•  Faqja kryesore >> Pėrjetimi >> Burimi i njė jete tė ndryshuar

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Burimi i njė jete tė ndryshuar

A keni gjetur veten ndonjėherė duke thėnė: "E urrej jetėn qė po bėj"? Si mund tė pėrjetojė njė person ndryshim tė vėrtetė tė jetės? Ndryshim pozitiv?

nga Xhosh Mekdauell (Josh McDowell)

I printueshėm nė PDF

Kisha mall tė isha i lumtur. Doja tė isha njė nga njerėzit mė tė lumtur nė tėrė botėn. Gjithashtu doja jetė me kuptim. Po kėrkoja pėrgjigje pėr pyetjet:

  • "Cili jam unė?"
  • "Pse vallė gjendem kėtu?"
  • "Ku po shkoj?"
Mė shumė se kaq, doja gjithashtu tė isha i lirė. Doja tė isha njė nga njerėzit mė tė lirė nė tėrė botėn. Liri pėr mua nuk do tė thoshte thjesht tė bėja atė ēfarė doja tė bėja--kushdo mund ta bėjė kėtė. Pėr mua, liri do tė thoshte tė kisha fuqinė pėr tė bėrė atė ēfarė e dija se duhet tė bėja patjetėr. Shumica e njerėzve e dinė se ēfarė duhet tė bėjnė, por nuk e kanė fuqinė pėr ta bėrė. Kėshtu qė fillova tė kėrkoja pėr pėrgjigje.

Ku mund tė gjejė dikush ndryshim pozitiv?

Dukej sikur pothuajse kushdo ishte i pėrfshirė nė njė lloj besimi fetar, kėshtu qė bėra atė qė m'u duk e drejtė dhe shkova nė kishė. Duhet tė kem qėlluar nė kishėn e gabuar, sepse vetėm sa mė bėri tė ndihesha mė keq. Shkoja nė kishė nė mėngjes, drekė dhe mbrėmje, por nuk dha rezultat. Jam shumė praktik, dhe kur diēka nuk funksionon, e lė atė. Kėshtu, hoqa dorė nga feja.

Filloja tė pyesja veten nėse prestigji ishte pėrgjigjia. Qenia udhėheqės, pranimi i ndonjė kauze, pėrkushtimi ndaj saj dhe tė bėrit i njohur mund tė japė rezultat, mendova. Nė universitetin qė frekuentova, studentėt udhėheqės mbanin kuletėn dhe kapadajiseshin pėrqark. Kėshtu qė konkurova pėr presidencėn e studentėve tė vitit tė parė dhe fitova. Ishte e mrekullueshme qė tė gjithė mė njihnin, qė merrja vendime dhe shpenzoja paratė e universitetit pėr tė ftuar folėsit qė doja. Ishte e mrekullueshme, por m'u mėrzit si ēdo gjė tjetėr qė kisha provuar. Zgjohesha mėngjesin e sė hėnės (zakonisht me dhimbje koke pėr shkak tė njė nate mė parė) dhe qėndrimi im ishte: "Mirė pra, ja edhe pesė ditė tė tjera." Duroja nga e hėna deri tė premten. Lumturia vėrtitej rreth tri netėve nė javė--e premte, e shtunė dhe e dielė. Mė pas rrethi vicioz fillonte sėrish nga e para.

Duke kėrkuar ndryshim tė jetės, ndryshim pozitiv

Dyshoj se pak njerėz nė universitetet dhe kolegjet e kėtij vendi ishin mė tė sinqertė nė pėrpjekjet pėr tė gjetur kuptimin, tė vėrtetėn dhe qėllimin nė jetė sesa isha unė.

Gjatė asaj kohe vura re njė grup tė vogėl njerėzish--tetė studentė dhe dy anėtarė tė katedrės. Kishte diēka ndryshe nė jetėt e tyre. Dukej se ata e dinin arsyen pėrse besonin nė atė qė besonin. Gjithashtu, ata dukej se dinin se ku po shkonin.

Njerėzit tė cilėt fillova t'i vė re thjesht nuk bisedonin pėr dashurinė--ata e vinin atė nė praktikė. Dukej sikur ata ecnin mbi rrethanat e jetės universitare. Ndėrsa kushdo tjetėr dukej i mbingarkuar, ata paraqisnin njė gjendje emocionale tė kėnaqshme dhe tė paqtė pėr veten e cila nuk ndikohej nga rrethanat. Ata zotėronin njė burim tė vazhdueshėm tė brendshėm gėzimi. Si pėr inatin tim, ata ishin tė lumtur. Ata kishin diēka qė unė nuk e kisha.

Si ēdo student, kur dikush ka diēka qė nuk e kam, unė e dua atė gjė. Kėshtu qė vendosa tė bėhesha mik me kėta njerėz intrigues. Dy javė pas vendimit ishim tė ulur tė gjithė rreth njė tavoline nė njė sallė tė Unionit Studentor--gjashtė studentė dhe dy anėtarė tė katedrės. Biseda nisi tė sillej rrotull Perėndisė.

Duke bėrė pyetje pėr ndryshim tė jetės, ndyshim pozitiv

Ata po mė mėrzitnin, kėshtu qė mė nė fund ia hodha sytė njėrės prej grupit, njė vajze tė bukur (mendoja se gjithė tė krishterėt janė tė shėmtuar); dhe u mbėshteta nė karrige (nuk doja qė tė tjerėt tė mendonin se isha i interesuar) dhe u thashė: "Pa mė thoni, ē'e ndryshoi jetėn tuaj? Pse jetėt tuaja janė kaq ndryshe nga jetėt e tė tjerėve nė qytetin studenti?"

Vajza e re duhet tė ketė patur bindje tė thella. Ajo mė pa drejt e nė sy dhe tha dy fjalė qė nuk i kisha menduar kurrė si pjesė e zgjidhjes nė njė universitet: "Jezu Krishti".

Unė i thashė: "Oh, pėr hir tė Zotit, mos fol budallallėqe. Jam ngopur me fenė. Jam ngopur me kishėn. Jam ngopur me Biblėn. Mos mė fol budallallėqe nė lidhje me fenė."

Ajo ma ktheu: "Hej, nuk thashė feja, thashė Jezu Krishti." Ajo theksoi diēka qė nuk e kisha ditur mė parė: Krishterimi nuk ėshtė fe. Feja ka tė bėjė me pėrpjekjet e njerėzve pėr shkuar tek Perėndia pėrmes veprave tė mirė; krishterimi ėshtė Perėndia qė erdhi tek njerėzit nėpėrmjet Jezu Krishtit pėr t'u ofruar njė marrėdhėnie me veten e Tij.

Ndosha ka mė shumė njerėz me keqkuptime pėr krishterimin nė universitete sesa nė ndonjė vend tjetėr. Disa kohė mė parė takova njė asistent profesor i cili tha se "cilido qė hyn nė njė kishė bėhet i krishterė." Unė iu pėrgjigjia: "A tė bėn hyrja nė njė garazh makinė?" Mėsova se i krishteri ėshtė ai i cili beson me gjithė zemėr nė Krishtin.

Ndėrsa konsideroja krishterimin, miqtė e mi tė rinj mė sfiduan ta shqyrtoja nga ana intelektuale jetėn e Jezusit. Zbulova se Buda, Mohamedi dhe Konfuci nuk pretenduan kurrė tė ishin Perėndi, por Jezusi e bėri kėtė gjė. Miqtė mė kėrkuan tė shqyrtoja faktet nė lidhje me hyjninė e Jezusit. Ata ishin tė bindur se Jezusi ishte Perėndi nė formė njerėzorė i cili vdiq nė kryq pėr mėkatet e njerėzimit, se u varros, se u ngall tri ditė mė vonė dhe se mund tė ndryshonte jetėn e njė personi sot.

Mendoja se kjo ishte njė farsė. Nė fakt, mendoja se shumica e tė krishterėve ishin idiotė shėtitės. Kisha takuar disa. Prisja derisa njė i krishterė tė shprehte mendimin e vet nė klasė nė mėnyrė qė t'ia nxija jetėn, duke dalė madje edhe para profesorit. Mendoja se nėse njė i krishterė kishte njė qelizė tė trurit, ajo do t'i vdiste nga vetmia. Aq dija.

Por kėta njerėz mė sfiduan herė pas here. Mė nė fund, e pranova sfidėn e tyre. E bėra nga krenaria pėr t'i kundėrshtuar ata, duke menduar se nuk kishte fakte. Mendoja se nuk kishte asnjė provė pėr t'u shqyrtuar.

Pas shumė muaj studimi, mendja ime arriti nė pėrfundimin se Jezu Krishti duhet tė kishte qenė ai qė tha se ishte. Kjo nxorri nė shesh njė problem. Mendja mė thoshte se e gjitha kjo ishte e vėrtetė, por vullneti po mė ēonte nė njė drejtim tjetėr.

Zbulova se tė bėrit i krishterė ishte shumė shkatėrruese mbi egon. Jezu Krishti e sfidoi drejtpėrsėdrejti vullnetin tim pėr t'i besuar atij. Le ta parafrazoj atė: "Ja! Po kam qėndruar tek dera duke trokitur vazhdimisht. Nėse ndonjė mė dėgjon duke e thirrur emrin e tij dhe e hap derėn, unė do tė hyj brenda" (Zbulesa 3:20). Nuk doja t'ia dija nėse Krishtin kishte ecur mbi ujė apo e kishte kthyer ujin nė verė, nuk doja njeri tė mė ndėrhynte nė punėt e mia. Pėr mua kjo ishte mėnyra mė e shpejtė pėr tė prishur argėtimin. Pra, mendja mė thoshte se krishterimi ishte i vėrtetė ndėrsa vullneti mė arratisej.

Mė i vetėdijshėm se e urrej jetėn time

Sa herė qė isha rrotull atyre tė krishterėve entuziastė, fillonte konflikti. Nėse keni qenė ndonjėherė rrotull njerėzve tė lumtur kur vetė jeni pėrtokė, e kuptoni se si mund t'ju bezdisin. Ata ishin kaq tė lumtur dhe unė isha kaq pėrtokė aq sa me gjithė mend ngrihesha dhe largohesha nga salla e unionit studentor. Arriti deri aty sa shkoja nė shtrat nė orėn dhjetė tė mbrėmjes dhe nuk mė zinte gjumi deri nė katėr tė mėngjesit. E dija se duhej ta hiqja nga mendja para se tė mė linte mendja! Mė nė fund mendja ime dhe zemra ime u lidhėn mė 19 dhjetor 1959, ora 8:30 p.m. gjatė vitit tė dytė tė universitetit--u bėra i krishterė.

Atė mbrėmje u luta pėr katėr gjėra qė tė nisja njė marrėdhėnie me Jezu Krishtin e cila ka transformuar jetėn time qė nga ajo kohė. Sė pari, thashė: "Zoti Jezus, falėminderit qė vdiqe nė kryq pėr mua." Sė dyti, thashė: "Tė rrėfej ato gjėra nė jetėn time tė cilat nuk tė pėlqejnė dhe tė kėrkoj tė mė falėsh dhe tė mė pastrosh." Sė treti, thashė: "Pikėrisht tani, sipas mėnyrės mė tė mirė qė di, e hap derėn e jetės dhe zemrės dhe tė besoj ty si Shpėtimtarin dhe Zotin tim. Merr kontrollin e jetės sime. Mė ndrysho nga brenda jashtė. Mė bėj personin qė mė krijove tė jem." Gjėja e fundit pėr tė cilėn u luta ishte: "Faleminderit qė erdhe nė jetėn time pėr shkak tė besimit tim." Ishte njė besim i bazuar jo mbi paditurinė, por mbi faktet e historisė dhe tė Fjalės sė Perėndisė.

Jam i sigurt se keni dėgjuar njerėz tė ndryshėm fetare pėr pėrjetimin e tyre shpėrthyes. Mirėpo, pasi u luta, nuk ndodhi ndonjė gjė. Dua tė them asgjė. Nuk mė dolėn gjė krahė fluturues. Nė fakt, pasi mora atė vendim, u ndjeva mė keq. Ndjeva sikur me tė vėrtetė do tė kisha tė vjella. Oh, jo, mendova, ku e fute veten tani? Vėrtet u ndjeva sikur isha zhytur thellė drejt fundit (dhe jam i sigurt se disa njerėz mendojnė kėshtu!).

Perėndia dhe ndryshimi i jetės, ndryshim pozitiv

Por nė gjashtė muaj deri nė njė vit e gjysėm, mėsova se nuk ishta zhytur thellė drejt fundit. Jeta ime u ndryshua. Njė herė pata debat me shefin e departamentit tė historisė nė universitetin Miduestern, dhe i thashė se jeta ime kishte ndryshuar. Ai mė ndėrpreu me kėto fjalė: "MekDauell, po pėrpiqesh tė mė thuash se vėrtet Perėndia e ndryshoi jetėn tėnde nė shekullin e 20-tė? Cilat fusha?" Pas 45 minutash ai tha: "OK,kaq mjafton." Mė lejoni t'ju them disa nga gjėrat qė ndava me tė dhe auditorin atė ditė.

Njė fushė qė ndryshoi Perėndia ishte nervozizmi im. Gjithnjė mė duhej tė merresha me gjėra. I bija tejpėrtej qytetit studenti dhe mendjen e kisha si njė vorbull ere plot konflikte tė cilat vėrtiteshin pėrqark mureve. Ulesha dhe mundohesha tė studioja, por nuk mundja. Pak muaj pasi mora vendimin pėr Krishtin, u zhvillua njė lloj paqeje mendore. Mos mė keqkuptoni. Nuk e kam fjalėn tek mungesa e konfliktit. Ajo ēfarė gjeta tek kjo marrėdhėnie me Jezusin nuk ishte mungesa e konfliktit, por aftėsia pėr t'u pėrshtatur me tė. Nuk do ta shkėmbeja me asgjė nė botė.

Njė fushė tjetėr qė nisi tė ndryshojė ishte inati im i keq. Unė shpėrtheja edhe sikur vetėm tė mė shikonte me inat. Ende kam shenjat nga pėrleshja kur gati sa s'e vrava njė student gjatė vitit tė parė tė shkollės. Inati ishte bėrė aq pjesė e jetės sime sa nuk pėrpiqesha pėr ta ndryshuar me vetėdije kėtė fushė. E kalova krizėn e inatosjes vetėm atėherė kur e kuptova se inati nuk gjendej brenda meje! Vetėm njė herė pas 14 vitesh kam shpėrthyer (dhe pastaj nė atė rast u pėrpoqa ta rregulloja punėn pėr gjashtė vjet!)

Ndryshim pozitiv mbi urrejtjen

Ka njė fushė pėr tė cilėn nuk jam krenar, por po e pėrmend, pasi shumė njerėz duhet tė kenė tė njėjtin ndryshim nė jetėt e tyre dhe unė e gjeta burimin e ndryshimit: njė marrėdhėnie me Jezu Krishtin. Kjo fushė ėshtė urrejtja. Kisha shumė urrejtje nė jetėn time. Nuk ėshtė se e shfaqja jashtė, por ishte njė lloj bluarjeje nga brenda. U hiqja vizėn njerėzve, gjėrave, ēėshtjeve tė ndryshme.

Por njė njeri e urreja mė shumė se kėdo tjetėr nė botė: babanė tim, e urreja deri nė fund. Pėr mua ai ishte pijaneci i qytetit. Tė gjithė e njihnin babain pėr tė tillė. Shokėt talleshin me mua pėr zvarritjet e tij nėpėr trotuaret e qytetit. Ata nuk mendonin se kjo gjė mė shqetėsonte. Isha si gjithė njerėzit e tjerė--nga jashtė dukesha i qeshur, por po ju them se nga brenda mė vinte tė qaja. Kishte raste kur shkoja nė hangar dhe shihja nėnėn tė rrahur kaq keq, aq sa nuk mund tė ngrihej dot nė kėmbė, tė shtrirė pranė bajgave tė lopėve. Kur na vinin miq, e nxirrja babain jashtė, e lidhja brenda nė hangar dhe e parkoja makinėn pas hambarėve. Iu thoshim miqve se iu desh tė dilte pėr njė punė urgjente. Nuk mendoj se ndokush mund ta ketė urryer dikė mė shumė se ē'kam urryer unė tim atė.

Pasi mora vendimin pėr Krishtin, ai hyri nė jetėn time dhe dashuria e tij ishte kaq e fortė saqė e mori urrejtjen dhe e ktheu pėrmbys. Isha nė gjendje ta shikoja tim atė drejt e nė sy e t'i thoja: "Babi, tė dua." E kam me tė vėrtetė. Pasi disa gjėrash qė kisha bėrė, ato e shkundėn atė.

Kur kalova nė njė universitet privat, pata njė aksident tė rėndė me makinė. Me qafė tė ndrydhur, mė dėrguan nė shtėpi. Nuk do ta harroj kur babi hyri nė dhomė. Ai mė pyeti: "Bir, si mund tė duash njė baba si puna ime?" Unė ia ktheva: "Babi, gjashtė muaj mė parė tė pėrēmoja." Mė pas i fola babit pėr pėrfundimet qė kisha arritur nė lidhje me Krishtin: "Babi, unė e lejova Jezu Krishtin nė hyjė nė jetėn tim. Nuk mund ta shpjegoj plotėsisht, por si rezultat i asaj marrėdhėnieje, kam gjetur aftėsinė tė dua dhe tė pranoj jo vetėm ty, por edhe njerėzit e tjerė ashtu siē janė."

Dyzet e pesė minuta mė vonė ndodhi njė nga ngjarjet mė tė mėdha tė jetės sime. Njė pjesėtar i familjes sime, dikush i cili mė njihte kaq mirė, saqė nuk mund t'i fshihja as mė to voglėn gjė, mė tha: "Bir, nėse Perėndia mund tė bėjė nė jetėn time atė qė kam parė tė bėjė nė jetėn tėnde, atėherė dua t'ia jap Atij kėtė mundėsi." Pikėrisht nė atė vend, im atė u lut bashkė me mua dhe i besoi Krishtit pėr faljen e mėkateve tė tij.

Zakonisht ndryshimet ndodhin pas disa ditėsh, javėsh, muajsh ose edhe njė viti. Jeta e tim eti u ndryshua mu pėrpara syve tė mi. Ishte sikur dikush tė kishte zgjatur dorėn dhe tė kishte ndezur dritėn. Nuk kam parė ndonjėherė ndryshim kaq tė shpejtė para apo pas kėsaj ngjarjeje. Babi e preku uiskin vetėm njė herė pas vendimit tė tij. E ēoi deri nė buzė dhe kaq. Kam arritur nė njė konkluzion. Njė marrėdhėnie me Jezu Krishtin ndryshon jetė.

Ndryshim i jetės, ndryshim pozitiv

Ju mund ta pėrqeshni krishtėrimin. Mund ta pėrbuzni dhe ta vini nė lojė, por ai jep rezultat. Ai ndryshon jetė. Nėse ju i besoni Krishtit, filloni t'i vėzhgoni qėndrimet dhe veprimet tuaja, sepse Jezu Krishti ka si profesion ndryshimin e jetėve.

Por krishtėrimi nuk ėshtė diēka qė mund t'ua ushqesh tė tjerėve me zor siē bėn me gjelat e Vitit tė Ri. Gjithēka qė mund tė bėj ėshtė t'ju them atė qė kam mėsuar. Para sė gjithash, ėshtė vendimi juaj.

Ndoshta lutja qė bėra, do t'ju ndihmonte: "Zot, kam nevojė pėr ty. Falėminderit qė vdiqe nė kryq pėr mua. Mė fal dhe mė pastro. Pikėrisht tani tė pranoj ty si Shpėtimtarin dhe Zotin tim. Mė bėj personin qė ti dėshiron tė jem. Nė emėr tė Jezusit. Amen."


Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...

Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...

Kam njė pyetje...


Xhosh Mekdauell (Josh McDowell) ėshtė njė folės e autor i njohur si dhe pėrfaqėsues i organizatės Instituti "Jeta e Re" . Ai ka shkruar mė shumė se pesėdhjetė libra, duke pėrfshirė klasiket Mė shumė se njė zdrukthėtar dhe Prova qė kėrkojnė njė vendim.


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI