•  Faqja kryesore >> P & P forum >> A eshte gabim seksi para martese?

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



A eshte gabim seksi para martese?
A duhet tė jetojmė jetė tė mėrzitshme?

Pyetje: "A ėshtė gabim seksi para martese? Pse sipas ju tė krishterėve tė gjitha gjėrat qė janė tė bukura dhe argėtuese janė tė gabuara? Pse do t'i ndalonte gjėrat argėtuese njė Perėndi i dashur?"

Pėrgjigjia jonė: Mendo kėtė, a ėshtė gabim tė ngasėsh makinė? Jo. A ėshtė gabim qė njė 13 vjeēar tė ngasė makinė? Po. Ėshtė gjė e bukur dhe argėtuese, por vė nė rrezik jetėn e tij dhe tė tė tjerėve.

A ėshtė gabim seksi midis njė burri dhe gruaje nė martesė? Jo. A ėshtė gabim seksi me gruan apo burrin e dikujt tjetėr? Po. Mund tė jetė i bukur dhe argėtues, por shpesh sjell shumė zemėrthyerje ndaj bashkėshortit/es dhe fėmijėve.

Ne na pėlqen tė vendosim ēfarė ėshtė e drejtė dhe e gabuar sipas dėshirės sonė. Kjo ėshtė natyra njerėzore. Kur ėshtė fjala pėr tė patur marrėdhėnie seksuale me dikė, ne duam tė vendosim standartet tona. Shpesh standartet tona janė: nėse personi tjetėr nuk ėshtė i martuar, s'ka problem. Por, po sikur personi tjetėr tė vihet nė rrezik nga njė sėmundje seksualisht e transmetueshme? Tani ngatėrrohet pak puna. Po sikur tjetra tė mbetet shtatzėnė dhe tė pėrballojė vendimin e vėshtirė tė abortit? Prapė e ngatėrruar. Po sikur personi tjetėr tė jetė njė i afėrm? Po sikur tė jetė i tė njėjtit seks? Po sikur tė jetė seks pėr pagesė? Po sikur tė jetė seks pėr pornografi? Po sikur tė jetė me fėmijė?

Ajo qė mund tė jetė e bukur dhe argėtuese pėr dikė, mund tė shihet si shumė e keqe pėr dikė tjetėr. Apo jo? Si e pėrcaktojmė, atėherė, ēfarė ėshtė e mirė dhe ēfarė ėshtė e gabuar?

Njė Perėndi i dashur na i ka bėrė tė njohura udhėzimet e Tij mbi jetėn. Ai thotė se mėkati ėshtė i kėndshėm pėr pak kohė. Ndoshta s'ka asnjė mėkat qė nuk ėshtė i kėndshėm pėr momentin. Por kėnaqėsia nuk mund tė jetė standarti ynė i vetėm pėr tė marrė vendime. Mendo sa do kėnaqeshim ndonjėherė po ta godisnim keq vėllain ose motrėn. Do tė kėnaqeshim pėr njė moment, por pėr fat tė mirė ne nuk e bėjmė kėtė sepse kėnaqėsia nuk ėshtė e vetmja udhėrrėfyese.

Perėndia do qė tė na ruajė nga probleme tė tmerrshme qė mund t'i sjellim vetes me vendimet tona tė marra. Ai na do me tė vėrtetė dhe do tė na mbrojė nga vendime dhe sjellje qė shkatėrrojnė jetėn tonė dhe tė tė tjerėve.

Pse Perėndia (i cili e krijoi seksin) e kufizon atė vetėm pėr nė martesė? Qė t'iu prishė kėnaqėsinė njerėzve apo qė tė sigurohet qė njė ēift tė gėzojnė nivelin mė tė thellė tė intimitetit, tė rezervuar vetėm pėr njėri-tjetrin? Kur Perėndia na udhėzon pėr diēka, motivet e Tij janė tė pastra dhe burojnė nga dashuria e Tij pėr ne.

Njerėzit pėrdoren seksualisht pėr argėtim tė momentit, por po sikur tė ketė gjėra mė me vlerė se kėnaqėsia e pėrkohshme? Si p.sh. dinjiteti, vlerėsimi pėr veten, dhe trajtimi i tjetrit si person me vlerė? Ndoshta Perėndia mendon se marrėdhėniet mund tė ishin mė tė forta, mė tė sigurta dhe mė intime nėse do ndėrtoheshin mbi diēka mė substanciale sesa seksi. Cilatdo qė tė jenė arsyet, urtėsia e Perėndisė e tejkalon tonėn dhe mund t'i besojmė. Dhe shpesh ndodh qė mė vonė ia kuptojmė vlerėn.


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI