•  Faqja kryesore >> Pėrjetimi >> A iu pėrgjigjet Perėndia lutjeve tona?

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



A iu pėrgjigjet Perėndia lutjeve tona?

Ēfarė duhet qė Perėndia t'iu pėrgjigjet lutjeve tona?

I printueshėm nė PDF

Si tė lutemi: Lutjet qė marrin pėrgjigje

A keni njohur ndonjėherė dikė i cili vėrtet i beson Perėndisė? Kur isha ateiste, kisha njė shoqe tė ngushtė e cila lutej shpesh. Ēdo javė mė tregonte pėr diēka tė cilėn ia besonte kujdesit tė Perėndisė, dhe ēdo javė e shihja Perėndinė tė bėnte diēka tė pazakontė pėr t'iu pėrgjigjur lutjes sė saj. A e kuptoni se sa e vėshtirė ėshtė qė njė ateist ta shohė kėtė gjė javė pas jave? Me kalimin e kohės, fjala "koincidencė" filloi tė tingėllojė si njė argument shumė i dobėt.

Pra, pse u pėrgjigjej lutjeve tė shoqes sime Perėndia? Arsyeja mė e madhe ishte se ajo kishte njė marrėdhėnie me Perėndinė. Ajo donta ta ndiqte Perėndinė, dhe nė fakt dėgjonte atė qė i thoshte Ai. Nė mendjen e saj, Perėndia kishte tė drejtėn pėr tė drejtuar jetėn e saj dhe ajo e mirėpriste duke e lejuar Atė! Kur ajo lutej pėr gjėra tė ndryshme, kjo gjė ishte pjesė e natyrshme e marrėdhėnies sė saj me Perėndinė. Ajo ndihej shumė rehat duke shkuar tek Perėndia me nevojat e saj, shqetėsimet e saj dhe me ēfarėdo ēėshtjesh tė cilat ishin tė pranishme nė jetėn e saj. Pėr mė tepėr, ajo ishte e bindur, nga ēfarė lexonte nė Bibėl, se Perėndia donte qė ajo tė mbėshtetej tek Ai nė kėtė mėnyrė.

Ajo ishte pasqyrim i thėnies nga Bibla e cila thotė: "Kjo ėshtė siguria qė kemi kur i afrohemi Perėndisė: se nė qoftė se i kėrkojmė diēka sipas vullnetit tė Tij, ai na dėgjon."1 "Sepse sytė e Zotit janė mbi tė drejtin dhe veshėt e tij janė tė vėmendshėm ndaj lutjes sė tij..."2

Pra, pse nuk u pėrgjigjet Perėndia lutjeve tė tė gjithėve?

Shkaku mund tė jetė se nuk kanė njė marrėdhėnie me Perėndinė. Dikush mund ta dijė se ekziston Perėndia, dhe madje edhe mund ta adhurojė herė pas here. Por ata tė cilėt duken se nuk kanė marrė asnjėherė pėrgjigje lutjeje, ka mundėsi tė mos kenė njė marrėdhėnie me Tė. Pėr mė tepėr, ata nuk kanė marrė kurrė nga Perėndia falje tė plotė pėr mėkatin e tyre. Ē'ka tė bėjė kjo me atė qė ti kėrkon? Ja njė shpjegim: "Ja, dora e Zotit nuk ėshtė tepėr e shkurtėr pėr tė shpėtuar, as veshi i tij nuk ėshtė tepėr i rėnduar pėr tė dėgjuar. Por paudhėsitė tuaja kanė shkaktuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė tuaj dhe mėkatet tuaja kanė bėrė tė fshihet fytyra e Tij prej jush, qė tė mos ju dėgjojė mė."3

Ėshtė fare e natyrshme tė ndjesh kėtė ndarje nga Perėndia. Kur dikush fillon t'i kėrkojė Perėndisė diēka, ēfarė ndodh zakonisht? Ai fillon me: "Perėndi, kam vėrtet nevojė pėr ndihmėn tėnde nė kėtė problem..." Mė pas ka njė pauzė, dhe fillon sėrish ... "E kuptoj qė nuk jam i pėrsosur, qė nė tė vėrtetė nuk kam asnjė tė drejtė tė ta kėrkoj kėtė gjė..." Personi ėshtė i vetėdijshėm se ka mėkatuar dhe s'ka qenė ashtu siē duhej tė ishte, dhe se nuk ėshtė i vetmi nė dijeni pėr kėtė; edhe Perėndia ėshtė nė dijeni. Ai mund tė mendojė: "Me kė po tallem unė?" Ajo ēfarė mund tė mos dijė ai ėshtė si ta marrė faljen e Perėndisė pėr mėkatin e tij. Mund tė mos e dijė se mund tė ketė njė marrėdhėnie me Perėndinė dhe kėshtu Perėndia mund ta dėgjojė. Kjo ėshtė baza mbi tė cilėn Perėndia iu pėrgjigjet lutjeve.

Si tė lutemi: Themeli

Sė pari, duhet tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė. Pėrfytyro sikur njė djalė me emrin Majk tė vendosė t'i kėrkojė presidentit tė Universitetit tė Prinstonit (tė cilin Majku nuk e njeh fare) tė nėnshkruajė bashkė me tė njė hua makine pėr tė. Mundėsitė e Majkut qė kjo tė ndodhė janė zero (nėse presidenti i Prinstonit ėshtė nė rregull mendėrisht). Megjithatė, nėse e bija e tė njėjtit president do t'i kėrkonte tė atit tė nėnshkruante pėr tė, nuk do tė ishte aspak problem. Ka shumė rėndėsi marrėdhėnia.

Me Perėndinė ėshtė kėshtu: kur dikush ėshtė fėmijė i Perėndisė, kur ai i pėrket Perėndisė, Perėndia e njeh dhe ia dėgjon lutjet. Jezusi tha: "Unė jam bariu i mirė dhe i njoh delet e mia dhe ato mė njohin mua...delet e mia e dėgjojnė zėrin tim. Unė i njoh dhe ato mė ndjekin, dhe unė iu jap atyre jetėn e pėrjetshme dhe ato nuk do tė humbasin kurrė; askush nuk mund t'i rrėmbejė nga dora ime."4

Pra, kur bėhet fjalė pėr Perėndinė, a e njeh vėrtet Atė dhe a tė njeh Ai ty? A ke njė marrėdhėnie me Tė qė pėrligj pėrgjigjet e lutjeve prej Tij? Apo Perėndia ėshtė tepėr larg, pak a shumė njė koncept nė jetėn tėnde? Nėse Perėndia ėshtė i largėt, apo nuk je i sigurt se e njeh Perėndinė, ti mund tė fillosh njė marrėdhėnie me tė pikėrisht tani: Lidhje.

A do t'i pėrgjigjet patjetėr Perėndia lutjes suaj?

Pėr ata qė e njohin atė dhe mbėshteten tek Ai, Jezusi duket se ėshtė mjaft bujar me ofertėn e tij: "Nėse qėndroni nė mua dhe fjalėt e mia qėndrojnė nė ju, kėrkoni ē'tė doni dhe do t'ju jepet."5 Tė "qėndrosh" nė Tė dhe fjalėt e Tij tė qėndrojnė nė ty, do tė thotė qė pėrmes jetės tėnde tė tregosh se e njeh Atė, mbėshtetesh tek Ai dhe dėgjon Atė qė Ai thotė. Mė pas, mund t'i kėrkosh ēfarė tė duash. Ja dhe njė kriter tjetėr: "Kjo ėshtė siguria qė kemi para Tij: nė qoftė se kėrkojmė diēka sipas vullnetit tė Tij, Ai na dėgjon. Dhe nėse e dimė se Ai na dėgjon--ēfarėdo t'i kemi kėrkuar--e dimė se i kemi ēfarė i kėrkuam atij."6 Perėndia iu pėrgjigjet lutjeve tona sipas vullnetit tė tij (dhe sipas urtėsisė sė tij, dashurisė sė tij pėr ne, shenjtėrisė sė tij, etj.).

Ajo qė na ngatėrron ne ėshtė se e marrim tė mirėqenė njohjen e vullnetit tė Perėndisė, thjesht sepse diēka ka kuptim pėr ne! Ne supozojmė se ka vetėm njė "pėrgjigje" tė duhur pėr njė lutje specifike, duke supozuar sigurisht se AI do tė ishte vullneti i Perėndisė. Kėtu vėshtirėsohet ēėshtja. Ne jetojmė brenda limiteve tė kohės dhe limiteve tė njohurisė. Kemi vetėm informacion tė kufizuar pėr njė situatė dhe se ēfarė do tė ndodhė me atė situatė nė tė ardhmen. Tė kuptuarit e Perėndisė nuk ėshtė i kufizuar. Ē'vend zė njė ngjarje nė rrjedhėn e jetės apo tė historisė ėshtė diēka qė vetėm Ai e di dhe Ai mund tė ketė qėllime pėrtej asaj qė pėrfytyrojmė ne. Me njė fjalė, Perėndia nuk do ta bėjė diēka thjesht sepse ne e vendosėm qė ashtu duhet tė jetė vullneti i Tij.

Ēfarė kėrkohet? Ēfarė ėshtė i gatshėm tė bėjė Perėndia?

Mund tė mbusheshin faqe tė tėra me synimet e Perėndisė pėr ne. E tėrė Bibla ėshtė njė pėrshkrim i llojit tė marrėdhėnies qė Perėndia dėshiron tė kemi me tė dhe i llojit tė jetės qė dėshiron tė na japė. Ja disa shembuj:

"...Zoti do tė presė pėr t'ju dhėnė hir, pastaj ai do tė lartėsohet, sepse i erdhi keq pėr ju, sepse Zoti ėshtė njė Perėndi i drejtėsisė. Lum tė gjithė ata qė kanė shpresė tek ai."7 A kapėt kėtė? Ashtu si dikush ngrihet nga karrigia e tij pėr t'ju ardhur nė ndihmė, "ai lartėsohet, sepse i erdhi keq pėr ju." "Rruga e Zotit ėshtė e pėrsosur...ai ėshtė mburoja e tė gjithė atyre qė gjejnė strehė tek ai."8 "Zoti kėnaqet me ata qė kanė frikė prej tij [qė e nderojnė], me ata qė shpresojnė nė mirėsinė e tij."9

Megjithatė, shfaqja mė e madhe e dashurisė dhe pėrkushtimit tė Perėndisė ndaj nesh ėshtė kjo: Jezusi tha: "Askush s'ka dashuri mė tė madhe nga kjo: tė japė jetėn e vet pėr miqtė e tij,"10 gjė tė cilėn Ai e bėri pėr ne. Dhe po ashtu: "Nėse Perėndia ėshtė me ne, kush mund tė jetė kundėr nesh? Duke qenė se Perėndia nuk kurseu Birin e tij, por e dha pėr tė gjithė ne, qysh nuk do tė na dhurojė tė gjitha gjėrat bashkė me tė?"11

Po pėr lutjet "e papėrgjigura"?

Sigurisht, njerėzit sėmuren, madje edhe vdesin; problemet financiare janė reale dhe mund tė ndeshesh me tė gjitha llojet e situatave. E atėherė?

Perėndia na thotė t'ia dorėzojmė shqetėsimet tona Atij. Edhe kur situata mbetet e zymtė, "Hidheni tėrė merakun tuaj mbi tė, sepse ai merakoset pėr ju."12 Rrethanat mund tė duken jashtė kontrollit, por nuk ėshtė kėshtu. Kur e tėrė bota duket se po tė bie mbi kokė, Perėndia mund tė tė japė zemėr. Ky ėshtė ēasti kur njė person mund tė jetė shumė mirėnjohės qė e njeh Perėndinė. "Zoti ėshtė afėr. Mos u shqetėsoni, por nė ēdo gjė ia parashtroni Perėndisė me anė lutjesh dhe pėrgjėrimesh, me falėnderim. Dhe paqja e Perėndisė qė ia tejkalon ēdo zgjuarsie, do tė ruajė zemrat tuaja dhe mendjet tuaja nė Krishtin Jezus."13 Perėndia mund tė sigurojė rrugėdalje, zgjidhje pėr problemin mė shumė nga ē'mund ta pėrfytyroni ju. Ndoshta ēdo i krishterė mund tė renditė shembuj si kėto nė jetėn e tij. Por nėse rrethanat nuk pėrmirėsohen, Perėndia mund tė na japė ende paqen e tij nė mes tė gjithė kėsaj. Jezusi tha: "Unė po ju lė paqen, po ju jap paqen time: unė po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trodittė dhe mos u frikėsoftė."14

Ėshtė nė kėtė ēast (kur rrethanat janė ende tė vėshtira) qė Perėndia na kėrkon tė vazhdojmė t'i besojmė Atij--tė "ecim me besim, jo me anė tė vizionit [tė asaj qė shohim]", - thotė Bibla. Por nuk ėshtė besim i verbėr. Bazohet nė vetė karakterin e Perėndisė. Njė makinė qė kalon njė urė mbėshtetet tek fortėsia e urės. Nuk ka rėndėsi se ēfarė mund tė ndjejė shoferi apo tė mendojė, apo tė bisedojė me atė qė ėshtė nė vendin e pasagjerit. Ajo qė bėn tė mundur kalimin e makinės nė anėn tjetėr ėshtė fortėsia e urės, tė cilės shoferi ishte i gatshėm t'i besonte.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, Perėndia na kėrkon t'i besojmė besueshmėrisė sė Tij, karakterit tė Tij...dhembshurisė, urtėsisė, drejtėsisė, dashurisė sė Tij pėr ne. Ai thotė: "Tė kam dashur me njė dashuri tė pėrjetshme; prandaj tė kam tėrhequr me dashamirėsi."15 "Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrėn tėnde para tij. Perėndia ėshtė streha jonė."16

Si pėrfundim...Si tė lutemi

Perėndia u ka ofruar pėrgjigjie lutjeve tė fėmijėve tė Tij (ata tė cilėt e kanė pranuar Atė nė jetėn e tyre dhe kėrkojnė ta ndjekin Atė). Ai na kėrkon tė ēojmė ēdo shqetėsim tek Ai nė lutje dhe Ai do tė veprojė nė lidhje me tė sipas vullnetit tė Tij. Ndėrsa pėrballemi me vėshtirėsi, ne duhet t'i hedhim shqetėsimet tona tek Ai dhe tė marrim nga Ai njė paqe qė i sfidon rrethanat. Baza pėr shpresėn dhe besimin tonė ėshtė karakteri i vetė Perėndisė. Sa mė mirė ta njohim, aq mė tė prirur do tė jemi pėr t'i besuar Atij.

Pėr mė shumė mbi karakterin e Perėndisė, ju lutem shikoni Kush ėshtė Perėndia? ose artikuj tė tjerė nė kėtė faqe. Arsyeja pėr lutjet tona ėshtė karakteri i Perėndisė. Lutja e parė sė cilės i pėrgjigjet Perėndia ėshtė lutja jote pėr tė filluar njė marrėdhėnie me Tė.

Artikull nga Marilyn Adamson

(1) 1 Gjoni 5:14
(2) 1 Pjetėr 3:12
(3) Isaia 59:1,2
(4) Gjoni 10:14,27-28
(5) Gjoni 15:7
(6) 1 Gjonit 5:14,15
(7) Isaia 30:18
(8) Psalmet 18:30
(9) Psalmet 147:11
(10) Gjoni 15:13
(11) Romakėve 8:32
(12) 1 Pjetėr 5:7
(13) Filipianėve 4:5-7
(14) Gjoni 14:27
(15) Jeremia 31:3 (rsv)
(16) Psalmet 62:8


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI