Dy lloj tė vėrtetash
A ėshtė e mundur qė krishtėrimi tė jetė "i vėrtetė pėr ty, po jo pėr mua"?
nga Mark Hansard
I printueshėm nė PDF
Njė ditė, jo shumė kohė mė parė, po bisedoja me njė student nė lidhje me krishtėrimin. Ai ishte i zgjuar, inteligjent dhe dukej i pėrgatitur mirė nė shkencė dhe filozofi.
"Krishtėrimi ėshtė i mirė pėr TY," tha ai, "por jo pėr MUA. Unė mendoj se njeriu duhet tė besojė atė gjė qė e bėn tė lumtur dhe i jep paqe."
"Mbase mund tė kesh tė drejtė," i thashė. "Nuk dua tė tė imponoj mendimet e mia. Mė lejo tė hedh disa ide dhe shiko ē'mendon pėr to. Ka dy lloje tė vėrtetash," i thashė. "Njė ėshtė opinioni, apo preferenca, si psh, 'mė pėlqen akullorja me ēokollatė'. Disa njerėz pėlqejnė ēokollatėn, disa vaniljen. Disa studiojnė pėr ekonomi, disa pėr gjuhė tė huaja.
"Pastaj ėshtė njė lloj tjetėr e vėrtete, si e vėrteta shkencore. Pėr shembull, graviteti vepron e beson ti apo jo. Mollėt binin nė tokė edhe pėrpara se tė zbulohej forca e gravitetit, apo jo?"
"Po," tha ai.
"Tani, shumica e njerėzve mendojnė se feja ėshtė nė rangun e OPINIONIT," vazhdova unė. "Si puna e akullores sė preferuar. Por Bibla tė lė tė kuptosh se e vėrteta shpirtėrore ėshtė mė shumė si LIGJI I GRAVITETIT. Ajo ėshtė e vėrtetė e beson ti apo jo.
"Tani, ėshtė apo s'ėshtė Bibla e vėrtetė, ėshtė ēėshtje tjetėr," i thashė. "Por ideja ėshtė kjo:Bibla thotė se mėkatet tona na kanė ndarė nga Perėndia, dhe e vetmja mėnyrė pėr ta zgjidhur atė problem ėshtė nėpėrmjet Jezu Krishtit.
"Ti mund tė besosh ēfarė tė duash," i thashė. "Unė nuk dua tė tė detyroj tė besosh atė qė besoj unė...Por, nėse ti e ke mirė dhe unė e kam gabim, unė s'humbas gjė. Kur tė vdes thjesht do tė kthehem nė pluhur. Po nėse unė kam tė drejtė dhe ti e ke gabim, ti mund tė kalosh pėrjetėsinė larg nga Perėndia. A nuk ia vlen tė paktėn ta shikosh si mundėsi?"
Dukej qė kjo e bėri tė mendohej.
Shumica e njerėzve e urrejnė idenė qė krishtėrimi ėshtė rruga e vetme pėr nė Qiell. Dhe nuk u vė faj. Tingėllon arrogante. Dakord, disa tė krishterė JANĖ arrogantė, por nė shumicėn e rasteve kjo ndjenjė vjen nga njė keqkuptim. Kur Jezusi tha, "Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta," Ai nuk po mburrej duke thėnė, "Unė jam mė i miri, dhe nė parajsė do tė lė vetėm ata qė ndjekin rrugėn time."
Jo, kjo thėnie ėshtė njėsoj sikur tė thuash, "Ka vetėm njė mėnyrė pėr tė kapėrcyer Kanionin e Madh. Nuk mund ta kapėrcesh me kėrcim, nuk mund ta kalosh mė kėmbė, as me makinė. Tė duhet njė helikopter." Natyra e problemit ėshtė e tillė qė ka vetėm njė zgjidhje.
Mėkati na e bėn tė pamundur tė arrijmė Perėndinė. Nėse pėrpiqemi tė bėhemi tė pranueshėm prej Tij me anė tė jetės sonė "tė mirė", s'kemi gjė nė vijė. Nėse pėrpiqemi tė bėhemi fetarė pėr tė arritur Perėndinė, prapė s'kemi gjė. Por Perėndia mund tė vijė tek ne. Jezu Krishti erdhi qė ne tė kemi falje dhe njė marrėdhėnie me Tė. Ne mund tė vazhdojmė me vepra tė mira dhe pėrpjekje fetare, por Jezusi tha qė kjo do tė ishte e kotė.
Jezusi tha, "Askush nuk vjen tek Ati pėrveēse nėpėrmjet meje," dhe po ashtu, "Ai qė e dėgjon fjalėn time dhe beson nė atė qė mė ka dėrguar, ka jetė tė pėrjetshme, dhe ai nuk vjen nė gjyq, por ka kaluar nga vdekja nė jetė." Tani, po tė kishte njerėz tė tjerė qė ishin Perėndi, ndoshta mund tė kishte edhe rrugė tė tjera pėr nė Qiell! Por Jezusi ėshtė i vetmi person, me sa di unė, qė e plotėson kėtė kusht!
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|