| studentishqiptar.com |
| • Faqja kryesore >> Ekzistenca >> Kaq i organizuar, ēuditėrisht! |
Kaq i organizuar, ēuditėrisht!Ca gjėra nuk ndryshojnė asnjėherė. Pėr shembull, njė filxhan kafe i lėnė mbi banak, gjithmonė ftohet. Uji gjithmonė ngrin nė 0 gradė Celsius. Forca e rėndesės nuk vihet kurrė nė dyshim. Po ashtu, rrotullimi i tokės mbaron nė 24 orė, ditė pas dite.
Si ka mundėsi qė ne mund tė identifikojmė ligjet e natyrės tė cilat nuk ndryshojnė kurrė? Kurrė. Kozmologu Sen Karoll (Sean Carroll) komenton se "Njė ligj i fizikės ėshtė njė system tė cilit natyra i bindet pa asnjė pėrjashtim."1 Sot shkencėtarėt e marrin si tė mirėqenė idenė se universi vepron nė bazė tė ligjeve. E gjithė shkenca bazohet nė atė qė autori Xhejms Trefil (James Trefil) e quan parimi i universalizmit: "Ky parim thotė se ligjet e natyrės qė zbulojmė herė pas here nė laboratorėt tanė janė tė vėrteta kudo nė univers dhe kanė vepruar gjatė gjithė kohės."2 Ka akoma. Kur shkencėtarėt e regjistrojnė atė qė vėzhgojnė, shumė shpesh ata nuk pėrdorin thjesht fjalė dhe paragrafė. Ligjet e natyrės mund tė dokumentohen me numra. Ato mund tė maten dhe tė llogariten nė gjuhėn e matematikės. Edhe shkencėtarėt mė tė mėdhenj janė habitur nga fakti se sa e ēuditshme ėshtė ky fenomen. Nuk egziston asnjė nevojė llogjike pėr njė univers i cili t`u bindet rregullave, e aq mė tepėr pėr njė univers qė i nėnshtrohet rregullave tė matematikės. Shpejtėsia e dritės ėshtė njėlloj 297,600 km nė sekondė, pavarėsisht nėse drita vjen nga elektriku i njė fėmije apo nga njė yll qė ėshtė shumė galaktika larg. Matematikisht, egziston njė shpejtėsi drite e saktė e cila nuk ndryshon. Fizikanti Juxhin Uigner (Eugene Wigner) pranon se mbėrthimi matematikor i natyrės "ėshtė diēka qė prek kufijtė e tė mistershmes dhe pėr tė cilėn nuk ka asnjė shpjegim tė arsyeshėm."3 Riēcard Fejman (Richard Feyman), fitues i Ēmimit Nobel pėr elektrodinamikėn kuantike, ka thėnė: "Arsyeja se pse natyra ėshtė matematike ėshtė njė mister... Thjesht fakti qė egziston rregullsia ėshtė njė lloj mrekullie."4 Kjo mahnitje buron nga tė kuptuarit e faktit se universi nuk ka ndonjė arsye qė tė sillet nė kėtė mėnyrė. Ėshtė e lehtė tė imagjinosh njė univers nė tė cilin kushtet ndryshojnė nė mėnyrė tė paparashikueshme nga ēasti nė cast, apo edhe njė univers nė tė cilin gjėrat vijnė dhe dalin nga egzistenca pa ndonjė rregull tė caktuar. Pėrkundrazi, shkencėtarėt mbahen fort nė besimin e tyre tė hershėm nė racionalitetin themelor tė kozmosit. Fizikanti Pol Dejvis (Paul C. Davies) komenton se: "...qė tė jesh shkencėtar, duhet qė tė kesh besimin se universi qeveriset nga ligje matematikore tė besueshme, tė pandryshueshme, absolute, universale tė njė origjine tė paspecifikuar. Duhet tė besosh se kėto ligje nuk dėshtojnė, se ne nuk do tė zgjohemi nesėr dhe tė zbulojmė se nxehtėsia ka filluar tė rrjedhė nga e ftohta nė tė ngrohtė, apo qė shpejtėsia e dritės ndryshon ēdo orė. Nėpėr vite, unė i kam pyetur shpesh kolegėt e mi fizikantė se pse ligjet e fizikės janė kėto qė janė? ... Pėrgjigja e preferuar ėshtė, "Nuk ka ndonjė arsye se pse janė kėto qė janė, thjesht janė dhe kaq."5
Gjithė shkenca moderne bazohet nė besimin se nė univers egzistojnė ligje tė arsyeshme. Kategoria kryesore e shkencėtarėve modernė tė cilėt kanė ēuar pėrpara eksplorimin dhe zbulimin e kėtyre ligjeve kanė qenė burra dhe gra tė cilėt besonin nė egzistencėn e njė Perėndie tė gjithėfuqishėm. Pse? Ata e perceptonin universin tė nėnshtruar ligjeve duke pasqyruar racionalitetin dhe madhėshtinė e Perėndisė. Ashtu si Perėndia ėshtė i qėndrueshėm, i pandryshueshėm, po kėshtu edhe shkenca ka njė natyrė tė qėndrueshme. Ata besonin se Perėndia e krijoi universin qė tė veprojė nė bazė tė ligjeve, sipas arsyes hyjnore dhe me bukuri tė lavdishme. Kjo ėshtė ndryshe nga njerėzit qė besonin nė shumė perėndi, tė cilat ndikonin secila mbi universin sipas tempramentit ose tekave tė veta. Nė shoqėritė politeiste, perėnditė ishin tė paqėndrueshme dhe tė pakėrkueshme, dhe natyra qeverisej nga perėndi tė cilat nuk mund tė njiheshin nga njerėzit. Ata mendonin se sjellja e universit ishte po aq e mistershme sa perėnditė e tyre, dhe rrallė mund tė kishte mendime se gjėrat ishin ndryshe. Koncepti i njė universi tė zbulueshėm, inteligjent dhe tė rregullt qė tė ishte racional dhe i parashikueshėm, thjesht nuk bėnte pjesė nė botėkuptimin e tyre. Ndjekėsit e Krishtit, nga ana tjetėr, besonin se Perėndia ėshtė racional, i menēur dhe me dėshirėn pėr t`iu bėrė i njohur njerėzve, pasi e kishin parė ta zbulonte veten e Tij nė Jezu Krishtin. Nė Bibėl ka pohime tė tilla si: "Meqenėse ajo qė mund tė njihet prej Perėndisė ėshtė bėrė e dukshme nė ta (njerėzit), sepse Perėndia ua ka shfaqur atyre. Nė fakt, cilėsitė e Tij tė padukshme, fuqia e Tij e pėrjetshme dhe hyjnia e Tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė Tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė."7 Pėrparimet mė tė mėdha tė shkencės moderne kanė ardhur nga njerėz qė e besonin atė qė thonė Shkrimet pėr Zotin, qė... "Tė gjitha gjėrat janė krijuar me anė tė Tij dhe nė lidhje me Tė. Ai ėshtė pėrpara ēdo gjėje dhe tė gjitha gjėrat qėndrojnė nė Tė."8 Ata besonin se Perėndia ka krijuar ēdo gjė dhe i ka rregulluar ato nė njė mėnyrė racionale, pėr zbulimin dhe tė mirėn e njerėzimit, dhe pėr lavdinė e Perėndisė nė mėnyrė qė ne tė mund ta kuptojmė fuqinė dhe madhėshtinė e Tij teksa vėzhgojmė vera e Tij tė madhėrishme tė krijimit. "Njutoni dhe bashkėkohėsit e tij besonin se duke bėrė shkencė ata po shpalosnin planin hyjnor pėr universin nė formėn e rregullsisė sė tij matematiokre."9 Disa nga shkencėtarėt e mėdhenj puna e tė cilėve u motivua nga besimi i tyre kanė qenė: Koperniku, Kepleri, Galileo, Brahe, Dekarti, Boili, Njutoni, Lajbnici, Gasendi, Paskali, Merseni, Kyvieri, Harvi, Daltoni, Faradei, Hersheli, Xhuli, Lajėlli, Lavuazeri, Prajstli, Kelvini, Omi, Amperi, Steno, Pastėri, Maksuelli, Planku, Mendeli. Kėta shkencėtarė ishin tė bindur se Perėndia ka krijuar njė univers tė mrekullueshėm i cili mund tė matej nė mėnyrė matematikore, duke ēuar kėshtu nė zbulime tė sakta dhe tė ēmuara. Kjo ēoi nė zbulime tė tilla si ligji i tretė i Keplerit qė thotė se koha e rrotullimit tė njė planeti nė fuqi tė dytė ėshtė nė pėrpjesėtim tė drejtė me largėsinė e tij mesatare nga dielli nė fuqi tė tretė. Si mund ta zbulonte kėtė njė njeri? Kepleri ia doli, kryesisht, sepse ishte i bindur se duhej tė egzistonte njė marrėdhėnie e bukur matematikore e cila ishte e fshehur dhe priste qė tė zbulohej, dhe qė ishte vėnė aty nga njė Perėndi i rregullit, intelekti i tė cilit ėshtė shumė mė lart se yni. Sot, edhe shkencėtarėt mė laikė mendojnė se natyra ka jo vetėm rregullsi por edhe thjeshtėsi dhe bukuri. Pyetja pas kėrkimeve shkencorė ėshtė e drejtė... pse ėshtė i rregullt universi? Pėr shumė prej fizikantėve, kozmologėve dhe biologėve qė hodhėn themelet e shkencės moderne, kishte njė arsye tė qartė: egziston njė Perėndi i tė gjitha gjėrave dhe Ai ėshtė Perėndia racional dhe i dashur, i cili vazhdimisht e zbulon veten e Tij ndaj njerėzve dhe mban universin me fuqinė e Tij.10 Pėr prova tė tjera mbi egzistencėn e Perėndisė, ju lutemi shikoni "A ekziston Perėndia?" Ato pjesė tė kėtij artikulli qė flasin pėr natyrėn e qėndrueshme tė shkencės janė pėrshtatur nga libri "Ēfarė ka kaq tė veēantė krishtėrimi" i Dinesh D`Souza, Regnery Publishing, Inc., 2007, Kapitulli 11. (1) Sean Carroll, kozmolog nė Institutin e Teknologjisė nė Kaliforni, cituar nga The Neė York Times, nytimes.com; 2007
|
|||||||||
|
| © StudentiShqiptar.com | FAQJA KRYESORE | KREU | NA KONTAKTONI |