Toxic Porn, Toxic Sex: Njė vėshtrim realist ndaj pornografisė
Si tė gjesh ēlirim nga obsesioni me pornografinė, obsesioni me pornografinė dhe efektet e pornografisė.
nga Gene McConnell
I printueshėm nė PDF
Pornografia & dhėnia pas saj...seksi jashtė kontekstit
Nė njė natė tė ftohtė e tė errėt s'ka gjė mė tė mirė se njė zjarr i ndezur nė oxhak. Mund ta mbushėsh me dru dhe ta shikosh kur digjet i ngrohtė e i kėndshėm. Ėshtė i sigurt, i ngrohtė dhe romantik. Tani merre po atė zjarr dhe nxirre nga oxhaku (qė ėshtė ndėrtuar pėr tė) dhe lėshoje nė mes tė dyshemesė nė dhomėn e ndenjies. Pėrnjėherė ai bėhet shkatėrrues. Ai mund tė djegė gjithė shtėpinė dhe tė vrasė ēdo njeri qė ėshtė brenda. Seksi ėshtė si ky zjarr. Pėr sa kohė shprehet nė pėrkushtimin mbrojtės tė njė marrėdhėnieje martesore, ėshtė i mrekullueshėm, i ngrohtė dhe romantik. Por pornografia e nxjerr seksin jashtė kėtij konteksti.
Pornografia - njė biznes i madh
Ėshtė njė biznes i madh qė bėn shumė para pa u kujdesur se si. Ata tė tregojnė ēdo gjė qė mendojnė se do tė tė bėjė tė vish tė blesh prapė. "Vitin e kaluar u hodhėn nė treg 11,000 vidio pornografike pėrkundėr 400 filmave tė prodhuar nga Hollivudi...[dhe] 70,000 web site-e pornografike." (New York Times, 20 maj, 2001, "Kapitalistėt e zhveshur")
Imazhet e seksit qė jep Pornografia
Njė nga fushat mė jetėsore tė mjedisit mendor ėshtė njė ide e shėndetshme e asaj qė ne jemi seksualisht. Nėse kėto ide ndoten, njė pjesė kyēe e qenies sonė shtrembėrohet. Kultura pornografike tė thotė se seksi, dashuria dhe intimiteti janė e njėjta gjė. Nė pornografi, njerėzit bėjnė seks me njerėz krejt tė panjohur - njerėz qė sapo i kanė takuar. Rėndėsi ka vetėm kėnaqėsia ime. S'ka rėndėsi trupin e kujt po pėrdor, mjaft ta kem. Pornografia tė bėn tė mendosh se seksi ėshtė diēka qė mund ta kesh kurdo, kudo, me kėdo, pa pasoja.
Ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė seksi
Kėndvėshtrimi i pornografisė ėshtė i cekėt dhe i marrė. Marrėdhėniet nuk ndėrtohem mbi seksin, por mbi pėrkushtimin, kujdesjen dhe besimin e ndėrsjellė. Nė kėtė kontekst, ashtu si zjarri nė oxhak, seksi ėshtė i mrekullueshėm. Ajo qė e bėn seksin vėrtet tė bukur ėshtė qenia me dikė qė ėshtė i pėrkushtuar ndaj teje pėr gjithė jetėn, me dikė tė cilit mund t'ia japėsh veten krejt.
Efektet e Pornografisė: Gėnjeshtrat e Pornografisė
Nuk mund ta mėsosh tė vėrtetėn pėr seksin nga pornografia. Ajo nuk interesohet pėr tė vėrtetėn. Pornografia nuk ėshtė bėrė pėr tė edukuar, por pėr tė shitur. Prandaj, pornografia thotė ēdo gėnjeshtėr qė tėrheq dhe mban audiencėn. Pornografia lulėzon mbi gėnjeshtra - gėnjeshtra nė lidhje me seksin, femrat, martesėn dhe plot tė tjera. Le tė shikojmė disa nga kėto gėnjeshtra dhe tė shohim se sa rrėmujė mund tė t'i bėjnė ato jetėn dhe qėndrimet.
- Gėnjeshtra #1 - Femrat janė mė pak se njerėzore
Femrat te revista Playboy quhen "lepurushka," duke i bėrė ato kafshėza tė vogla tė lezetshme ose "shokė loje," duke i bėrė lodra. Revista Penthouse i quan ato "pets" (kafshė qė mbahen nė shtėpi). Pornografia shpesh iu referohet femrave si kafshė, lodra, ose pjesė trupi. Disa pornografi tregojnė vetėm trupin ose organet genitale dhe nuk e tregojnė fare fytyrėn. Ideja qė femrat janė qenie reale njerėzore me mendime dhe emocione minimizohet.
- Gėnjeshtra #2 - Femrat janė njė "sport"
Disa revista sporti kanė njė numėr "kostume banje". Kjo sugjeron qė femrat janė njė lloj sporti. Pornografia e shikon seksin si lojė dhe nė lojė duhet tė "fitosh," "mundėsh," ose "shėnosh." Meshkujt qė e gėlltisin kėtė pikėpamje kanė qejf tė flasin pėr "rezultate" me femrat. Ata fillojnė ta matin burrėrinė e tyre me "pikėt" qė kanė marrė. Ēdo femėr me tė cilėn "shėnoj" ėshtė njė trofe mė shumė nė raft apo njė "shenjė" mė shumė nė rrip pėr tė treguar maskulinitetin tim.
- Gėnjeshtra #3 - Femrat janė pronė
Ne tė gjithė kemi parė fotografi tė ndonjė makine elegante me njė vajzė "sexy" tė shtrirė mbi tė. Mesazhi i pashprehur, "Bli njėrėn dhe do tė kesh edhe tjetrėn." Pornografia e fortė e ēon kėtė edhe mė tutje. Ajo i nxjerr femrat si mall nė njė katalog, duke i ekspozuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur qė klienti t'i shikojė. Nuk ėshtė pėr t'u ēuditur qė shumė djem tė rinj mendojnė se nėse kanė shpenzuar para duke dalė me njė vajzė, ata kanė tė drejtė tė kenė seks me tė. Pornografia thotė se femrat mund tė blihen.
- Gėnjeshtra #4 - Vlera e njė femre varet nga bukuria e trupit tė saj.
Femrat mė pak tėrheqėse pėrqeshen nė pornografi. Ato quhen qen, balena, derra ose mė keq, thjesht sepse nuk plotėsojnė kriteret e pornografisė pėr femrėn e "pėrsosur". Pornografia nuk pyet pėr mendjen apo personalitetin e njė femre, por vetėm pėr trupin e saj.
- Gėnjeshtra #5 - Femrave iu pėlqen pėrdhunimi
"Kur ajo thotė jo, do tė thotė po" ėshtė njė skenar tipik pornografie. Femrat paraqiten duke u pėrdhunuar, duke luftuar dhe duke qėlluar nė fillim, por pastaj .... Pornografia i mėson meshkujt tė pėlqejnė keqtrajtimin e femrave pėr argėtim.
- Gėnjeshtra #6 - Femrat duhen degraduar
Pornografia ėshtė shpesh e mbushur me fjalė tė urryera ndaj femrave. Femrat tregohen duke u torturuar dhe poshtėruar nė njėqind lloj mėnyrash tė neveritshme dhe prapė duke u lutur pėr mė shumė. A tregon ky lloj trajtimi ndonjė respekt pėr femrat? Ndonjė dashuri? Apo ėshtė urrejtja dhe pėrēmimi ajo qė pornografia promovon ndaj femrave?
- Gėnjeshtra #7 - Fėmijėt e vegjėl duhet tė kryejnė seks
Njė nga gjėrat qė shiten mė shumė nė pornografi ėshtė imitimi i pornografisė "fėminore". Vajzat makijohen qė tė duken si vajza tė vogla me flokėt bisht, me kėpucė vajzash tė vogla, duke pėrqafuar njė arush lodėr. Mesazhi i fotografive dhe vizatimeve ėshtė qė seksi i tė rriturve me fėmijėt ėshtė normal. Kjo e bėn pėrdoruesin e pornografisė t'i shikojė fėmijėt nė mėnyrė seksuale.
- Gėnjeshtra #8 - Seksi i paligjshėm ėshtė qejf
Pornografia shpesh pėrzien brenda edhe elemente tė paligjshme ose tė rrezikshme pėr ta bėrė seksin mė "interesant." Ajo sugjeron qė nuk mund tė kėnaqesh me seksin nėse ai nuk ėshtė anormal, i paligjshėm apo i rrezikshėm.
- Gėnjeshtra #9 - Prostitucioni ėshtė magjepsės
Pornografia e paraqet me ngjyra tė bukura prostitucionin. Por nė realitet, shumė nga vajzat e portretizuara nė materialin pornografik janė vajza qė kanė ikur nga shtėpia dhe bėjnė njė jetė skllaveje. Shumė kanė qenė tė abuzuara seksualisht. Disa janė tė infektuara me sėmundje tė pashėrueshme tė transmetueshme seksualisht qė janė shumė ngjitėse dhe shpesh vdesin nė moshė shumė tė re. Shumė prej tyre marrin drogė thjesht pėr tė pėrballuar jetėn.
Efektet e Pornografisė: Pėrfundimi
Pornografia nxjerr fitime nga jetėt e shkatėrruara tė vajzave tė reja dhe kap nė rrjetė meshkuj qė shpenzojnė shumė kohė DHE parį duke rėnė pre e prodhimeve tė tyre.
Efektet e Pornografisė: Fuqia e imazheve
Ėshtė marrėzi tė mendojmė se gjėrat qė shohim dhe dėgjojmė nuk na ndikojnė. Ne tė gjithė e pranojmė se muzika e mirė, filmat e mirė dhe librat e mirė i shtojnė shumė jetės sonė. Ata mund tė na qetėsojnė, edukojnė, prekin apo frymėzojnė. Me sa duket pra, imazhet e mira na bėjnė mirė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė besojmė se imazhet e kėqia na bėjnė keq.
Imazhet mund tė na mbushin mendjen pėr diēka. Bizneset e dinė se nėse mund tė vėnė para teje njė imazh bindės tė produktit tė tyre gjatė njė momenti shumė emocional, ai do tė zhytet nė nėnvetėdijen tėnde. Mjeshtrat e reklamave janė aq tė zotė nė zanatin e tyre, saqė mund tė parashikojnė edhe se sa mė shumė nga produkti i tyre do tė blesh po qe se e sheh reklamėn. Disa herė shikuesit nuk e shohin as emrin e produktit. Reeses Pieces pagoi njė ēmim shumė tė madh thjesht qė karamelja e tyre tė dilte pėr disa sekonda nė filmin "ET," dhe shitjet e Reeses Pieces shkuan nė qiell. Pse? Sepse emocionet e lidhura me pamjen e atij djalit tė vogėl qė zgjatej drejt alienit iu transferuan imazhit vizual tė karameles. Nėse njė sekondė pamje e njė produkti - edhe kur nuk ėshtė qendra e vėmendjes - mund tė ndikojė sjelljen e njerėzve, imagjinoni efektin e njė filmi qė ta mban vėmendjen tė tėrhequr tek ekrani pėr njė orė e gjysmė me imazhe tė hapura seksuale.
Cilat janė efektet e pornografisė tek njė burrė?
Ēfarė lloj idesh po na fut nė kokė pornografia? Nėse vazhdon tė futėsh plehra nė kokė, mjedisi yt mendor do tė ndotet kaq shumė saqė jeta jote patjetėr do tė ketė probleme. Njė nga pjesėt mė jetėsore tė mjedisit mendor ėshtė njė ide e shėndetshme e asaj qė jemi seksualisht. Nėse kėto ide ndoten, njė pjesė kritike e qenies sonė shtrembėrohet.
Obsesioni me Pornografinė: Tėrheqja e Pornografisė
Jo ēdo njeri qė shikon pornografi bėhet i obseduar pas saj. Disa thjesht largohen me ide toksike pėr femrat, seksin, martesėn dhe fėmijėt. Megjithatė disa e kanė atė lloj tė ēare emocionale qė e lejon pornografinė tė bėhet obsesion. Kompanitė pornografike s'duan t'ia dinė nėse t'i obsedohesh pas produkteve tė tyre. Pėr biznesin kjo ėshtė mrekulli. Dr. Victor Cline e ka ndarė pėrparimin e obsesionit nė disa faza; obsesioni, shkallėzimi, humbja e ndjeshmėrisė, dhe veprimi. Pėr obsesionin pornografik unė kam zbuluar se ka edhe njė fazė tjetėr - ekspozimi i hershėm. Le t'i shikojmė kėto faza:
EKSPOZIMI I HERSHĖM Shumica e burrave qė obsedohen nga pornografia e fillojnė herėt. Ata shohin pornografi kur janė shumė tė vegjėl dhe ajo i kap.
OBSESIONI ME PORNOGRAFINĖ Ti vazhdon t'i rikthehesh pornografisė. Ajo bėhet njė pjesė e rregullt e jetės. Ajo tė mbėrthen dhe ti nuk e lė dot.
SHKALLĖZIMI Ti kėrkon pėr pornografi mė grafike. Ti fillon tė pėrdorėsh pornografi qė mė parė tė sillte tė vjellėt. Tani ajo tė kėnaq.
HUMBJA E NDJESHMĖRISĖ Ti fillon tė bėhesh i pandjeshėm ndaj imazheve qė shikon. Edhe pornografia mė grafike nuk tė eksiton mė. Ti kėrkon me dėshpėrim tė ndjesh tė njėjtin elektrizim, por nuk mund ta gjesh mė.
VEPRIMI Kjo ėshtė pika kur burrat bėjnė njė kėrcim fatal dhe fillojnė tė praktikojnė imazhet qė kanė parė. Disa kalojnė nga imazhet plastike dhe prej letre nė botėn reale, me njerėz realė, nė mėnyra shkatėrruese.
Obsesioni me Pornografinė: A jam i obseduar?
Nėse shikon ndonjė nga kėto modele nė jetėn tėnde, duhet tė shkelėsh frenat tani. A po merr pornografia gjithmonė e mė shumė kontroll nė jetėn tėnde? A e ke tė vėshtirė ta lėsh? A i rikthehesh duke kėrkuar mė shumė?
Obsesioni me Pornografinė: Ē'mund tė bėj?
Gjėja e parė qė duhet tė bėsh ėshtė tė pranosh qė ke problem me pornografinė. Mė beso, ti nuk je i ēuditshėm apo i pazakonshėm nėse ėshtė kėshtu. Miliona burra janė nė faza tė ndryshme nė luftėn me pornografinė. Kjo nuk ėshtė pėr t'u habitur. Industria pornografike ka shpenzuar miliarda dollarė duke u pėrpjekur tė tė futė nė dorė. A ėshtė ēudi qė ia ka arritur qėllimit? Pėr disa prej jush mund tė ketė gjėra nė tė kaluarėn, si abuzime apo ekspozime seksuale, qė e bėjnė obsesionin me pornografinė edhe mė tė vėshtirė pėr t'u hequr qafe. Pa ndihmė mund tė arrish shumė pak nė luftimin e njė obsesioni.
Ti ke nevojė pėr dikė qė tė tė ndihmojė ta thyesh kėtė obsesion. Kapėrcimi i fshehtėsisė ėshtė absolutisht jetėsor. Pa atė ndoshta nuk do t'i shpėtosh kurrė obsesionit. Kjo nuk do tė thotė qė duhet ta marrin vesh tė gjithė. Zgjidh dikė tė cilit mund t'i besosh qė kėshillon burra/djem qė kanė probleme me obsesionin - njė pastor, njė drejtues tė grupit tė tė rinjve ose njė kėshilltar. Dikush tė cilit mund t'i besosh plotėsisht, me tė cilin ndihesh i sigurt dhe i cili ka pėrvojė nė fushėn e obsesionit nuk do tė ēuditet.
A ka ēlirim nga obsesioni me pornografinė?
Pornografia tė fut nė kurth me gėnjeshtra. Nė kontrast me kėtė, Perėndia na drejton nė tė vėrtetėn. Jezusi tha, "Nėse do tė qėndroni nė fjalėn time, jeni me tė vėrtetė dishepujt e mi; do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t'ju bėjė tė lirė."1 Ata qė e dėgjuan kėtė thanė, "Ne s'kemi qenė kurrė skllevėr tė askujt; si mund tė thuash ti: 'Do tė bėheni tė lirė?'"2 Dhe Jezusi iu tha se kush bėn mėkat ėshtė skllav i mėkatit, por "nėse Biri ju ēliron do tė jeni me tė vėrtetė tė lirė".3
Mėkati jo vetėm na skllavėron, por edhe na largon nga Perėndia. Dhe askush nuk ėshtė i pėrsosur. Askush nuk ėshtė i drejtė nė sytė e Perėndisė. Pėrkundrazi, "Ne tė gjithė endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugėn e vet."4 Ne tė gjithė meritojmė gjykimin dhe dėnimin e Perėndisė. Megjithatė, Perėndia, qė ėshtė i shenjtė dhe i dashur, siguroi njė zgjidhje pėr mėkatin tonė, qė ne tė mos marrim dėnimin qė meritojmė. Ai e mori vetė ndėshkimin pėr mėkatin tonė. Jezu Krishti, Biri i Perėndisė, u torturua dhe vdiq nė kryq pėr mėkatin tonė qė ne tė jemi tė falur. Tri ditė mė vonė Jezusi u ngjall nga tė vdekurit, ashtu siē e kishte parathėnė. Dhe tani Ai tė ofron njė marrėdhėnie me Tė. Njė nga thėniet mė tė mahnitshme nė Bibėl ėshtė kjo, "Nėse ne i rrėfejmė mėkatet tona, Ai ėshtė besnik dhe i drejtė tė na i falė mėkatet dhe tė na pastrojė nga ēdo paudhėsi."5
Marrėdhėnia mė e rėndėsishme
Pornografia ėshtė njė zėvendėsuese e mjerė e dashurisė sė vėrtetė dhe intimitetit qė tė gjithė kėrkojmė. Ne jemi krijuar nė mėnyrė tė tillė qė nevojat tona mė tė thella pėr intimitet tė pėrmbushen nė mėnyrėn mė tė plotė nga Perėndia vetė. Jezusi tha, "Nėse dikush ka etje, le tė vijė tek unė e tė pijė. Ai qė beson nė mua, siē ka thėnė Shkrimi, nga brendėsia e tij do tė burojnė lumenj uji tė gjallė."6
Nė kontrast me errėsirėn dhe shkatėrrimin qė sjell pornografia nė jetėn e njerėzve, Jezusi tha, "Unė kam ardhur qė tė kenė jetė e ta kenė me bollėk."7 Perėndia tė ofron falje dhe njė marrėdhėnie at-bir me ty. A do ta pranosh atė? Mund t'ia thuash kėtė qė tani. Nėse e ke vėshtirė tė gjesh fjalėt, ja njė lutje qė mund tė tė ndihmojė:
"Zot Jezus, jam i vetėdijshėm pėr mėkatin tim, dhe e di se edhe ti je. Tė lutem mė fal dhe mė pastro. Falemnderit qė vdiqe nė kryq pėr mėkatet e mia. Eja nė jetėn time dhe mė ndihmo tė bėhem ashtu si ti e ke pasur gjithmonė ndėr mend pėr mua."
Sapo e ftova Jezusin nė jetėn time (kėtu do tė gjeni informacion tė dobishėm)...
Mbase dėshiroj ta ftoj Jezusin nė jetėn time, ju lutem ma shpjegoni kėtė mė qartė...
Kam njė pyetje...
(1) Gjoni 8:31-32
(2) Gjoni 8:33
(3) Gjoni 8:34
(4) Isaia 53:6
(5) 1John 1:9
(6) Gjoni 7:37-38
(7) Gjoni 10:10
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|