•  Faqja kryesore >> Dhe Jezusi? >> Lidhja me Hyjnoren

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Lidhja me Hyjnoren

Feja dhe shpirtėrorja: Perėnditė Hindu, Budizmi, Krishtėrimi,
Islamizmi, Epoka e Re -- janė tė gjitha njėlloj?

nga Marilyn Adamson

I printueshėm nė PDF

Ne tė gjithė duam t'ia dalim mbanė nė jetė me njėfarė suksesi, me njėfarė ndjesie qė i bėmė gjėrat siē duhet. Dhe nėse tė tjerėt mendojnė se e dinė se si jeta mund tė jetė e kėnaqshme, ose edhe me kuptim, ia vlen qė tė paktėn ta kontrollosh a ėshtė e vėrtetė. Ē'mund tė themi pėr fetė kryesore tė botės? A kanė ato ndonjė gjė qė do t'iu jepte jetėve tona vlerė dhe stabilitet mė tė lartė?

Mė poshtė keni njė mundėsi pėr tė parė sistemet fetare kryesore tė botės...Hinduizmi, Epoka e Re, Budizmi, Islamizmi, dhe Krishtėrimi.* Bashkė me to jepet njė pėrshkrimi i shkurtėr i secilės, karakteristikat dalluese, dhe ēfarė mund tė fitojė njė person nga secila. Autorja pastaj na paraqet pėr tė shqyrtuar se si ndryshojnė mėsimet e Jezusit nga fetė botėrore.

*Secili nga kėto sisteme ka sekte me besime tė ndryshme. Pėrshkrimi qė jepet kėtu fokusohet nė linjėn kryesore tė atij sistemi.

Hinduizmi

Pjesa mė e madhe e Hinduve adhurojnė paraqitje tė pafundme tė njėqenėsisė pėrfundimtare (Brahman) nėpėrmjet njė shumice perėndish dhe perėndeshash, mbi 300,000 prej tyre. Kėto manifestime tė shumta tė perėndive dhe perėndeshave mishėrohen brenda idhujve, tempujve, guruve, lumenjve, kafshėve, etj.

Hindutė e shohin pozicionin e tyre nė kėtė jetė si tė bazuar nė veprimet e tyre nė njė jetė tė mėparshme. Nėse sjellja e tyre e mėparshme ishte e keqe, ata mund tė pėrjetojnė vėshtirėsi tė jashtėzakonshme nė kėtė jetė. Synimi i njė Hinduje ėshtė tė ēlirohet nga ligji i karma-s...tė mos vazhdojė tė rimishėrohet mė.

Ka tri rrugė tė mundshme pėr t'i dhėnė fund kėtij cikli tė karma-s: 1. T'i pėrkushtohesh me dashuri njėrit prej perėndive dhe perėndeshave hindu; 2. Tė rritesh nė njohuri pėrmes meditimit tė Brahman-it (njėqenėsisė)...tė kuptosh se rrethanat nė jetė nuk janė reale, se vetja ėshtė njė iluzion dhe vetėm Brahman-i ėshtė real; 3. T'i pėrkushtohesh njė sėre ceremonish dhe ritesh fetare.

Nė Hinduizėm, njė person ka lirinė tė zgjedhė si tė punojė drejt pėrsosjes shpirtėrore. Hinduizmi ka edhe njė shpjegim tė mundshėm pėr ekzistencėn e sė keqes dhe vuajtjes nė botė. Sipas Hinduizmit, vuajtja qė pėrjeton ēdo njeri, qoftė kjo sėmundje, ose uri se fatkeqėsi, ėshtė pėr faj tė vetė personit, pėr shkak tė veprimeve tė tij tė kėqia, zakonisht nė njė jetė tė mėparshme. Vetėm shpirti ka rėndėsi i cili njė ditė do tė ēlirohet nga cikli i rilindjeve dhe do tė pushojė nė paqe.

Epoka e Re

Epoka e Re reklamon zhvillimin e fuqisė dhe hyjnitetit sė personit. Kur i referohet Perėndisė, njė ndjekės i Epokės sė Re nuk e ka fjalėn pėr njė Perėndi transendent dhe personal qė krijoi universin, por e ka fjalėn pėr njė vetėdije mė tė lartė brenda vetes. Njė person nė Epokėn e Re e shikon veten si Perėndia, kozmosi, universi. Nė fakt, ēdo gjė qė personi shikon, dėgjon, ndjen apo imagjinon duhet konsideruar hyjnore.

Tepėr pėrzgjedhėse, Epoka e Re e paraqet veten si njė pėrmbledhje traditash tė lashta shpirtėrore. Ajo njeh shumė perėndi dhe perėndesha, ashtu si Hinduizmi. Toka shihet si burimi i gjithė shpirtėrores, dhe ka inteligjencėn e saj, emocionet dhe hyjninė e saj. Por ajo qė i tejkalon tė gjitha ėshtė vetja. Vetja ėshtė filluesi, kontrolluesi dhe Perėndia i gjithēkaje. Nuk ka realitet jashtė atij qė personi pėrcakton.

Epoka e Re mėson njė grup tė gjerė teknikash tė misticizmit lindor, metafizike dhe psikike, si ushtrime tė frymėmarrjes, pėrsėritjen pa pushim tė formulave tė caktuara, rėnien e daulleve, meditimin...pėr tė zhvilluar njė vetėdije tė ndryshuar dhe natyrėn hyjnore tė vetes.

Ēdo gjė negative qė njė person pėrjeton (dėshtime, trishtim, zemėrim, egoizėm, lėndim) konsiderohet si iluzion. Duke e besuar se vetja ėshtė tėrėsisht sovran mbi jetėn e vet, asgjė nė jetė s'mund tė jetė gabim, negative apo e dhimbshme. Mė nė fund njė person zhvillohet shpirtėrisht deri nė atė pikė sa nuk ka realitet tė jashtėm objektiv. Njė person, duke u bėrė perėndi, krijon realitetin e vet.

Budizmi

Budistėt nuk adhurojnė ndonjė perėndi. Njerėzit jashtė Budizmit shpesh mendojnė se Budistėt adhurojnė Budėn. Megjithatė, Buda (Siddhartha Gautama) kurrė nuk pretendoi se ishte hyjnor, por shihet prej tyre si ai qė arriti atė qė ata po pėrpiqen tė arrijnė, dhe qė ėshtė ndriēimi shpirtėror dhe, me tė, ēlirimin nga cikli i vazhdueshėm i jetės dhe vdekjes. Shumica e Budistėve besojnė se njė person ka rilindje tė panumėrta, tė cilat nė mėnyrė tė pashmangshme kanė brenda edhe vuajtje. Njė Budist pėrpiqet t'iu japė fund kėtyre rilindjeve. Budistėt besojnė se janė dėshirat, mospėlqimet dhe iluzionet e personit qė i shkaktojnė kėto rilindje. Prandaj, qėllimi i njė Budisti ėshtė tė pastrojė zemrėn e vet dhe tė heqė dorė nga gjithė dėshirat sensuale dhe dashuria ndaj vetes.

Budistėt ndjekin njė listė parimesh fetare dhe njė meditim shumė tė pėrkushtuar. Kur njė Budist mediton nuk ėshtė njėlloj sikur tė lutet apo tė fokusohet tek njė perėndi, ėshtė mė shumė njė vetė-disiplinė. Nėpėrmjet meditimit tė pėrsėritur njė person mund tė arrijė Nirvana-n -- "fikjen" e flakės sė dėshirės.

Budizmi ka diēka qė ėshtė e vėrtetė pėr shumicėn e feve botėrore: disiplinat, vlerat dhe direktivat sipas tė cilave njė person mund tė dojė tė jetojė.

Islamizmi

Myslimanėt besojnė se ka njė perėndi tė gjithėfuqishėm tė quajtur Allah, i cili ėshtė pafundėsisht superior dhe transendent ndaj njerėzimit. Allahu shihet si krijuesi i universit dhe burimi i gjithė tė mirės dhe tė keqes. Ēdo gjė qė ndodh ėshtė vullneti i Allahut. Ai ėshtė njė gjykatės i fuqishėm dhe i rreptė, qė do tė jetė i mėshirshėm ndaj ndjekėsve tė Tij sipas tė mirave qė kanė bėrė nė jetė dhe devotshmėrisė fetare. Marrėdhėnia e njė ndjekėsi me Allahun ėshtė si njė shėrbėtor i Allahut.

Megjithėse njė Mysliman nderon disa profetė, Muhamedi konsiderohet profeti i fundit dhe fjalėt dhe mėnyra e jetesės sė tij janė autoriteti i atij personi. Pėr tė qenė Mysliman, dikush duhet tė pėrmbushė pesė detyra fetare: 1. Tė pėrsėritė njė kredo pėr Allahun dhe Muhamedin; 2. Tė thotė disa lutje tė caktuara nė Arabisht pesė herė nė ditė; 3. T'ju japė tė varfėrve; 4. Njė muaj ēdo vit tė agjėrojė nga ushqimi, pijet, marrėdhėniet seksuale dhe duhani qė nga lindja e diellit deri nė perėndim; 5. Pelegrinazh njė herė nė jetė pėr tė adhuruar tek njė vend i shenjtė nė Mekė. Kur vdes - nė bazė tė besnikėrisė sė tij ndaj kėtyre detyrave - njė Mysliman shpreson tė hyjė nė Parajsė, njė vend kėnaqėsish. Nėse jo, do tė ndėshkohet pėrjetėsisht nė ferr.

Pėr shumė njerėz Islamizmi i pėrmbush pritjet e tyre pėr fenė dhe hyjnoren. Islamizmi mėson se ka njė Perėndi suprem, i cili duhet adhuruar pėrmes veprave tė mira dhe ritualeve fetare tė disiplinuara. Pas vdekjes njė person shpėrblehet ose ndėshkohet sipas pėrkushtimit fetar.

Krishtėrimi -- besimi nė Jezus Krishtin

Tė krishterėt besojnė nė njė Perėndi tė dashur i cili e ka zbuluar Veten dhe mund tė njihet personalisht nė kėtė jetė. Me Jezu Krishtin, fokusi i personit nuk ėshtė nė ritualet fetare apo bėrjen e veprave tė mira, por nė pasjen e njė marrėdhėnieje me Perėndinė dhe njohjen mė tė mirė tė Tij.

Besimi nė Jezusi Krishtin vetė, jo thjesht nė mėsimet e Tij, ėshtė mėnyra si i krishteri pėrjeton gėzim dhe njė jetė kuptimplotė. Nė jetėn e Tij nė tokė, Jezusi nuk e identifikoi veten si njė profet qė i drejtonte tė tjerėt tek Perėndia apo si mėsues i dritės. Pėrkundrazi, Jezusi shpalli se ishte Perėndia nė formė njerėzore. Ai bėri mrekulli, iu fali njerėzve mėkatet dhe tha se kushdo qė besonte nė Tė do tė kishte jetė tė pėrjetshme. Ai bėri deklarata tė tilla si, "Unė jam drita e botės; ai qė mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės."1

Tė krishterėt e shohin Biblėn si mesazhin e shkruar tė Perėndisė ndaj njerėzimit. Pėrveēse njė dokument historik i jetės dhe mrekullive tė Jezusit, Bibla zbulon personalitetin e Perėndisė, dashurinė dhe tė vėrtetėn e Tij, dhe si mund tė ketė dikush njė marrėdhėnie me Tė.

Me ēfarėdo rrethanash tė ndeshet njė i krishterė nė jetė, ai mund tė drejtohet me besim tek njė Perėndi i menēur dhe i fuqishėm qė e do me tė vėrtetė. Ai beson se Perėndia u pėrgjigjet lutjeve dhe se jeta merr kuptim kur ai pėrpiqet tė jetojė pėr ta nderuar Atė.

A ka ndonjė ndryshim?

Kur i shohim kėto sisteme kryesore besimi dhe pikėpamjet e tyre pėr Perėndinė, gjejmė dallime shumė tė mėdha:

  • Hindutė besojnė nė 300,000 Perėndi.
  • Budistėt thonė nuk ka ndonjė qenie hyjnore.
  • Ndjekėsit e Epokės sė Re besojnė se ata janė Perėndia.
  • Myslimanėt besojnė nė njė Perėndi tė fuqishėm, por tė largėt.
  • Tė krishterėt besojnė nė njė Perėndi tė dashur dhe tė arritshėm.

A adhurojnė tė gjitha fetė tė njėjtin Perėndi? Le tė marrim parasysh kėtė: Epoka e Re mėson se tė gjithė duhet tė pėrqendrohen nė njė vetėdije kozmike, por kjo do t'i kėrkonte Islamizmit tė hiqte dorė nga Perėndia i tij, Hinduizmit tė hiqte dorė nga Perėnditė e tij tė shumta, dhe Budizmit tė pranonte se ka njė Perėndi.

Fetė kryesore tė botės (Hinduizmi, Epoka e Re, Budizmi, Islamizmi, ndjekja e Jezu Krishtit) janė secila tepėr unike. Dhe prej tyre njėra pohon se ekziston njė Perėndi personal dhe i dashur qė mund tė njihet tani, nė kėtė jetė. Jezu Krishti foli pėr njė Perėndi qė na fton nė njė marrėdhėnie me Tė dhe vjen pėrkrah nesh si njė ngushėllues, kėshillues dhe Perėndi i fuqishėm qė na do.

Nė Hinduizėm njė person pėrpiqet i vetėm tė ēlirohet nga karma. Nė Epokėn e Re njė person punon pėr natyrėn e tij hyjnore. Budizmi ėshtė njė kėrkim individual pėr t'u ēliruar nga dėshira. Dhe nė Islamizėm, individi ndjek ligje fetare pėr hir tė parajsės pas vdekjes. Nė mėsimet e Jezusit shohim njė marrėdhėnie personale me njė Perėndi personal - njė marrėdhėnie qė vazhdon edhe nė jetėn tjetėr.

A mundet njė person tė lidhet me Perėndinė nė kėtė jetė?

Pėrgjigjia ėshtė po. Jo vetėm qė mund tė lidhesh me Perėndinė, por edhe mund tė dish qė je tėrėsisht i pranuar dhe i dashur nga Perėndia.

Shumė fe botėrore e vendosin individin vetėm, duke luftuar pėr pėrsosmėri shpirtėrore. Buda, pėr shembull, nuk pretendoi kurrė pėr pamėkatshmėri. Edhe Muhamedi e pranoi se kishte nevojė pėr falje. "Sado tė menēur, sado me dhunti, sado me influencė tė ishin profetėt e tjerė, gurutė, dhe mėsuesit ata patėn kthjelltėsinė tė pranonin se ishin tė papėrsosur si dhe ne tė tjerėt."2

Jezu Krishti, megjithatė, kurrė nuk pohoi ndonjė mėkat personal. Pėrkundrazi, Ai u fali njerėzve mėkatet dhe dėshiron tė na i falė edhe neve. Ne tė gjithė jemi tė vetėdijshėm pėr tė metat tona, pėr fushat e jetės sonė qė mund t'i bėjnė tė tjerėt tė mendojnė keq pėr ne, fusha tė cilat edhe ne vetė do tė donim tė mos i kishim...ndoshta mund tė jetė njė ves, zemėrimi i shpejtė, papastėrtia, fjalėt e ashpra. Perėndia na do por e urren mėkatin, dhe ai ka thėnė se rrjedhoja e mėkatit ėshtė ndarja prej Tij. Por Perėndia siguroi njė mėnyrė qė ne tė jemi tė falur dhe ta njohim Atė. Jezusi, Biri i Perėndisė, Perėndia nė formė njerėzore, e mori gjithė mėkatin mbi vete, vuajti nė kryq, dhe me dėshirė vdiq nė vendin tonė. Bibla thotė, "Nga kjo e kemi njohur dashurinė: Ai e dha jetėn e Vet pėr ne."3

Perėndia na ofron falje tė plotė pėr shkak tė vdekjes sė Jezusit pėr ne. Kjo do tė thotė falje pėr tė gjitha mėkatet tona...tė shkuara, tė tashme dhe tė ardhme. Jezusi pagoi pėr tė gjitha. Perėndia, qė krijoi universin, na do dhe do tė ketė njė marrėdhėnie me ne. "Nė kėtė ėshtė shfaqur dashuria e Perėndisė ndaj nesh, se Perėndia dėrgoi Birin e Tij tė vetėmlindurin nė Botė qė ne tė rrojmė nėpėrmjet Tij."4

Nėpėrmjet Krishtit, Perėndia na ofron ēlirim tė vėrtetė nga mėkati dhe faji. Ai nuk ia lė dėshtimet njė personi mbi shpatullat e tij, me njė gjysmė shprese se ai do tė bėhet njeri mė i mirė nesėr. Nė Jezu Krishtin, Perėndia erdhi tek njeriu duke siguruar njė mėnyrė qė ne ta njohim atė. "Sepse Perėndia aq e deshi botėn saqė dėrgoi Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė kushdo qė beson nė tė tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme."5

Perėndia do qė ne ta njohim Atė.

Ne u krijuam nga Perėndia pėr tė jetuar nė njė marrėdhėnie me tė. Jezusi tha, "Kush qė vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri, dhe kush beson nė mua nuk do tė ketė mė kurrė etje..dhe atė qė vjen tek unė, unė nuk do ta nxjerr jashtė kurrė."6 Jezusi i thirri njerėzit jo vetėm tė ndjekin mėsimet e Tij, por tė ndjekin Atė. Ai tha, "Unė jam udha, e vėrteta dhe jeta."7 Duke thėnė se ishte e vėrteta, Krishti i tejkalon profetėt dhe mėsuesit e tjerė qė thjesht thanė se shpallnin tė vėrtetėn.8

Jezusi e identifikoi veten si tė barabartė me Perėndinė, dhe madje edhe dha prova pėr kėtė. Jezusi tha se do tė kryqėzohej dhe se tri ditė pas vdekjes do tė kthehej pėrsėri nė jetė. Ai nuk tha se do tė rimishėrohej dikur nė njė jetė tė ardhme. (Sepse kush do ta merrte vesh nėse kjo ndodhi?) Ai tha se tri ditė pas varrimit do t'iu shfaqej i gjallė atyre qė e panė kryqėzimin e Tij. Nė atė ditė tė tretė, varri i Jezusit u gjend i zbrazėt dhe shumė njerėz dėshmuan se e panė tė gjallė pėrsėri. Ai na ofron tani jetė tė pėrjetshme.

Ėshtė njė marrėdhėnie e dyanshme.

Shumė fe fokusohen nė pėrpjekjet shpirtėrore tė personit. Me Jezu Krishtin ėshtė njė bashkėveprim i dyanshėm midis personit dhe Perėndisė. Ai na mirėpret kur shkojmė tek Ai. "Zoti ėshtė pranė gjithė atyre qė e kėrkojnė, pranė gjithė atyre qė e kėrkojnė me tė vėrtetė."9

Mund tė komunikojmė me Perėndinė, dhe Ai iu pėrgjigjet lutjeve tona, na jep paqe dhe gėzim mė tė madh, na drejton, na shfaq dashurinė e Tij dhe na e ndryshon jetėn. Jezusi tha, "Unė erdha qė ata tė kenė jetė, dhe ta kenė me bollėk."10

Kjo nuk do tė thotė qė jeta do tė bėhet e pėrsosur dhe pa probleme, por do tė thotė qė nė jetė, ti mund tė mbėshtetesh te Perėndia i cili ėshtė i gatshėm tė pėrfshihet nė jetėn tėnde dhe besnik nė dashurinė e Tij.

Ky nuk ėshtė njė pėrkushtim ndaj njė metode vetė-pėrmirėsimi si Shtegu i Tetėfishtė, ose Pesė Shtyllat, ose meditimi, ose veprat e mira, ose madje edhe Dhjetė Urdhėrimet. Ata duken si shtigje tė qartė, tė pėrkufizuar mirė, tė lehtė pėr t'u ndjekur pėr tek shpirtėrorja. Por ata bėhen njė pėrpjekje e lodhshme pėr pėrsosmėri, dhe lidhja me Perėndinė ėshtė prapė e largėt. Shpresa jonė nuk ėshtė nė ndjekjen e ligjeve apo standardeve,por nė njohjen e njė Shpėtimtari qė na pranon plotėsisht pėr shkak tė besimit tonė nė Tė dhe sakrificės sė Tij pėr ne. Ne nuk e fitojmė vendin tonė nė qiell me anė tė pėrpjekjeve fetare apo veprave tė mira. Qielli ėshtė dhuratė kur fillojmė njė marrėdhėnie me Jezu Krishtin.

A do tė doje tė ishe plotėsisht i/e falur dhe tė njihje personalisht dashurinė e Perėndisė pėr ty?

Fillimi i njė marrėdhėnieje me Perėndinė.

Ti mund tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė qė tani. Mjafton t'i kėrkosh Perėndisė falje pėr mėkatin tėnd dhe ta ftosh nė jetėn tėnde. Jezusi tha, "Ja, unė qėndroj te dera [e zemrės] dhe trokas. Nėse dikush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, unė do tė hyj tek ai."11 A dėshiron tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė qė tė krijoi, qė tė do thellėsisht? Ti mund ta bėsh kėtė qė tani, nėse kjo ėshtė dėshira e zemrės tėnde: "Perėndi, tė kėrkoj falje dhe tė ftoj nė zemrėn time qė tani. Falemnderit Jezus qė vdiqe pėr mėkatet e mia. Falemnderit qė hyre nė jetėn time ashtu siē the."

Bibla na thotė se "atyre qė e pranuan Ai u dha tė drejtėn tė bėhen fėmijė tė Perėndisė."12 Nėse e ke ftuar sinqerisht Perėndinė tė vijė nė jetėn tėnde, ti ke filluar njė marrėdhėnie personale me Tė. Ėshtė njėsoj sikur sapo e ke takuar Perėndinė dhe Ai dėshiron tė tė ndihmojė ta njohėsh mė mirė, tė njohėsh dashurinė e Tij pėr ty, tė tė udhėheqė me urtėsi nė ēfarėdo vendimi me tė cilin pėrballesh. Libri i titulluar "Ungjilli sipas Gjonit" nė Bibėl ėshtė njė vend i mirė pėr tė mėsuar mė shumė pėr marrėdhėnien me Perėndinė. Ndoshta do t'i tregosh dikujt pėr vendimin qė ke marrė pėr tė ftuar Jezusin nė jetėn tėnde.

Nė fetė e botės personi ka marrėdhėnie me mėsimet, idetė, shtigjet dhe ritualet. Nėpėrmjet Jezusit, personi mund tė ketė njė marrėdhėnie me Perėndinė e dashur dhe tė plotfuqishėm. Mund tė flasėsh me Atė dhe Ai tė udhėheq nė kėtė jetė. Ai nuk tė tregon thjesht njė rrugė apo filozofi. Ai tė fton qė ta njohėsh, tė pėrjetosh gėzim, dhe tė kesh besim nė dashurinė e Tij nė mes tė sfidave tė jetės. "Shikoni ē'dashuri tė madhe na dha Ati, qė tė quhemi bij tė Perėndisė."13


Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...

Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...

Kam njė pyetje...


(1) Gjoni 8:12
(2) Erwin W. Lutzer, Christ Among Other Gods (Chicago: Moody Press,1994), p. 63
(3) 1 Gjoni 3:16
(4) 1 Gjoni 4:9
(5) Gjoni 3:16
(6) Gjoni 6:35
(7) Gjoni 14:6
(8) Lutzer, p. 106
(9) Psalmet 145:18
(10) Gjoni 10:10
(11) Zbulesa 3:20
(12) Gjoni 1:12
(13) 1 Gjoni 3:1


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI