studentishqiptar.com
 •  Faqja kryesore >> Dhe Jezusi? >> Perėndia ėshtė Elefant?

Perėndia ėshtė Elefant?

Shqyrtimi i argumentit filozofik tė tė
Verbėrve dhe Elefantit nė filozofinė e fesė

pėrshtatur nga David A. Horner

I printueshėm nė PDF

Ekziston njė analogji e njohur qė pėrdoret pėr tė treguar se tė gjitha fetė janė rrugė tė vlefshme pėr tė pėrshkruar Perėndinė. Profesorėt e fesė e pėlqejnė nė veēanti kėtė analogji filozofike, sepse ajo i barazon tė gjitha fetė duke i bėrė tė gjitha "tė vėrteta" nė pėrshkrimin qė i bėjnė Perėndisė.

Analogjia ėshtė kjo: janė katėr tė verbėr qė gjejnė njė elefant. Meqėnėse ata nuk kanė ndeshur kurrė mė parė njė elefant, ata kėrkojnė me duar, duke u pėrpjekur ta kuptojnė dhe pėrshkruajnė kėtė dukuri tė re. Dikush kap feēkėn dhe arrin nė pėrfundimin se ėshtė gjarpėr. Njė tjetėr eksploron njė nga kėmbėt e elefantit dhe e pėrshkruan atė si pemė. Njė i tretė gjen bishtin e elefantit dhe shpall se ėshtė litar. Dhe i katėrti, pasi gjen ijen e elefantit arrin nė pėrfundimin se ėshtė, nė fund tė fundit, njė mur.

Secili nė verbėrinė e vet po pėrshkruan tė njėjtėn gjė: njė elefant. Megjithatė secili e pėrshkruan tė njėjtėn gjė nė njė mėnyrė rrėnjėsisht tė ndryshme.

Sipas shumė njerėzve kjo ėshtė analoge me fetė e ndryshme tė botės - ato pėrshkruajnė tė njėjtėn gjė nė mėnyra rrėnjėsisht tė ndryshme. Prandaj mund tė arrihet nė pėrfundimin se asnjė fe individuale nuk e ka tė vėrtetėn e plotė, por tė gjitha duhen parė si tė njėvlershme.

Ky ėshtė njė imazh i fuqishėm dhe provokues, dhe patjetėr qė ka njė grimė tė vėrtete.

Nėse Perėndia ėshtė i pafundėm dhe ne jemi tė fundėm, ėshtė e arsyeshme tė besojmė se asnjė prej nesh nuk mund ta kuptojė plotėsisht natyrėn e Tij. Por a e tregon kjo analogji filozofike tė vėrtetėn se tė gjitha fetė tė ēojnė te Perėndia? Pėr tė arritur nė kėtė pėrfundim tė duhet tė anashkalosh disa pika...

Sė pari, ekziston njė fakt i ēėshtjes: elefanti. Gjėja qė tė verbėrit po pėrpiqen tė pėrshkruajnė ėshtė nė fakt elefant, jo diēka tjetėr. Nė tė njėjtėn mėnyrė, ka disa ēėshtje faktike nė lidhje me Perėndinė. "A ekziston Perėndia?" ėshtė njė pyetje fakti, si pyetja, "A ka qenė Abraham Linkolni ndonjėherė President i Shteteve tė Bashkuara?" Nėse ėshtė e tillė ėshtė e vėrtetė pavarėsisht nėse e beson apo jo dikush, dhe ta mohosh atė gabohesh. Prandaj, jo tė gjitha opinionet janė barazisht tė vėrteta, qofshin kėto pėr elefantėt apo pėr natyrėn e Perėndisė.

Sė dyti, tė katėr tė verbėrit nė tė vėrtetė e kanė gabim. Objekti ėshtė elefant dhe jo mur apo litar apo pemė apo gjarpėr. Opinionet e tyre nuk janė barazisht tė vėrteta - ato janė barazisht tė rreme. Kjo analogji e pluralizmit fetar tregon nė fund tė fundit se tė gjitha fetė janė tė rreme, jo tė vėrteta.

E treta dhe mė e rėndėsishmja, kjo analogji filozofike nuk merr nė konsideratė ndonjė lloj zbulese tė veēantė. Nėse nė atė skenė do tė vinte njė njeri i pestė, dikush qė mund tė shikonte (dhe qė ishte nė gjendje ta provonte kėtė), dhe do ta pėrshkruante elefantin si elefant, kjo do ta ndryshonte krejt analogjinė.

Jezu Krishti, unik midis gjithė udhėheqėsve fetarė nė gjithė historinė, shpalli se ishte njė njeri i tillė "i pestė," njė zbulesė pėrfundimtare e Perėndisė. Shumė prej njerėzve qė i panė mrekullitė e Jezusit dhe dėgjuan fjalėt e Tij u skandalizuan nga deklaratat e Tij tė qarta nė lidhje me hyjnishmėrinė e Tij. "Pėr kėtė Judenjtė kėrkonin edhe mė tepėr ta vrisnin, sepse jo vetėm se shkelte tė shtunėn por edhe se thoshte se Perėndia ishte Ati i vet, duke e barazuar veten me Perėndinė."1

Jezusi, megjithatė, na ftoi tė besojmė tek Ai nėse duam qė kėrkimi ynė pėr Perėndinė tė marrė pėrgjigjien e duhur... "Unė jam buka e jetės; kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri dhe kush beson nė mua nuk do tė ketė kurrė etje."2

Doni tė shikoni prova qė Jezusi ėshtė vėrtet "njeriu i pestė"? Shihni artikullin kryesor Pėrtej besimit tė verbėr.

(1) Gjoni 5:18
(2) Gjoni 6:35


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė


P ė r m b a j t j a
Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum
Video





© StudentiShqiptar.com | FAQJA KRYESORE | KREU | NA KONTAKTONI