studentishqiptar.com
 •  Faqja kryesore >> Ekzistenca >> Ku ėshtė Perėndia?

Ku ėshtė Perėndia?

Dikush mund tė thotė, "mė trego Perėndinė" - po sikur
Perėndia tė jetė Perėndi i padukshėm, Perėndi i fshehur?

I printueshėm nė PDF

Imagjinoni dy njerėz nė njė fletė letre. Kėta njerėz janė dy-dimensionalė, dmth kanė gjatėsi dhe gjerėsi po jo lartėsi; letra ėshtė gjithė bota e tyre. A mund tė tė shikojnė ata ty? Jo. Ata mund tė shohin vetėm atė qė ėshtė nė letėr (nė botėn e tyre). Ata nuk mund ta perceptojnė dot dimensionin e lartėsisė. Tani ta zėmė se ti me gisht prek letrėn. Tani a mund tė tė shohin ata? Ata nuk mund tė tė shohin tė gjithė ty, por mund tė shohin majėn e gishtit tėnd, atė pjesė qė ka hyrė nė botėn e tyre.

Perėndia i fshehur

Kjo ėshtė njė analogji e situatės sonė me Perėndinė. Perėndia ekziston jashtė dimensioneve tona. Ai mund tė ekzistojė jashtė kohės dhe hapėsirės sonė. Prandaj ėshtė e vėshtirė ta "shohim" Atė. Ne jemi si ata njerėzit mbi fletėn e letrės dy-dimensionale. Ne nuk mund ta shohim atė qė ėshtė nė njė dimension tė tretė. Por nė kėtė rast, ne ekzistojmė nė katėr dimensione (lartėsi, gjatėsi, gjerėsi, kohė), dhe Perėndia ekziston pėrtej kėtyre.

Atėherė si mund ta njohim njė Qenie tė tillė? Ashtu si "njerėzit e sheshtė" nė letėr nuk mund tė dinin gjė pėr ty po qe se ti nuk do ta prekje letrėn, edhe ne nuk jemi nė gjendje ta dallojmė Perėndinė nėse Ai nuk na e zbulon veten. Ai duhet tė "prekė letrėn" e botės sonė. Perėndia duhet tė zbresė disa dimensione mė poshtė.

Perėndia i padukshėm i zbuluar

Kur studiojmė historinė e njerėzimit, sidomos historinė e fesė, a shohim ndonjė rast kur Perėndia "ka prekur letrėn" e botė sonė? "Gishti" i Perėndisė e ka prekur botėn tonė nė njė person tė njohur si Jezus Krishti. Jezusi shpalli se ishte Perėndia (Gjoni 8:58, 17:3), tha qė tė shihje Atė ishte tė shikoje Perėndinė (Gjoni 12:45; 14:9), tha qė Ai ishte i vetmi person qė kishte ardhur drejt nga Perėndia nė botėn tonė (Gjoni 3:13), dhe i fali mėkatet e njerėzve, gjė qė vetėm Perėndia mund ta bėjė (Marku 2:5). Shumė pasazhe tė tjera tė Dhiatės sė Re pohojnė hyjninė e Jezusit (Gjoni 1:3,4,18; Hebrenjve 1:1-13; Kolosianėve 1:15-20, 2:9; Filipianėve 2:6). Ai ishte Perėndia qė "u bė mish dhe banoi ndėr ne" (Gjoni 1:14). Ai ėshtė "shembėllimi i dukshėm i Perėndisė sė padukshėm" (Kolosianėve 1:15).

Nėse ne jemi "njerėzit e sheshtė" ka kuptim qė Krijuesi ynė shumė-dimensional, Perėndia, tė hynte nė botėn tonė katėr-dimensionale duke u bėrė qenie njerėzore. Ai e bėri tė njohur veten e Tij tek ne. Por pse duhej ta bėnte kėtė Perėndia?

"Mė trego Perėndinė"

Ėshtė njė histori pėr njė bujk tė vjetėr qė jetonte i vetėm nė njė kasolle. Pranė kasolles sė tij ishte njė plevicė. Njė natė shumė tė ftohtė dimri, disa zogj filluan tė pėrplaseshin nė dritaret e kasolles sė tij tė ngrohtė, duke dashur t'i shpėtonin tė ftohtit tė acartė. Kėshtu qė burri doli jashtė dhe hapi derėn e plevicės. Atje brenda ishte ngrohtė. Ai valėviti krahėt dhe iu thirri zogjve qė tė hynin nė plevicė qė tė shpėtonin. Por ata nuk e kuptuan.

Sa deshi tė ishte zog nė atė moment! Po tė ishte njėri prej tyre, do t'i drejtonte tė tjerėt nė plevicė qė tė shpėtonin e tė mos ngordhnin nga tė ftohtėt. Dhe atėherė bujku i vjetėr e kuptoi pse kishte ardhur Jezusi. Megjithėse ai nuk mund tė bėhej zog, Perėndia mund tė bėhej njeri dhe Ai u bė. "Sepse Perėndia aq e deshi botės sa qė e dha Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė kushdo qė beson nė Tė tė mos humbasė, por tė ketė jetėn e pėrjetshme." (Gjoni 3:16).

Pėr tė mėsuar mė shumė pėr ardhjen e Perėndisė nė botėn tonė, lexoni seksionin e titulluar "Gjoni" nė Bibėl ose nė kėtė site.


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė


P ė r m b a j t j a
Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum
Video





© StudentiShqiptar.com | FAQJA KRYESORE | KREU | NA KONTAKTONI