Si ėshtė parajsa? A ka vėrtet parajsė?
Pyetje: "A ka vėrtet parajsė? Si ėshtė dhe ku ėshtė ajo? A do t'i takoj miqtė dhe familjarėt qė kanė vdekur?"
Pėrgjigjia jonė: Po, ka vėrtet parajsė sipas Biblės. Parajsa e tanishme ka njė dimension tjetėr dhe nuk mund tė shihet nga njerėzit nėse Perėndia nuk ua zbulon, gjė qė Ai e ka bėrė me disa nga profetėt e Tij (Isaia 6; Ezekieli 1; Danieli 7:9-10; 2 Korintasve 12:1-4; Zbulesa 1, 4-5). Perėndia ėshtė nė fron nė parajsėn ekzistuese dhe Bibla thotė se Jezusi, Qengji i Perėndisė, ėshtė i ulur nė tė djathtėn e Atit nė atė fron, derisa tė kthehet pėr tė gjykuar tokėn dhe tė vendosė mbretėrinė e Tij nė tokė.
Ajo qė shumica e njerėzve e quajnė "parajsė" ėshtė nė fakt njė qytet i pėrjetshėm qė Bibla e quan "Jerusalemi i ri" (Zbulesa 21:2). Ky do tė jetė njė qiell i ri, sepse qielli i parė dhe toka e parė do tė kenė shkuar (Zbulesa 21:1). Qyteti i pėrjetshėm pėrshkruhet kėshtu:
"Ja tabernakulli i Perėndisė me njerėzit! Dhe Ai do tė banojė me ta; dhe ata do tė jenė populli i Tij dhe vetė Perėndia do tė jetė bashkė me ta, Perėndi i tyre. Dhe Perėndia do tė thajė ēdo lot nga sytė e tyre; dhe vdekja nuk do tė jetė mė; as brengė, as klithma, as mundim, sepse gjėrat e mėparshme shkuan. Dhe Ai qė rrinte mbi fron tha, "Ja, unė i bėj tė gjitha gjėrat tė reja!" (Zbulesa 21:3-5)
Dhe qyteti nuk ka nevojė as pėr diell, as pėr hėnė qė tė ndriēojnė nė tė, sepse lavdia e Perėndisė e ndriēon atė, dhe llampa e tij ėshtė Qengji. (Zbulesa 21:23)
Jerusalemi i ri do tė jetė banesa e pėrjetshme e popullit tė Perėndisė. Pėr kėtė vend Bibla thotė se nė tė "nuk do tė hyjė asgjė e papastėr dhe askush qė kryen neveri e gėnjeshtėr, por vetėm ata qė janė shkruar nė librin e jetės tė Qengjit" (Zbulesa 21:27).
Ne na thuhet se tė gjithė njerėzit do tė ringjallen nė trupa dhe do tė dalin para fronit tė gjykimit tė Krishtit (Zbulesa 20:11-13). Megjithėse Jezusi erdhi nė fillim si Shpėtimtar nė tokė, tani Ai do tė jetė Gjykatėsi. Ata, emrat e tė cilėve nuk gjenden nė librin e jetės sė Qengjit, do tė flaken nė liqenin e zjarrtė (Zbulesa 20:14-15).
Ideja se tė gjithė do tė shkojnė nė parajsė dhe do t'i shohin tė afėrmit e tyre nuk ėshtė fare biblike. Pėrkundrazi, Jezusi tha se ata qė besojnė nė Tė do tė gjejnė jetė, sepse "askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje" (Gjoni 14:6). Te Zbulesa 7:9 na thuhet se nė qiell do tė ketė njė turmė tė madhe njerėzish nga ēdo fis, gjuhė, popull dhe komb qė do tė kenė jetėn e pėrjetshme pėr shkak tė besimit tė tyre nė Jezusin. Pėr ata qė nuk kanė dėgjuar kurrė pėr Jezusin, ka tė ngjarė qė ata qė e kanė pėrulur veten para Perėndisė dhe i janė pėrgjigjur pozitivisht ēfarėdo zbulese qė Ai u ka dhėnė, do tė jenė me Perėndinė nė pėrjetėsi. Ata qė e kanė hedhur poshtė Perėndinė nuk do tė jenė me Tė.
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|