Nga erdhi jeta?
Si tė vendosim midis krijimit dhe evolucionit
nga Charles Colson
I printueshėm nė PDF
Nė 1967 astronomėt u habitėn kur zbuluan sinjale radioje nga hapėsira. "Mendimet tona tė para," thanė ata, ishin "Kjo do tė ishte njė tjetėr rracė inteligjente" qė pėrpiqej tė komunikonte me ne. Ata i emėrtuan sinjalet "LGM," qė pėrfaqėsonin Little Green Men (njerėzit e vegjėl tė gjelbėr).
Por doli se ata kishin zbuluar njė pulsar, njė yll rrotullues qė imiton sinjalet e radios.
Si e dallojnė shkencėtarėt nėse diēka vjen nga njė burim inteligjent apo natyral? Po ta mendosh, kjo pyetje ėshtė nė qendėr tė debatit krijim-evolucion: Si mund ta dallojmė nėse jeta erdhi nga shkaqe natyrore apo nga njė qenie inteligjente?
Mendoni pak pėr disa analogji. Imagjinoni sikur po udhėtojmė nėpėr Dakotėn e Jugut dhe shikojmė njė mal me fytyrat e katėr presidentėve tė gdhendura nė tė. Menjėherė ne e dallojmė qė kjo ėshtė puna e njė qenieje inteligjente. Askush nuk do ta ngatėrronte malin Rushmore me njė dukuri natyrore.
Ose imagjinoni sikur gjeni njė majė shigjete pranė njė pėrroi. Asnjė nuk do t'ia atribuonte kėtė formė erozionit tė ujit.
Kjo aftėsi pėr tė dalluar diēka tė krijuar nga njerėzit nga produktet e natyrės ėshtė e domosdoshme nė arkeologji. Kur gėrmon nė pluhurin e Mesopotamisė, arkeologu duhet tė vendosė nėse ka gjetur njė copė gur apo njė copė terrakotė.
Ėshtė e vėrtetė qė bota fizike mund tė prodhojė diēka tė rregullt--si pjesa e valėzuar nė rėrėn e bregut apo si sinjalet e radios qė i bėnė astronomėt tė mendonin se kishin gjetur Njerėzit e Vegjėl tė Gjelbėr. Por ajo qė natyra s'mund ta prodhojė ėshtė kompleksiteti.
Imagjino sikur po ecim pėrgjatė rėrės sė bregut tė detit dhe gjejmė disa fjalė tė shkruara nė rėrė: "Filani do Filanen." Menjėherė ne e dallojmė qė kėtu kemi njė nivel tjetėr rregulli nga ai i rėrės sė valėzuar--ajo qė shkencėtarėt e quajnė kompleksitet.
Ose imagjinoni se shikoni nė qiell dhe aty del diēka si re, por qė shkruan qartė "Pini Coca-Cola." Pa dyshuar pėr asnjė ēast ne arrijmė nė pėrfundimin se kjo nuk ėshtė re e zakonshme dhe fillojmė tė kėrkojmė aeroplanin qė e ka shkruar kėtė.
Pėrvoja e pėrditshme na jep njė ide tė mirė pėr gjėrat qė natyra ėshtė nė gjendje tė krijojė vetė--dhe gjėrat qė mund tė krijohen vetėm nga njė burim inteligjent.
Ēfarė na thotė kjo pėr origjinėn e jetės?
Nė thelb tė jetės ėshtė molekula e ADN-sė. Gjenetistėt na thonė se struktura e ADN-sė ėshtė identike me njė gjuhė. Ajo vepron si njė kod--njė sistem komunikimi brenda qelizės.
Me fjalė tė tjera, kur gjenetistėt eksploruan bėrthamėn e qelizės ndeshėn diēka analoge me "Filani do filanen" apo "Pini Coca-Cola."
Patjetėr, ADN-ja pėrmban shumė mė tepėr informacion se kėto fraza tė thjeshta. Nė pėrgjithėsi ADN-ja nė njė qelizė gjitari pėrmban informacion sa pėr disa mijėra libra. Kėshtu nėse "Filani do filanen" patjetėr ėshtė shkruar nga njė qenie inteligjente, sa mė tepėr kodi i ADN-sė?
Pėr t'iu pėrgjigjur sfidave tė evolucionit nuk duhet patjetėr tė kesh njohuri tė hollėsishme nga kimia dhe gjenetika. Thjesht duke u bazuar nė pėrvojėn e pėrditshme--dhe, nė fund tė fundit, shkenca bazohet mbi pėrvojėn--mund tė arrish nė pėrfundimin logjik se jeta u krijua nga njė qenie inteligjente.
Pėr mė shumė mbi krijimin apo evolucionin, ju lutemi shikoni es_ tė tjera nė kėtė rubrikė: Ekzistenca.
Nga Breakpoint, 9-6-99, Copyright © 1999, rishtypur me lejen e Prison Fellowship Ministries, P.O. Box 17500, Washington, D.C., 20041-0500.
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|