•  Faqja kryesore >> Dhe Jezusi? >> A ėshtė Kishė e Krishterė

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



A ėshtė Kishė e Krishterė

"KISHA E UNIFIKIMIT" -APO FEDERATA E FAMILJES PĖR
PAQE DHE BASHKIM BOTĖROR?

I printueshėm nė PDF

Emri "Kisha e Unifikimit" e bėn kėtė lėvizje tė duket si njė kishė e krishterė, por siē do ta zbuloni mė poshtė, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. "Shoqata e Shpirtit tė Shenjtė pėr Unifikimin e Krishtėrimit Botėror", ishte emri i plotė i saj deri nė vitin 1994, vit kur u pagėzua me emrin "Federata e Familjes pėr Paqe dhe Bashkim Botėror" (FFPBB).

"PENG" I NJĖ INTERVISTE

Si i ri, duke ecur pėr qejfin tėnd, ndoshta pa shumė konfidencė pėr tė ardhmen, mund tė tė ndodhin shumė gjera.

S'ėshtė ēudi tė tė kenė takuar disa tė rinj qė bėjnė anketime. Nė njė mėnyrė shumė miqėsore tė bėjnė disa pyetje dhe duan tė dėgjojnė pikėpamjet e tua. Intervista me kėta persona tėrheqės, tė moshės tuaj, tė jep ndjesinė e tė qenit i rėndėsishėm. Ata thonė se vijnė nga njė organizatė studentore qė quhet CARP. CARP janė inicialet Collegiate Association for Research of Principles,(Shoqata Studentore pėr Kėrkimin e Parimeve). Pak nga pak bėhesh kurioz. Megjithatė ti nuk e di qė CARP ėshtė "fasada" e njė organizate qė rekruton tė rinj pėr Kishėn e Unifikimit apo siē quhet ndryshe Federata e Familjes pėr Paqe Botėrore dhe Bashkim (FFPBB). Kur pėrfaqėsuesit e tyre tė ftojnė nė party ku pėrveē argėtimit ofrohet edhe darka, s'mund tė thuash jo. Gjatė mbrėmjes tė vjen edhe njė ftesė tjetėr. Kėsaj radhe ftesa ėshtė pėr njė seminar nė njė kamp aty afėr. Ē'do tė tė gjejė tė shohėsh se ē'bėhet edhe aty? Kėshtu qė i thua po edhe kėsaj ftese.

Duket se ishte zgjedhje e mirė! Pjesėmarrėsit janė tė rinj nga vende tė ndryshme. Ditėt janė tė mbushura me sport, kėngė, lojėra, diskutime e mėsime. Nuk mungojnė edhe shėtitjet dhe filmat. Diskutimi duket interesant, i thellė dhe tė jep njė kėndvėshtrim tjetėr pėr jetėn.

Dita e parė nė kamp (CARP)

Nė fillim ke pak dyshime. Nuk janė tė paktė sektet, kultet dhe lėvizjet fetare qė nuk e zbulojnė identitetin e tyre menjėherė. Megjithatė ēlirohesh kur sheh se ēdo gjė tė jep pėrshtypjen e njė atomosfere tė krishterė.

Kėshtu qė vendos tė qėndrosh nė kamp - nė fillim vetėm pėr 2-3 ditė, mė pas edhe pėr 2-3 javė tė tjera. Ndihesh sikur diēka tė ka mbetur nė fyt dhe fillon e vret mendjen. Duhet tė ishe me familjen, me shokėt... Ndoshta e dashura jote po tė pret, por ke edhe librat qė nuk i ke hapur pėr njė kohė tė gjatė. Megjithatė dikush pėrpiqet nė njė mėnyrė miqėsore, por prapė shumė kėmbėngulėse, tė tė bindė qė do tė ishte mė mirė tė qėndroje edhe pak mė gjatė.

Ēdo gjė e re tė merr me vete. Shokėt e tu tė rinj, shumė miqėsorė e tė dashur, i pėrkasin njė lėvizjeje qė pėrpiqet tė bashkojė gjithė fetė e ndryshme tė botės - asgjė mė pak se kaq! Nė kėtė lėvizje, krishterimi luan njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė histori.

Nė fillim duket mjaft ideale dhe e arsyeshme, por pak nga pak fillon tė mėsosh pėr njė zotėri tė nderuar, San Mjang Mun, dhe tė lexosh librin e tij "Parimi Hyjnor". Ta shikosh atė nė filma si besnikun kryesor tė bashkėpunėtorėve tė panumėrt fetarė dhe shkencėtarė nga e gjithė bota, qė ndjekin konferencat dhe seminaret e organizuara nga kjo lėvizje.

Pak nga pak, kupton se diēka shumė e madhe do tė ndodhė nė botė dhe ti duhet tė jesh pjesė e saj. Por mbi tė gjtha, kjo ėshtė ajo qė gjithmonė ke dėshiruar, njerėz tė panumėrt qė sė bashku pėrpiqen pėr njė botė mė tė mirė. Nė njėfarė mėnyre, kjo ėshtė ajo me tė cilėn do tė tė prezantojnė.

100% Vullnetar

Pasi ke patur njė kohė shumė tė bukur nė kamp, punon me njė skuadėr si vullnetar, duke i dhėnė tė gjitha paratė pėr kėtė ēėshtje tė madhe e tė rėndėsishme pėr lėvizjen. Do tė ishe me fat t'i bashkoheshe njė ekuipazhi peshkimi qė punon pėr lėvizjen, sepse do tė merreshe shumė me kapjen dhe pėrpunimin e peshkut - pėrkushtim i devotshėm dhe komplet bujar pėr kauzėn e lėvizjes.

Mund tė pėrfundosh edhe si anėtar i njė skuadre qė ngre fonde, duke udhėtuar nė njė furgon e duke shitur lule dhe sende relike, ose thjesht duke lypur para buzė autostradave e rrugicave. Punon ditė e natė; vetėm disa orė gjumė; vetėm pak ushqim dhe rrallėherė gjen mundėsi pėr tė pushuar. Nė fakt, edhe kaq ėshtė shumė. Ndihesh se po braktis tė tjerėt po tė mos bėsh tė pamundurėn. Gjithė kohėn je i lodhur dhe, ndėrsa koha shkon, nuk je nė gjendje tė mendosh pėr veten. Je pothuaj i hipnotizuar nga detyra qė tė ėshtė ngarkuar, nga pranimi dhe aprovimi i tė tjerėve.

Edhe kur gjen kohė tė mendosh, psh: kur tė del gjumi nė mesnatė ndėrsa shokėt e tu flenė, ēdo gjė tė duket e ēuditshme dhe aspak reale. Nuk sheh ndonjė mėnyrė pėr t'u larguar. Nėse njė nga shokėt e tu tė skuadrės do qė tė kthehet nė shtėpi, ti i rreh shpatullat dhe e bind tė qėndrojė. Madje pėrgjon nėse ai po mendon ndonjė pistė tė mundshme largimi dhe e bėn objekt presioni qė tė kthehet prapė nė "zinxhirin e skuadrės".

Familje e braktisur

Mbasi ke marrė vendimin pėr t'u bashkuar me ta, gjithēka tjetėr ėshtė e thjeshtė. Tė drejtojnė aty ku nuk do tė doje tė shkoje, por nė fund mendon se kjo ėshtė ajo qė do, - nėse ka kuptim tė flasėsh pėr "dėshira" nė kėtė fazė ku ndodhesh. Kėshtu qė ty tė merr turma, megjithatė je plotėsisht i kėnaqur. Mbi gjithēka, pasuesit janė nė betejė pėr tė fituar botėn pėr tė nderuarin Mun dhe "Parimin e tij Hyjnor", prandaj mund tė humbasin edhe shpirtrat e tyre.

Ėshtė e vėrtetė qė dėrgon letra, ndoshta edhe i telefonon familjes, por qėndron i heshtur nė lidhje me "ēėshtjen", duke mos u shprehur qartė, nė mėnyrė qė tė mos alarmosh familjen, por edhe veten. Pėrpiqesh tė fshish ēdo dyshim. Nėse vjen nga njė traditė e krishterė, shumė nga mendimet dhe pikėpamjet e kėsaj lėvizjeje nuk tė duken tė drejta, megjithėse shokėt e tu pėrpiqen tė largojnė ēdo dyshim.

FAMILJA E RE

Tė rinjtė, natyrisht qė harxhojnė mjaft kohė dhe energji pėr tė gjetur bashkėshortin apo bashkėshorten, e mė pas tė martohen. Por, nė Kishėn e Unifikimit nuk ke pse tė lodhesh fare, sepse ėshtė Rev. Mun ai qė vendos se kush do tė jetė bashkėshortja jote.

Ėshtė shumė e rėndėsishme tė martohesh me njė partner tė zgjedhur nga Rev. Mun ose kolegėt e tij, sepse kėto martesa tė sajuara sigurojnė hyrjen nė "familjen e shenjtė".

Rev. Mun zgjedh ēiftet e ardhshėm dhe vetėm nė ndonjė rast tepėr tė veēantė respektohet zgjedhja qė partnerėt kishin bėrė para se tė pėrfshiheshin nė Kishėn e Unifikimit. Pas zgjedhjes, ēifteve u jepet e drejta tė kalojnė njė kohė tė shkurtėr reflektimi dhe, nėse janė dakord me personin qė u ka rėnė pėr pjesė, pėrulen para Rev. Mun nė shenjė pranimi.

Dasma ėshtė e shoqėruar me ceremoninė e verės sė shenjtė ku qindra ēifte tė martuarish pijnė verė tė pėrzier me gjakun e Rev. Mun (imitim i darkės sė Zotit) dhe spėrkaten me ujė (imitim i pagėzimit). Nė fund tė dasmės zhvillohet ceremonia e shlyerjes sė fajit ku Djalli nxirret i rrahur jashtė trupit. Kjo ndodh kur ēiftet rrahin njeri-tjetrin tri herė duke u goditur me shkop. Pas gjithė kėsaj, shpesh pas njė periudhe tė gjatė, fillon njė ceremoni tre ditore si prezantim i detyrueshėm me martesėn dhe marrėdhėniet martesore (seksuale). Gjithė kjo do tė thotė se tani janė adoptuar nė familjen e Rev. Mun dhe ata, dhe fėmijėt e tyre do tė gėzojnė tė ashtuquajturėn familje pa mėkat.

Pasi janė martuar, janė gati tė shkojnė nė ēdo vend tė botės, pavarėsisht nga nevojat qė mund tė kenė fėmijėt e tyre. Gjithė pasuesit janė tė preokupuar me ēėshtjet e lėvizjes dhe nuk kanė kohė pėr t'u marrė me jetėn private.

SI LINDI KISHA E UNIFIKIMIT

Themeluesi i saj, Jang Mjang Mun (qė mė vonė e quajti veten San Mjang Mun) lindi nė vitin 1920 nė provincėn e Pjungan Buk-do, aty ku gjendet sot Koreja e Veriut. Muni u rrit nė njė familje presbiteriane. Megjithatė, pavarėsisht edukimit tė tij tė krishterė, ai zhvilloi njė interes pėr spiritizmin qė herėt nė jetėn e tij. Nga jeta e Munit ėshtė e qartė se kėrkimi i tij nė botėn shpirtėrore vjen nga kjo pėrfshirje nė spiritizėm, e cila do tė pėrcaktojė rrugėn pėr "zbulesat" e mėtejshme, si p.sh "zbulesa" qė ai ka marrė nė mėngjesin e Pashkės nė vitin 1936, kur ishte ende adoleshent. Sipas tij, gjatė kėtij takimi Jezusi i ka zbuluar se ai ishte i destinuar tė pėrmbushte njė mision tė madh, nė tė cilin Jezusi do tė punonte me tė.

Disa tė tjerė deklarojnė se Jezusi i tha Munit se ai (Muni) do tė ishte "plotėsuesi" i shpėtimit tė njerėzimit, "Shpėtimtari, Zoti i Ardhjes sė dytė tė Mesisė" - njė deklaratė tė tillė e ka bėrė dhe vetė Muni. (Today's World, Shtator 1992, fq. 20-21).

Pėrfshirja e tij nė misticizėm duket qartė nė bashkimin rreth njė dekadė mė vonė me njė grup nė Korenė e Veriut, i cili ishte shumė i pėrfshirė nė zbulesat mistike dhe nė pėrgatitjet pėr ardhjen e afėrt tė mesisė sė ri. Ata besonin se Koreja ishte Jeruzalemi i ri dhe se mesia i ri do tė lindte nė Kore. Me sa duket, kjo gjė la pėrshtypje tek Muni, i cili mė vonė i futi kėto elemente nė teologjinė e tij dhe nė librin "Parimi Hyjnor".

Pėrfshirja e Munit me spiritizmin ėshtė e dukshme edhe sot, ndėrsa ai nė mėnyrė tė vazhdueshme merr zbulesa tė reja, praktikon njė lloj udhėtimi shpirtėror gjatė tė cilit ai thotė se e projekton vetveten nė dimensionin shpirtėror dhe deklaron tė jetė 'ekspert' nė botėn shpirtėrore". (James Bjornstad, The Moon Is Not The Son, fq. 30).

Amerika

Njė moment tjetėr qė duhet tė pėrmendentet nė punėn e Munit ėshtė 1 janari i vitit 1972 kur ai deklaroi se iu shfaq sėrish Zoti dhe i tha tė shkonte nė Amerikė. Bazuar nė kėtė, kisha e Unifikimit bleu njė pronė nė Territaun, nė Nju Jork, duke vendosur kėshtu njė bazė aktiviteti nė SHBA.

Zhvillime tė kohėve tė fundit

Mė 1 maj 1994, u festua nė Seul 40-vjetori i themelimit tė Shoqatės sė Shpirtit tė Shenjtė pėr Unifikimin e Krishtėrimit Botėror. Sipas Munit, kjo ngjarje pėrfaqėsonte arritjen nė njė fazė thelbėsore pėr historinė e lėvizjes, gjė qė e lejoi atė tė deklaronte pėrfundimin e "ciklit" tė Kishės sė Unifikimit si e tillė. Pastaj Muni inauguroi Federatėn e Familjes pėr Paqe Botėrore dhe Bashkim (FFPBB), e cila pėrbėhej nga tė gjitha organizatat qė kishte krijuar Muni.

SYNIMET PER TE ARDHMEN

Njė organizatė e re u themelua nė 6 shkurt 1999 nė Seul: Federata Ndėrkombėtare Ndėrfetare pėr Paqe Botėrore (FNNPB). Misioni i saj ėshtė "tė zbatojė njė sistem, i cili sjell urtėsinė mė tė lartė fetare nė tavolinėn ku diskutohen ēėshtjet mė serioze dhe urgjente tė botės...duke krijuar nė kėshill udhėheqėsish fetarė brenda strukturės sė Kombeve tė Bashkuara". Rev. Mun e sheh FNNPB si organizmin qė do tė bėjė fushatė pėr tė rikrijuar OKB-nė si njė institucion tė vėrtetė me dy dhoma. Qė nga viti 1999, FNNPB-ja ka sponsorizuar Konferencat 'Hun Dok Hae' (Mbledhjet pėr Lexim e Mėsim) pėr akademikė tė ftuar, udhėheqės dhe politikanė fetarė tė pėrkushtuar pėr tė rikonsideruar mendimet dhe karrierėn e Rev. Mun. Nė 15 qershor 1999, Ēung Huan Kuak u bė presidenti i FNNPB-sė.

PRINDĖRIT E "VĖRTETĖ"

Mė 24 gusht 1992, Rev. Mun pėrfundoi kursin e tij 40-vjeēar. Nė njė takim me 1000 drejtues botėrorė nė Manifestimin Botėror tė Kulturės dhe Sportit, Rev. Mun deklaroi se ai dhe gruaja e tij janė Mesia dhe Prindėrit e Vėrtetė tė tė gjithė njerėzimit. Kjo shėnon fillimin e Kohės sė Plotėsimit tė Testamentit. Zonja Mun dha kėtė pėrshkrim pėr kuptimin e Mesisė dhe Prindėrve tė Vėrtetė: "Zonja dhe Zotėrinj, ēfarė ėshtė Mesia? Mesia janė Prindėrit e Vėrtetė tė njerėzimit. Plani origjinal i Zotit ishte tė vendoste Adamin dhe Evėn e pėrsosur si stėrgjyshėt e njerėzimit. Megjithatė, Satani e dhunoi kėtė model tė pėrkryer dhe Zoti qė atėherė ka qenė duke punuar pėr shfaqjen e modelit tė pėrkryer tė Prindėrve tė Vėrtetė, pėrmes tė cilėve i gjithė njerėzimi mund tė restaurohet. Duke qenė vetė ne babai dhe nėna e vėrtetė, duhet tė mposhtim Satanin, tė lirojmė njerėzimin dhe tė ndėrtojmė Mbretėrinė e Qiellit nė tokė. Duke qenė bijtė dhe bijat e Zotit ne duhet tė trashėgojmė dashurinė e Zotit, jetėn dhe familjen. Pėr mė tepėr ne duhet gjithashtu tė trashėgojmė dashurinė, jetėn dhe familjen e Prindėrve tė Vėrtetė. Atėherė ne do tė kemi arritur unitet midis qiellit dhe tokės, vertikales dhe horizontales dhe midis mendjes dhe trupit. Kjo do tė jetė pika e nisjes pėr botėn e pėrjetshme tė paqes".

MUNI NUK NGJAN ME MESINĖ

Jezusi nuk tha ndonjėherė se ai ishte pjesėrisht rruga, e vėrteta dhe jeta. Ai nuk la vend pėr tė tjerė tė vazhdonin apo plotėsonin misionin e Tij. Jezusi u shpreh i sigurt, duke thėnė: "Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati, pėrveēse nėpėrmjet meje" (Gjon 14:6). Ai nuk tha nga kryqi: "Prisni pėr 'plotėsuesin'". Ai tha: "U krye !" (Gjoni 19:30).

Ai nuk premtoi se do tė dėrgonte ndonjė tjetėr pėr ne, por tha shumė qartė: "Do tė kthehem dhe do t'ju marr pranė meje, qė aty ku jam unė, tė jeni edhe ju". (Gjoni 14:3)

Nė kontrast tė plotė me mėsimet e Mun, Jezusi thotė: "Atėherė, nėse dikush do t'ju thotė: "Ja, Krishti ėshtė kėtu!"ose "Ėshtė atje", mos e besoni. Sepse do tė dalin krishtėr tė rremė dhe profetė tė rremė dhe do tė bėjnė shenja e ēudi pėr tė gėnjyer, po tė jetė e mundur, edhe tė zgjedhurit. Atėherė do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur nė re, me pushtet tė madh e me lavdi. Atėherė ai do tė dėrgojė engjėjt e vet dhe do t'i mbledhė tė zgjedhurit e vet nga tė katėr erėrat, nga skaji i tokės deri nė skaj tė qiellit. (Marku 13:21-22, 26-27)

Mun dhe pasuesit e tij mendojnė se Muni ėshtė Krishti i rikthyer, por fjalėt qė ėngjėjt iu thanė apostujve kur u mor Krishti nė qiell janė kėto: "...Ky Jezus, qė u ėshtė marrė nė qiell nga mesi juaj, do tė kthehet nė tė njėjtėn mėnyrė, me tė cilėn e keni parė tė shkojė nė qiell". (Vep. 1:11)

Nėse doni tė shqyrtoni pohimet e Jezusit pėr Veten klikoni kėtu. Nėse keni pyetje nė lidhje me pėrmbajtjen e artikullit, ju lutemi na kontaktoni.


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI