•  Faqja kryesore >> Ēėshtje tė jetės >> A ka shpresė pėr njė martesė tė qėndrueshme?

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



A ka shpresė pėr njė martesė tė qėndrueshme?

Kėshilla e mėposhtme pėr marrėdhėnien do t'ju ndihmojė t'i minimizoni problemet martesore dhe tė shmangni pjesėmarrjen nė statistikat e divorcit.

nga Denis Reini

I printueshėm nė PDF

Dikur njė grua mė tregoi pikėpamjen e saj pėr martesėn:

"Ėshtė njėlloj si tė kėqyrėsh njė shkretėtirė me anė tė dylbive. Kudo qė hedh sytė, shikoj trupa tė hedhur andej-kėtej nė faza tė ndryshme tė vdekjes dhe duke vdekur--divorc, izolim, marrėdhėnie abuzive dhe tė kalbura, tė gjitha llojet e shkretimit. Pasi vėshtroj kėtė gjė, i bėj vetes pyetjen: "Pėrse t'i futem kėsaj rruge?"

Shumė studentė sot bėjnė tė njėjtėn pyetje. Edhe pse dėshirojnė fort sigurinė dhe gėzimin e njė marrėdhėnieje jetėgjatė, ata i frikėsohen martesės. Njė e sapomartuar tha nė njė artikull tė gazetės Newsweek: "E pashė nga afėr rėnimin e martesės sė prindėrve tė mi dhe nuk isha e sigurt nėse vetė do t'ia dilja mbanė."1

Rezultate tė Statistikave me Vlerėsim tė Lartė Divorci

Asnjė brez qė ka arritur moshėn pėr martesė nuk ka sjellė ndonjėherė me vete mė shumė probleme tė shkaktuara nga ndarjet e familjeve. Nė Shtetet e Bashkuara mė shumė se njė milion fėmijė pėrjetojnė ēdo vit ndarjen e familjeve tė tyre.2

Njė numėr i madh studentėsh kujtojnė pėrvoja tė tilla si:

Meri: Njė mbasdite ajo u kthye nga shkolla dhe takoi tė atin duke dalė nga shtėpia me njė valixhe nė dorė. Ai po e braktiste familjen. "Do kthehem tė tė shoh, zemėr," i tha. I ati i Merit e puthi nė ballė dhe u largua. Qė nga ajo ditė, ajo nuk e pa mė.

Roberti: Prindėrit e tij u divorcuan kur ishte pesė vjeē. Ai ka jetuar me tė ėmėn e cila u martua edhe me tri burra tė tjerė dhe pi shumė. Njerku i tij i parė e rrahu njė herė kur ai derdhi Coca-Cola nė makinė.

Keri: Prindėrit e saj janė ende tė martuar por krejt tė fokusuar nė karrierėn e tyre fitimprurėse. Babi dhe mami rrallė i ndoqėn koncertet e orkestrės sė saj gjatė shkollės sė mesme dhe tani qė ka shkuar nė universitet, flet rrallė me secilin prej tyre. Kur familja komunikon, kjo ndodh ose me anė tė e-mailit ose me anė tė mesazheve nė sekretarinė telefonike.

Filipi: Njė natė nė vitin e tretė tė shkollės sė mesme, Filipi u zgjua nga zhurma e grindjes sė prindėrve. Ai dėgjoi njė pėrplasje dhe njė ulėrimė. Filipi e gjeti tė ėmėn nė kuzhinė tė gjakosur nga plaga e njė thike. Filipi i telefonoi policisė dhe ata arrestuan tė atin. Filipi bashkė me tė ėmėn dhe motrat mė tė vogla shkuan tė jetonin nė njė barakė. Ai nuk e di se ku jeton i ati.

Ju ndoshta njihni njerėz si Meri, Roberti, Keri dhe Filipi. Pėrvoja juaj mund tė jetė e ngjashme me tė tyren apo edhe me keq. Ndoshta shtėpia juaj zien nga konflikti, mungesa e harmonisė dhe ankthi. Si rrjedhim, jeni menduar mirė nėse duhet tė martoheni-- nuk doni tė pėrfundoni nė njė marrėdhėnie tė mbushur me dhimbje dhe zhgėnjim, dhe t'u shkaktoni njė tėrmet emocional fėmijėve tuaj. Ju pėlqen ideja pėr ta ndarė jetėn me dikė qė ju do, por nėse jeni tė sinqertė, martesa ėshtė tepėr e frikshme. Ju mund tė pyesni veten: "A do tė jem nė gjendje ta harroj dėmin qė mė bėri familja ime? A do tė jem nė gjendje tė pėrjetoj njė martesė dhe familje tė lumtur dhe tė shėndetshme?"

