studentishqiptar.com
 •  Faqja kryesore >> Enigma >> Pastaj?

Pastaj?

Jeta sot. Jeta nesėr. Jeta pas vdekjes?

I printueshėm nė PDF

Sot ti je nė universitet. Diku midis moshės 18-24. Po pastaj?

Ti diplomohesh, gjen njė punė, martohesh, bėhesh me fėmijė, ndėrron ndoshta disa punė tė tjera. Ble njė shtėpi. Nė rregull, po pastaj?

Ti shkon nė ndeshje futbolli bashkė me fėmijėt e tu.Ti pėrpiqesh tė jesh njė baba dhe bashkėshort i mirė. Ti shikon fėmijėt e tu qė janė maturantė tashmė edhe pse vetėm dje ishin me pelena. Ti bėn dhe thua gjėra qė prindėrit e tu kanė thėnė e kanė bėrė, megjithėse ishe betuar se nuk do t'i bėje kurrė.

Ti kalon njady kriza tė mesit tė jetės. Fėmijėt e tu diplomohen nga universiteti. Ti je bėrė gjysh ose gjyshe tani. Dikush tė thėrret gjysh ose gjyshe.Ti e jeton jetėn me nge me tė ardhurat e pensionit.Ti ēdo mėngjes bėn shėtitje.Ti punon kopshtin.Ti lexon gazetėn dhe shikon TV. Ti flet nė telefon me fėmijėt, nipėrit e mbesat. Ti shpesh udhėton.

Nė rregull, po pastaj?

Mirė pra, po pastaj njė ditė ti vdes. Nėse je me fat, do jetosh njė jetė tė gjatė, shtatėdhjetė deri nėntėdhjetė vjeē, nėse nuk merresh pėrpara kohe nga kanceri ose nga ndonjė aksident rrugor. Por sidoqoftė, mė nė fund vdes. Vdekja ėshtė e Nesėrmja qė na pret tė gjithėve, e pashmangshmja, qė asnjė njeri nuk i shpėton dot.

Po kjo na qenka e gjitha? A ka diēka mė shumė?

Njė ditė ti do jesh vetėm njė kufomė.Tė tjerėt do ta varrosin trupin tėnd nė tokė ose do ta djegin dhe do ta mbledhin hirin nė njė urnė. Por pyetja e madhe ėshtė, A do tė pushoj sė ekzistuari ? A do ketė njė UNĖ tė vetėdijshėm diku? A ka nė tė vėrtetė jetė pas vdekjes?

Nė tė vėrtetė ndoshta ne tė gjithė shpresojmė se ka diēka qė vjen mė pas. Ndoshta nė skutat mė tė fshehta tė mendjeve tona, ne presim qė tė ketė diēka. Po ēfarė po presim? Njė lloj jete pas vdekjes. Disa e quajnė atė parajsė, disa qiell. Kurse disa tė tjerė flasin pėr ferrin.

Njė tjetėr mendim qė shumė prej njerėzve e kanė tė ngulitur gjatė gjithė jetės, shpesh edhe nė ndėrgjegjen e tyre ėshtė ky: Unė jam njeri i mirė, prandaj mendoj se do tė shkoj nė parajsė njė ditė.

Disa njerėz mendojnė se janė "mjaft tė mirė" pėr tė shkuar nė parajsė. Ėshtė njė gjė qė e marrim si tė mirėqenė. Nėse nuk kemi vjedhur ndonjė bankė, nėse nuk kemi vrarė njeri, nėse nuk kemi mashtruar me taksat, ne mendojmė qė jemi tamam njerėzit qė Perėndia po kėrkon pėr tė mbushur shtėpinė e Tij. Pėr atė Zot, jemi mjaft tė mirė.

Nė biletarinė e qiellit ne e blemė biletėn duke qenė njerėz nė pėrgjithėsi tė mirė gjithė jetėn tonė.

Po sikur ky mendim tė jete i gabuar? ATĖHERĖ ēfarė? Ēfarė gabimi do tė ishte ai! Ēfarė dėshtimi!

Nėse mendon se je mjaft i mirė sa pėr nė parajsė, duhet tė marrėsh parasysh dy gjėra:

(1) Nėse parajsa ėshtė njė vend pėrsosmėrie, si mund tė jetė mjaft i mirė ndonjėri?

Shumica prej nesh do tė thoshin se kemi njė "skelet nė dollap." Tė paktėn njė. Diēka pėr tė cilėn shpresojmė tė mos e marrė vesh njeri. Njė gabim nė tė shkuarėn. Njė vendim i keq. Njė ēast dobėsie ose budallallėku qė mė mirė tė mos e kujtojmė.

Ky ėshtė njė ekstrem. Por ka shumė gjėra tė tjera tė zakonshme qė bėjmė, por qė nuk duam qė tė tjerėt t'i dinė. Kėto mund tė jenė ato "gėnjeshtrat e bardha" ose gėnjeshtra pa zarar qė i quajmė ne. Ose thashethemet qė bėjmė pėr njėri-tjetrin. Ose kur kopjojmė nė klasė nga shoku i bankės. Ose fjalėt e kėqija qė themi pėr tė tjerėt, ose mendimet e kėqia qė kemi pėr tė tjerėt nė mendjet tona.

Mė shumė sesa njė rast i shkėputur pėr tė cilin na vjen keq, jetėt tona po t'i ekzaminosh me kujdes, tregojnė njė model gabimesh qė pėrsėriten. Ne shpesh nuk bėjmė atė qė besojmė se ėshtė e drejtė. Ne shpesh bėjmė atė qė besojmė se ėshtė e gabuar.

Tė gjithė ne, pėrfshirė kėtu edhe ata njerėz qė i quajmė nė pėrgjithėsi tė mirė, jemi gjithashtu edhe nė pėrgjithėsi egoistė dhe nė pėrgjithėsi shumė tė papėrsosur.

Ēdo gjė qė bėjmė shihet nga Perėndia. Kjo do tė thotė qė Atij nuk ia hedhim dot. Ai ėshtė plotėsisht nė dijeni tė tė gjitha tė mirave qė nuk i kemi bėrė (por qė mund t'i kishim bėrė) dhe tė tė gjitha tė kėqiave qė i kemi bėrė. Ai madje di edhe gjithė mendimet dhe motivet tona.

Ja dhe gjėja e dytė pėr t'u patur parasysh nėse mendojmė se jemi "mjaft tė mirė" pėr parajsėn:

(2) A ėshtė e mundur tė jesh nė pėrgjithėsi njeri i mirė dhe prapė ta kesh refuzuar Perėndinė?

Tė shikojmė Ralfin. Ai ėshtė njeri i "mirė." Ai ka qenė i ndershėm nė punėn e tij. Kurrė nuk vodhi as edhe njė majė gjilpėre. Ishte baba dhe bashkėshort besnik. Siguroi pėr fėmijėt e tij, madje edhe bėri sakrifica pėr ta dhe pėr gruan e tij (tė cilės i qėndroi besnik gjithė jetėn). Ai madje dha para pėr shumė vepra bamirėsie gjithė jetėn e vet.

Por Ralfi, megjithėse i mirė nė njė kuptim, asnjėherė nuk e lejoi Perėndinė tė "hynte brenda." Shumė herė nė jetėn e tij Ralfi e ndjeu dėshirėn e Perėndisė pėr tė hyrė nė jetėn e tij. Ishte sikur Perėndia po trokiste nė derėn e zemrės sė Ralfit. Por Ralfi kurrė nuk e hapi atė derė. Gjithmonė gjente njė justifikim qė tė mos e hapte. Pėr ironi, njė nga justifikimet e pėrsėritura ishte, Unė kam qenė njeri i mirė gjithė jetėn time. Unė do tė shkoj nė parajsė.

Ralfi donte tė shkonte nė parajsė. Tė gjithė duan. Por nė tė vėrtetė Ralfi nuk donte ta njihte Perėndinė. Dhe ai nuk ndaloi pėr tė analizuar rrjedhojat e mėdha tė atij vendimi (vendimit pėr ta lėnė Perėndinė jashtė.)

Mendoni pak. Parajsa ėshtė shtėpia e Perėndisė. Nėse Ralfi nuk donte ta njihte Perėndinė gjatė jetės sė tij nė tokė, pse do tė donte ta njihte Perėndinė nė jetėn tjetėr? Me fjalė tė tjera, ajo qė Ralfi nuk e mori parasysh ishte se sa shumė do ta MOSPĖLQENTE parajsėn.

Parajsa ėshtė njė vend ku Perėndia ėshtė shumė i pranishėm. Ka tė ngjarė qė ēdo aspekt i parajsės do ta kujtonte vazhdimisht dikė qė ėshtė atje pėr Perėndinė. Ēfarė vend i tmerrshėm pėr Ralfin!

Ralfi gjithmonė e mendonte parajsėn si njė vend shumė tė rehatshėm, por ai kurrė nuk mendoi sa i parehatshėm do tė ishte pėr tė, meqenėse ai nuk donte ta njihte Perėndinė apo tė kishte marrėdhėnie me Tė. Pėr Ralfin, parajsa nuk do tė ishte parajsė, por ferr.

A do ta lije dikė tė hynte nė shtėpinė tėnde po ta dije se ai nuk do tė donte tė kishte tė bėnte fare me ty? Nėse do ta dije se ngado qė tė kthehej ai, do tė kujtohej pėr ty?

Shumė njerėz janė si Ralfi. Ata e duan parajsėn, por nuk duan Perėndinė. Dhe nuk e kuptojnė qė, nėn kėto rrethana, parajsa do tė ishte njė vend i tmerrshėm pėr ta.

Ndoshta e vėrteta e ēėshtjes ėshtė qė parajsa ėshtė pėr njerėz qė e dinė se nuk janė mjaft tė mirė pėr tė qenė atje, por megjithatė duan tė jenė atje vetėm e vetėm sepse atje ėshtė Perėndia. Ata duan ta njohin Perėndinė dhe tė jenė me Tė pėrgjithmonė. Shpėrblimi i jetės pas vdekjes nuk ėshtė parajsa, por, nė fakt, Banori i saj Kryesor.

A dėshiron ta njohėsh Perėndinė? A do tė mėsosh si tė bėhesh "mjaft i mirė" pėr parajsėn? Shih A keni dėgjuar pėr Katėr Ligjet Shpirtėrore ?


njė vend pėrsosmėrie

"Dhe nuk do tė hyjė asgjė e papastėr dhe askush qė kryen neveri e gėnjeshtėr." (Bibla, Zbulesa 21:27)

Kthehu tek artikulli


shumė tė papėrsosur

" Tė gjithė kanė devijuar, janė korruptuar; asnjeri nuk bėn tė mirėn, as edhe njė." (Psalmi 14:3)

" Nuk ka nė fakt asnjė njeri tė drejtė mbi tokė qė bėn tė mirėn dhe tė mos mėkatojė." (Predikuesit 7:20)

"Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet, dhe Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve." (Isaia 53:6)

" Zemra gėnjehet mė tepėr se ēdo gjė tjetėr dhe sėmuret nė mėnyrė tė pashėrueshme; kush mund ta njohė atė?" (Jeremia 17.9)

" Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi, domethėnė Perėndisė." (Luka 18:19)

" Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė." (Romakėve 3:10)

" tė gjithė mėkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perėndisė." (Romakėve 3:23)

"Sepse kushdo qė e zbaton gjithė ligjin, por e shkel nė njė pikė, ėshtė fajtor nė tė gjitha pikat." (Jakobi 2:10)

Kthehu tek artikulli


shihet nga Perėndia

" nuk ka gjė tė fshehtė qė tė mos zbulohet dhe asnjė sekret qė nuk do tė njihet." (Mateu 10:26)

" [Zoti]do tė nxjerrė nė dritė gjėrat e fshehta tė errėsirės dhe do tė shfaqė kėshillat e zemrave." (1Korintasve 4:5)

"Dhe nuk ka asnjė krijesė qė tė jetė e fshehur para Tij, por tė gjitha janė lakuriq dhe tė zbuluara para syve tė Atij tė cilit ne do t'i japim llogari." (Hebrenjve 4:13)

Kthehu tek artikulli


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė


P ė r m b a j t j a
Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum
Video





© StudentiShqiptar.com | FAQJA KRYESORE | KREU | NA KONTAKTONI