A ekziston Perėndia?
A ekziston Perėndia? A ka prova pėr Tė? Materiali i mėposhtėm ofron arsye tė sinqerta e tė drejtpėrdrejta pėr tė besuar nė ekzistencėn e Perėndisė...
nga Marilyn Adamson
I printueshėm nė PDF
Vetėm njė herė tė vetme a nuk do tė doje qė dikush tė tė tregonte faktet pėr ekzistencėn e Perėndisė? Pa tė detyruar ta pranosh. Pa deklarata si: "Thjesht duhet ta besosh." Unė do tė pėrpiqem tė jap me sinqeritet disa nga arsyet qė tė bėjnė tė mendosh se Perėndia ekziston.
Por sė pari mendoni kėtė: nėse dikush nuk e pranon as mundėsinė qė tė ketė njė Perėndi, atėherė ēdo fakt qė t'i paraqitet do ta hedhė poshtė ose do t'i japė shpjegim tjetėr. Ėshtė si puna e atij qė nuk pranon tė besojė se kanė shkuar njerėz nė Hėnė. Asnjė sasi informacioni nuk mund t'ia ndryshojė mendjen. Fotografitė e astronautėve duke ecur mbi sipėrfaqen e hėnės, intervistat me astronautėt, shkėmbinjtė e marrė nga hėna...do tė ishin pa vlerė, sepse personi e ka ndarė mendjen qė njerėzit nuk mund tė shkojnė nė Hėnė.
Kur ėshtė fjala pėr mundėsinė e ekzistencės sė Perėndisė, Bibla thotė se ka njerėz qė kanė parė mjaft prova por e kanė shtypur tė vėrtetėn pėr Perėndin.1 Nga ana tjetėr, pėr ata qė duan ta njohin Perėndinė nėse Ai ekziston, Ai thotė, "Ju do tė mė kėrkoni dhe do tė mė gjeni, kur tė mė kėrkoni me gjithė zemėr."2 Pėrpara se tė shikoni faktet qė kanė tė bėjnė me ekzistencėn e Perėndisė, pyesni veten, Nėse Perėndia ekziston, a do tė doja ta njihja?
Ja, pra, disa arsye pėr t'u shqyrtuar...
1. A ekziston Perėndia? Nė tė gjithė historinė, nė tė gjitha kulturat e botės, njerėzit kanė qenė tė bindur se ka njė Perėndi.
Miliarda njerėz, me pėrbėrje tė ndryshme sociologjike, intelektuale, emocionale, arsimore...besojnė se ka njė Krijues, njė Perėndi qė duhet adhuruar. Natyrisht, fakti qė shumė njerėz e besojnė diēka nuk e bėn kėtė automatikisht tė vėrtetė. Por, kur kaq shumė njerėz, nė tė gjitha kohėrat, kanė qenė kaq tė bindur se Perėndia ekziston, a mund tė thotė dikush me siguri tė plotė se tė gjithė e kanė pasur gabim?
"Kėrkimet antropologjike tregojnė qė edhe nė mes tė popujve mė primitivė dhe mė tė largėt nga qytetėrimi ekziston njė besim i pėrgjithshėm te Perėndia. Dhe nė historitė dhe legjendat mė tė hershme tė popujve nė tė gjithė botėn, ideja fillestare ishte se kishte njė Perėndi qė ishte Krijuesi. Koncepti i njė Perėndie nė fillim duket se ka qenė nė vetėdijet e tyre madje edhe nė ato shoqėri qė janė sot politeiste."3
2. A ekziston Perėndia? Kompleksiteti i planetit tonė tregon pėr njė Projektues tė qėllimshėm i cili jo vetėm e krijoi gjithėsinė tonė, por edhe e mban atė nė ekzistencė.
Shumė shembuj, ndoshta pa fund, mund tė merren nė shqyrtim qė tregojnė projektimin e Perėndisė, por do tė jap disa:
Toka...madhėsia e saj ėshtė e pėrsosur. Madhėsia e Tokės dhe graviteti qė i korrespondon mban njė shtresė tė hollė gazesh, kryesisht azot dhe oksigjen, qė arrin deri nė rreth 80 kilometra mbi sipėrfaqen e tokės. Nėse toka do tė ishte mė e vogėl, atmosfera do tė ishte e pamundur, si pėr planetin Mėrkur. Nėse toka do tė ishte mė e madhe, atmosfera e saj do tė pėrmbante hidrogjen tė lirė, si Jupiteri.4 Toka ėshtė i vetmi planet i njohur qė ka njė atmosferė me pėrzierjen e duhur tė gazeve pėr tė bėrė tė mundur jetėn bimore, shtazore dhe njerėzore.
Toka ėshtė e vendosur nė largėsinė e duhur nga dielli. Shikoni luhatjet e temperaturave qė ndeshim nė tokė, nga -35ŗC deri nė +50ŗC. Nėse Toka do tė ishte mė larg nga dielli, ne do tė ngrinim. Po tė ishte mė afėr do tė digjeshim. Edhe njė ndryshim i vogėl i pozicionit tė Tokės ndaj diellit do ta bėnte jetėn nė tokė tė pamundur. Toka ruan kėtė largėsi tė pėrsosur nga dielli dhe ndėrkohė rrotullohet rreth tij me njė shpejtėsi afėrsisht 110,000 km/h. Gjithashtu ajo rrotullohet rreth boshtit tė saj, duke lejuar qė gjithė sipėrfaqja e tokės tė ngrohet dhe tė ftohet siē duhet ēdo ditė.
Dhe hėna jonė ėshtė nė madhėsinė dhe largėsinė e pėrsosur nga toka pėr tėrheqjen gravitacionale tė saj. Hėna krijon batica tė rėndėsishme oqeanike dhe lėvizje tė ujit nė mėnyrė qė ujėrat e oqeaneve tė mos bėhen tė ndenjura, dhe megjithatė nuk i lejon ato masa tė stėrmėdha uji tė vėrshojnė nė kontinente.5
Uji...pa ngjyrė, pa erė dhe pa shije, dhe megjithatė asnjė gjė e gjallė nuk mund tė jetojė pa tė. Organizmi i bimėve, kafshėve dhe qenieve njerėzore pėrbėhet kryesisht nga uji (rreth dy tė tretat e trupit tė njeriut ėshtė ujė). Tė shohim pse karakteristikat e ujit janė kaq ekskluzivisht tė pėrshtatshme pėr jetėn:
Ai ka njė temperaturė tė lartė vlimi dhe tė ulėt ngrirjeje. Uji bėn tė mundur qė ne tė jetojmė nė njė mjedis me luhatje temperaturash, duke e mbajtur trupin tonė nė njė temperaturė konstante prej rreth 37ŗC.
Uji ėshtė tretės universal. Kjo veti e ujit bėn tė mundur qė mijėra substanca kimike, minerale dhe lėndė ushqimore tė transportohen nė tė gjithė trupin dhe nė enėt mė tė vogla tė gjakut.6
Uji ėshtė gjithashtu kimikisht neutral. Pa ndikuar nė pėrbėrjen kimike tė substancave qė transporton, uji lejon qė ushqimi, medikamentet dhe mineralet tė absorbohen dhe tė pėrdoren nga trupi.
Uji ka njė tension sipėrfaqėsor unik. Pėr kėtė arsye ai nė bimėt mund tė ngjitet lart nė drejtim tė kundėrt me forcėn e rėndesės, duke ēuar kėshtu jetė dhe ushqim deri nė majėn e pemėve mė tė larta.
Uji fillon tė ngrijė nga sipėrfaqja dhe akulli, duke pasur dendėsi mė tė vogėl (ndryshe nga ēdo substancė tjetėr), pluskon, duke bėrė tė mundur qė peshqit tė jetojnė edhe nė dimėr.
Nėntėdhjeteshtatė pėrqind e ujit tė tokės gjendet nė oqeane. Por nė tokėn tonė ekziston njė sistem i projektuar nė mėnyrė tė tillė qė ia heq kripėn ujit dhe e shpėrndan atė nė tė gjithė globin. Avullimi merr ujin e oqeaneve, duke e lėnė kripėn, dhe formon re qė lėvizen lehtė nga era duke e shpėrndarė kėshtu ujin mbi sipėrfaqen e tokės, pėr bimėsinė, kafshėt dhe njerėzit. Ėshtė njė sistem pastrimi dhe furnizimi qė bėn tė mundur vazhdimėsinė e jetės nė kėtė planet, njė sistem qė e riqarkullon dhe e ripėrdor ujin.7
Truri i njeriut...nė tė njėjtėn kohė pėrpunon njė sasi jashtėzakonisht tė madhe informacioni. Truri yt analizon gjithė ngjyrat dhe objektet qė shikon, temperaturėn rreth teje, trysninė e kėmbėve tė tua nė dysheme, tingujt rreth teje, thatėsinė e gojės, fortėsinė e materialeve qė prek. Truri yt regjistron reagimet emocionale, mendimet dhe kujtimet. Nė tė njėjtėn kohė, truri yt ndjek mbarėvajtjen e funksioneve tė vazhdueshme tė trupit, si ritmi i frymėmarrjes, lėvizja e qepallave dhe lėvizja e muskujve tė duarve.
Truri njerėzor pėrpunon mė shumė se njė milion mesazhe nė sekondė.8 Ai e peshon rėndėsinė e gjithė kėtyre tė dhėnave, duke filtruar ato qė janė relativisht tė parėndėsishme. Ky funksion pėrzgjedhės na lejon tė pėrqendrohemi dhe tė veprojmė efektivisht nė botė. Njė tru qė merret me mė shumė se njė milion pjesė informacioni pėr sekondė, duke vlerėsuar ndėrkohė rėndėsinė e tyre dhe duke na lejuar tė veprojmė nė bazė tė informacionit mė tė pėrshtatshėm...a mund tė themi se njė organ kaq i mrekullueshėm u shkaktua nga rastėsia?
Kur dėrgohet nė hapėsirė njė anije kozmike, tė gjithė e kemi tė qartė se ky projekt nuk u planifikua nga njė majmun, por nga mendje tė ditura dhe inteligjente. Si mund ta shpjegojmė ekzistencėn e trurit njerėzor? Vetėm njė mendje mė inteligjente dhe mė e ditur se e ajo njerėzore mund ta kishte krijuar trurin e njeriut.
3. A ekziston Perėndia? Thjesht "rastėsia" nuk ėshtė njė shpjegim i mjaftueshėm i krijimit.
Le tė marrim Malin Rashmor nė Amerikė, ku janė gdhendur fytyrat e Uashingtonit, Xhefersonit, Linkolnit dhe Ruzveltit. A mund ta besoni se ato janė bėrė rastėsisht? Edhe sikur t'iu kishe dhėnė pafundėsisht kohė, erė, shi dhe rast, prapė do tė ishte e vėshtirė pėr ta besuar se diēka e tillė, e lidhur aq ngushtė me historinė, u formua rastėsisht nė faqen e malit. Logjika e thjeshtė na thotė se ato fytyra u projektuan dhe u gdhendėn me mjeshtėri nga njerėz.
Ky artikull prek vetėm disa aspekte tė mrekullueshme tė botės sonė: pozicionin e tokės ndaj diellit, disa veti tė ujit, njė organ tė trupit tė njeriut. A mund tė jetė shkaktuar ndonjė nga kėto gjėra nga rastėsia?
Astronomi i shquar Sėr Frederik Hojl tregoi se mundėsia e formimit tė njė qelize nga bashkimi i rastėsishėm i aminoacideve ėshtė matematikisht absurde. Sėr Hojl e ilustroi dobėsinė e argumentit tė "rastėsisė" me analogjinė e mėposhtme. "Cili ėshtė probabiliteti qė njė tornado qė kalon pėrmes njė magazine ku ndodhen tė gjitha pjesėt e njė avioni Boeing 747, aksidentalisht t'i bashkojė ato dhe tė formojė njė avion dhe ta lėrė gati pėr nisje? Shanset janė aq tė vogla saqė nuk mund tė merren parasysh edhe sikur tornadoja tė kalonte nėpėr njė numėr tė pafund magazinash tė tilla!"9
Kur mendon se sa tė ndėrlikuara janė jeta dhe gjithėsia, ėshtė e arsyeshme tė mendosh se njė Krijues inteligjent dhe i dashur ka siguruar ēdo gjė qė na duhet pėr tė jetuar. Bibla e pėrshkruan Perėndinė si krijuesin e jetės dhe si atė qė siguron vazhdimėsinė e saj.
4. A ekziston Perėndia? Ndjesia e brendshme njerėzore e sė drejtės dhe sė gabuarės nuk mund tė shpjegohet biologjikisht.
Nė secilin nga ne, nė ēdo kulturė, ekziston njė ndjesi universale e sė drejtės dhe sė gabuarės. Edhe njė hajdut mėrzitet dhe ndjen padrejtėsi kur dikush e vjedh. Nėse dikush rrėmben njė fėmijė nga njė familje dhe pastaj e pėrdhunon, tė gjithė revoltohen dhe inatosen dhe e dėnojnė atė akt si tė keq, pavarėsisht nga kultura ku gjenden. Nga e kemi kėtė ndjesi tė sė keqes? Si ta shpjegojmė kėtė ligj universal nė ndėrgjegjen e tė gjithė njerėzve qė thotė se vrasja pėr qejf ėshtė e gabuar?
Dhe fusha tė tilla si guximi, vdekja pėr njė kauzė, dashuria, dinjiteti, ndjenja e detyrės dhe dhembshuria, nga dolėn? Nėse njerėzit janė thjesht produkt i evolucionit fizik, "mbijetesa e mė tė fortit," pse sakrifikojmė pėr njėri-tjetrin? Ku e gjetėm kėtė ndjesi tė sė drejtės dhe tė sė gabuarės? Ekzistenca e ndėrgjegjies sonė mund tė shpjegohet mė sė miri me ekzistencėn e njė Krijuesi tė dashur qė kujdeset pėr vendimet dhe harmoninė e njerėzimit.
5. A ekziston Perėndia? Perėndia jo vetėm qė e ka zbuluar Veten nė atė qė mund tė vihet re nė natyrė dhe nė jetėn njerėzore, por Ai e ka shfaqur Veten edhe mė specifikisht nė Bibėl.
Mendimet e Perėndisė, personaliteti dhe qėndrimet e Tij mund tė njihen vetėm nėse Perėndia zgjedh tė na i zbulojė ato. Gjithēka tjetėr do tė ishte hamendje njerėzore. Ne nuk mund tė dimė asgjė pėr Tė nėse Perėndia nuk dėshiron tė na bėhet i njohur. Por Perėndia dėshiron qė ta njohim dhe na ka thėnė nė Bibėl ēdo gjė qė ne duhet tė dimė pėr karakterin e Tij dhe mėnyrėn si t'i afrohemi Atij. Kjo e bėn besueshmėrinė e Biblės njė ēėshtje tė rėndėsishme.
Zbulimet arkeologjike vazhdojnė ta konfirmojnė dhe jo ta hedhin poshtė saktėsinė e Biblės. Pėr shembull, njė zbulim arkeologjik nė pjesėn veriore tė Izraelit nė gusht 1993 konfirmoi ekzistencėn e Mbretit David, autor i Psalmeve tė Biblės.10 Rrotullat e Detit tė Vdekur dhe zbulime tė tjera arkeologjike vazhdojnė tė vėrtetojnė saktėsinė historike tė Biblės.
Bibla u shkrua nė njė periudhė prej 1500 vjetėsh, nga 40 autorė tė ndryshėm nė vende tė ndryshme dhe nė kontinente tė ndryshme, nė tre gjuhė tė ndryshme, dhe trajton tema tė ndryshme nė pika tė ndryshme tė historisė.11 Megjithatė, nė mesazhin e saj ka njė pėrputhje logjike tė habitshme. Nė tė gjithė Biblėn del i njėjti mesazh:
- Perėndia e krijoi botėn ku jetojmė, dhe na krijoi ne me qėllimin e veēantė pėr tė patur njė marrėdhėnie me Tė.
- Ai na do shumė.
- Ne kemi mėkatuar dhe si rezultat jemi nėn dėnimin e Perėndisė, dhe kemi nevojė pėr faljen e Tij.
- Perėndia siguroi njė mėnyrė qė mėkatet tona tė falen.
- Ai na kėrkon qė ta pranojmė faljen e Tij dhe tė kemi njė marrėdhėnie me Tė qė do tė zgjatė pėrjetėsisht.
Bashkė me kėtė bosht kryesor, Bibla zbulon nė mėnyrė specifike karakterin e Perėndisė. Psalmi 145 ėshtė njė pėrmbledhje tipike e personalitetit tė Perėndisė, e mendimeve dhe ndjenjave tė Tij ndaj nesh. Nėse duam ta njohim Perėndinė, ja ku e kemi.
6. A ekziston Perėndia? Nė ndryshim nga zbulesat e tjera tė Perėndisė, Jezus Krishti ėshtė paraqitja mė e qartė, mė specifike e Perėndisė.
Pse Jezusi? Merrni tė gjitha fetė kryesore tė botės dhe do tė shikoni se tė gjithė, Buda, Muhamedi, Konfuci dhe Moisiu, e identifikuan veten si mėsues ose profetė. Asnjėri prej tyre nuk pretendoi ndonjėherė se ishte Perėndi. Pėr ēudi, Jezus po. Kjo ėshtė ajo qė e ndan Atė nga gjithė tė tjerėt. Ai tha qė Perėndia ekziston dhe ju tani po e shikoni. Megjithėse Ai foli pėr Atin e Tij nė qiell, nuk foli pėr njė ndarje, por pėr njė bashkim shumė tė afėrt, unik pėr njerėzimin. Jezusi tha qė kushdo qė e kishte parė Atė, kishte parė Atin, kushdo qė besonte nė Tė, besonte nė Atin.
Ai tha, "Unė jam drita e botės; ai qė mė ndjek mua nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės."12 Ai mori mbi vete atribute qė mund t'i ketė vetėm Perėndia: mundėsinė pėr tė falur mėkatet e njerėzve, pėr t'i ēliruar ata nga zakone mėkatare, pėr t'iu dhėnė njerėzve njė jetė me kuptim dhe pastaj jetė tė pėrjetshme nė qiell. Ndryshe nga mėsuesit e tjerė qė i fokusonin njerėzit nė fjalėt e tyre, Jezusi i drejtoi njerėzit te vetja e Tij. Ai nuk tha, "ndiqni fjalėt e dhe do tė gjeni tė vėrtetėn." Ai tha, "Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta, askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje."13
Ēfarė provash dha Jezusi qė tė mbėshteste thėnien e Tij? Ai bėri atė qė njerėzit nuk mund ta bėjnė. Jezusi bėri mrekulli. Ai shėroi njerėz...tė verbėr, tė ēalė, tė shurdhėr, madje disa edhe i ringjalli nga tė vdekurit. Ai kishte pushtet mbi objektet...krijoi ushqim nga asgjėja, tė mjaftueshėm pėr tė ushqyer turma me mijėra njerėz. Ai bėri mrekulli mbi natyrėn...eci mbi ujė, e urdhėroi stuhinė tė pushonte. Njerėzit nga ēdo anė e ndiqnin Jezusin, sepse Ai vazhdimisht ua plotėsonte nevojat, duke bėrė gjėra tė mrekullueshme. Ai tha, nėse ju nuk doni tė besoni atė qė po ju them, tė paktėn besoni pėr shkak tė mrekullive qė po shihni.14
Ēfarė na zbuloi Jezusi pėr personalitetin e Perėndisė? Po pėr mendimet, dėshirat dhe ndjenjat e Perėndisė pėr njerėzimin? Jezus Krishti na tregoi qė Perėndia ėshtė i butė, i dashur, i kujdesur, i vetėdijshėm pėr egoizmin dhe tė metat tona, e megjithatė dėshiron shumė njė marrėdhėnie me ne. Jezusi na zbuloi se, megjithėse Perėndia na shikon si mėkatarė, qė e meritojmė dėnimin e Tij, dashuria e Tij pėr ne triumfoi dhe Perėndia bėri njė plan tjetėr. Perėndia planifikoi qė Biri i Tij tė merrte dėnimin pėr mėkatet tona. Dhe Jezusi e pranoi me dėshirė kėtė plan.
Jezusi u torturua me njė kamzhik me nėntė fshikuj me majė tė mprehtė. Nė kokė iu ngjesh njė "kurorė" me gjemba dy gisht tė gjatė. Pastaj e mbėrthyen me gozhdė nė njė kryq nė duar dhe kėmbė. Duke pasur parasysh mrekullitė qė bėri nuk mund tė mendojmė se ishin gozhdėt qė e mbajtėn nė kryq; ishte dashuria e Tij pėr ne qė e mbajti. Jezus vdiq nė vendin tonė qė ne tė marrim faljen. Nga tė gjitha fetė qė njeh njerėzimi, vetėm te Jezusi e shohim Perėndinė qė i jep dorėn njeriut, i siguron atij njė mėnyrė pėr tė patur njė marrėdhėnie me Tė. Jezusi shfaq njė zemėr me dashuri hyjnore, plotėson nevojat tona, na afron te vetja e Tij. Pėr shkak tė vdekjes sė Jezusit ne mund jemi tė falur, plotėsisht tė pranuar nga Perėndia dhe vėrtet tė dashur prej Tij. Perėndia thotė, "Unė tė kam dashur me njė dashuri tė pėrjetshme, prandaj tė kam tėrhequr me dashamirėsi."15 Ky ėshtė rezultati i dashurisė sė Tij.
Prova mė pėrfundimtare qė Jezus ėshtė i barabartė me Perėndinė ishte mrekullia e Tij e shqyrtuar mė me hollėsi - ringjallja e Tij nga tė vdekurit. Jezusi tha se tri ditė pas varrimit Ai do tė ringjallej. Ditėn e tretė pas kryqėzimit, guri prej gati dy tonėsh qė ishte vendosur nė hyrje tė varrit u flak nė njė vend mė tė lartė.16 Rojet e stėrvitura romake panė njė dritė verbuese dhe njė ėngjėll. Nė varr nuk kishte gjė tjetėr veē rrobave tė varrimit qė kishin qenė mbėshtjellė rreth trupit tė Jezusit. Pėr shumė vite, analiza tė shumta ligjore, historike dhe logjike janė bėrė nė lidhje me ringjalljen e Jezusit dhe pėrfundimi mė i mundshėm ende mbetet qė Jezusi u ringjall nga tė vdekurit.
A ekziston Perėndia? Nėse do ta dish kėtė, shiko Jezus Krishtin. Ne na ėshtė thėnė se "Perėndia aq shumė e deshi botėn saqė dha Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė kushdo qė beson nė Tė tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme."17
A ke dėshirė tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė dhe ta dish me siguri se je i pranuar prej Tij?
Ky ėshtė vendimi yt, s'ka detyrim pėr kėtė. Por nėse dėshiron tė jesh i falur nga Perėndia dhe tė kesh njė marrėdhėnie me Tė, kėtė mund ta bėsh qė tani duke i kėrkuar Atij tė tė falė dhe tė vijė nė jetėn tėnde. Jezusi tha, "Ja, unė qėndroj te dera [e zemrės tėnde] dhe trokas. Ai qė e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, unė do tė hyj tek ai [ose ajo]."18 Nėse dėshiron ta bėsh kėtė, por nuk je i sigurt si tė gjesh fjalėt e duhura, shih nėse kjo mund tė tė ndihmojė: "Jezus, falemnderit qė vdiqe pėr mėkatet e mia. Ti e njeh jetėn time dhe e di qė kam nevojė pėr falje. Tė lutem mė fal dhe eja nė jetėn time. Falemnderit qė e dėshiron njė marrėdhėnie me mua."
Perėndia e shikon marrėdhėnien tėnde me Tė si tė pėrhershme. Duke folur pėr tė gjithė ata qė besojnė tek Ai, Jezus Krishti tha, "Unė i njoh [ata] dhe [ata] mė ndjekin; dhe unė iu jap atyre jetėn e pėrjetshme, dhe nuk do tė humbasin kurrė, dhe askush nuk do t'i rrėmbejė nga dora ime."19
Pra, A ekziston Perėndia? Duke parė tė gjitha kėto fakte, ne mund tė arrijmė nė pėrfundimin se vėrtet ekziston njė Perėndi i dashur qė mund tė njihet nė njė mėnyrė intime, personale. Nėse doni mė shumė informacion pėr fjalėt e Jezusit rreth natyrės sė Tij hyjnore, ose pėr ekzistencėn e Perėndisė, ose nėse keni pyetje tė tjera tė ngjashme, ju lutemi na shkruani njė e-mail.
Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...
Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...
Kam njė pyetje...
Nė lidhje me autorin: Marilyn Adamson ishte njė ateiste qė e kishte tė vėshtirė tė shpjegonte pėrgjigjiet e vazhdueshme tė lutjeve dhe jetėn shembullore tė njė shoqeje tė ngushtė. Duke dashur tė sfidonte besimin e shoqes sė saj, Marilyn u gjend para njė sasie tė habitshme faktesh objektive pėr ekzistencėn e Perėndisė. Pas rreth njė viti me pyetje kėmbėngulėse, ajo iu pėrgjigj ofertės sė Perėndisė pėr tė ardhur nė jetėn e saj dhe qė nga ajo kohė ka parė se besimi i saj ėshtė pėrforcuar dhe ia ka vlejtur.
(1) Romakėve 1:19-21
(2) Jeremia 29:13-14
(3) Paul E. Little, Know Why You Believe (Victor Books, 1988), fq. 22
(4) R.E.D. Clark, Creation (London: Tyndale Press, 1946), fq. 20
(5) The Wonders of God's Creation, Moody Institute of Science (Chicago, IL)
(6) Ibid.
(7) Ibid.
(8) Ibid.
(9) Little, fq. 24
(10) Thomas McCall, "The Stone of the House of David," The Levitt Letter (Zola Levitt Ministries), September 1993
(11) Josh McDowell, Evidence That Demands A Verdict (San Bernardino, CA: Here's Life Publishers, 1979), fq. 16
(12) Gjoni 8:12
(13) Gjoni 14:6
(14) Gjoni 14:11
(15) Jeremia 31:3
(16) Josh McDowell, More Than A Carpenter (Wheaton, IL: Tyndale House, 1977), fq. 90-91
(17) Gjoni 3:16
(18) Zbulesa 3:20
(19) Gjoni 10:27-29
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|