•  Faqja kryesore >> Pėrjetimi >> Paqe e mendjes nė njė botė tė paqėndrueshme

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Paqe e mendjes nė njė
botė tė paqėndrueshme

Gjetja e paqes sė brendshme: Nė kohė tė pasigurta, si mund tė
kesh paqe tė mendjes nė vend tė shqetėsimit dhe ankthit

I printueshėm nė PDF

Pavarėsisht se ēfarė ndodh nė botė apo nė jetėn tonė individuale, a ka ndonjė vend ku mund tė shkosh pėr stabilitet? A mund ta shikojmė tė ardhmen me shpresė, pavarėsisht nga rrethanat? Nė kėto kohė studentėt po e shohin vlerėn e Perėndisė si konstanten e tyre. Bota rreth nesh ndryshon vazhdimisht, por Perėndia nuk ndryshon. Ai ėshtė i qėndrueshėm, i besueshėm. Ai thotė, "A ka vallė ndonjė Perėndi pėrveē meje? Jo, nuk ka asnjė shkėmb tjetėr; nuk njoh tė tillė. Sepse unė, Zoti, nuk ndryshoj."1 Perėndia ėshtė gjithmonė atje. Ai ėshtė besnik. Ai ėshtė "i njėjti dje, sot, dhe pėrjetė."2 Dhe Perėndia mund ta bėjė veten e Tij tė njohur, duke na dhėnė paqe nė mendje dhe nė zemėr nėpėrmjet pranisė sė Tij.

Ėshtė e mundur paqja e brendshme?

Heather, njė studente e sapodiplomuar e Stanford-it u shpreh kėshtu: "Tė jesh nė njė marrėdhėnie tė vėrtetė me Perėndinė ėshtė njė realitet i bukur dhe emocionues i pėrditshėm. Ėshtė njė 'shoqėri kozmike' qė nuk do ta ndėrroja me gjithė botėn. Unė njihem nė njė mėnyrė tė thellė dhe duhem nė njė mėnyrė qė vetėm mund tė shpresoj ta komunikoj nė mėnyrė tė mjaftueshme."

Studenti Stiv Sojer, njė hemofilik, zbuloi se kishte marrė HIV nga njė transfuzion gjaku. Nė fillim ai u dėshpėrua shumė dhe fajėsoi Perėndinė. Pastaj Stivi e kėrkoi Perėndinė. Rezultati: vitet e fundit tė jetės sė tij, Stiv udhėtoi nė shumė qendra studentore (duke duruar shumė dhimbje) vetėm pėr t'iu treguar moshatarėve tė tij se si mund ta njihnin Perėndinė dhe tė pėrjetonin paqen qė ai kishte pėrjetuar duke e njohur Atė. Jezusi tha, "Unė po ju lė paqen, po ju jap paqen time; unė po jua jap, po jo si e jep bota. Zemra juaj mo u trondittė dhe mos u frikėsoftė. Nė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr; unė e munda botėn."3

Edhe studentė tė tjerė kanė mėsuar ashtu si Stivi, se ēfarėdo qė tė ndodhė nė kėtė jetė, nuk ėshtė "fundi i botės"--sepse kjo botė nuk ėshtė fundi.

Perėndia i llogoreve

Tė gjithė e dimė se shumė njerėz presin derisa vijnė vėshtirėsi vėrtet tė mėdha pėr t'u kthyer te Perėndia. Njė kapelan ushtarak nga Lufta e Dytė Botėrore tha "Nuk ka ateistė nė llogore." Kur jeta shkon vaj njerėzit mendojnė se s'kanė nevojė pėr Perėndinė. Por ky qėndrim ndryshon kur gjėrat ngatėrrohen, kur e kuptojmė se jemi nė llogore.

