A mund ta shpjegoni Trininė?
Pyetje: "Ē'mund tė thoni pėr doktrinėn e Trinisė, tė Trinisė sė Shenjtė?"
Pėrgjigjia jonė: "Trini" ėshtė njė term qė nuk gjendet nė Bibėl por njė fjalė e pėrdorur pėr tė pėrshkruar atė qė del qartė pėr Perėndinė nė Shkrimin e Shenjtė. Bibla flet qartė pėr Perėndinė At, Perėndinė Bir (Jezu Krishti), dhe Perėndinė Shpirt i Shenjtė...dhe gjithashtu qartazi thotė se ka vetėm njė Perėndi. Prandaj pėrdoret termi Trini (dmth, tre nė njė). Kjo ėshtė njė mėnyrė pėr tė pranuar atė qė Bibla na zbulon nė lidhje me Perėndinė, qė Perėndia ėshtė tre "Persona" qė kanė tė njėjtin thelb hyjnor.
Disa janė pėrpjekur tė japin ilustrime njerėzore pėr Trininė, si psh shembulli i ujit, H2O, qė ėshtė ujė, akull dhe avull (tė gjitha forma tė ndryshme, por tė gjitha H2O). Njė ilustrim tjetėr ėshtė veza qė ka lėvozhgėn, tė verdhėn dhe tė bardhėn, por ky ilustrim tregon qė ka "pjesė" qė pėr Perėndinė nuk ėshtė e vėrtetė.
Perėndia Biri (Jezui) ėshtė plotėsisht Perėndi. Perėndia Ati ėshtė plotėsisht Perėndi. Dhe Perėndia Shpirti i Shenjtė ėshtė plotėsisht Perėndi. Megjithatė ka vetėm njė Perėndi. Nė botėn tonė, me eksperiencėn tonė tė kufizuar njerėzore, ėshtė e vėshtirė tė kuptosh Trininė. Por qė nga fillimi Perėndia shfaqet i tillė nė Shkrimet. Vini re foljen dhe pėremrat nė shumės te Zanafilla 1:26 - Pastaj Perėndia tha, "Ta bėjmė njeriun sipas shembėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne, dhe tė ushtrojė sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit, mbi kafshėt e mbi gjithė tokėn, mbi rrėshqanorėt qė zvarriten mbi dhe."
Mė poshtė jepen disa pasazhe tė tjera nga Bibla qė tregojnė se Perėndia ėshtė njė, nė Trini, megjithėse kjo nuk ėshtė njė listė e plotė:
- "Dėgjo , O Izrael! Zoti, Perėndia ynė ėshtė njė i vetėm!" (Ligji i Pėrtėrirė 6:4)
- "Unė jam Zoti dhe nuk ka asnjė tjetėr; jashtė meje nuk ka Perėndi." (Isaia 45:5)
- Nuk ka Perėndi tjetėr veē njė. (1 Kor. 8:4)
- Dhe Jezusi sapo u pagėzua doli nga uji; dhe ja qiejt u hapėn, dhe ai pa Frymėn e Perėndisė duke zbritur si njė pėllumb e duke ardhur mbi tė, dhe ja njė zė nga qielli qė tha: "Ky ėshtė Biri im i dashur, nė tė cilin jam i kėnaqur." (Mateu 3:16-17)
- "Shkoni, pra, dhe bėni dishepuj nga tė gjithė popujt, duke i pagėzuar ata nė emrin e Atit e tė Birit e tė Shpirtit tė Shenjtė." (Mateu 28:19)
- Jezusi tha: "Unė dhe Ati jemi njė." (Gjoni 10:30)
- "Kush mė ka parė mua, ka parė Atin." (Gjoni 14:9)
- "Dhe kush mė sheh mua sheh Atė qė mė ka dėrguar." (Gjoni 12:45)
- Nė qoftė se ndokush nuk e ka Frymėn e Krishtit, ai nuk i pėrket Atij. (Rom. 8:9)
- "Jozef, bir i Davidit, mos ki frikė ta marrėsh me vete Marinė si gruan tėnde, sepse ē'ėshtė ngjizur nė tė ėshtė vepėr e Shpirtit tė Shenjtė." (Mateu 1:20)
- Dhe ėngjėlli duke u pėrgjigjur i tha [Marisė]: "Fryma e Shenjtė do tė vijė mbi ty dhe pushteti i Shumė tė Lartit do tė tė mbulojė me hijen e vet; prandaj i shenjti qė do tė lindė prej teje do tė quhet Bir i Perėndisė." (Luka 1:35)
- [Jezui duke iu folur dishepujve tė Tij] "Dhe unė do t'i lutem Atit dhe Ai do t'ju japė njė Ngushėllues tjetėr, qė do tė qėndrojė pėrgjithmonė me ju; Frymėn e sė vėrtetės, qė bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh, por ju e njihni sepse Ai qėndron me ju dhe do tė jetė nė ju." ... "Nėse ndokush mė do, do ta zbatojė fjalėn time; edhe Ati im do ta dojė dhe ne do tė vijmė tek ai dhe do tė bėjmė banesėn tek ai." (Gjoni 14:16-17, 23)
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|