•  Faqja kryesore >> Dhe Jezusi? >> Kush2

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Kush2

Vini re: ky artikull pason artikullin Kush

I printueshėm nė PDF

Ky ėshtė artikulli i fundit nė njė seri qė filloi me Asgjė, vazhdoi me Diēka, pastaj me Kush. Pikat kryesore qė trajtojnė kėto studime janė:

(1) Absolutisht Asgjėja nuk ka ekzistuar kurrė. Po tė ishte kėshtu, ende do tė kishte Absolutisht Asgjė. Por ekziston Diēka Tjetėr, psh ju.

(2) Meqė Absolutisht Asgjė nuk ka ekzistuar kurrė, gjithmonė ka patur njė kohė kur diēka ka ekzistuar. Kėtė diēka mund ta quajmė Diēkaja e Pėrjetshme. Diēkaja e Pėrjetshme nuk ka as fillim, as fund, s'ka nevoja qė nuk mund t'i plotėsojė vetė, mund tė bėjė ēdo gjė qė mund tė bėhet dhe do tė jetė gjithmonė superior ndaj ēdo gjėje qė ajo sjell nė ekzistencė.

(3) Diēkaja e Pėrjetshme nuk ėshtė makinė, e kontrolluar apo e programuar nga ndonjė forcė jashtė vetes. Dhe Diēkaja e Pėrjetshme nuk sjell gjėra nė ekzistencė nga nevoja, sepse Ajo nuk ka nevoja. Prandaj, nėse Ajo sjell nė ekzistencė Diēka Tjetėr, vendos tė bėjė kėshtu. Kjo do tė thotė se Diēkaja e Pėrjetshme ka njė vullnet; pra ėshtė personale. Prandaj, Diēkaja e Pėrjetshme duhet tė jetė nė tė vėrtetė Dikush (ose mė shumė se njė Dikush) i Pėrjetshėm.


Duke vazhduar, ēfarė mund tė kuptojmė tjetėr pėr Dikushin e Pėrjetshėm, pėrtej asaj qė ėshtė thėnė deri tani? (Do t'i referohemi me Ai, por gjinia nuk po diskutohet kėtu.)

Meqenėse Dikushi i Pėrjetshėm nuk ka nevoja qė nuk mund t'i plotėsojė Vetė, Ai mund tė ekzistojė pa ndonjė lloj mjedisi, sepse Ai ekzistonte kur nuk kishte asgjė tjetėr veē Tij. Ēdo mjedis do tė ishte jashtė Tij, dhe prandaj do tė duhej tė sillej nė ekzistencė. Por gjithēka qė ekziston ėshtė Ai.

Ka tė ngjarė, pra, qė Dikushi i Pėrjetshėm tė jetė transendent, qė do tė thotė se Ai mund tė ekzistojė jashtė kohės dhe hapėsirės, sepse Ai nuk kushtėzohet nga asnjėra. Ai ka ekzistuar pėrjetėsisht, prandaj ėshtė jashtė kohės. Dhe Ai ekziston pa patur nevojė pėr ndonjė mjedis, duke qenė kėshtu jashtė hapėsirės.

Duke qenė transendent ndaj kohės dhe hapėsirės, ėshtė e mundur qė Dikushi i Pėrjetshėm tė jetė i padukshėm. Vetėm diēka qė zė hapėsirė ėshtė e dukshme. Nėse diēka ėshtė jashtė hapėsirės, si mund tė shikohet? Kėshtu, Dikushi i Pėrjetshėm ėshtė e mundur tė jetė i padukshėm dhe mund tė ekzistojė pa patur nevojė pėr trup apo formė.

Pėr hir tė diskutimit le tė themi se Dikushi i Pėrjetshėm vendos tė sjellė nė ekzistencė Diēka Tjetėr - ose mė mirė, Dikė Tjetėr. Dikushi i Pėrjetshėm zgjedh tė sjellė nė ekzistencė Dikė Tjetėr qė ėshtė si Ai nė disa aspekte. Si Ai, Dikushi Tjetėr do tė ketė vetėdije, qė ėshtė njė aspekt i domosdoshėm i tė paturit vullnet. Pra, Dikush Tjetėr ėshtė njė person dhe ka njė vullnet.


Ē'mund tė themi tjetėr pėr kėtė Dikė Tjetėr? A do tė jetė ai jashtė kohės? Jo, Dikush Tjetėr nuk do tė kishte ekzistuar pėrjetėsisht. Dikushi Tjetėr do tė kishte njė fillim dhe kėshtu do tė ishte i kufizuar nga koha.

Mbani mend se ēdo gjė qė Dikushi i Pėrjetshėm sjell nė ekzistencė do tė jetė inferior nė lidhje me Tė nė kohė dhe hapėsirė. Kjo ėshtė e pashmangshme. Prandaj edhe nėse Dikushi Tjetėr do tė ekzistojė pėrgjithmonė nė tė ardhmen, ai ende do tė kishte njė fillim nė kohė. Nė tė vėrtetė, koha e tij do tė binte brenda kohės [infinite] tė Dikushit tė Pėrjetshėm.

Po nė lidhje me hapėsirėn? Do tė ishte Dikushi Tjetėr i kufizuar nga hapėsira? Po. Vetėm Dikushi i Pėrjetshėm mund ekzistojė pa ndonjė lloj mjedisi. Dikushi Tjetėr do tė kishte nevojė pėr njė mjedis nė tė cilin tė ekzistojė, por ēfarė? Mendoni pėr hapėsirėn si pėr kohėn. Dikushi Tjetėr ekziston brenda kohės sė Dikushit tė Pėrjetshėm. Nė njė mėnyrė tė ngjashme, Dikushi Tjetėr do tė ekzistojė brenda "hapėsirės" sė Dikushit tė Pėrjetshėm.

Dikushi i Pėrjetshėm e tejkalon hapėsirėn. Kėshtu siē ėshtė kudo nė kohė, Ai ėshtė kudo nė hapėsirė. Prandaj kur Dikush Tjetėr sillet nė ekzistencė, ai do tė ekzistojė brenda kohės dhe hapėsirės sė Dikushit tė Pėrjetshėm. Dikushi i Pėrjetshėm ėshtė mjedisi brenda tė cilit Dikushi Tjetėr do tė ekzistojė! Pra, tani kemi Dikė Tjetėr, dhe Dikushi i Pėrjetshėm ekziston rreth e rrotull tij. Por ka njė problem. Ai nuk mund ta shohė Dikushin e Pėrjetshėm, sepse Dikushi i Pėrjetshėm e tejkalon hapėsirėn. Ai nuk zė njė pjesė tė hapėsirės sepse Ai ėshtė gjithė hapėsira. Pėr ta parė Atė duhet tė shikosh gjithė kohėn dhe hapėsirėn. E pamundur.

Pra Dikush Tjetėr nuk mund ta dallojė Dikushin e Pėrjetshėm. Atėherė ēfarė duhet tė bėjė Dikushi i Pėrjetshėm do nėse Ai do tė dallohet nga Dikush Tjetėr? Ai duhet tė "shfaqet." Njėfarė "kufizimi" nė kohė dhe hapėsirė ėshtė i domosdoshėm. Ėshtė e mundur kjo? Po.


Mbani mend, Dikushi i Pėrjetshėm mund tė bėjė ēdo gjė qė mund tė bėhet. Do tė ishte e mundur pėr Tė qė ta bėnte veten tė dallueshėm nga Dikush Tjetėr, domethėnė tė "shfaqej." Si?

Ne e dallojmė praninė e njė tjetri nė botėn tonė nėpėrmjet tė parit, tė nuhaturit, prekjes, shijimit, dėgjimit. Nėse Dikushi i Pėrjetshėm do t'i jepte Dikujt Tjetėr aftėsinė pėr tė parė ose dėgjuar, pėr shembull, atėherė Dikushi i Pėrjetshėm mund (1) tė shfaqej nė njė formė tė dukshme, (2) t'i fliste Dikujt Tjetėr, ose (3) t'i bėnte tė dyja. Kėto do tė ishin mėnyra pėr t'u shfaqur nė mėnyrė qė Dikushi i Pėrjetshėm tė mund tė dallohet nga Dikushi Tjetėr.

Mbani mend, Dikush Tjetėr ėshtė sjellė nė ekzistencė. Kėshtu Dikushi Tjetėr ėshtė i kufizuar nga koha dhe hapėsira. Ēfarėdo qė tė jetė struktura apo natyra e tij, ai do tė jetė i dallueshėm nė kohė dhe hapėsirė. Prandaj, Dikushit tė Pėrjetshėm i duhet vetėm tė marrė ēfarėdo forme qė i ka dhėnė Dikushit Tjetėr qė tė bėhet i dallueshėm pėr tė.

Por ka njė pyetje: nėse Dikushi i Pėrjetshėm "kufizohet" brenda hapėsirės dhe kohės me qėllim qė tė dallohet, a ėshtė kjo gjithēka e Dikushit tė Pėrjetshėm? Jo! Ai ėshtė mė shumė sesa mund tė bėjė tė njohur. Megjithėse Ai mund tė zbulojė shumė pėr Veten, edhe tė gjithė Veten-domethėnė Veten nė transendencėn e Tij - nuk mund tė njihet apo kuptohet plotėsisht nga Dikush Tjetėr.


Pėr "koincidencė" skenari i pėrshkruar mė sipėr ėshtė saktėsisht ai qė shohim nė Bibėl. Ne jemi si Dikushi Tjetėr. Ne jemi tė kufizuar nga koha dhe hapėsira. Perėndia ėshtė Dikushi i Pėrjetshėm. Dhe Ai shfaqet nė personin e Jezu Krishtit. Pėr mė tepėr shikoni poshtė...

Perėndia ėshtė Dikushi i Pėrjetshėm. Ai ka ekzistuar dhe do tė vazhdojė tė ekzistojė gjithmonė.

Para se tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia. (Psalmi 90:2)

Nuk e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarėsia e tij ėshtė e panjohshme. (Isaia 40:28)

Kėshtu thotė Zoti, mbreti i Izraelit dhe ēliruesi i tij, Zoti i ushtrive: "Unė jam i pari dhe jam i fundit, dhe pėrveē meje nuk ka Perėndi. (Isaia 44:6)

Jezusi u tha atyre: "Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė unė po ju them: para se tė kishte lindur Abrahami, unė jam. (Gjoni 8:58)

Krishti ėshtė i njėjtė dje, sot e pėrjetė. (Hebrenjve 13:8)

"Unė jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi", thotė Zoti "qė ėshtė dhe qė ishte dhe qė vjen, i Plotfuqishmi. (Zbulesa 1:8)

Perėndia ėshtė i padukshėm.

Askush s'e pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t'Et, ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur. (Gjoni 1:18)

Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet t'a adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn". (Gjoni 4:24)

Dhe Mbretit tė amshuar, tė pavdekshmit, tė padukshmit, tė vetmit Perėndi tė ditur, i qoftė nder e lavdi nė shekuj tė shekujve. Amen. (1 Timoteut 1:17)

... qė, nė kohėn e caktuar, do ta tregojė i lumi e i vetmi sundimtar, Mbreti i mbretėrve dhe Zot i zotėrve, ai qė i vetmi e ka pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė nderi dhe pushteti i pėrjetshėm. Amen. (1 Timoteut 6:15-16)

Nė njė kuptim, ne ekzistojmė brenda Perėndisė sepse Perėndia ėshtė kudo, megjithatė Perėndia ėshtė i dallueshėm nga ne.

Ku do tė mund tė shkoja larg Frymės sate, ose ku do tė mund tė ikja larg pranisė sate? (Psalmi 139:7)

Perėndia qė bėri botėn dhe tė gjitha gjėrat qė janė nė tė, duke qenė Zot i qiellit dhe i tokės, nuk banon nė tempuj tė bėrė nga duart e njeriut, dhe as shėrbehet nga duart e njerėzve, sikur tė kishte nevojė pėr ndonjė gjė, sepse ai u jep tė gjithėve jetė, hukatje dhe ēdo gjė; dhe ai ka bėrė nga njė gjak i vetėm tė gjitha racat e njerėzve, qė tė banojnė nė mbarė faqen e dheut, dhe caktoi kohėrat me radhė dhe caqet e banimit tė tyre, qė tė kėrkojnė Zotin, mbase mund ta gjejnė duke prekur, ndonėse ai nuk ėshtė larg nga secili prej nesh. Sepse nė tė ne jetojmė, lėvizim dhe jemi, sikurse kanė thėnė edhe disa nga poetėt tuaj: "Sepse jemi edhe ne pasardhės tė tij". (Vep 17:24-28)

Perėndia mund tė bėjė ēdo gjė qė mund tė bėhet.

A ka vallė diēka qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr Zotin? (Zanafilla 18:14)

Por Perėndia ynė ėshtė nė qiejtė dhe bėn tėrė ato qė i pėlqejnė. (Psalmi 115:3)

[Unė] ... shpall fundin qė nė fillim, dhe shumė kohė mė parė gjėrat qė ende nuk janė bėrė, duke thėnė: "Plani im do tė realizohet dhe do tė bėj gjithēka mė pėlqen", (Isaia 46:10)

Dhe Jezusi duke pėrqėndruar shikimin mbi ata tha: "Pėr njerėzit kjo ėshtė e pamundur, por pėr Perėndinė ēdo gjė ėshtė e mundur". (Mateu 19:26)

...sepse me Perėndinė asgjė s'ėshtė e pamundshme". (Luka 1:37)

Ėshtė mundur qė Perėndia to "kufizohet" nė hapėsirė dhe kohė. Ai mund ta zbulojė Veten duke marrė formė njerėzore.

Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi. (Gjoni 1:1)

Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė. (Gjoni 1:14)

Atė qė ishte nga fillimi, atė qė dėgjuam, atė qė pamė me sytė tanė, atė qė vėshtruam dhe qė duart tona e prekėn lidhur me Fjalėn e jetės (dhe jeta u shfaq dhe ne e pamė e dėshmojmė pėr tė, dhe ju shpallim jetėn e pėrjetshme qė ishte pranė Atit dhe qė na u shfaq neve), (1 Gjonit 1:1-2)

Ai ėshtė shėmbėllesa e Perėndisė sė padukshėm, i parėlinduri i ēdo krijese, sepse nė tė u krijuan tė gjitha gjėrat, ato qė janė nė qiejt dhe ato mbi dhe, gjėrat qė duken dhe ato qė nuk duken: frone, zotėrime, principata dhe pushtete; tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė tij dhe nė lidhje me tė. (Kol 1:15-16)

Ai, duke qenė shkėlqimi i lavdisė sė tij dhe vula e qenies sė tij dhe duke i mbajtur tė gjitha me fjalėn e fuqisė sė tij, mbasi e bėri vetė pastrimin nga mėkatet tona, u ul nė tė djathtėn e Madhėrisė nė vendet e larta. (Hebrenjve 1:3)

Kini nė ju po atė ndjenjė qė ishte nė Jezu Krishtin, i cili, edhe pse ishte nė trajtė Perėndie, nuk e ēmoi si njė gjė ku tė mbahej fort pėr tė qenė barabar me Perėndinė, por e zbrazi veten e tij, duke marrė trajtė shėrbėtori, e u bė i ngjashėm me njerėzit; dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme posi njeri, e pėruli vetveten duke u bėrė i bindur deri nė vdekje, deri nė vdekje tė kryqit. (Filipianėve 2:5-8)

Kur Perėndia shfaqet, ajo qė shohim nuk ėshtė gjithēka e Tij, por prapė ėshtė Ai.

Ju keni dėgjuar qė ju thashė: "Unė po shkoj dhe do tė kthehem te ju". Po tė mė donit, do tė gėzoheshit sepse unė thashė: "Po shkoj tek Ati"; sepse Ati ėshtė mė i madh se unė. (Gjoni 14:28)

Jezusi i tha: "Ka kaq kohė qė unė jam me ju dhe ti nuk mė ke njohur akoma, o Filip? Kush mė ka parė mua, ka parė Atin; Si vallė po thua: "Na e trego Atin?". (Gjoni 14:9)

Unė dhe Ati jemi njė". (Gjoni 10:30)


Do tė donit ta njihnit kėtė Perėndi? Nėse po, ja si...


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI