•  Faqja kryesore >> Enigma >> Tė jetosh me shpresė

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Tė jetosh me shpresė

Njė student qė vuante nga HIV-i dhe hemofilia jetoi me shpresė pėr njė arsye. Si tė kesh shpresė pavarėsisht nga ē'tė sjell jeta.

nga Stiv Sojer

I printueshėm nė PDF

Njė histori e vėrtetė, personale... Kur ishte nė shkollėn fillore, Stiv Sojer, njė hemofilik, u infektua me virusin HIV dhe hepatitin C nga pėrdorimi i gjakut tė paekzaminuar. Vite mė vonė, kur ishte 19 vjeē, duke e ditur se vdekja e tij ishte e afėrt, Stivi i pėrdori vitet e mbetura tė jetės sė tij duke udhėtuar nė qindra qendra studentore, pėr t'ju treguar studentėve ēfarė kishte mėsuar rreth tė jetuarit me shpresė dhe paqe nė rrethana shumė tė vėshtira. Mijėra studentė qė e kanė dėgjuar Stivin, do t'ju thoshin se historia e tij e vėrtetė pėr shpresėn dhe dashurinė e Perėndisė iua ka ndryshuar jetėn pėrgjithmonė. Biseda e redaktuar qė vijon, ėshtė njė nga bisedat qė Stivi mbajti nė Universitetin e Kalifornisė, nė Santa Barbara.

Tutje, nė bregdetin e Maine, nė njė mjegull tė dendur, po lundronte njė anije e Flotės Detare. Gjatė natės,marinari pa njė dritė tė palėvizshme diku larg dhe menjėherė njoftoi kapitenin e anijes: "Diku larg ndodhet njė dritė qė po drejtohet nga ne, mė thoni, ē'duhet tė bėj?" Kapiteni i tha t'i bėnte njė sinjal anijes tjetėr qė tė ndryshonte kursin. Anija iu pėrgjigj sinjalit:"Jo, ju ndryshojeni kursin." Sėrish kapiteni e udhėzoi marinarin qė ta urdhėronte anijen qė po afrohej ta ndryshonte menjėherė drejtimin. Pėrsėri e njėjta pėrgjigje: "Jo, drejtimin ndryshojeni ju" Edhe njė herė tė fundit marinari i dha kėtė sinjal anijes: "Ju flet Kapiteni i njė anije tė Flotės Detare Luftarake Amerikane. Ndaj ju duhet ta ndryshoni drejtimin menjėherė." Pėrgjigja ishte: "Jo, drejtimin ndryshojeni ju. Ju flet njė far."

Kjo histori ilustron prirjen tonė si njerėz pėr t'u pėrballur me dhembjen dhe vuajtjen. Ne gjithmonė duam qė rrethanat rreth nesh tė ndryshojnė drejtimin, nė vend qė tė ndryshojmė ne pėr t'ju pėrshtatur rrethanave. Jeta ime ėshtė shembulli mė i mirė i kėsaj prirjeje.

Jeta me HIV-in: Etapat e para

Unė kam vuajtur qė nga lindja nga hemofilia, njė ērregullim nė gjak qė bėnte qė kockat dhe kyēet e mi tė enjteshin pa asnjė shkak tė dukshėm. Hemofilia trajtohet me njė proteinė qė grumbullohet nga rezervat e gjakut tė dhuruar. Diku nga mesi i viteve 1980-1983, njėri nga dhuruesit e rezervave tė mia tė gjakut ishte i infektuar nga virusi HIV. Si rrjedhojė, ēdo mjekim qė mora nga ato qese gjaku ( mbase me qindra) ishin tė infektuara me HIV. Mė vonė, nė tė njėjtėn mėnyrė, u infektova edhe me hepatitin C.

Nuk e mora vesh se isha me SIDA deri kur isha student, nė vitin e dytė. Kur mė thanė, reagimi im i parė ishte reagimi i zakonshėm kur pėrballemi me diēka qė s'e kontrollojmė dot. Thjesht e mohova faktin qė kisha SIDA dhe bėja sikur s'e kisha kėtė sėmundje. HIV-i nuk tė jepte dhimbjet qė tė jepte hemofilia. Kur ke hemofili, kur tė enjten kyēet dhe muskujt, ke shumė, shumė dhimbje. HIV-i nuk kishte simptoma nga ana e jashtme. Me tė vėrtetė qė nuk e vije re, kėshtu qė ishte mė e lehtė tė bėje sikur s'ishte fare. Nė tė njėjtėn mėnyrė reagonin edhe prindėrit e mi: "Dukesh mirė, e meqė dukesh mirė, duhet tė jesh mirė."-thoshin ata.

Tė jetosh me HIV-in: Mohimi

Njė shembull i mirė i kėtij lloj mohimi jepet nė filmin "In Search of the Holy Grail"/"Nė kėrkim tė Kupės sė Shenjtė" tė regjisorit Monty Python. Nė njė skenė, mbreti Artur, po kalon pėrmes pyllit kur papritur gjendet pėrballė njė kalorėsi tė veshur me njė mburojė tė vjetėr tė zezė. Kalorėsi i zė shtegun dhe mbreti Artur e kupton se nuk do tė kalojė pa u ndeshur nė dyluftim me kalorėsin. Nis pėrleshja dhe mbreti arrin t'ia presė njėrin krah kalorėsit tė zi. Mbreti Artur e fut shpatėn nė mill, pėrulet dhe vazhdon rrugėn, kur dėgjon zėrin e kalorėsit qė thoshte: "Jo!". Mbreti Artur i thotė:"Tė kam prerė krahun!" Kalorėsi e sheh krahun e prerė dhe thotė:" Jo, nuk e ke prerė!" Mbreti i vėshtron pėrdhe e i thotė, "Ja ku e ke krahun." Kalorėsi ia pret: "S'ėshtė veēse njė plagė." Mbreti Artur e kupton se i duhet qė ta lėndojė mė shumė kalorėsin qė ta ketė shtegun tė lirė. Beteja vazhdon mė tej dhe Arturi ia pret gjymtyrėt kalorėsit gjer nė pikėn kur ajo ēka mbetet nga trupi i tij, ėshtė koka nė njė trung tė cunguar. Ndėrkohė qė mbreti Artur vazhdon mė tej, nė sfond dėgjohet kalorėsi: "Kthehu, ti frikacak, po s'ti theva gjunjėt!"

E kotė tė thuhet se kalorėsi po mohonte. Ai nuk e kapėrcente dot faktin se e kishte humbur betejėn. Megjithėse ky ėshtė njė shembull humoristik mohimi, rreziqet e mohimit janė tepėr reale. Nėse do tė kisha vazhduar ta mohoja faktin qė isha HIV pozitiv, ka mundėsi qė nuk do tė kisha qėnė i kujdesshėm kur prisja ndonjė gisht a raste tė tjera, dhe mbase mund tė kisha dėmtuar ose madje mund tė kisha shkaktuar vdekjen e ndokujt. Rreziqet qė tė kanosen ty, personalisht kur ke njė qėndrim tė tillė mohimi, janė shumė dėmtuese dhe tė dhimbshme. Kur pėrpiqesh tė ndrydhėsh diēka pėr njė kohė tė gjatė dhe ti bėn sikur ajo nuk ėshtė aty, atėherė ajo fuqizohet, gjersa nė fund shpėrthen.

Tė jetosh me HIV-in: Kotėsia e mohimit

Pėr tre vjet, munda ta mohoja faktin se kisha HIV. Kur isha maturant, u sėmura keq. Filluan tė dukeshin simptomat e sėmundjes. Qelizat T janė rruazat e bardha qė luftojnė infeksionet dhe numri i qelizave tė bardha qė ndodhen nė trup tregojnė nėse je HIV pozitiv dhe nėse ke SIDA-n. Kur numri i kėtyre qelizave shkon nėn 200, atėherė ti konsiderohesh tė kesh SIDA nė njė formė tė maturuar. Numri i qelizave tė mia ishte 213 dhe ishte nė rėnie. Isha shumė keq, i verdhė dyllė dhe s'kisha fare oreks. Nė kėtė situatė qė isha, ishte e kotė tė bėja sikur s'kisha SIDA--ishte shumė, shumė e qartė qė e kisha.

Mohimi s'pinte ujė mė, duhej tė gjeja njė mėnyrė tjetė si tė pėrballesha me atė qė po mė ndodhte. Gjėja e parė qė u pėrpoqa tė bėj ishte t'ia vija fajin dikujt. Mendova se do tė ndihesha mė mirė nėse dikush do vinte tė mė thoshte:" Stiv, e kam fajin unė. Mė vjen keq." Kėshtu qė fillimisht vendosa tė fajėsoja gjithė komunitetin homoseksual. Kollaj ajo punė. Pasi e mendova ca, e kuptova qė ishte budallallėk tė fajėsoja njė grup tė tėrė pėr problemin tim. Pastaj vendosa tė fajėsoj Perėndinė. Nė atė kohė, nuk besoja me tė vėrtetė nė Zot, por mendoja qė nėse dikush e kishte situatėn nė kontroll, ky dikush duhej tė ishte Zoti. Kėshtu qė ia vura fajin Perėndisė.

Tė jetosh me HIV-in: Zemėrimi

Kur ke njė vend ku mund tė grumbullosh gjithė dhimbjen nė rritje tėnden, kjo dhimbje shndėrrohet nė zemėrim. Dhe mė tej kthehet nė tėrbim. Tani fillova tė xhindosesha me ēdo gjė qė mė dilte pėrpara. Kurdo kur dikush thoshte diēka qė mė ngrinte nervat, unė shpėrtheja. Godisja murin, bėja lėmsh dhomėn e gjėra tė tilla.

Zbulova se zemėrimi ka aftėsinė tė ta errėsojė mendjen dhe tė bėn ta humbasėsh arsyen. Mė keq akoma, gjatė kėtij procesi, zemėrimi lėndon personat qė ti do. Diēka e mirė qė mund tė bėsh kur ke dhimbje, ėshtė tė qash, sepse nuk lėndon askėnd dhe me tė vėrtet tė bėn tė ndihesh mirė.

Njė herė, isha nė dhomėn time dhe isha shumė, shumė keq. Isha keq dhe kisha rėnė nė peshė. Po bėrtisja, po shaja Perėndinė, po i bija murit me grushta, kur im atė hyn nė dhomė. Babai im ėshtė njė i alkoolizuar nė shėrim e sipėr. Nėpėrmjet shoqatės tė Alkoolizuarit Anonimė (AA), ai kishte mėsuar pėr njė Fuqi mė tė Lartė, kishte mėsuar pėr Perėndinė. Ai mė pa dhe tha:" Ti e di Stiv qė unė s'tė ndihmoj dot. As doktorėt s'tė ndihmojnė dot, as mami s'tė ndihmon dot, as ti s'e ndihmon dot veten. I vetmi qė mund tė tė ndihmojė nė kėtė moment ėshtė Perėndia." Pastaj doli nga dhoma dhe e mbylli derėn.

Tė jetosh me HIV-in: Tė kėrkosh pėr lehtėsim

Unė sapo kisha mbaruar sė shari Perėndinė, kėshtu qė nuk isha nė pozitėn mė tė favorshme pėr t'i kėrkuar ndihmė Atij. Ja ku isha, pa asnjė mundėsi tjetėr. Rashė nė gjunjė dhe me lot nė sy thashė: "Nė rregull Zot, nėse ti ekziston, mė ndihmo dhe unė do tė tė ndihmoj Ty." Nė njė kohė jashtėzakonisht tė shkurtėr, shtova nė peshė, numri i qelizave tė bardha u rrit nė 365, gjė qė ishte shumė mirė. U ndieva mirė. U ndieva mirė...........sa hap e mbyll sytė. Thashė: "Mirė, faleminderit Perėndi. U tregove shumė i mirė. Mirupafshim."

Mbarova shkollėn e mesme dhe shkova nė universitet ku duhej tė bėja provimin e hyrjes. Atėherė u takova me shokun tim tė dhomės. Shkova, bėra provimin dhe aty pashė njė djalė tė gjatė, bjond e elegant. Ai mė tha: "Ej, ti dukesh normal. A do tė bėhesh shoku im i dhomės?" Unė po mendoja, Eh,mirė, ti nuk..... por "Patjetėr." U bėmė shokė dhome dhe shokė tė ngushtė. Zbulova qė ai ishte i krishterė. Atė kohė e kisha parasysh si ishte njė i krishterė. Pėr mendimin tim, njė i krishterė ishte njė njeri qė dėnon, hipokrit, dhe fodull. Mendoja se tė tillė do tė mbeteshin tė krishterėt nė mendjen time, por shoku im ishte ndryshe.

Ai kishte njė problem me disleksinė. E vija re qė kur studionte dhe vinte njė pikė qė tejlodhej--njė pikė ku unė mund tė godisja muret apo tė shkatėrroja gjėra--ai ndalonte, mbyllte sytė, lutej, merrte frymė thellė dhe rifillonte punėn sėrish. Kjo mė mahniti. Thosha me vete: "Si ka mundėsi qė nuk thyen diēka? S'bėn pa thyer diēka!" Mahnitesha nga fakti qė ai ishte nė gjendje tė vepronte nė kėtė mėnyrė.

Shoku im i dhomės mė ftoi tė shkoja me tė pėr disa ditė pushim nė Daytona Beach. Kur ishim atje, shoku im filloi tė fliste me njė djalė qė ishte ulur nė tė njėjtin stol me ne. Nė fillim ne po flisnim pėr gjėra tė zakonshme, normale. Pastaj shoku im vendosi tė futej nė tema mė tė thella. Unė s'desha tė hyja nė tema tė tilla, por ishin tema pėr tė cilat kisha menduar shumė. Ėshtė e vėshtirė tė dish se po vdes nė njė moshė kaq tė re. Tė them tė drejtėn nuk doja tė flisja pėr njė temė tė tillė me dikė qė s'e njihja, kėshtu qė unė u tėrhoqa ca nga biseda. Ata vazhduan tė flisnin dhe erdhėn deri nė pikėn ku shoku im u pėrpoq tė shpjegonte ēfarė besonte ai si i krishterė. Unė gjithnjė e kam pasur nė mendje pamjen e njė tė krishteri, por asnjėherė s'e kisha kuptuar vėrtetė ēfarė besonin a mendonin tė krishterėt. Kėshtu qė po dėgjoja me vėmendje atė qė po thoshte ai.

Tė jetosh me HIV-in: Ja ēfarė ofron Perėndia

Nuk e di nėse do ta shpjegoja aq mirė sa shoku im, por pak a shumė fjalėt qė tha ai ishin "Unė besoj nė Zot, besoj se Ai na krijoi qė ne tė kishim njė marrėdhėnie me tė, por ne nuk e duam njė marrėdhėnie tė tillė, prandaj ne e refuzojmė Atė. Kėtė refuzim, kėtė rebelim--qoftė ai njė rebelim aktiv kundėr Tij ose njė indiferencė pasive--Bibla e quan mėkat. Mua nuk mė pėlqen fjala "mėkat" ndaj i referohem si njė refuzim ndaj Perėndisė. Pėr shkak tė kėtij refuzimi dhe pėr shkak tė faktit se u krijuam pėr tė pasur njė marrėdhėnie me tė, ka njė ndėshkim. Ndėshkimi pėr rebelimin tonė ėshtė vdekja, por ka edhe vdekje shpirtėrore, qė ėshtė ndarja prej Tij. Ndėrkohė unė po mendoja, Mos, mė mirė prishet. Oho!

Kėshtu qė i thashė: "Por Perėndia na do ne." Ai tha: "Po, por Perėndia ėshtė edhe i drejtė. Dashuria pa drejtėsi, s'ka kuptim." Pėr mua, kjo s'kishte kuptim. Pastaj ai mė tha: "Pėrfytyro personin qė do mė shumė nė botė dhe pėr tė cilin do tė jepje jetėn. Pastaj pėrfytyro edhe veten duke e refuzuar kėtė person dhe qė nuk e sheh pėr njė kohė tė gjatė. Kur papritur, njė ditė tė bukur, e sheh sėrish 50 metra tutje dhe ti nis vrapon drejt tij, me krahėt hapur, por ai tė thotė: :"Jo, tė kujtohet qė mė refuzove?" Tani pėrfytyro sikur nė fakt po refuzon Perėndinė, dashurinė mė tė madhe tė universit."

Unė po mendoja, "Kjo s'ėshtė e mirė." Ai tha: "Fatmirėsisht, nuk pėrfundon me kaq. Pėr shkak se Perėndia na do shumė, Ai vendosi ta paguajė dėnimin tonė. Ai e dėrgoi Birin e Tij, Jezusin, tė vdiste nė kryq nė vendin tonė. Duke qėnė se Jezusi (Perėndia i mishėruar) jetoi njė jetė pa mėkat, vetėm Ai mund ta paguante dėnimin pėr dikė tjetėr. Ai pagoi pėr ne."

Ai vazhdoi mė tej, "Pastaj Jezusi u ringjall nga vdekja pas tri ditėsh. Ai e mundi vdekjen shpirtėrore dhe na ofron jetėn e pėrjetshme. Kėshtu qė ne, pasi vdesim do ta kalojmė pėrjetėsinė sė bashku me dashurinė mė tė madhe tė universit."

Unė thashė: "Sa mirė!" "Por,-vazhdoi ai,- puna ėshtė se megjithėse ai na e ofron kėtė sepse pagoi dėnimin tonė, nėse nuk e pranon ofertėn.......ėshtė vendimi yt." Akoma nuk e kisha shumė tė qartė, por pėr fatin tim as djali qė ishte ulur nė stol me ne, nuk e kishte tė qartė. Kėshtu qė shoku im tha: "Pėrfytyroje veten sikur po i jep makinės nė njė rrugė kėtu. Megjithėse kufiri i shpejtėsisė ėshtė 35, ti je me 90. Ndėrsa ti po fluturon nė rrugė, njė polic i qarkullimit rrugor tė bėn shenjė tė hapėsh krahun, dhe tė vė gjobė. Pėr ta paguar gjobėn, tė duhet qė tė nesėrmen tė shkosh nė gjykatė. Tė nesėrmen, tek po hyn nė sallė, vė re se gjykatėsi ėshtė babai yt. Nė mendje thua: "O, qėnka babi im!" Babai tė shikon dhe tė pyet: "Stiv, a ke shkelur ligjin?' Ti i pėrgjigjesh: 'Po.' Ai thotė: " Nė rregull, duhet tė paguash gjobėn prej 500$ ose tė rrish dy ditė nė burg." Vendimi u mor, kaq. Ai godetm e ēekiē dhe kaq ishte.

"Pėr shkak se ai ėshtė i drejtė dhe i ndershėm, ai duhet tė merrte njė vendim si gjykatės. Por kur e heq atė rrobėn e tij prej gjykatėsi, ai fut dorėn nė xhep dhe tė jep 500 $. Pėr hir tė dashurisė qė ka pėr ty, ai do ta paguajė dėnimin pėr ty. Ajo qė duhet tė bėsh ti, ėshtė tė pranosh pagesėn e tij. Ai qėndron aty me 500 dollarėshin nė dorė duke tė thėnė: " Ja ku e ke shumėn qė duhet tė paguash" Po kėshtu, ti mund t'i thuash Perėndisė: "Jo, unė do ta kaloj pėrjetėsinė i ndarė nga ti." Ėshtė njė vendim qė duhet ta marrėsh ti."

Shoku im mė tha se mėnyra se si ne e pranojmė kėtė pagesė ėshtė nėpėrmjet lutjes. Ai tha:"Ti thjesh e pranon atė, ėshtė nga hiri i Perėndisė. Ti s'mund tė bėsh asgjė pėr ta merituar. Kjo ėshtė njė dhuratė nga Perėndia." Ishte hera e parė qė unė po dėgjoja pėr hir. Ai mė tha:"Kjo ėshtė njė dhuratė qė ti e pranon me besim me anė tė lutjes." Shoku im u tregua i gatshėm tė lutej me atė djalin tjetėr, dhe ndėrkohė qė ai lutej me zė, unė u luta pa zė.

Tė jetosh me HIV-in: Pėrballja me frikėn

Qė nga ai moment, jeta ime mori njė perspektivė tjetėr. Nuk bija mė tė flija, me frikėn a do tė zgjohesha ditėn tjetėr. Nuk kisha mė frikė nga vdekja, sepse vdekja nuk do tė sillte errėsirė. Kur tė vdisja, do tė kaloja gjithė pėrjetėsinė me dashurinė mė tė madhe tė universit. Ishte shumė lehtėsuese.

Edhe prindėrit e mi e pranuan pagesėn, edhe ata iu lutėn Perėndisė siē i isha lutur unė. Edhe jetėt e tyre kanė marrė njė perspektivė tė re. Ėshtė mahnitėse tė mendosh se si ata mė lėnė tė udhėtoj dhe tė jem larg tyre, duke e ditur qė mund tė kem vetėm 6 muaj jetė. Besoj qė mund ta pėrfytyroni sa e vėshtirė ka qėnė pėr ata tė rrinė duarkryq teksa e shohin djalin e tyre duke vdekur. Ata s'mund tė bėjnė asgjė, por arsyeja e vetme qė mund tė pėrballen me diēka tė tillė, dhe e vetmja arsye pse mund t'i bėj ballė ėshtė se kemi Jezusin nė jetėn tonė.

Tė jetosh me HIV-in: Tė njohėsh Perėndinė

A doni t'ju jap mundėsinė ta pranoni pagesėn e Perėndisė? Jam i sigurtė se nėse ju do ta kishit kurėn pėr SIDA-n, ju do tė ma ofronit mua. Unė e di mėnyrėn se si mund tė shkohet nė parajsė, kjo ėshtė dhuratė e Perėndisė, ndaj po pėrpiqem t'ua ofroj juve. Nėse po kaloni nė njė situatė ose diēka qė nuk mund ta pėrballoni vetė dhe do tė donit qė tė kishit dikė qė t'ju qėndronte pranė dhe t'ju jepte zemėr nė momentet kur e gjithė bota po ju plagos e ju lėndon, atėherė dua t'ju kėrkoj tė luteni sė bashku me mua. Kjo nuk ėshtė njė frazė magjike apo njė pėrvojė e thellė emocionale a mendore, por ėshtė fillimi i njė marrėdhėnieje me Perėndinė. Si ēdo marrėdhėnie, duhet kohė dhe pėrpjekje, por do t'ju nxisja qė nėse ndjeni se duhet ta bėni kėtė, mos e humbisni kėtė mundėsi. Ėshtė falas.

Unė do tė lutem. Lutja s'ka tė bėjė fare me mbylljen e syve, a uljen e kokės, a bashkimin e duarve, a me thėnien "Haleluja!" S'a tė bėjė fare me kėto gjėra. Lutja ka tė bėjė me qėndrimin e zemrės suaj, ėshtė t'i thuash Perėndisė:"Perėndi, e kam shkelur ligjin, tė kam refuzuar ty dhe dua tė kthehem tek ti duke pranuar pagesėn tėnde." Nėse ndjeni se keni nevojė pėr kėtė, ju lutem bėjeni kėtė lutje tani. "Zoti Jezus, kam nevojė pėr ty. Tė faleminderit qė vdiqe nė kryq pėr mua. Tė kėrkoj tė vish nė jetėn time dhe tė mė bėsh personin qė ke dashur gjithnjė tė jem. Amen."

Tani, nėse ju e keni bėrė kėtė lutje me sinqeritet, ju keni filluar marrėdhėnien mė tė rėndėsishme qė mund tė keni--njė marrėdhėnie me Perėndinė. Kjo nuk mbaron me njė lutje. Marrėdhėnia me Perėndinė ėshtė njė proces, qė do tė thotė t'i besosh Perėndisė ēdo ditė, tė pėrpiqesh tė mos bėsh patjetėr gjėrat qė do ti, apo gjėrat qė tė bėjnė tė ndihesh mirė, por tė bėsh gjėrat qė ti mendon se do tė donte Perėndia. Ndonjėherė njerėzit mė pyesin:"Duket sikur Krishtėrimi ėshtė i mirė pėr ty, dhe kjo ėshtė diēka e mirė. A nuk mund tė jenė tė mira fetė e tjera pėr tė tjerėt?" Kjo ėshtė njė pyetje e mirė. Unė besoj se Perėndia na e ka dhėnė njė rrugė sesi mund t'i afrohem Atij,--me anė tė vdekjes sė Jezusit nė kryq--megjithėse ka njė element vėrtetėsie nė fetė e tjera. Mė sė tepėrmi, janė kode morale tė tipit--"Bėje kėtė 7 herė nė ditė dhe do tė afrohesh me Perėndinė." Nėse po pėrpiqesh shumė tė afrohesh me Perėndinė, sa shumė punė do tė mjaftonte? Kur e kupton se ia ke arritur kėtij qėllimi?

Mendoj se ja ku e gjen tė vėrtetėn e tij Krishtėrimi: tek hiri i Perėndisė. Duke e ditur se nuk mund ta arrijmė kurrė pėrsosmėrinė e Perėndisė, kuptojmė se mund tė mbėshtetemi tek falja e Tij. Qėllimi ėshtė tė ecėsh nė rrugėn e Tij, megjithėse shpesh do t'i bėsh gjėrat lėmsh. Do tė bėsh gabime, por duhet tė mos heqėsh dorė, tė vazhdosh tė ecėsh pėrpara, duke i besuar hirit tė Perėndisė. Ti lutu, lexo Biblėn, dhe zbulo ēfarė do Perėndia prej teje, dikur do tė gjesh paqe. Mbase mund tė mos jetė deri nė ditėn kur do tė shkosh nė parajsė, por pastaj do tė zgjatė pėrgjithmonė.

Nėse ju, si Stivi, keni simptoma tė HIV-it, hemofili, apo hepatit C - ose mbase po pėrballeni me probleme tė tjera tė jetės - dhe do tė donit tė shihnit njė shpjegim tė asaj qė Stivi po tregonte, ju lutem shkoni tek Lidhje.


Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...

Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...

Kam njė pyetje...


Stiv Sojer vdiq nga mosfunksionimi i mėlēisė nga hepatiti C nė 13 mars, nė vitin 1999. Urojmė qė historia e tij e vėrtetė, t'ju inkurajojė ta pranoni Jezusin, ashtu si Stivi. Nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, Stivi tha se donte tė fliste " edhe nė njė qendėr tjetėr studentore." Pse? "Nėse do tė duhej tė kisha kėto sėmundje qė po mė marrin jetėn, qė qoftė edhe sikur njė person ta kuptonte qė mund tė kishte marrėdhėnie me Krishtin, atėherė, do t'ia vlente. Nė aspektin e jetės sė pėrjetshme, kjo ka shumė rėndėsi."

Ne mund tė kemi jetėn e pėrjetshme, duke pranuar Jezusin. Ne s'mund tė shkojmė nė parajsė vetėm duke bėrė vepra tė mira. Jeta e pėrjetshme ėshtė njė dhuratė pėr ata qė i besojnė Jezusit. Ja ē'thotė Bibla...

"Sepse Perėndia e deshi aq botėn, sa dha Birin e tij tė vetėmlindurin, qė, kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme. (Gjoni 3:16)

"Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet, dhe Zoti bėri qė tė bjerė mbi tė paudhėsia e ne tė gjithėve." (Isaia 53:6)

Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga vdekja nė jetė. (Gjoni 5:24)

"O vdekje, ku ėshtė gjėmba jote? O ferr, ku ėshtė fitorja jote?" (1 Korintasve 15:55)

"Dhe dėshmia ėshtė kjo: Perėndia na dha jetėn e pėrjetshme dhe kjo jetė ėshtė nė Birin e Tij. Ai qė ka Birin, ka jetėn: ai qė nuk ka Birin e Perėndisė, nuk ka jetėn. Jua shkrova kėto gjėra juve qė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė, qė tė dini se keni jetėn e pėrjetshme dhe qė tė besoni nė emrin e Birit tė Perėndisė. (1Gjonit 5:11-13)

Foto nga Guy Gerrard dhe Tom Mills © Worldwide Challenge


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI