Kush ėshtė Shpirti i Shenjtė?
Pyetje: "Kush ose ēfarė ėshtė Shpirti i Shenjtė? E kam parė kėtė emėr/frazė nė site-in tuaj nė disa vende."
Pėrgjigjia jonė: Shpirti i Shenjtė (ose Fryma e Shenjtė) ėshtė njė person i vėrtetė qė erdhi tė banojė brenda ndjekėsve tė vėrtetė tė Jezu Krishtit pasi Jezui u ngjall sė vdekuri dhe u ngjit nė qiell (Veprat e Apostujve 2). Jezui iu tha apostujve tė Tij...
"Unė do t'i lutem Atit, dhe Ai do t'ju dėrgojė njė Ngushėllues (Ndihmės) tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju; Frymėn e sė vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh, por ju e njihni sepse Ai qėndron me ju, dhe do tė jetė nė ju. Nuk do t'ju lė bonjakė; do tė kthehem tek you." (Gjoni 14:16-18)
Shpirti i Shenjtė nuk ėshtė ndonjė hije e paqartė, as ndonjė fuqi jopersonale. Ai ėshtė person i barabartė me Perėndinė At dhe Perėndinė Bir. Ai konsiderohet si personi i tretė i Trinisė. Jezui iu tha apostujve tė Tij...
"Mua mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell e nė tokė. Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt duke i pagėzuar nė emėr tė Atit e tė Birit e tė Frymės sė Shenjtė, dhe duke i mėsuar tė zbatojnė tė gjitha gjėrat qė unė ju kam urdhėruar." (Mateu 28:18-20)
Perėndia ėshtė Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė. Dhe tė gjitha atributet hyjnore qė i takojnė Atit dhe Birit i takojnė edhe Shpirtit tė Shenjtė. Kur njė person lindet sėrish duke besuar dhe pranuar Jezu Krishtin (Gjoni 1:12-13; Gjoni 3:3-21), Perėndia banon nė atė person pėrmes Shpirtit tė Shenjtė (1 Kor. 3:16). Shpirti i Shenjtė ka intelekt (1 Kor. 2:11), emocion (Rom. 15:30), dhe vullnet (1 Kor. 12:11).
Njė nga rolet kryesore tė Shpirtit tė Shenjtė ėshtė tė dėshmojė pėr Jezu Krishtin (Gjoni 15:26, 16:14). Ai u tregon zemrave tė njerėzve pėr tė vėrtetėn e Jezu Krishtit. Shpirti i Shenjtė vepron edhe si mėsues i tė krishterit (1Kor. 2:9-14). Ai i zbulon atij vullnetin dhe tė vėrtetėn e Perėndisė. Jezui iu tha dishepujve tė vet...
"Ngushėlluesi (Ndihmėsi), Fryma e Shenjtė, tė cilin Ati do ta dėrgojė nė emrin tim, do t'ju mėsojė ēdo gjė, dhe do t'ju kujtojė tė gjitha gjėrat qė ju thashė." (Gjoni 14:26)
"Por, kur tė vijė Ai, Fryma e sė vėrtetės , Ai do t'ju prijė nė ēdo tė vėrtetė; sepse Ai nuk do tė flasė nga vetja por do tė thotė tė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t'ju kumtojė gjėrat qė do tė vijnė." (Gjoni 16:13)
Shpirti i Shenjtė u dha pėr tė banuar brenda gjithė atyre qė besojnė nė Jezuin, qė Ai tė prodhojė karakterin e Perėndisė nė jetėn e besimtarit. Nė njė mėnyrė qė nuk e bėjmė dot vetė, Shpirti i Shenjtė rrit nė jetėn tonė dashurinė, gėzimin, paqen, durimin, mirėdashjen, mirėsinė, besimin, butėsinė dhe vetė-kontrollin (Galatasve 5:22-23). Nė vend qė tė na kėrkojė tė pėrpiqemi tė jemi tė dashur, tė duruar, tė mirė, Perėndia na kėrkon tė mbėshtetemi tek Ai pėr t'i rritur kėto cilėsi nė jetėn tonė. Prandaj tė krishterėve iu thuhet tė ecin nė Shpirtin e Shenjtė (Gal. 5:25) dhe tė mbushen me Shpirtin e Shenjtė (Efesianėve 5:18). Dhe Shpirti i Shenjtė i fuqizon tė krishterėt tė pėrmbushin detyra shėrbese qė ndihmojnė nė rritjen shpirtėrore midis tė krishterėve (Rom. 12; 1Kor. 12; Efe. 4).
Shpirti i Shenjtė ka edhe njė rol pėr jo tė krishterėt. Ai i bind zemrat e njerėzve pėr tė vėrtetėn e Perėndisė pėr mėkatin, duke vėnė nė dukje sa mėkatarė jemi dhe sa shumė kemi nevojė pėr faljen e Perėndisė; pėr drejtėsinė e Jezuit -- Ai vdiq nė vendin tonė, pėr mėkatet tona; dhe pėr gjykimin pėrfundimtar tė Perėndisė mbi botėn dhe mbi ata qė nuk e njohin Atė si Perėndi (Gjoni 16:8-11). Shpirti i Shenjtė vazhdimisht tėrheq vėmendjen e zemrės dhe mendjes sonė, duke na bėrė thirrje tė pendohemi dhe tė kthehemi tek Perėndia pėr falje dhe njė jetė tė re.
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|