A mund ta provoni ekzistencėn e Perėndisė?
(Pse filozofėve dhe ateistėve u pėlqen kjo pyetje)
nga Gregory E. Ganssle, Ph.D.
I printueshėm nė PDF
Qė kur Emanuel Kant shkroi Kritika e Arsyes sė Pastėr, ėshtė bėrė zakon pėr njerėzit mendimtarė tė kėmbėngulin se ėshtė e pamundur ta provosh ekzistencėn e Perėndisė. Nė fakt, ky pretendim ėshtė ngritur nė nivelin e dogmės nė kulturėn intelektuale amerikane. Arsyeja pėrse e di se kjo konsiderohet dogmė e padiskutueshme ėshtė reagimi qė marr kur e shtroj kėtė gjė pėr diskutim. Kur dikush thotė: "Ju nuk mund ta provoni ekzistencėn e Perėndisė," - unė dua ta pyes: "Nga e di ti? Sapo mė takove! Nga e di ti se ē'jam nė gjendje tė bėj?"
Ēfarė nėnkuptojnė shumica e njerėzve kur recitojnė kėtė pretendim? Shumica e njerėzve nėnkuptojnė se unė nuk mund tė kem njė argument filozofik pėr ekzistencėn e Perėndisė, e cila do t'i bindė tė gjithė njerėzit mendimtarė. Ėshtė e pamundur, kėshtu vazhdon historia, tė keni njė argument qė do tė na detyrojė tė biem dakord. Nėse argumenti im nuk do tė bindė ateistin mė tė devotshėm, thonė ata, nuk e kam provuar atėherė ekzistencėn e Perėndisė. Duke qenė se nuk mund ta bind njė ateist tė tillė pėr tė besuar, argumentat e mia nuk shihen si prova nė sytė e tyre. Nėse nuk shihen si prova, ē'vlerė kanė?
Jam dakord se nuk mund tė kem njė argument qė do t'i bindė tė gjithė njerėzit mendimtarė. Por ēfarė mė thotė kjo mua? A po mė thotė diēka pėr Perėndinė? Jo. Kjo mė flet mė shumė pėr natyrėn e provave sesa pėr atė nėse Perėndia ekzistion apo jo. Unė nuk mund tė kem njė argument qė do tė bindė gjithėsecilin, pa asnjė mundėsi dyshimi, se Perėndia ekzsiton. Kjo nuk pėrbėn problem. Puna ėshtė se nuk ka asnjė argument pėr ēdo konkluzion interesant filozofik, i cili do tė pranohet nga kushdo pa mundėsi dyshimi.
Nuk mund tė provoj pėrtej mundėsisė tė dyshimit -- nė njė mėnyrė qė do t'i bindė tė gjithė filozofėt -- se Malet Shkėmborė (Rocky Mountains) gjenden vėrtet kėtu si njė objekt i pavarur i mendjes. Nuk mund tė provoj se i tėrė universi nuk erdhi nė ekzistencė para pesė minutash dhe se tė gjitha kujtimet tona tė dukshme nuk janė iluzione. Unė nuk mund tė provoj se njerėzit e tjerė qė shihni nė qendrėn studentore kanė mendje. Ndoshta janė robotė shumė tė zgjuar.
Nuk ka asnjė konkluzion interesant filozofik qė mund tė provohet pėrtej mundėsisė sė dyshimit. Kėshtu qė fakti se argumentet pėr ekzistencėn e Perėndisė nuk sjellin siguri matematikore nuk e dobėson nė vetvete ēėshtjen rreth ekzistencės sė Perėndisė. Thjesht e vendos pyetjen rreth ekzistencės sė Perėndisė nė tė njėjtėn kategori me pyetjet e tjera tė tilla si ekzistenca e botės sė jashtme, tė pavarur nga mendja dhe tė pyetjes se si e dimė se njerėzit e tjerė kanė mendje.
A do tė thotė kjo se argumentet pėr ekzistencėn e Perėndisė janė tė padobishme? Sigurisht, nuk mund tė kem njė argument qė do t'i bindė tė gjithė njerėzit mendimtarė, por kjo nuk do tė thotė se nuk kam arsye tė mira pėr tė besuar nė Perėndinė. Nė fakt, disa nga arsyet pėr tė besuar nė Perėndi mund tė jenė bindėse pėr ju. Edhe nėse nuk ju mbushet mendja pėr tė besuar se Perėndia ekziston, argumentat e mia mund tė mos jenė tė padobishme. Ėshtė e arsyeshme tė besosh se malet janė tė vėrteta dhe se kujtesa jonė ėshtė pėrgjithėsisht e besueshme dhe se mendje tė tjera ekzistojnė. Ėshtė e arsyeshme t'i besosh kėto gjėra edhe pse ato nuk mund tė provohen. Ndoshta ndonjė argument pėr ekzistencėn e Perėndisė do t'ju bindė juve se besimi nė Perėndi ėshtė i arsyeshėm.
Pra, nga ta dimė se Perėndia ekziston? Nė vend qė tė kėrkojmė pėr konkluzione tė dyshueshme, ne peshojmė dėshmitė dhe shqyrtojmė alternativat. Cila alternativė i pėrshtatet mė mirė dėshmive (provave)?
Nėse do tė donit tė shihnit disa arsye qė mbėshtetin ekzistencėn e Perėndisė, shih artikullin A ekziston Perėndia?
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|