Kerina, njė studente nė Virxhinia, tregon pėr rrugėn e saj pėr tek Perėndia: "Mendoja se isha e krishterė sepse shkoja nė kishė ēdo tė diel, por s'kisha asnjė ide se si ishte Perėndia. Viti i fundit nė shkollė tė mesme ishte pak a shumė si tre tė tjerėt. Pjesėn mė tė madhe tė kohės isha e dehur, nė qejf ose duke kėrkuar dikė qė tė mė donte. Po vdisja pėrbrenda dhe s'kisha fare kontroll mbi jetėn time. Kur kuptova se sa shumė doja qė jeta ime tė merrte fund, kuptova qė kur tė shkoja nė universitet duhej tė gjeja njė shpresė. Nė atė kohė i kėrkova Perėndisė tė vinte nė jetėn time. Ai mė ka treguar dashuri, siguri, falje, mbėshtetje, ngushėllim, pranim dhe njė qėllim pėr tė jetuar. Ai ėshtė forca ime, dhe po tė mos ishte pėr Tė nuk do tė isha sot kėtu."

Kush e di ēfarė do tė ndodhė nė mijėvjeēarin e ri? Shumė studentė mund tė ndihen si nė njė llogore. Jeta mund tė jetė luftė. Paqja jonė e mendjes mund tė tronditet shumė. Nė ato momente kur vėshtirėsitė janė tė mėdha, ne shpesh kujtohemi pėr Perėndinė. S'ka problem, sepse Perėndia, i pandryshueshmi, ėshtė atje dhe dėshiron tė pėrfshihet nė jetėn tonė. Ai thotė, "Unė, po unė, jam Zoti; dhe nuk ka asnjė shpėtimtar tjetėr. Kthehuni tek unė dhe shpėtohuni...sepse unė jam Perėndia, dhe nuk ka asnjė tjetėr."4

Po, Perėndia mund tė mendohet si "patericė," por ka tė ngjarė qė Ai tė jetė e vetmja "patericė" e vėrtetė.

Llogoret e padukshme

Disa njerėz, megjithatė, kthehen tek Perėndia edhe kur gjėrat duken se po shkojnė mirė. Xhoni, njė student nė Teksas, tha: "Nga viti i fundit kisha arritur ēdo gjė pėr tė cilėn njerėzit mė thoshin se do tė mė bėnte tė ndihesha i plotėsuar -role udhėheqėse nė organizatat e qendrės studentore, mbrėmje argėtuese, nota tė mira, shoqėri me vajza tėrheqėse. Ēdo gjė qė doja tė bėja dhe tė arrija gjatė kohės sė universitetit ndodhi-dhe prapė nuk ndihesha i plotėsuar. Diēka ende mungonte dhe nuk kisha ku tė shkoja tjetėr. Patjetėr qė askush nuk e dinte si po ndihesha--nga jashtė nuk e tregoja."

Edhe kur gjėrat duket se shkojnė mirė, jeta prapė mund tė nxjerrė njė llogore--njė llogore tė brendshme qė ėshtė e padukshme pėr syrin, por ndihet nė zemėr. Beki, njė studente nė Illinois, e pėrshkroi kėshtu kėtė fenomen: "Sa herė ke menduar se po ta kishe atė veshje, ose atė tė dashur, ose po tė shkoje nė filan vend, atėherė jeta jote do tė ishte e lumtur dhe e plotė? Dhe sa herė e ke blerė atė veshje, ose ke dalė me atė djalė, ose ke vizituar atė vend dhe je larguar qė andej duke u ndjerė mė bosh sesa nė fillim?"

Ne nuk kemi nevojė pėr dėshtime apo tragjedi pėr t'i ndjerė llogoret. Shumicėn e rasteve mungesa e paqes vjen nga mungesa e Perėndisė nė jetėn tonė. Beki tregon pėr atė qė ndodhi pasi e njohu Perėndinė, "Qė atėherė kam pasur shumė luftėra dhe ndryshime nė jetė, por ēdo gjė qė bėj merr njė perspektivė tė re kur e di se kam njė Perėndi tė dashur dhe tė pėrjetshėm pėrkrah. Unė besoj se s'ka asgjė qė unė dhe Perėndia s'mund ta pėrballojmė sė bashku --dhe sa pėr pėrmbushjen qė e kam kėrkuar aq shumė, mė nė fund e kam gjetur."

Me pėrfshirjen e Perėndisė nė jetėt tona ne mund tė rrimė tė qetė. Duke e njohur Perėndinė dhe duke dėgjuar atė qė Ai thotė nė Bibėl, do tė kemi paqe tė brendshme nė jetėn tonė. Ne e shohim jetėn nga kėndvėshtrimi i Tij, tė vetėdijshėm pėr besnikėrinė dhe aftėsinė e Tij pėr t'u kujdesur pėr ne. Prandaj, pavarėsisht se ēfarė sjell mijėvjeēari i ri, ne mund ta vendosim shpresėn nė Perėndinė si tė pandryshueshmin tonė. Ai po pret ta tregojė Veten nė jetėn tonė nėse ne do tė kthehemi tek Ai dhe do ta kėrkojmė.

Paqja e vėrtetė e brendshme - Ndėrtimi nė Shkėmb

A po ndėrtoni mbi diēka nė jetėn tuaj? E besoni apo jo, ēdo person po ndėrton mbi diēka. Secili prej nesh e ka njė themel, diēka nė tė cilėn ka vendosur shpresėn dhe besimin. Ndoshta ėshtė vetvetja--"Unė e di qė mund ta bėj jetėn time tė suksesshme nėse punoj sa duhet." Ose njė mėnyrė jetese--"Nėse mund tė fitoj mjaft para, jeta do tė jetė e mrekullueshme." Ose madje edhe njė periudhė kohe--"Mijėvjeēari i ri do t'i ndryshojė gjėrat."

Perėndia ka njė kėndvėshtrim tjetėr. Ai thotė se vetja jonė ėshtė themel i dobėt pėr tė vendosur shpresėn dhe besimin dhe po ashtu edhe njerėzit e tjerė, ose ēdo gjė tjetėr qė kjo botė ofron. Ai do qė ne t'i besojmė Atij. Ai thotė, " Prandaj, ai qė i dėgjon kėto fjalė tė mia dhe i vė nė praktikė, mund tė krahasohet prej meje me njė njeri tė zgjuar, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi shkėmb. Ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; por ajo nuk u shemb, sepse ishte themeluar mbi shkėmb. Pėrkundrazi ai qė i dėgjon kėto fjalė dhe nuk i vė nė praktikė, do tė krahasohet me njė njeri budalla, qė e ka ndėrtuar shtėpinė e tij mbi rėrė. Mė pas ra shiu, erdhi pėrmbytja, frynė erėrat dhe u pėrplasėn mbi atė shtėpi; ajo u shemb dhe rrėnimi i saj qe i madh."5

Ėshtė gjė e menēur ta pėrfshish Perėndinė nė jetė pėr ato kohė kur vijnė katastrofat. Por qėllimi i Perėndisė ėshtė qė ne tė kemi njė jetė me bollėk pavarėsisht nga rrethanat. Ai dėshiron tė ketė njė ndikim pozitiv nė ēdo fushė tė jetės sonė. Kur mbėshtetemi mbi Tė dhe Fjalėn e Tij, ne ndėrtojmė mbi Shkėmb.

Paqja pėrfundimtare e mendjes

Disa njerėz do tė ndiheshin tė sigurt po tė ishin bijtė e njė multi-milioneri, ose po ta dinin qė mund tė merrnin me lehtėsi nota tė mira. Nė njė marrėdhėnie me Perėndinė ka siguri edhe mė tė madhe.

Perėndia ėshtė i fuqishėm. Ndryshe nga ne, Perėndia e di ēfarė do tė ndodhė nesėr, javėn tjetėr, vitin tjetėr, dekadėn tjetėr. Ai thotė, "Unė jam Perėndia, dhe s'ka asnjė si unė, qė e shpall fundin qė nė fillim."6 Ai e di ēfarė do tė ndodhė nė mijėvjeēarin e ri. Mė e rėndėsishmja, Ai e di ēfarė do tė ndodhė nė jetėn tėnde dhe do tė jetė atje kur ajo tė ndodhė, nėse ti ke zgjedhur ta pėrfshish Atė nė jetėn tėnde. Ai na thotė se Ai mund tė jetė "njė strehė dhe njė forcė, njė ndihmė gjithnjė e gatshme nė fatkeqėsi."7 Por ne duhet tė bėjmė pėrpjekje tė sinqerta pėr ta kėrkuar Atė. Ai thotė, "Ju do tė mė kėrkoni dhe do tė mė gjeni, kur tė mė kėrkoni me tė gjithė zemrėn tuaj."8

Kjo nuk do tė thotė se ata qė e njohin Perėndinė nuk do tė kalojnė kohė tė vėshtira. Por ka njė paqe dhe njė forcė qė e jep prania e Perėndisė. Njė ndjekės i Jezu Krishtit e shprehu kėshtu kėtė: "Ne jemi tė shtrėnguar nė ēdo mėnyrė, por jo tė ngushtuar deri nė fund; jemi ndėrdyshas, po jo tė dėshpėruar; jemi tė pėrndjekur, por jo tė braktisur; tė rrėzuar, por jo tė shkatėrruar."9 Realiteti na thotė qė ne do tė ndeshim probleme. Megjithatė, nėse i kalojmė ato nė njė marrėdhėnie me Perėndinė, ne mund tė reagojmė ndaj tyre me njė kėndvėshtrim tė ndryshėm dhe me njė forcė qė nuk ėshtė e jona. Asnjė problem nuk ėshtė i pakapėrcyeshėm pėr Perėndinė. Ai ėshtė mė i madh se gjithė problemet qė mund tė na godasin ne, dhe ne nuk jemi lėnė vetėm pėr t'u marrė me to.

Perėndia merakoset pėr ne. Fuqia e madhe e Perėndisė, e cila mund tė shfaqet nė jetėn tonė, shoqėrohet me dashurinė e Tij tė thellė. Mijėvjeēari i ri mund tė jetė njė kohė paqeje botėrore qė kurrė nuk ėshtė parė mė parė, ose ndoshta do tė ketė mė shumė urrejtje dhe dhunė etnike, mė shumė divorce, etj. Nė secilin rast, askush nuk do tė na dojė mė shumė se sa Perėndia. Askush nuk do tė merakoset pėr ne sa ē'mund tė merakoset Perėndia. Fjala e Tij na thotė, "Zoti ėshtė i mirė, ėshtė njė fortesė nė kohėn e fatkeqėsisė. Ai i njeh ata qė kėrkojnė strehė tek Ai."10 "Dhe gjithė merakun tuaj hidheni mbi Tė sepse Ai merakoset pėr ju."11 Dhe, "Zoti ėshtė i mirė me tė gjithė dhe plot dhembshuri pėr tė gjitha veprat e Tij. Zoti ėshtė pranė tė gjithė atyre qė e kėrkojnė, pranė gjithė atyre qė e kėrkojnė nė tė vėrtetė. Ai kėnaq dėshirėn e atyre qė kanė frikė prej Tij; dėgjon britmėn dhe i shpėton."12

Jezu Krishti iu tha ndjekėsve tė tij kėto fjalė ngushėlluese: "A nuk shiten vallė dy harabela pėr njė aspėr? Dhe, megjithatė asnjėri prej tyre nuk bie nė tokė pa dashjen e Atit tuaj. Sa pėr ju, madje edhe tė gjitha fijet e flokėve tė kokės suaj janė tė numėruara. Mos kini frikė, pra; ju vleni mė tepėr se shumė harabela."13 Nėse ktheheni tek Perėndia, ai do tė kujdeset pėr ju si askush tjetėr, dhe nė njė mėnyrė qė askush tjetėr nuk mund ta bėjė.

Paqe e mendjes nėpėrmjet Perėndisė

Ne nuk kemi asnjė ide se ēfarė do tė sjellė mijėvjeēari i ri. Nėse sjell kohė tė vėshtira, Perėndia do tė jetė atje pėr ne. Nėse sjell kohė tė mira, ne pėrsėri do tė kemi nevojė pėr Perėndinė qė tė mbushė atė boshllėkun e brendshėm qė kemi dhe t'iu japė jetėve tona kuptim.

Nė fund tė fundit, ēfarė ka mė shumė rėndėsi? Ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė qė ne tė mos jemi tė ndarė nga Perėndia. A e njohim ne Perėndinė? A na njeh Ai ne? A e kemi nxjerrė jashtė nga jetėt tona? Apo e kemi ftuar nė to? Nėpėrmjet njohjes sė Tij, Ai prodhon nė ne njė kėndvėshtrim tė ndryshuar dhe na jep shpresė. Nėpėrmjet marrėdhėnies me Tė ne mund tė kemi paqe nė mes tė ēdo rrethane.

Pse duhet qė Perėndia tė jetė nė qendėr tė jetės sonė? Sepse nuk ka paqe ose shpresė tė vėrtetė pa njohjen e Tij. Ai ėshtė Perėndia dhe ne nuk jemi. Ai nuk mbėshtetet mbi ne, por ne duhet tė mbėshtetemi tek Ai. Ai na krijoi pėr tė pasur nevojė pėr praninė e Tij nė jetėn tonė. Ne mund tė pėrpiqemi ta bėjmė jetėn tė funksionojė pa Tė, por do tė jetė e kotė.

Perėndia dėshiron qė ne ta kėrkojmė Atė. Ai dėshiron qė ne ta njohim dhe ta pėrfshijmė nė jetėt tona. Por ka njė problem: ne tė gjithė e kemi nxjerrė jashtė Atė. Bibla e pėrshkruan kėtė kėshtu: "Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet."14 Ne tė gjithė jemi pėrpjekur tė jetojmė pa Perėndinė. Kjo ėshtė ajo qė Bibla e quan "mėkat."

Heather, qė u citua edhe mė parė, thotė nė lidhje me mėkatin: "Kur hyra nė Stanford, nuk isha e krishterė. Bota shtrihej te kėmbėt e mia, duke pritur tė revolucionarizohej. Merrja pjesė nė takime politike, ndiqja leksione mbi racizmin dhe drejtėsinė sociale, dhe e zhyta veten nė qendrėn e shėrbimit tė komunitetit. Besoja nė fuqinė brenda meje pėr tė sjellė njė ndryshim tė dukshėm nė botė. Ndihmoja fėmijėt pa tė drejta tė shkollės fillore; drejtoja kampin ditor nė njė shtėpi pėr tė pastrehėt; mblidhja ushqimet qė mbeteshin pėr tė ushqyer tė uriturit. Megjithatė, sa mė shumė pėrpiqesha tė ndryshoja botėn, aq mė shumė dekurajohesha. Ndesha burokraci, apati, dhe...mėkat. Fillova tė mendoj se ndoshta natyra njerėzore kishte nevojė pėr njė remont kapital (rregullim tė plotė)."

Paqja e vėrtetė = Paqe me Perėndinė

Kohėt qė ndryshojnė dhe teknologjia e pėrmirėsuar nuk kanė edhe aq rėndėsi nė tablonė e madhe tė gjėrave. Pse? Sepse problemi ynė kryesor si njerėz ėshtė qė ne e kemi larguar veten nga Perėndia. Problemet tona mė tė mėdha nuk janė fizike, por shpirtėrore. Perėndia e di kėtė, prandaj siguroi njė zgjidhje pėr ndarjen tonė prej Tij. Ai krijoi njė rrugė qė ne tė kthehemi tek Ai...nėpėrmjet Jezu Krishtit.

Bibla thotė qė, "Perėndia aq shumė e deshi botėn, saqė e dha Birin e Tij tė vetėmlindurin, qė kushdo qė beson nė Tė tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme."15 Jezu Krishti u kryqėzua (njė formė e lashtė ekzekutimi) pėr mėkatet tona, nė vendin tonė. Ai vdiq, u varros dhe u ringjall nga tė vdekurit. Pėr shkak tė vdekjes sė Tij flijuese, ne mund tė vijmė nė njė marrėdhėnie me Perėndinė--"Atyre qė e pranuan, Ai u dha pushtetin tė bėhen fėmijė tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e Tij."16

Ėshtė kaq e thjeshtė: Perėndia dėshiron tė jetė nė njė marrėdhėnie tė pėrsosur me ne--prandaj Ai e bėri atė marrėdhėnie tė mundur nėpėrmjet Jezusit. Pra, tani mbetet nė dorėn tonė tė kėrkojmė Perėndinė dhe ta ftojmė Atė nė jetėn tonė. Shumica e njerėzve e bėjnė kėtė nėpėrmjet lutjes. Lutje do tė thotė tė flasėsh hapur me Perėndinė. Qė tani mund t'i drejtohesh Perėndisė duke i thėnė Atij diēka tė tillė me sinqeritet: "Perėndi, unė dua tė tė njoh. Deri tani nuk tė kam lejuar nė jetėn time, por dua qė kjo tė ndryshojė. Dua tė pėrfitoj nga zgjidhja Jote pėr ndarjen time nga Ti. Unė mbėshtetem nė vdekjen e Jezusit nė vendin tim qė unė tė jem i falur dhe i pajtuar me Ty. Dua qė Ti tė pėrfshihesh nė jetėn time qė nga kjo ditė e tutje."

A e ke ftuar me sinqeritet Perėndinė nė jetėn tėnde? Vetėm ti dhe Ai mund ta dini me siguri kėtė. Nėse po, ti mund tė presėsh shumė gjėra tė mira. Perėndia premton ta bėjė jetėn tėnde tė tashme njė jetė me bollėk pėr shkak tė marrėdhėnies tėnde me Tė.17 Ai premton tė banojė nė ty.18 Dhe Ai tė jep jetėn e pėrjetshme.19

Melisa, njė studente nė New England, thotė nė lidhje me Perėndinė: "Nėna u nda nga babai kur unė isha shumė e vogėl dhe nuk e kuptoja ē'po ndodhte. Dija vetėm qė babai nuk vinte mė nė shtėpi. Njė ditė shkova pėr vizitė nga gjyshja dhe i thashė asaj qė nuk e kuptoja pse babai duhej tė mė lėndonte dhe pastaj tė largohej. Ajo mė pėrqafoi dhe mė tha qė ishte dikush qė nuk do tė mė braktiste kurrė, dhe ai dikush ishte Jezusi. Ajo citoi Hebrenjtė 13:5 dhe Psalmin 68:5 qė thonė 'Kurrė nuk do tė tė lė, kurrė nuk do tė tė braktis' dhe 'Ai do tė jetė njė baba pėr jetimin.' Unė u gėzova shumė qė Perėndia donte tė ishte babai im."

Ēfarėdo qė tė ndodhė nė botėn rreth teje, mund tė kesh paqe nė mendje duke ditur qė Perėndia mund tė jetė atje pėr ty. Ēfarėdo qė mijėvjeēari i ri tė sjellė, ti mund tė kesh Perėndinė si tė pandryshueshmin tėnd.

Pėr t'u rritur nė njohjen e Perėndisė dhe tė dashurisė sė Tij pėr ty, lexo ungjillin sipas Gjonit nė Bibėl. Nėse ke pyetje pėr ndonjė nga ēėshtjet e ngritura nė kėtė artikull, tė lutem na kontakto.


Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...

Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...

Kam njė pyetje...


(1) Isaia 44:8 dhe Malakia 3:6 nė Bibėl
(2) Hebrenjve 13:8
(3) Gjoni 14:27 dhe 16:33
(4) Isaia 43:11 dhe Isaia 45:22
(5) Mateu 7:24-27
(6) Isaia 46:9-10
(7) Psalmi 46:1
(8) Jeremia 29:13
(9) 2 Korintasve 4:8-9
(10) Nahumi 1:7
(11) 1 Pjetrit 5:7
(12) Psalmi 145:17-19
(13) Mateu 10:29-31
(14) Isaia 53:6a
(15) Gjoni 3:16
(16) Gjoni 1:12
(17) Gjoni 10:10
(18) Gjoni 14:23
(19) 1 Gjoni 5:11-13

Copyright 1999 Instituti Jeta e Re


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI