•  Faqja kryesore >> Lidhje >> Gjoni 1

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Gjoni 1

1 Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi.

    2 Ai (fjala) ishte nė fillim me Perėndinė.

    3 Tė gjitha gjėrat u bėnė me anė tė tij (fjala), dhe pa atė nuk u bė asnjė nga ato qė u bėnė.

    4 Nė atė ishte jeta, dhe jeta ishte drita e njerėzve.

    5 Dhe drita shkėlqen nė errėsirė dhe errėsira nuk e kuptoi.

    6 Qe njė njeri i dėrguar nga Perendia; emri i tij ishte Gjon.

    7 Ai erdhi si dėshmitar, pėr tė dėshmuar pėr dritėn, qė tė gjithė tė besonin nėpėrmjet tij;

    8 ai nuk ishte drita, por u dėrgua pėr tė dėshmuar pėr dritėn.

    9 Ai (fjala) ishte drita e vėrtetė, qė ndriēon ēdo njeri qė vjen nė botė.

    10 Ai (fjala) ishte nė botė, dhe bota u krijua me anė tė tij, por bota nuk e njohu.

    11 Ai erdhi nė shtėpinė e vet dhe tė vetėt nuk e pranuan,

    12 por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij,

    13 tė cilėt nuk janė lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janė lindur nga Perėndia.

    14 Dhe Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e tė vėrtetė.

    15 Gjoni dėshmoi pėr tė dhe thirri duke thėnė: "Ky ėshtė ai, pėr tė cilin thashė: "Ai qė vjen pas meje mė ka paraprirė, sepse ishte pėrpara meje"".

    16 Dhe ne tė gjithė morėm, prej mbushullisė sė tij, hir mbi hir.

    17 Sepse Ligji u dha nėpėrmjet Moisiut, por hiri dhe e vėrteta erdhėn nėpėrmjet Jezu Krishtit.

    18 Askush s'e pa Perėndinė kurrė; i vetėmlinduri Bir, qė ėshtė nė gjirin e t'Et, ėshtė ai qė e ka bėrė tė njohur.

    19 Dhe kjo ėshtė dėshmia e Gjonit, kur Judenjtė i dėrguan nga Jeruzalemi priftėrinj dhe levitė pėr ta pyetur: "Kush je ti?".

    20 Ai edhe e rrėfeu, edhe nuk e mohoi, dhe rrėfeu: "Unė nuk jam Krishti".

    21 Atėherė ata e pyetėn: "Kush je, pra? A je Elia?". Ai tha: "Nuk jam!". "Je ti profeti?". Dhe ai pėrgjigjej: "Jo!".

    22 Atėherė ata i thanė: "Kush je ti, qė t'u japim pėrgjigje atyre qė na dėrguan? Ē'thua pėr veten tėnde?".

    23 Ai u pėrgjigj: "Unė jam zėri i atij qė bėrtet nė shkretėtirė: drejtoni udhėn e Zotit, sikurse tha profeti Isaia".

    24 Dhe ata qė qenė dėrguar, ishin nga farisenjtė;

    25 ata e pyetėn dhe i thanė: "Atėherė pse ti pagėzon, kur nuk je as Krishti, as Elia, as profeti?".

    26 Gjoni iu pėrgjigj atyre, duke thėnė: "Unė pagėzoj me ujė, por midis jush ėshtė njė qė ju nuk e njihni.

    27 Ai ėshtė ai qė vjen pas meje e mė paraprin, tė cilit unė nuk jam i denjė t'ia zgjidh lidhėsen e sandaleve".

    28 Kėto gjėra ndodhėn nė Betabara, pėrtej Jordanit, ku Gjoni po pagėzonte.

    29 Tė nesėrmen, Gjoni e pa Jezusin qė po vinte drejt tij dhe tha: "Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!

    30 Ky ėshtė ai pėr tė cilin unė thashė: "Mbas meje vjen njė burrė qė mė ka paraprirė, sepse ishte pėrpara meje!".

    31 Unė nuk e njihja, prandaj erdha tė pagėzoj me ujė, qė ky t'i zbulohet Izraelit".

    32 Dhe Gjoni dėshmoi duke thėnė: "E pashė Frymėn duke zbritur nga qielli si njė pėllumb dhe ndenji mbi tė.

    33 Unė nuk e njihja, por ai qė mė dėrgoi tė pagėzoj nė ujė, mė tha: "Ai, mbi tė cilin do tė shikosh se zbret Fryma dhe qėndron mbi tė, ėshtė ai qė pagėzon me Frymėn e Shenjtė".

    34 Dhe unė pashė e dėshmova se ai ėshtė Biri i Perėndisė".

    35 Tė nesėrmen Gjoni rrinte pėrsėri atje me dy nga dishepujt e vet.

    36 Dhe, duke i ngulur sytė mbi Jezusin qė po kalonte, tha: "Ja Qengji i Perėndisė!".

    37 Dhe tė dy dishepujt dėgjuan atė duke folur, dhe e ndoqėn Jezusin.

    38 Por Jezusi u kthye dhe, kur pa se po e ndiqnin, u tha atyre: "Ē'kėrkoni?". Ata i thanė: "Rabbi (qė e pėrkthyer do tė thotė "mėsues"), ku banon?".

    39 Ai iu pėrgjigj atyre: "Ejani e shikoni". Ata shkuan dhe e panė ku banonte ai, dhe ndenjėn atė ditė bashkė me tė. Ishte rreth orės dhjetė.

    40 Andrea, vėllai i Simon Pjetrit, ishte njė nga ata tė dy qė e kishin dėgjuar kėtė nga Gjoni dhe kishin ndjekur Jezusin.

    41 Ky gjeti mė tė parin vėllanė e vet, Simonin, dhe i tha: "E gjetėm Mesian qė pėrkthyer do tė thotė: "Krishti"";

    42 dhe e ēoi te Jezusi. Atėherė Jezusi e shikoi dhe tha: "Ti je Simoni, bir i Jonas. Ti do tė quhesh Kefa, qė do tė thotė: "gur"".

    43 Tė nesėrmen, Jezusi donte tė dilte nė Galile; gjeti Filipin dhe i tha: "Ndiqmė!".

    44 Dhe Filipi ishte nga Betsaida, nga i njejti qytet i Andreas dhe i Pjetrit.

    45 Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: "E gjetėm atė, pėr tė cilin shkroi Moisiu nė ligj dhe profetėt: Jezusin nga Nazareti, tė birin e Jozefit!".

    46 Dhe Natanaeli i tha: "A mund tė dalė diēka e mirė nga Nazareti?". Filipi i tha: "Eja e shih!".

    47 Jezusi pa se Natanaeli po vinte drejt tij dhe tha pėr tė: "Ja njė Izraelit i vėrtetė, tek i cili s'ka mashtrim".

    48 Natanaeli i tha: "Nga mė njeh?". Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Tė pashė kur ishe nėn fik, para se tė tė thėrriste Filipi".

    49 Natanaeli duke iu pėrgjigjur tha: "Mėsues, ti je Biri i Perėndisė, ti je mbreti i Izraelit!".

    50 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Sepse tė thashė se tė pashė nėn fik, ti beson; do tė shohėsh gjėra mė tė mėdha se kėto!".

    51 Pastaj i tha: "Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se tash e tutje ju do tė shihni qiellin e hapur dhe engjėjt e Perėndisė duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut".

Kapitulli pasues


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI