studentishqiptar.com
 •  Faqja kryesore >> Pėrjetimi >> Sfida ime mė e madhe nė Stanford University

Sfida ime mė e madhe nė
Stanford University

Heather, njė luftėtare pėr drejtėsi sociale, pa nevojėn
pėr njė ndryshim themelor nė natyrėn njerėzore.

nga Heather Williams

I printueshėm nė PDF

Unė jam njė studente e Stanford-it; tė gjithė ma kujtojnė kėtė. Stanfordi - Harvardi i perėndimit, Disneyland i veriut - nxjerr qindra udhėheqės botėrorė ēdo qershor. Kėtu nė Stanford, pasioni ynė ėshtė ta bėjmė botėn njė vend mė tė mirė, duke mbledhur tė gjitha forcat pėr ta bėrė atė tė pėrsosur. "Ti mund tė jesh njė faktor ndryshimi!" "Fuqia gjendet brenda teje!" Kėto janė motot qė dėgjojmė dhe nė bazė tė tė cilave jetojmė pėrditė. Botėkuptimi mbizotėrues nė universitetin tim nuk lejon pėr dobėsi morale apo personale. Tė kesh nevojė pėr shpėtim ėshtė sikur tė pranosh disfatėn.

Kur hyra nė Stanford, bota shtrihej te kėmbėt e mia, duke pritur tė revolucionarizohej. Merrja pjesė nė mitingje politike, ndiqja mėsime mbi racizmin dhe drejtėsinė sociale, dhe iu pėrkushtova qendrės sė shėrbimit tė komunitetit. Besoja se fuqia brenda meje mund tė sillte njė ndryshim domethėnės nė botė. U jepja mėsime fėmijėve tė shkollės fillore qė nuk kishin mundėsi ekonomike, drejtoja njė kamp ditor nė njė qendėr pėr tė pastrehėt; mblidhja ushqime qė kishin tepruar pėr tė ushqyer tė uriturit. Megjithatė, sa mė shumė pėrpiqesha tė ndryshoja botėn, aq mė shumė zhgėnjehesha. Ndesha burokraci, apati, dhe ...mėkat. Fillova tė mendoja se natyra njerėzore kishte nevojė pėr njė remont kapital.

Gjatė kėsaj kohe njė shoqja ime mė sfidoi tė lexoja Biblėn. Unė kisha ardhur nė universitet me urrejtje ndaj Biblės. Ajo mė dukej seksiste, homofobike dhe kishte tepėr vetėdrejtėsi - qė ėshtė baza e intolerancės. Duhet ta dini se unė isha rritur nė "Rripin e Biblės." Gjatė gjithė shkollės sė mesme shumica e tė krishterėve qė ndeshja ishin mė tė interesuar pėr tė mė pėrplasur ndonjė tė vėrtetė fytyre me Biblėn sesa pėr tė mė shpjeguar se ēfarė pėrmbanin faqet e saj. Shumica e kishin shprehur hapur bindjen e tyre se unė po shkoja drejt e nė ferr me atė axhendėn time liberale. Megjithatė, kur shoqja ime nė universitet ma sfidoi njohurinė time pėr Biblėn (mbledhur nga mėsimet e shkollės tė sė dielės dhe orėt e letėrsisė kur ekzaminonim "veprat e mėdha" tė historisė nė vit tė parė), kuptova se dija shumė pak pėr Jezusin dhe ndjekėsit e Tij.

Kėshtu qė e lexova. Njė natė ndesha njė histori qė Luka, njė ndjekės i Krishtit, tregon nė librin e tij pėr lajmin e mirė tė Jezusit. Historia ėshtė pėr njė grua qė bėnte njė jetė mėkatare nė njė qytet. Ajo erdhi te Jezusi pėr tė qarė te kėmbėt e Tij ndėrkohė qė Ai ishte nė shtėpinė e njė njeriu me influencė. Duke e lexuar m'u bė e qartė se ajo grua kėrkonte falje - njė fjalė nga Jezusi qė do t'i fliste lodhjes sė zemrės sė saj dhe dobėsisė nė jetėn e saj. Asnjėherė mė parė, nė gjithė librat qė kisha lexuar, nuk isha identifikuar me ndonjė person mė shumė sesa me kėtė grua. Edhe unė ndihesha e lodhur dhe e dobėt - e lodhur nga puna pėr kauza tė mira, e lodhur nga tė qenit e sigurt nė vetvete apo e ³fortė², e lodhur nga komedia dhe turpi i jetės sime personale. Duke qarė pėr veten time, thashė me zė tė lartė: "Jezus, nėse je i vėrtetė, nėse je ende i njėjti person si nė kėtė histori, kam nevojė pėr ty nė jetėn time." Fjalėt e Jezusit ndaj asaj gruaje pothuaj 2,000 vjet mė parė ishin tė njėjtat fjalė qė jehuan nė zemrėn time: "Mėkatet e tua janė falur."

Atė natė gjithė shqetėsimet e mia arritėn nė njė pikė tė qetė e tė papritur thyerje, dhe nė atė thyerje, zbulova fuqinė pėr tė jetuar njė jetė drejtėsie dhe mėshire qė gjithmonė kisha dashur tė jetoja. Kėnga e vjetėr e shkollės sė Biblės doli e vėrtetė: "Ne jemi tė dobėt, por Ai ėshtė i fortė." Pranimi i mėkatit dhe dobėsisė sime mė solli nė njė vend pėrulėsie. Kuptova qė ndryshimi i fuqishėm dhe efektiv fillon kur takon burimin e dashurisė sė fuqishme - Jezusin vetė.

Pas asaj nate, lexova edhe mė shumė nga Bibla, kėrkova tė takoja tė krishterė tė tjerė dhe u pėrpoqa t'i jepja kuptim intelektualisht Jezusit qė kisha takuar. Shoqet dhe i dashuri im i asaj kohe u shqetėsuan se mos unė bėhesha ndonjė fanatike fetare. Edhe unė isha e shqetėsuar! Mė nė fund u ndava nga shoqet mė tė ngushta. Shndėrrimi im nga njė agnostike intelektuale nė njė tė krishterė tė pėrkushtuar ishte thjesht shumė e ēuditshme pėr to. Ato nuk e kuptonin dot lirinė qė gjeta duke pranuar "mėkatshmėrinė" time. Kjo i nervozonte. Atyre iu dukej sikur i gjykoja duke parė dobėsi dhe papėrsosmėri. Njė shoqe mė tha, "Nuk e kuptoj se si dikush me inteligjencėn tėnde tė bjerė pre e kėtij zhargoni mbi mėkatin dhe faljen." Kurse unė nuk e kuptoj se si mund tė funksionojmė nė kėtė botė pa kėtė.

Unė nuk besoj mė se ne jemi qenie tė pastra moralisht, tė afta pėr tė vendosur dhe pėr t'iu pėrmbajtur njė moraliteti racional. Ne jemi tė dobėt, dhe, nė dobėsinė tonė, ne mėkatojmė ndaj njėri-tjetrit pėr shkak tė krenarisė sonė, egoizmit, mungesės sė dashurisė. Tani unė e shikoj jetėn time dhe botėn jo nga kėndvėshtrimi se kemi nevojė pėr njė arsim mė tė mirė, pėr njė qeveri mė tė mirė apo pėr njė komunikim mė tė mirė. Ne kemi nevojė pėr ēlirim, jo pėr pėrmirėsim. Koncepti themelor i mėkatit ėshtė qė ne kemi tė meta shumė tė mėdha dhe kemi nevojė pėr ndėrhyrje hyjnore pėr ndihmė dhe shėrim; ne nuk mund ta ndihmojmė veten.

Kėshtu qė po largohem nga universiteti njė njeri tjetėr, megjithėse ende jam e apasionuar pas drejtėsisė sociale dhe ndreqjes sė padrejtėsive. Stanfordi mė ka dhėnė mundėsi tė shumta pėr t'u rritur si femėr dhe si aktiviste. Ndryshimi themelor ėshtė se tani e di se ēdo fuqi qė kam vjen nga njė varėsi e pėrditshme tek Jezusi dhe fuqia e Tij pėr ta pėrmbysur dhe rikrijuar karakterin tim. Ende dua ta revolucionarizoj botėn, vetėm se tani duke filluar me njerėzit njė nga njė.


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė


P ė r m b a j t j a
Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum
Video





© StudentiShqiptar.com | FAQJA KRYESORE | KREU | NA KONTAKTONI