Pėrgjigjia ėshtė nė mėnyrė tė padiskutueshme 'po'.

Qė nga viti 1976 punoj me njė organizatė qė ėshtė nė ndihmė tė familjeve dhe kam parė mijėra martesa, qė nė pamje tė parė nuk kishin aspak shpresė, t'ia dalin mbanė. Perėndia ka njė rrugėdalje qė njerėzit e lėnduar tė pėrjetojnė marrėdhėnie tė shėndetshme. Do tė flasim pėr kėtė mė vonė.

Martesa--Ia vlen edhe me probleme

Me gjithė problemet dhe dhimbjen, pse njerėzit duan ende tė martohen? Edhe pse martesa sulmohet keqas nė ditėt e sotme, ecja pėr nė altar ėshtė ende diēka shumė e pėlqyer. Njė anketim i fundit i Luis Harrisit nxori se 96% e studentėve duan tė martohen apo tashmė janė tė martuar. Nėntėdhjetė e shtatė pėrqind ishin dakord me thėnien--"Pasja e marrėdhėnieve tė ngushta familjare ėshtė ēelėsi drejt lumturisė."3

Pra, edhe pse rreth njė nė katėr amerikanė tė rritur tė moshės nga 18 vjeē e sipėr janė tė divorcuar,4 mundėsia pėr tė patur njė martesė tė mirė e tė qėndrueshme e bėn pothuajse kėdo tė gatshėm pėr ta provuar njėherė. E pra, pse ėshtė martesa kaq tėrheqėse?

E vėrteta ėshtė se asnjė nuk dėshiron tė jetė i vetėm. Edhe pse e bėjmė tė madhe ēėshtjen e "bėrjes sė gjėrave si tė duam" dhe kėmbėngulim pėr tė drejtat individuale, tė gjithė dėshirojmė sigurinė dhe ngrohtėsinė e njė marrėdhėnieje intime me dikė qė ēmendet pas nesh. Ne mund tė themi se "duam tė jemi vetėm" dhe dėshirojmė "pak hapėsirė", por dėshira jonė mė e fortė ėshtė ta ndajmė kėtė hapėsirė me dikė qė na do.

Edhe pse tėrheqja seksuale ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e dėshirės tonė pėr intimitet, kėto dėshira pėr t'u lidhur fort me njė person tjetėr nuk janė vetėm pėr seks. Kjo dėshirė e zjarrtė pėr t'u njohur dhe vlerėsuar nga dikush tjetėr vjen nga mėnyra si jemi projektuar qė nė fillim.

Shkaqet e Statistikave tė Larta tė Divorcit

Pse ndodh atėherė qė kaq shumė njerėz, tė cilėt dėshirojnė dhe kanė nevojė pėr tė qenė pranė dikujt, pėrfundojnė tė divorcuar, shpeshherė tė mbushur me zemėrim dhe zhgėnjim? Shumica e atyre qė martohen pėrpiqen tė arrijnė njė lidhje tė fortė e tė qėndrueshme tė bazuar kryesisht tek ndjenjat (emocionet). Nė shumicėn e marrėdhėnieve dashuria dhe pranimi vazhdojnė pėr aq kohė sa personi tjetėr po plotėson njė nivel tė caktuar pritjeje. Nėse ndjenjat janė tė ngrohta, burri dhe gruaja mund ta shijojnė shoqėrinė e njėri-tjetrit, i shpėrfillin karakteristikat e mėrzitshme tė partnerit, komunikojnė siē duhet dhe akoma shprehin afeksion (dashamirėsi).

Por kur ndjenjat ftohen, njėri ose tė dy sė bashku mėsojnė se nuk kanė asnjė rezervė apo aftėsi pėr tė dashur njė person me sa duket tė papėrsosur. Tashmė nevojat nuk plotėsohen, gjė qė shkakton lėndim, nxit vetėmbrojtje, dobėson komunikimin e mirė, shton keqkuptimet, provokon konflikt, dhe qė i hedh zjarr zemėrimit dhe trishtimit. Nėse falja dhe pajtimi nuk e ndalin kėtė spirale nė rėnie, aftėsia pėr ta dashur njėri-tjetrin paralizohet.

Ky model nė pothuajse tė gjitha marrėdhėniet mund tė shmanget pėr aq kohė sa ēėshtjet e nxehta qė provokojnė egoizmin nuk ekzistojnė apo janė hijėzuar. Por herėt a vonė realiteti godet. Megjithė qėllimet mė tė mira tė njė ēifti, ata kuptojnė se dy njerėzve tė pavarur nuk mund t'u plotėsohen tė gjitha nevojat e tyre gjatė gjithė kohės.

Kėshilla pėr Marrėdhėnien--Si t'i shmangim problemet martesore

Qė njė marrėdhėnie tė funksionojė siē duhet, kėrkohet bashkėpunim dhe tė dy personat duhet tė mohojnė shumė nga dėshirat e tyre personale. Egoizimin duhet tė zėvendėsojė vetėflijimi. Njė person mund ta bėjė kėtė fare mirė pėr njėfarė kohe nė martesė, por pastaj durimi humbet. Vetėflijimi nuk ėshtė i natyrshėm; egozimi po. Pse ndodh kėshtu?

Nė qoftė se do tė jetonim nė njė botė ku njerėzit tė ishin tė pėrsosur, atėherė martesat tona do tė gumėzhinin nga harmonia e plotė, ashtu si donte Perėndia tė funksiononte qė nga fillimi. Por ne nuk jetojmė nė njė botė tė pėrsosur. Me sinqeritet tė plotė mund tė thuhet se tė gjithė ne jemi tė ndikuar nga prirja jonė drejt egoizmit dhe "mėkatit". Ēfarė ėshtė mėkati? Shpesh zgjedhim tė bėjmė gjėrat e gabuara, jo gjėrat e duhura. Ne mund tė jemi egoistė, tė ulėt, lėndues, tė hidhėt, arrogantė, jo tė gatshėm pėr tė falur dhe kėshtu me radhė. Nuk ėshtė ēudi qė burrat dhe gratė e kanė tė vėshtirė tė shkojnė mirė me njėri-tjetrin.

Njė qėndrim 'dua tė mė plotėsohen nevojat' nė marrėdhėnie e pengon frymėn e nevojshme tė bashkėpunimit. Cikli negativ fillon dhe vazhdon derisa tė humbasė intimiteti dhe martesa fillon tė bėhet copė e ēikė.

Le ta pranojmė, tė gjithė kemi nevojė pėr ndihmė--njė forcė tė brendshme e cila na aftėson pėr ta dashur personin tjetėr nė mėnyrėn qė duhet nėse duam t'i japim njė mundėsi martesės.

Sjellja jonė egoiste dhe mėkatare nuk ndan vetėm njė burrė nga njė grua, por gjithashtu na ndan nga Perėndia--burimi ynė mė i madh i ndihmės. Si Autori dhe Projektuesi i martesės, Ai e di se si funksionojnė marrėdhėniet. Ai dėshiron qė nė radhė tė parė tė kemi njė marrėdhėnie me Tė dhe, mė pas, tė kėrkojmė pėr drejtimin e Tij.

Perėndia jo vetėm qė na ndihmon me problemet dhe sfidat qė ndeshim pėrditė, por Ai gjithashtu sjell shėrim pėr plagėt dhe lėndimet qė kemi mbledhur nga e kaluara. Pėr shembull, Ai siguron falje dhe pastrim tė plotė nga vendimet e gabuara qė kemi marrė si adoleshentė nė marrėdhėnie me seksin e kundėrt. Perėndia na do dhe dėshiron qė ne t'i shijojmė tė mirat e tė qenit fėmijė tė Tij, gjė qė pėrfshin ndihmėn e Tij nė martesėn tonė.

Do tė doja ta ilustroja kėtė me dy skenare qė kanė tė bėjmė me njė burrė dhe grua tipike. Nė shembullin e parė, ēifti ynė (po i quaj Joni dhe Liza) nuk dallohen pėr pėrfshirje dinamike tė Perėndisė nė jetėt e tyre. Nė Skenarin B, Joni dhe Liza kanė mė shumė se njė marrėdhėnie me njėri-tjetrin, ata kanė edhe njė marrėdhėnie me Jezu Krishtin.

Probleme tė Mundshme Martesore--Skenari A:

Ėshtė mėngjesi i sė shtunės dhe Joni dėshiron tė luajė golf me miqtė e tij. Ēohet nga krevati dhe i thotė Lizės se do tė kthehet rreth orės 4 pasdite. Liza ankohet: "Ti mė premtove se do tė shkonim pėr piknik sot!"

"S'ta kam zėnė me gojė ndonjėherė kėtė gjė," - thotė Joni, me nervozizėm. "Sidoqoftė, kam dy javė pa luajtur golf. Ėshtė njė ditė e bukur. Nuk do tė mbyllem kėtu." Joni del duke pėrplasur derėn.

Liza ndihet e mospėrfillur dhe pasi derdh ca lot, ajo sillet vėrdallė nėpėr apartament dhe hedh sa andej-kėtej jastėkėt e divanit.

"Ta tregoj unė ty, o i poshtėr," bėrtet ajo. Ajo i telefon njė shoqeje dhe lė njė takim pėr tė dalė pėr drekė dhe pėr tė bėrė pazar. Nė supermarket blen rroba me vlerė 300 dollarė--kishte nevojė pėr njė kostum tė ri, por duke blerė disa gjėra tepėr ajo e dinte se do ta inatoste Jonin. Karta e tyre e kreditit kishte arritur nė fund.

Ndėrkaq, Joni ėshtė duke mbaruar raundin e tij tė golfit. Ai ndalet me miqtė e tij pėr njė pije tek bari i klubit tė golfit. Gota e parė shumė shpejt ēon drejt tė dytės. Joni vė re se sa tėrheqėse ėshtė kamerierja. Ndėrsa vajza po i ofron Jonit gotėn e tretė, ai i pėshpėrit disa lajka nė vesh. Vajza bėn sikur fyhet, por buzėqeshja e saj i tregon Jonit se ka fituar disa pikė. Herėn tjetėr qė shkon tek Joni, ky i fundit vė re numrin e telefonit mbi kartėpecetė nėn gotė. Joni e fut menjėherė letrėn nė xhep.

Joni mbėrrin nė shtėpi nė orėn 5 pasdite, me kėmbėt qė i merren. Liza po shikon televizor me volumin tė ngritur nė qiell. Ai vė re njė pirg me kuti mbi divan. Plot zemėrim ai fik televizorin dhe i kėrkon llogari pėr rrobat e blera. Liza e shan keq dhe largohet pėr tek dhoma e gjumit duke pėrplasur fort derėn. Grindja vazhdon deri vonė. Joni pėrfundon duke fjetur nė dhomėn e miqve.

Prombleme tė Mundshme Martesore--Skenari B:

Ėshtė mėngjesi i sė shtunės dhe Joni dėshiron tė luajė golf me miqtė e tij. Ēohet nga krevati dhe i thotė Lizės se do tė kthehet rreth orės 4 pasdite. Liza habitet dhe thotė: "Mendova se do tė shkonim pėr piknik sonte!"

"Oh, a nuk mund ta lėmė pėr nesėr?" - thotė Joni, me nervozizėm. "Sidoqoftė, kam dy javė pa luajtur golf. Ėshtė ditė e bukur. Ika." Joni del duke pėrplasur derėn.

Liza ndihet e mospėrfillur dhe pasi derdh ca lot, ajo sillet vėrdallė nėpėr apartament dhe hedh sa andej-kėtej jastėkėt e divanit.

"I poshtėr!" bėrtet ajo, duke dėshiruar t'ia thoshte Jonit nė sy se sa e mėrzitur ndihej.

Liza vendos tė dalė pėr njė shėtitje, dhe me kalimin e kohės nė park, lėndimi dhe zemėrimi i saj ulen. Ndėrsa po kthehej nė shtėpi, ajo mundi tė lutej: "I dashur Jezus, jam tepėr e mėrzitur me Jonin dhe mendoj se ai po tregohet eogist. Tė lutem mė ndihmo tė mos jem egoiste dhe bėj qė zemėrimi tė mos jetė nė kontroll."

Liza vendos t'i telefonojė njė shoqeje dhe lė njė takim pėr tė ngrėnė drekė herėt dhe pėr pazar. Ndėrsa ėshtė nė supermarket, Liza blen njė kostum tė ri.

Ndėrkaq, Joni po mbaronte pjesėn e parė tė lojės sė tij tė golfit. Ai dhe miqtė e tij ndalojnė pėr njė sanduiē dhe pije nė barin e klubit tė golfit. Joni e vė re se sa e bukur ėshtė vajza e banakut, por thjesht i buzėqesh dhe shkon pranė shokėve. Nė mėngjes Joni kishte menduar se Liza ishte treguar grindavece dhe e ngjitur pas tij--duke dashur ta pengonte me pa tė drejtė nga njė kohė e mirė me miqtė e tij. Tani Joni ndihet fajtor pėr mėnyrėn se si e trajtoi atė. Nuk po kėnaqet fare.

"Hej djema," thėrret Joni, - "Po e lė me kaq pėr sot dhe po shkoj nė shtėpi. Mė duhet tė kaloj pak kohė me Lizėn." Dy nga shokėt e ngacmuan, por Joni e kishte ndarė mendjen.

Kur Liza kthehet nė shtėpi nė orėn 1 pasdite, ajo habitet kur shikon Jonin tė ulur nė kuzhinė. Ajo vė re se ėshtė nxjerrė shporta e piknikut dhe ėshtė gjysmė e mbushur me ushqime dhe pije.

"Pse je kthyer kaq herėt?" e pyet, ende e lėnduar nga mėnyra se si i foli.

"Mė vjen keq pėr mėnyrėn se si u solla sot," thotė Joni. "Doja tė luaja golf dhe nuk desha t'ia di pėr nevojat e tua. Mė duket se u tregova egoist. A do mė falėsh?"

Liza kafshon buzėn. Ajo ėshtė ende e lėnduar, por duket qė vėrtet Joni po ndjen keqardhje. Duket e pabesueshme qė e la lojėn e golfit mė herėt. "Po, tė fal", i thotė Liza me qetėsi.

Ndėrsa pėrqafohen, Joni thotė: "A mund t'ia nisim nga e para pėr sot? Erdha herėt me mendimin se ende ka kohė pėr piknikun? A dėshiron tė shkosh?"

Liza i reziston tundimit pėr t'u hakmarrė ndaj Jonit. Nė tė kundėrt, i buzėqesh dhe pohon me kokė.

Dita ndryshon krejt drejtim pėr tė dy, Jonin dhe Lizėn. Zemėrimi ėshtė larguar nga tė dy. Marrėdhėnia e tyre ndihet po aq e freskėt sa toka pas njė shiu pranveror. Jezusi ka qenė duke vepruar nė jetėt e tė dyve, sė pari duke iu treguar se si tė jetojnė dhe mė pas duke u dhėnė forcė pėr tė mohuar veten dhe pėr tė falur--dy veprime thelbėsore pėr dashurinė, por shumė tė vėshtira pėr t'u bėrė vazhdimisht dhe me gjithė zemėr pa asnjė ndihmė.

Sigurisht, kėto dy skenare japin thjesht njė pikėpamje sipėrfaqėsore tė njė situate ndėrpersonale tė komplikuar, por mė tepėr ato ilustrojnė pėrse pėrfshirja e Perėndisė individualisht nė jetėn e burrit dhe tė gruas dhe nė martesėn e tyre sjell njė ndryshim tė tillė. Besimi i krishterė nuk ėshtė thjesht njė koleksion parimesh dhe rregullash--ėshtė njė bashkėveprim i gjallė, ēast pas ēasti me Perėndinė, gjė pėrmes tė cilės marrim drejtim dhe fuqi pėr ta jetuar jetėn sipas mėnyrės qė u projektua pėr t'u jetuar.

T'i shmangesh pjesėmarrjes nė statistikat e divorcit--dėgjo Fjalėn e Perėndisė

Perėndia shprehet shumė qartė nė Bibėl pėr shkatėrrimin qė sjell divorci, pėr nevojėn pėr t'i konsideruar me pėrulėsi nevojat e personit tjetėr mbi tonat, pėr tė qenė tė vėrtetė me njėri-tjetrin, pėr shmangien e imoralitetit seksual, dhe shumė mė tepėr. Por ne jo patjetėr duam ta bėjmė atė qė na thuhet. Udhėzimi i Tij ėshtė shpesh ndryshe nga ajo qė mendojmė se do tė ishte mė mirė (pėr shembull, t'i tregojmė bashkėshortit/es tė vėrtetėn nė njė kohė kur mendojmė se njė gėnjeshtėr do tė ishte mė e dobishme). Por, nė mėnyrė tė vazhdueshme, ēiftet e kanė zbuluar se sa i menēur ėshtė Perėndia dhe sa e urtė ėshtė t'u besosh dhe t'i ndjekėsh udhėzimet e tij pėr ndėrtimin e marrėdhėnieve.

Pėr shembull, Perėndia ende thotė se martesa duhet tė vijė para intimitetit seksual. Megjithatė nė kulturėn tonė 64% e studentėve tė anketuar ranė dakord me deklaratėn--"Tė jetuarit sė bashku si ēift para martesės ėshtė ide e mirė."5 Shumė nga kėta studentė kishin parė rrėnimin e martesės sė prindėrve tė tyre dhe kishin arritur nė pėrfundimin se "ta provosh paraprakisht" marrėdhėnien duket si ide e mirė.

Pra, pse e vendos Perėndia martesėn para pėrfshirjes seksuale? Sepse Ai dėshiron qė tė pėrjetojmė intimitet tė qėndrueshėm e pėrmbushės. Si mund tė ndihen dy njerėz aq tė sigurt sa tė jenė krejt tė hapur me njėri-tjetrin--qė ėshtė diēka e domosdoshme pėr tė pasur intimitet tė thellė--nė njė mjedis ku secili person mund tė tė lėrė shėndenė nė ēdo moment? Statistikat tregojnė se shkalla e divorcit ėshtė nė fakt mė e lartė mes atyre qė kanė bashkėjetuar para se tė martoheshin.6 Urtėsia e Perėndisė ėshtė e pagabueshme, ėshtė gjithnjė e drejtė dhe gjithmonė drejtimi i Perėndisė vjen nga dashuria e tij pėr ne.

Por Perėndia nuk dėshiron tė jetė thjesht njė kėshilltar martese, duke dhėnė kėshilla pėr jetėt tona. Ai dėshiron qė ne ta njohim Atė, tė jemi nė njė marrėdhėnie me Tė dhe t'i besojmė Atij. Ai thotė se, pėr tė dashur me besnikėri dikė tjetėr, nė radhė tė parė duhet tė pėrjetojmė dashurinė e Tij tė pakushtėzuar e besnike ndaj nesh.

I shtyrė nga dashuria e Tij pėr ne, Perėndia bėri diēka madhėshtore pėr hirin tonė. Kemi folur se si egoizimi ynė na ndan nga njėri-tjetri, dhe sidomos na ndan nga Perėndia i cili ėshtė i shenjtė dhe i pėrsosur. Bibla thotė: "Mėkati juaj ka krijuar njė ndarje midis jush dhe Perėndisė suaj."7 Asnjė sasi veprash tė mira apo pėrpjekjesh nga ana jonė nuk mund ta fshijė mėkatin tonė nga sytė e Perėndisė. Mė keq akoma, ka njė ndėshkim pėr mėkatin tonė...vdekje. Do tė thotė ndarje e pėrjetshme nga Perėndia, edhe pas jetės sonė nė tokė. Ne nuk mund tė bėjmė asgjė pėr ta rregulluar kėtė. Standardet e Tij kėrkojnė pėrsosmėri dhe ne nuk i arrijmė dot. Megjithatė, drejtėsia e Perėndisė ėshtė e shoqėruar nga dashuria e tij e madhe pėr ne--qė tregohet nga zgjidhja qė siguroi Ai.

Jezu Krishti, i cili ėshtė Perėndia nė formė njerėzore, erdhi tė paguajė dėnimin e vdekjes pėr mėkatet tona. Jezusi erdhi gjithashtu pėr tė na mėsuar rrugėt e Perėndisė dhe pėr tė na dhėnė njė jetė kuptimplotė. Por, Ai tha se qėllimi i Tij kryesor pėr ardhjen si njeri ishte tė vdiste nė vendin tonė. Ai pagoi plotėsisht pėr tė gjitha mėkatet tona--mėkatet e mia, tė tuat, tė tėrė botės--kur u var nė kryq (njė formė romake e ekzekutimit), nė mėnyrė qė ne tė kishim falje. Pasi ndenji nė varr tri ditė, Jezusi u kthye fizikisht nė jetė. Shumė dėshmitarė vazhduan t'i tregonin botės pėr Tė dhe pėr jetėn qė na ofron Perėndia.

Pėr tė kapėrcyer problemet martesore--sė pari, filloni njė marrėdhėnie me Perėndinė

Nuk na takon neve tė punojmė pėr t'u bėrė tė pranuar nga Perėndia. Ai na ofron njė marrėdhėnie me Tė si dhuratė. Ėshtė nė dorėn tonė nėse do ta pranojmė faljen e Tij dhe do tė fillojmė njė marrėdhėnie me Tė. Jezusi tha, "Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, pėrveēse nėpėrmjet meje."8 Ai dėshiron tė vijė nė jetėt tona, por, pėrsėri, ky ėshtė njė vendim individual qė duhet ta marrim ne. Nėse martesa ėshtė njė vendim i madh, ky ėshtė edhe mė shumė. A do tė kesh njė marrėdhėnie tė pėrjetshme me Perėndinė dhe ta lejosh Atė tė ndikojė jetėn tėnde? A dėshiron tė udhėhiqesh nga urtėsia e Tij dhe tė mbahesh tek forca e Tij?

Nėse dėshiron, mund ta ftosh Atė qė tani. Ashtu si njė ēift nuk ėshtė i martuar derisa ata tė thonė publikisht "Po", ashtu edhe marrėdhėnia me Perėndinė ėshtė njė akt i vetėdijshėm i vullnetit. Jezusi tha, "Ja, unė qėndroj tek dera dhe trokas. Nėse dikush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, unė do tė hyj tek ai."9 Bibla thotė, "Por atyre qė e pranuan, Ai u dha pushtetin tė bėhen fėmijė tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e Tij."10

A do tė donit ta njihnit dashurinė e Perėndisė pėr ju dhe ta ftonit Atė nė jetėn tuaj? Kjo mund tė jetė njė mėnyrė si mund ta shprehni kėtė: "Zot Jezus, dua tė jesh nė jetėn time. Dua tė mė drejtosh dhe tė mė falėsh. Falemnderit qė pagove pėr mėkatet e mia nė kryq. Tė lutem hyr nė jetėn time. Falemnderit pėr premtimin tėnd qė do tė vijsh nė jetėn time nėse unė e hap derėn. Unė po e hap tani. Falemnderit qė tani mund tė filloj tė tė njoh vėrtet."

Nėse je lutur me sinqeritet kėshtu, ti ke filluar njė marrėdhėnie me Perėndinė. Ēfarė efekti do tė ketė kjo mbi problemet e tua martesore? Ti tani ke mundėsi tė kesh njė martesė plot dashuri. Si tė gjithė bashkėshortėt, ti do tė bėsh shumė gabime, dhe disa herė do tė tė duhen shumė pėrpjekje pėr tė patur njė martesė tė mirė. Por, duke u mbėshtetur tek Perėndia do tė gjesh forcėn dhe vizionin e duhur pėr ta dashur bashkėshortin tėnd me njė dashuri joegoiste, falėse dhe do tė pėrjetosh njė martesė tė qėndrueshme.


Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...

Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...

Kam njė pyetje...


DENIS REINI ėshtė drejtor i Jetė Familjare, njė degė e Institutit "Jeta e Re". Ai ėshtė gjithashtu autori dhe drejtuesi i programit radiofonik "Jetė Familjare Sot". Ai dhe gruaja e tij, Barbara, kanė gjashtė fėmijė.

(1) Kendall Hamilton dhe Pat Wingert, "Down the Aisle," Newsweek, 20 Korrik 1998, fq. 54.
(2) John J. DiIulio, Jr., "Deadly Divorce," National Review, 7 Prill 97.
(3) "Generation 2001: A Survey of the First College Graduating Class of the New Millennium," e drejtuar mė 1997-1998 nga Louis Harris dhe Associates for Northwestern Mutual Life Insurance Company, 720 E. Wisconsin Ave., Milwaukee, WI 53202, pp. 8, 11.
(4) DiIulio, Jr., "Deadly Divorce."
(5) Generation 2001: A Survey, p. 11.
(6) Shervert H. Frazier, Psychotrends (New York: Simon & Schuster, 1994), fq. 106
(7) Isaia 59:2
(8) Gjoni 14:6
(9) Zbulesa 3:20
(10) Gjoni 1:12

Copyright 1999 Instituti Jeta e Re


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI