•  Faqja kryesore >> Pėrjetimi >> Jezusi: Njė patericė pėr tė dobtin

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Jezusi: Njė patericė pėr tė dobtin

Njė studente nė Universitetin e Prinstonit flet
rreth mėnyrės sė trajtimit tė stresit akademik.

nga Sabriya English

I printueshėm nė PDF

Nė botėn time ku alternativat e mia pėr t'u pėrshtatur kanė tė bėjnė me dėndjen me heroinė, me angazhimin nė raporte tė panumėrta seksuale, apo me mohimin e problemeve tė mia deri nė pikėn e shkatėrrimit nervor aty nga mosha pesėdhjetė vjeēare, a do tė kishte kuptim t'i flakja shpresat e mia mbi njė marangoz tė panjohur me njė rast tė pashėrueshėm tė kompleksit-perėndi?

Nė ato raste kur stresi akademik kėrcėnon tė mė dėrgojė pėr t'u hedhur nga kulla 250 vjeēare, a do tė kishte kuptim tė shkoja tė strukesha nė njė cep me njė perėndi me "p" tė vogėl, i cili sa ka fuqinė pėr tė mė krijuar mua, aq ka edhe aftėsinė pėr tė lėvizuar malet nė emrin tim? Jo! Nėse do t'i shėrbej Atij nė vend tė njė viēi tė drunjtė, Perėndia im duhet tė jetė me fuqi absolute, bukuri tė pashoqe, autoritet sovran dhe hir tė vazhdueshėm; gjithēka tjetėr do tė ishte humbje e kohės sė ēmuar.

Edhe pse e kam njohur Jezusin qysh nė moshėn shtatė vjeēare, u desh deri sa tė shkoja tė shkollė tė mesme qė tė ndieja neveri nga vitet e ushqimit tim fetar tė plogėt dhe tė pafuqishėm. M'u desh gjithė kjo kohė e gjatė qė tė kuptoja se Perėndia nuk ėshtė Perėndia i ndonjė tradite apo opinioni njerėzor; as nuk ėshtė Ai Perėndia i ritualeve tė rėndomta. Ai dėshiron njė marrėdhėnie me ne. Sot, mund tė lėvdoj emrin e Tij me zė tė lartė, sepse kam shijuar dhe kam parė sa bukur mė mban pėrmes situatave tė vėshtira, duke bėrė qė tė afrohem mė shumė me Tė.

Ėshtė njė lehtėsim i madh tė jesh nė gjendje tė vendosėsh gjithēka mbi tryezė para dikujt i cili nuk do tė qeshė apo tė tė kthejė mbrapsh. Perėndia nuk kėrkon qė unė tė jem e pėrsosur: Ai kėrkon vetėm qė unė tė pendohem pėr mėkatet e mia dhe t'i bindem Atij, duke jetuar nė njė mėnyrė qė e tregon Atė ashtu siē ėshtė nė tė vėrtetė.

Ēfarė e bėn tė veēantė njė marrėdhėnie personale me Perėndinė, nėpėrmjet Jezu Krishtit? Lehtėsimi se shpėtimi nuk ėshtė njė listė "mos-esh", apo kėrcėnimesh pėr ndėshkim tė pashmangshėm dhe tė pėrjetshėm. Nuk ėshtė njė barrė mizore mbi shpatullat e mia. Jezusi tha: "Ejani tek unė ju tė gjithė qė jeni tė lodhur dhe tė rėnduar se unė do t'ju jap ēlodhje. Merrni zgjedhėn time dhe mėsoni nga unė, sepse jam i butė dhe i pėrulur nga zemra dhe do tė gjeni prehje pėr shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime ėshtė e lehtė dhe barra ime e ėmbėl." A nuk duket kjo kaq rifreskuese?

Njė patericė pėr tė dobtin? Mė trego njė person me probleme minimale dhe aftėsinė pėr t'i pėrballuar tė gjitha pėrsosmėrisht; dikė i cili nuk mundohet nėn barrėn e vet, apo qė nuk qan, qė nuk zemėrohet apo qė nuk mėrzitet...ai jeton nė botėn e Babagjyshit tė Vitit tė Ri. Njė patericė pėr tė dobtin? Oh, po!

Kuptova qė jetėn pėrmbushėse nuk ta jep alkooli, notat e mira, veprat e mira apo Hagen Daaz-i (njė lloj akulloreje, shėn. pėrkth). Vetėm kur rrėfeva mėkatin tim dhe e pranova Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpėtimtarin tim, e mora vesh se ēfarė donte tė thoshte kur premtoi jetė dhe jetė me bollėk. Ndihesh mirė kur i pėlqen Dikujt dhe nuk shqetėsohesh pėr tė kėnaqur gjithė tė tjerėt. Po aq alergjike sa jam ndaj dhimbjes, nuk mund tė thoja se do tė vdisja pėr njė bindje nėse ajo nuk e ka provuar veten se pėr tė ia vlesh tė vdesėsh. Unė, si shumė studentė tė tjerė kėtu (Prinston) dhe nėpėr botė, e kemi gjetur kėtė bindje nė marrėdhėnien tonė me Jezu Krishtin.

"Unė e kam vėnė vazhdimisht Zotin pėrpara syve tė mi; duke qenė se Ai rri nė tė djathtėn time, unė nuk do tė hiqem kurrė nga vendi. Prandaj zemra ime gėzohet." (Psalmi 16:8,9)


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI