Pse
I printueshėm nė PDF
Pse sėmuren njerėzit me kancer? Pse bien tėrmete qė shkatėrrojnė qytete tė tėra? Pse njerėzve iu duhet tė punojnė shumė dhe mezi tė fitojnė sa pėr tė mbajtur familjet?
Nė mėnyrė tė pavetėdijshme ne i bėjmė shpesh kėto pyetje, por me vetėdije rrallė. Sepse jemi aq tė zėnė duke jetuar jetėn saqė rrallė ndalojmė tė pyesim PSE?
Por pastaj diēka ndodh dhe na zgjon nga gjumi. Prindėrit tanė divorcohen. Vajza e vogėl rrėmbehet nė rrugė. Njė i afėrm zbulon se ka kancer. Kjo na pėrmend pėr pak. Por shpesh ne biem pėrsėri nė mohim. Dmth derisa tė na godasė njė tragjedi tjetėr, njė tjetėr mospėrputhje. Atėherė mbase mendojmė, Diēka nuk shkon kėtu. Diēka vėrtet nuk shkon. Jeta nuk duhet tė ishte kėshtu!
Pra, PSE ndodhin gjėrat e kėqia? PSE bota nuk ėshtė mė e mirė?
Ka njė pėrgjigjie pėr pyetjen PSE, dhe ajo gjendet nė Bibėl. Por nuk ėshtė pėrgjigjia qė shumica e njerėzve janė gati tė dėgjojnė: bota ėshtė kėshtu siē ėshtė sepse, nė njėfarė mėnyre, vetė e kemi zgjedhur.
Duket e ēuditshme?
Ēfarė, ose kush mund ta bėjė kėtė botė ndryshe nga ē'ėshtė? Ēfarė, ose kush mund tė garantojė njė jetė pa dhimbje pėr tė gjithė njerėzit, pėrgjithmonė?
Perėndia. Perėndia mund ta bėjė kėtė, por nuk e bėn. Tė paktėn jo tani pėr tani. Dhe si rezultat ne inatosemi me Tė. Ne themi, "Perėndia s'mund tė jetė i gjithėfuqishėm dhe i gjithėdashur. Po tė ishte, bota nuk do tė ishte kėshtu!"
Ne e themi kėtė duke shpresuar qė Perėndia do tė ndryshojė qėndrim nė lidhje me kėtė ēėshtje. Shpresa jonė ėshtė qė duke i vėnė Atij njė ndjenjė faji do ta bėjmė tė ndryshojė mėnyrėn si i bėn gjėrat.
Po Ai duket se nuk lėviz nga vendi. PSE?
Perėndia nuk lėviz nga vendi--Ai nuk i ndryshon gjėrat tani--sepse Ai po na jep ne atė qė kėrkuam: njė botė ku ne mund ta trajtojmė Atė sikur nuk ėshtė ose ėshtė i panevojshėm.
Ju kujtohet historia e Adamit dhe Evės? Ata hėngrėn "frutin e ndaluar." Ai frut ishte ideja qė ata mund ta injoronin atė qė Perėndia tha apo u dha atyre dhe tė nisnin njė jetė pa Perėndinė. Sepse Adami dhe Eva shpresonin qė mund tė bėheshin si Perėndia, pa Perėndinė. Ata e vunė nė jetė nocionin qė ekziston diēka mė e vlefshme se vetė Perėndia, diēka mė e vlefshme sesa pasja e njė marrėdhėnieje personale me Perėndinė. Dhe ky sistem botėror--me gjithė tė metat e tij--erdhi si rezultat i zgjedhjes qė ata bėnė.
Historia e tyre ėshtė historia e ne tė gjithėve, apo jo? Kush nuk ka thėnė--nė mos me zė tė paktėn nė zemėr--Perėndi, unė mendoj se mund tė bėj pa ty.Shumė falemnderit, po do tė eci vetė.
Ne tė gjithė jemi pėrpjekur tė jetojmė pa Perėndinė. Pse e bėjmė kėtė? Ndoshta sepse tė gjithė e kemi gėlltitur nocionin se ka diēka mė tė vlefshme, mė tė rėndėsishme se Perėndia. Pėr njerėz tė ndryshėm ėshtė diēka e ndryshme, por mentaliteti ėshtė i njėjtė: Perėndia nuk ėshtė gjėja mė e rėndėsishme nė jetė. Unė mund t'ia dal fare mirė pa Tė.
Cila ėshtė pėrgjigjia e Perėndisė ndaj kėsaj?
Ai e lejon. Shumė njerėz pėrjetojnė rezultatet e dhimbshme tė zgjedhjeve tė tyre ose tė tė tjerėve qė janė nė kundėrshtim me rrugėt e Perėndisė...vrasje, abuzim seksual, lakmi, mashtrim, shpifje, tradhti bashkėshortore, rrėmbim personi, etj. Tė gjitha kėto mund tė shpjegohen me refuzimin e njerėzve qė i bėjnė kėto gjėra pėr t'i lėnė Perėndisė vend dhe ndikim nė jetėt e tyre. Ata e jetojnė jetėn si tė duan, dhe ata vetė dhe tė tjerė vuajnė.
Cila ėshtė pikėpamja e Perėndisė mbi gjithė kėtė? Ai nuk ėshtė i kėnaqur. Nė fakt, me tė drejtė Perėndia mund tė shikohet si i pėrkulur drejt nesh me dhembshuri, duke shpresuar se do tė kthehemi tek Ai dhe Ai tė na japė jetė tė vėrtetė. Jezusi tha, "Ejani tek unė, o ju tė gjithė tė munduar dhe tė rėnduar, dhe unė do t'ju jap ēlodhje."1 Por jo tė gjithė janė gati tė shkojnė tek Ai. Jezusi foli pėr kėtė kur tha: "Jeruzalem, Jeruzalem, qė i vret profetėt dhe i vret me gurė ata qė tė janė dėrguar! Sa herė kam dashur t'i mbledh bijtė e tu ashtu si i mbledh klloēka zogjtė e vet nėn krahė, por ju nuk deshėt!"2 Pėrsėri Jezusi ngre ēėshtjen e marrėdhėnies me Tė. "Unė jam drita e botės; kush mė ndjek nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės."3
Po kur jeta ėshtė e padrejtė? Po kur ato rrethana tė tmerrshme qė na godasin nė jetė shkaktohen nga dikush tjetėr? Kur ndihemi si viktima ėshtė me vlerė tė kujtojmė se edhe Perėndia vetė duroi njė trajtim tė tmerrshėm nga tė tjerėt. Perėndia e kupton plotėsisht se ēfarė po kalon ti.
Nė kėtė jetė s'ka asgjė mė tė dhimbshme se ajo qė Jezusi duroi nė vendin tonė, kur u braktis nga miqtė, u pėrqesh nga ata qė nuk i besonin, u rrah dhe u torturua para kryqėzimit, pastaj u mbėrthye nė kryq duke u bėrė objekt turpi para tė gjithėve, dhe vdiq nga mbytja e ngadaltė. Ai na krijoi, megjithatė ua lejoi njerėzve lirinė ta bėnin kėtė, pėr tė pėrmbushur Shkrimin dhe pėr tė na ēliruar nga mėkati. Kjo nuk ishte e papritur pėr Jezusin. Ai ishte tėrėsisht nė dijeni tė asaj qė po vinte, duke i paranjohur tė gjitha hollėsitė, gjithė dhimbjen, gjithė poshtėrimin. "Pastaj, kur Jezusi po ngjitej nė Jeruzalem, i mori mėnjanė tė dymbėdhjetė dishepujt gjatė rrugės dhe u tha atyre: "Ja, ne ngjitemi nė Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t'u dorėzohet krerėve tė priftėrinjve dhe skribėve , dhe ata do ta dėnojnė me vdekje. Do ta dorėzojnė pastaj nė duart e paganėve qė ta tallin, ta fshikullojnė dhe ta kryqėzojnė; por ai ditėn e tretė do tė ringjallet."4
Imagjino sikur ta dije se diēka e tillė do tė tė ndodhte ty. Jezusi e kupton ankthin psikologjik dhe emocional. Natėn qė e dinte se do ta arrestonin Jezusi shkoi tė lutej, dhe mori disa miq me vete. "Dhe mori me vete Pjetrin dhe tė dy djemtė e Zebedeut, dhe filloi tė ndjejė trishtim dhe ankth tė madh. Atėherė ai u tha atyre: "Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar bashkė me mua". Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej duke thėnė: "Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti."5
Megjithėse Jezusi iu tregoi tre miqve tė tij, ata nuk ia kuptonin thellėsinė e ankthit, dhe kur Jezusi u kthye nga lutja i gjeti nė gjumė. Jezusi e di ē'do tė thotė tė kalosh pėrmes dhimbjes dhe trishtimit tė thellė i vetėm. Kjo ėshtė njė pėrmbledhje e kėsaj ashtu siē e pėrshkruan Gjoni nė ungjillin e tij: "Ai (fjala) ishte nė botė, dhe bota u krijua me anė tė tij, por bota nuk e njohu. Ai erdhi nė shtėpinė e vet dhe tė vetėt nuk e pranuan, por tė gjithė atyre qė e pranuan, Ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e Tij."6 "Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme. Sepse Perėndia nuk e dėrgoi Birin e vet nė botė qė ta dėnojė botėn, por qė bota tė shpėtohet me anė tė Tij."7
Nuk ka diskutim qė nė kėtė botė ka dhimbje dhe vuajtje tė mėdha. Njė pjesė e tyre shpjegohet nga veprimet egoiste dhe tė urryera tė tė tjerėve. Njė pjesė duket sikur nuk mund tė shpjegohet nė kėtė jetė. Por Perėndia na ofron veten e Tij. Perėndia na lejon tė dimė se edhe Ai ka duruar dhe ėshtė nė dijeni tė dhimbjes dhe nevojave tona. Jezusi u tha dishepujve, "Unė po ju lė paqen, po ju jap paqen time; unė po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittė dhe mos u frikėsoftė."8 Arsye pėr t'u tronditur dhe frikėsuar ka mjaft, por Perėndia mund tė na japė paqen e Tij, qė ėshtė mė e madhe se problemi para nesh. Ai ėshtė nė fund tė fundit, Perėndia, Krijuesi, Ai qė ka ekzistuar pėrgjithmonė, Ai qė krijoi gjithėsinė me njė lėvizje tė dorės.
Me gjithė pushtetin e Tij, Ai ėshtė edhe Ai qė na njeh nė mėnyrė intime, edhe nė detajet mė tė vogla. Dhe nėse ne ia besojmė Atij jetėn tonė, mbėshtetemi tek Ai, edhe kur tė ndeshim vėshtirėsi, Ai do tė na mbajė fort. Jezusi tha, "Jua kam thėnė kėto gjėra qė ta keni paqen nė mua; nė kėtė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr, unė e munda botėn!"9 Ai pėrjetoi edhe atė qė ėshtė kėrcėnimi mė i madh pėr ne--vdekjen--dhe e mundi. Ai ėshtė nė gjendje tė na mbajė nė rrethanat mė tė vėshtira tė jetės dhe tė na ēojė nė jetėn e pėrjetshme, nėse i besojmė.
Ne mund ta jetojmė kėtė jetė me ose pa Perėndinė. Jezusi u lut, "O Atė i drejtė, bota nuk tė ka njohur, por unė tė kam njohur; dhe kėta e kanė njohur se Ti mė ke dėrguar. Dhe unė i kam bėrė tė njohin emrin Tėnd dhe do tė bėj ta njohin akoma, qė dashuria me tė cilėn Ti mė ke dashur mua, tė jetė nė ta dhe unė nė ta."10
Pėr tė mėsuar si tė filloni njė marrėdhėnie me Perėndinė, ju lutemi shikoni Lidhje.
(1) Mateu 11:28
(2) Mateu 23:37
(3) Gjoni 8:12
(4) Mateu 20:17-19
(5) Mateu 26:37-39
(6) Gjoni 1:10-12
(7) Gjoni 3:17,16
(8) Gjoni 14:27
(9) Gjoni 16:33
(10) Gjoni 17:25,26
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|