•  Faqja kryesore >> Ēėshtje tė jetės >> Seksi dhe kėrkimi pėr intimitet

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Seksi dhe kėrkimi pėr intimitet

Ēfarė duhet qė tė pėrjetosh intimitet tė vėrtetė me dikė? Ēfarė ėshtė dashuria? Ēfarė ėshtė intimiteti?

nga Dick Purnell

I printueshėm nė PDF

Dr. Henry Brandt, nė revistėn Collegiate Challenge, tha qė ēiftet qė vijnė tek ai shfaqin njė sindromė, njė model tė pėrsėritur. Ata thonė, "Nė fillim seksi ishte shumė i kėndshėm. Pastaj sesi fillova tė ndihesha nė lidhje me veten, dhe pastaj sesi fillova tė ndihesha nė lidhje me partneren. U zumė dhe mė nė fund u ndamė. Tani jemi armiq."

Kjo sindromė ėshtė ajo qė unė e quaj sindroma e mėngjesit tjetėr. Ne zgjohemi dhe kuptojmė se s'kemi intimitet. Marrėdhėnia seksuale nuk na kėnaq mė dhe kjo qė kemi nuk ėshtė ajo qė vėrtet donim nė fillim. Jemi thjesht dy njerėz egoistė qė kėrkojnė kėnaqjen e vetes. Elementet e dashurisė dhe intimitetit tė vėrtetė nuk mund tė arrihen "menjėherė", dhe gjendemi nė njė gjendje tė paekuilibruar, duke kėrkuar harmoni.

Jeta jonė pėrbėhet nga pesė pjesė tė rėndėsishme: fizikja, emocionalja, mendorja, shoqėrorja dhe shpirtėrorja. Tė pesta kėto pjesė janė projektuar pėr tė punuar sė bashku nė harmoni. Duke kėrkuar intimitet ne e duam zgjidhjen sot, ose dje. Njė nga problemet tona ėshtė se i duam gjėrat "nė ēast". Kur nevoja pėr intimitet nė njė marrėdhėnie nuk plotėsohet ne kėrkojmė njė zgjidhje tė menjėhershme. Ku e kėrkojmė? Te fizikja, mendorja, emocionalja, shoqėrorja apo shpirtėrorja? Te fizikja. Intimiteti arrihet mė lehtė nė fushėn fizike sesa nė katėr fushat e tjera. Mund tė bėhesh fizikisht i afėrt me dikė brenda njė ore ose mė pak. Por shpejt zbulon se seksi mund tė jetė vetėm njė lehtėsim i pėrkohshėm i njė dėshire sipėrfaqėsore. Nevojat mė tė thella mbeten ende tė paplotėsuara.

Ēfarė bėjmė kur entuziazmi fillestar bie dhe seksi na pėlqen gjithmonė e mė pak? E arsyetojmė duke thėnė, "Ne jemi tė dashuruar. Vėrtet tė dashuruar." Por ende ndihemi fajtorė dhe tė pakėnaqur. Nė qendrat studentore nė gjithė Amerikėn shoh djem dhe vajza qė kalojnė nga njė marrėdhėnie nė tjetrėn duke shpresuar, "Kėsaj rradhe do tė jetė e vėrteta. Kėsaj rradhe do tė gjej njė marrėdhėnie qė do tė zgjatė."

Unė besoj se ajo qė ne duam nė tė vėrtetė nuk ėshtė seksi. Ajo qė ne duam vėrtet ėshtė intimiteti.

Ēfarė ėshtė Intimiteti?

Sot, fjala intimitet ka marrė ngjyrime seksuale. Por kuptimi i saj ėshtė mė i gjerė. Ajo pėrfshin tė gjitha pėrmasat e jetės sonė - po, aspektin fizik, por edhe atė shoqėror, emocional, mendor dhe shpirtėror. Intimitet nė tė vėrtetė do tė thotė ndarje e plotė e jetės me dikė. Dhe a nuk e kemi patur ne ndonjėherė dėshirėn pėr afėrsi, njėjtėsi, pėr tė ndarė gjithė jetėn tonė me dikė?

Marshall Hodge shkroi njė libėr me titul Your Fear of Love (Frika jote nga dashuria). Nė tė ai thotė, "Ne kemi mall pėr ēaste dashurie, afėrsie dhe butėsie, por shpesh nė pikėn kritike tėrhiqemi. Kemi frikė nga afėrsia. Kemi frikė nga dashuria." Mė poshtė nė tė njėjtin libėr Hodge thotė, "Sa mė afėr dikujt tė jesh, aq mė shumė mundėsi ka pėr lėndim." Ėshtė frika nga lėndimi ajo qė shpesh na pengon tė gjejmė intimitet tė vėrtetė.

Po jepja njė seri leksionesh nė njė universitet nė Ilinoin jugor. Pas njėrit nga takimet njė vajzė erdhi dhe mė tha, "Duhet tė flas me ju pėr problemet me tė dashurin." U ulėm dhe ajo filloi tė mė tregonte problemet e saj. Pas disa ēastesh ajo bėri kėtė deklaratė: "Tani po ndėrmarr hapa qė tė mos lėndohem pėrsėri." I thashė, "Me fjalė tė tjera, po merr hapa qė tė mos duash mė kurrė." Duke menduar se e keqkuptova, ajo vazhdoi, "Jo, nuk po them kėtė. Thjesht nuk dua tė lėndohem mė. Nuk dua dhimbje nė jetėn time. " I thashė, "Tamam. Ti nuk do dashuri nė jetėn tėnde." Sepse nuk ekziston diēka e tillė si "dashuri pa dhimbje". Sa mė afėr tė jesh me dikė, aq mė e madhe mundėsia pėr t'u lėnduar.

Unė do tė thosha se ti (dhe rreth 100% e popullsisė) do tė pohonit se jeni lėnduar nė njė marrėdhėnie tė mėparshme. Pyetja ėshtė, ēfarė bėn me atė lėndim? Pėr ta maskuar dhimbjen shumė prej nesh u japin tė tjerėve atė qė quhet "shenjė e dyfishtė." I themi tjetrit, "Shiko, unė dua qė tė mė afrohesh. Dua tė dua dhe tė mė duan...por, prit njė minutė, jam lėnduar mė parė. Jo, nuk dua tė flas pėr kėto tema. Nuk dua t'i dėgjoj kėto gjėra." Ne ndėrtojmė mure rreth zemrės sonė pėr tė mos lejuar tė hyjė ndonjė nga jashtė tė na lėndojė. Por i njėjti mur qė s'i lejon njerėzit tė hyjnė nuk na lejon as ne tė dalim. Rezultati? Vetmia. Dhe intimiteti dhe dashuria e vėrtetė bėhen tė pamundura.

Ēfarė ėshtė Dashuria?

Dashuria ėshtė mė shumė sesa emocione, dhe ėshtė mė shumė se thjesht njė ndjesi e mirė. Por shoqėria jonė e ka marrė atė qė Perėndia ka thėnė pėr dashurinė, seksin dhe intimitetin dhe e ka ndryshuar nė thjesht emocione dhe ndjenja. Perėndia e pėrshkruan dashurinė me hollėsi nė Bibėl, sidomos nė Letrėn e Parė tė Korintasve, kapitulli 13. Qė ta kapni plotėsisht pėrkufizimin e Perėndisė pėr dashurinė po i paraqes vargjet nga katėr deri nė shtatė (1 Korintasve 13:4-7) nė kėtė mėnyrė. Sa shumė do tė plotėsoheshin nevojat e tua nėse dikush do tė tė donte ashtu si thotė Perėndia qė duhet dashur?

  • Nėse ky person tė pėrgjigjej me durim, mirėsi dhe nuk ishte xheloz pėr ty?
  • Nėse ky person nuk ishte krenar apo kryelartė?
  • Sikur ky person tė mos ishte i pasjellshėm, egoist apo qė zemėrohej lehtė?
  • Sikur ky person tė mos i mbante mend gabimet e tua?
  • Sikur ai tė mos tė tė gėnjente kurrė por gjithmonė tė tė thoshte tė vėrtetėn?
  • Po sikur ky person tė tė mbronte gjithmonė, gjithmonė tė tė besonte, gjithmonė tė shpresonte pėr tė mirėn tėnde dhe tė kėmbėngulte pėr t'i zgjidhur konfliktet me ty?

Ky ėshtė pėrkufizimi i Perėndisė pėr dashurinė nė marrėdhėniet tona. Besoj e vini re se kjo dashuri fokusohet tek tjetri, dhe jo te vetja. Ėshtė njė dashuri qė jep, jo qė kėrkon. Dhe ky ėshtė problemi. Kush mund t'i zbatojė gjithė kėto?

Qė tė pėrjetojmė kėtė lloj dashurie nė marrėdhėniet tona duhet sė pari tė pėrjetojmė dashurinė e Perėndisė pėr ne. Nėse nuk e kemi pėrjetuar kėtė dashuri nuk mund t'ia shfaqim atė dikujt tjetėr. Perėndia qė tė njeh, qė di gjithēka pėr ty, tė do nė mėnyrė tė pėrsosur.

Perėndia na thotė pėrmes profetit Jeremia, "Po, tė kam dashur me njė dashuri tė pėrjetshme; prandaj tė kam tėrhequr me dashamirėsi" (Jeremia 31:3). Prandaj dashuria e Perėndisė pėr ty nuk do tė ndryshojė kurrė.

Ne lexojmė nė Bibėl, "Sepse Perėndia aq e deshi botėn saqė dhe Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė kushdo qė beson nė Tė tė mos humbasė, por tė ketė jetėn e pėrjetshme " (Gjoni 3:16). Kur kthehemi tek Perėndia dhe pranojmė faljen e Tij, fillojmė tė pėrjetojmė dashurinė e Tij.

Perėndia na thotė, "Po t'i rrėfejmė mėkatet tona Ai ėshtė besnik dhe i drejtė tė na falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi " (1 Gjoni 1:9). Perėndia jo vetėm na i fal mėkatet, por edhe i harron ato edhe na pastron prej tyre.

Perėndia vazhdon tė na dojė, pavarėsisht ēfarė bėjmė ne. Shpesh, marrėdhėniet marrin fund kur diēka ndryshon, si psh njė aksident, apo humbja e pasurisė. Por dashuria e Perėndisė nuk bazohet nė pamjen tonė fizike apo nė atė se kush apo ēfarė jemi.

Siē duket, pikpamja e Perėndisė pėr dashurinė ėshtė krejt e ndryshme nga ajo qė shoqėria na thotė. E imagjinoni dot njė marrėdhėnie me kėtė lloj dashurie? Perėndia thjesht na thotė se mjafton ta kėrkojmė faljen dhe dashurinė e Tij. Ato janė dhuratė pėr ne. Por nėse ne nuk e pranojmė kėtė dhuratė, e veēojmė veten nga pėrmbushja e vėrtetė, intimiteti i vėrtetė dhe qėllimi i vėrtetė nė jetė.

Pėrgjigjia

Dashuria e Perėndisė siguron pėrgjigjien. Ne vetėm duhet t'i pėrgjigjemi Atij me besim dhe pėrkushtim. Bibla thotė pėr Jezusin: "Por atyre qė e pranuan, Ai u dha tė drejtėn tė bėhen fėmijė tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e Tij " (Gjoni 1:12). Perėndia dėrgoi Birin e Tij, Jezusin, tė vdiste nė vendin tonė. Por historia nuk mbaron kėtu. Pas tri ditėsh Jezusi u ngjall nga tė vdekurit. Si Perėndi, Ai ėshtė i gjallė sot dhe do ta vendosė dashurinė e Tij nė zemrėn tėnde. Kur ta pranosh Atė do tė habitesh sa shumė mund tė bėjė Ai nė jetėn dhe marrėdhėniet e tua.

Fjala e Perėndisė na thotė, "Kush beson nė Birin (Jezu Krishtin) ka jetė tė pėrjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do tė shohė jetė por zemėrimi i Perėndisė qėndron mbi tė" (Gjoni 3:36). Perėndia do qė ne tė kemi jetė, jo vetėm pėr sot, por nė pėrjetėsi. Nėse zgjedhim ta hedhim poshtė, do tė kemi zgjedhur tė korrim pasojat e mėkatit, qė janė vdekja dhe ndarja prej Tij.

Pranimi i Jezu Krishtit nė jetėn tonė dhe besimi tek Ai e ekuilibron jetėn tonė. Besimi tek Perėndia na ēliron faljen e Tij. Nuk duhet mė tė fashihemi dhe as tė vazhdojmė nė rrugėn tonė. Ai ėshtė me ne. Ne kemi paqe me Tė. Kur besojmė tek Ai, Ai e bėn banesėn e Tij tek ne dhe ne kemi intimitet me Tė. Falja e Tij na pastron edhe nga mėkati mė i madh, egoizmi mė i madh, problemi mė i madh qė kemi patur apo kemi.

Intimitet i plotė

Nė tė gjithė Biblėn, qėndrimi i Perėndisė ndaj seksit ėshtė shumė i qartė. Perėndia e ka rezervuar seksin pėr martesėn dhe vetėm pėr martesėn. Ai nuk e bėn kėtė qė ne tė mos jemi tė lumtur, por pėrkundrazi, sepse do tė na mbrojė. Ai do tė na krijojė njė bazė sigurie, qė kur tė hyjmė nė martesė intimiteti i saj tė jetė i sigurt nė dashurinė dhe urtėsinė e Perėndisė.

Kur ne ia besojmė veten Jezu Krishtit, Ai na jep njė dashuri dhe fuqi tė re ēdo ditė. Kėtu gjen pėrmbushje intimiteti qė ne kėrkojmė. Perėndia na jep njė dashuri qė nuk dorėzohet, nuk mbaron me kalimin e viteve dhe ndryshimin e kohėrave. Dashuria e Tij i sjell dy njerėz sė bashku, duke qenė Ai qendra e kėtij bashkimi. Gjatė njė njohjeje, ndėrsa tė dy rriteni sė bashku, jo vetėm shpirtėrisht, por edhe nga ana shoqėrore, mendore dhe emocionale, krijohet mundėsia pėr njė marrėdhėnie intime, tė sinqertė e tė dashur, pėrmbushėse dhe lumturuese! Dhe kur ajo kulminon nė martesė, bashkimi seksual vetėm sa i shton themelit qė ėshtė hedhur.

Ti mund ta pranosh Krishtin qė tani me besim pėrmes lutjes. Lutja ėshtė bisedė me Perėndinė. Perėndia e njeh zemrėn tėnde dhe nuk shikon aq shumė fjalėt sesa qėndrimin e zemrės. Mė poshtė jepet njė lutje e sugjeruar: "Zot Jezus, kam nevojė pėr Ty. Falemnderit qė vdiqe nė kryq pėr mėkatet e mia. Unė e hap derėn e zemrės sime dhe tė pranoj si Zotin dhe Shpėtimtarin tim. Falemnderit qė m'i fale mėkatet dhe mė dhe jetė tė pėrjetshme. Mė ndihmo tė bėhem ashtu si Ti do."

A e shpreh kjo lutje dėshirėn e zemrės tėnde? Nėse po, lutu qė tani. Besimi ndaj Krishtit do tė shėnojė fillimin e njė marrėdhėnieje me Tė qė do tė bėhet mė e ngrohtė sa mė shumė qė e njeh. Dhe kur Ai tė jetė qendra e jetės tėnde, ajo do tė marrė njė pėrmasė tė re - atė shpirtėrore - qė do tė sjellė mė shumė harmoni dhe plotėsi nė gjithė marrėdhėniet e tua.


Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...

Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...

Kam njė pyetje...


Dick Purnell u ka folur studentėve nė mbi 450 universitete dhe qendra studentore. Ai ėshtė autor i 12 librave, duke pėrfshirė Becoming a Friend and Lover (Tė bėhesh shok dhe i dashur) dhe Free to Love Again: Coming to Terms with Sexual Regret (I lirė pėr tė dashur pėrsėri: Kur ndihesh keq pėr tė kaluarėn seksuale).

© 1997 Richard Purnell


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI