepse gjysma e grupit tė tė rinjve ishin djem dhe kisha ishte shumė e madhe, prandaj e dija se mund tė ishte interesante.

Por besoja se s'kisha nevojė pėr Perėndinė nė jetėn time. Ē'kuptim kishte? Prindėrit e mi po divorcoheshin. Besimi i tyre s'po i ndihmonte.

Por, kur isha nė koncert, pėrveē muzikės dėgjova njė mesazh qė mė preku. Nė mbyllje tė koncertit muzikantėt na thanė se kishin njė lajm tė mirė pėr tė na thėnė. Mendova se do tė na tregonin pėr albumin e tyre tė parė ose diēka tė tillė. Por lajmi pėr tė cilin po flisnin ata doli se ishte qė Perėndia na do.

Ata folėn pėr njė marrėdhėnie me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit. Ata pėrshkruan se si Perėndia mė donte pa kushte dhe se pėr kėtė shkak dėrgoi Birin e Tij tė vetėm tė vdiste nė kryq pėr mėkatet e mia. Uau, mendova, njė dashuri pa kushte! Nuk e kisha tė vėshtirė ta pranoja se kisha bėrė gjėra tė kėqia nė jetė, qė nuk kisha qenė ajo qė Perėndia donte tė isha. Muzikantėt shpjeguan se unė nuk duhej tė bėja ndonjė gjė qė ta fitoja hirin e Zotit; thjesht mund tė pranoja dhuratėn e dashurisė dhe faljes qė Perėndia mė ofronte nėpėrmjet Jezu Krishtit.

Atė natė bėra njė lutje tė shkurtėr duke i kėrkuar Krishtit tė mė falte dhe tė mė ndryshonte. I thashė se do tė jetoja pėr tė dhe do t'i shėrbeja Atij me jetėn time. E ftova tė vinte nė jetėn time pėr tė filluar njė miqėsi me mua.

Ja, pra, ku isha nė Paris vite mė vonė, duke reflektuar mbi atė ngjarje tė veēantė, duke pyetur veten si arrita deri nė kėtė pikė nė jetėn time ku jeta e kishte humbur kuptimin e vėrtetė. E kuptova qė e kisha lėnė pas dore marrėdhėnien time me Perėndinė dhe kisha zgjedhur drejtimin tim. S'ishte ēudi qė ndihesha aq bosh! Kėshtu i kėrkova Perėndisė tė mė falte qė kisha jetuar pėr veten dhe miratimin e tė tjerėve. Dhe i thashė: "Tė lutem mė ndrysho dhe mė trego ē'ėshtė bukuria e vėrtetė."

Gjėja e parė qė Zoti mė tregoi ishte rreziku i sqimės. Kisha luftuar me tė pėr njė kohė tė gjatė. Nė Amerikė ēdo vit shpenzohen $20 miliard pėr kozmetikė, $300 milion pėr kirurgji kozmetike, $33 miliard pėr produkte dietetike. Kjo ilustron sa shumė kohė dhe para harxhojmė pėr pamjen tonė fizike. Sqima nuk ėshtė e bukur.

E lidhur me tė ishte zakoni im i krahasimit tė pamjes sime me atė tė vajzave tė tjera. Xhelozia ka qenė njė problem tjetėr me tė cilin mė ėshtė dashur tė punoj. Mė ėshtė dashur tė mėsoj tė jem e sigurt nė atė qė jam dhe nė atė qė Zoti mė ka bėrė, duke e ditur se Ai mė do pavarėsisht si dukem apo si veproj.

Pasiguria nuk ėshtė e bukur. Ajo e bėn tė vėshtirė tė kesh dhe tė jesh mik me dikė. Dhe ke shumė pritje ndaj tė tjerėve pėr tė tė komplimentuar dhe pėr tė tė bėrė tė ndihesh mirė.

Pėrkufizimi i bukurisė - bukuria e vėrtetė

Ēfarė ėshtė bukuria? Nuk ėshtė pamja e jashtme. Ėshtė ajo qė gjendet brenda, ajo qė ėshtė nė zemėr. Pėrulėsia ėshtė e bukur, megjithėse nuk ėshtė e famshme nė profesionin tim. Siguria dhe vlerėsimi i vetes janė tė bukur. Dhe njohja e Perėndisė personalisht sjell bukuri, sepse njohuria se Ai tė do dhe tė pranon sjell siguri dhe vlerėsim tė vetes. Kjo tė ēliron pėr tė pranuar dhe dashur veten me gjithė tė metat e tua.

Pa faljen e Krishtit, mėkatet tona na bėjnė tė shėmtuar pėrbrenda. Nuk kemi paqe. Dhe tė gjitha zgjidhjet qė gjejmė pėr ta mbuluar, nuk mund ta ndryshojnė kėtė. Perėndia e shikon dhe po ashtu edhe tė tjerėt. Vetėm Krishti mund tė na bėjė tė bukur nė sytė e Perėndisė. Bukuria e vėrtetė e brendshme fillon me Perėndinė nė qendėr tė jetės sonė dhe pastaj duket jashtė.

Mund t'ju them se Jezu Krishti mė ka ndryshuar jetėn dhe kurrė nuk do tė pendohem pėr vendimin qė mora pėr ta ndjekur Atė. Edhe ti mund ta ftosh Krishtin tė vijė nė jetėn tėnde. Jezusi thotė, "Ja, unė qėndroj te dera dhe trokas; nėse dikush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn unė do tė hyj tek ai" (Zbulesa 3:20).

Ti mund ta pranosh Krishtin qė tani me besim pėrmes lutjes. Perėndia e njeh zemrėn tėnde dhe nuk shikon aq shumė fjalėt sa qėndrimin e zemrės tėnde. Ja njė lutje si ajo qė unė bėra qė ndoshta shpreh edhe dėshirėn e zemrės tėnde...

Zot Jezus, kam nevojė pėr ty. Falemnderit qė vdiqe nė kryq pėr mėkatet e mia. Unė e hap derėn e jetės sime dhe tė pranoj ty si Shpėtimtarin dhe Zotin tim. Falemnderit qė m'i ke falur mėkatet dhe mė ke dhėnė jetėn e pėrjetshme. Drejtoje jetėn time dhe mė bėj ashtu siē ti dėshiron qė unė tė jem.

Nėse kjo lutje shpreh dėshirėn e zemrės tėnde, ti mund tė lutesh kėshtu tani dhe Krishti do tė vijė nė jetėn tėnde ashtu siē premtoi.


Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...

Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...

Kam njė pyetje...


2001 © Laura Krauss Calenberg

Laura Calenberg ėshtė njė modele njujorkeze. Ajo ka udhėtuar nė 22 vende me punėn e saj si modele dhe ka dalė nė kopertinat e shumė revistave, duke pėrfshirė kėtu Marie Claire, Cosmopolitan dhe Brio. Ajo ka dalė nė shumė reklama pėr Saks, Nieman Marcus dhe Hanes. Ėshtė e martuar me Jeff Calenberg, qė ėshtė gjithashtu njė model profesionist, dhe ka dy fėmijė tė mrekullueshėm.

Foto: tė gjitha Michael Goldman pėrveē pozės sė vallėzimit nga David Sacks


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI