•  Faqja kryesore >> Lidhje >> Gjoni 16

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Gjoni 16

1 "Jua kam thėnė kėto gjėra, qė tė mos skandalizoheni.

    2 Do t'ju pėrjashtojnė nga sinagogat; madje po vjen ora kur, kushdo qė t'ju vrasė, do tė mendojė se i ka kryer njė shėrbim Perėndisė.

    3 Dhe do t'ju bėjnė kėto gjėra, sepse nuk kanė njohur as Atin, as mua.

    4 Por unė jua kam thėnė kėto gjėra qė, kur tė vijė momenti, tė kujtoheni se unė jua kisha thėnė; por nga fillimi kėto fjalė nuk jua pata thėnė, sepse isha me ju.

    5 Por tani unė po shkoj tek ai qė mė ka dėrguar, dhe askush nga ju s'po mė pyet: "Ku po shkon?".

    6 Madje, pėr shkak se ju thashė kėto gjėra, trishtimi e ka mbushur zemrėn tuaj.

    7 Megjithatė unė ju them tė vėrtetėn: ėshtė mirė pėr ju qė unė tė shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do tė vijė te ju Ngushėlluesi; por, po shkova, unė do t'jua dėrgoj.

    8 Dhe kur tė ketė ardhur, ai do ta bindė botėn pėr mėkat, pėr drejtėsi dhe pėr gjykim.

    9 Pėr mėkat, sepse nuk besojnė nė mua;

    10 pėr drejtėsi, sepse unė po shkoj tek Ati dhe nuk do tė mė shihni mė;

    11 pėr gjykim, sepse princi i kėsaj bote ėshtė gjykuar.

    12 Kam edhe shumė gjėra tė tjera pėr t'ju thėnė, por ato ende ju nuk mund t'i mbani.

    13 Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t'ju prijė nė ēdo tė vėrtetė, sepse ai nuk do tė flasė nga vetja, por do tė thotė gjitha ato gjėra qė ka dėgjuar dhe do t'ju kumtojė gjėrat qė do vijnė.

    14 Ai do tė mė pėrlėvdojė, sepse do tė marrė prej meje dhe do t'jua kumtojė.

    15 Tė gjitha gjėrat qė ka Ati janė tė miat; pėr kėtė ju thashė se ai do tė marrė prej simes dhe do t'jua kumtojė.

    16 Pas pak nuk do tė mė shihni mė; e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni, sepse unė po shkoj tek Ati".

    17 Atėherė disa nga dishepujt e tij thoshnin midis tyre: "Ē'ėshtė kjo qė po na thotė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "e pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni" dhe: "Sepse unė po shkoj te Ati"?".

    18 Thoshnin pra: "Ē'ėshtė kjo "Pas pak", pėr tė cilėn flet? Ne s'dimė ē'don tė thotė".

    19 Jezusi, pra, e kuptoi se ata donin ta pyesnin dhe u tha atyre: "Ju po pyesni njeri tjetrin pse thashė: "Pas pak nuk do tė mė shihni mė", dhe: "E pėrsėri njė kohė e shkurtėr e do tė mė shihni"?

    20 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: ju do tė qani dhe do tė mbani zi dhe bota do tė gėzohet. Ju do tė pikėlloheni, por pikėllimi juaj do tė kthehet nė gėzim.

    21 Gruaja, kur lind, ka dhembje, sepse i erdhi ora; por, sapo e ka lindur fėmijėn, nuk kujton mė ankthin prej gėzimit qė lindi njė qenie njerėzore nė botė.

    22 Kėshtu edhe ju tani jeni nė dhembje, por unė do t'ju shoh pėrsėri dhe zemra juaj do tė gėzohet, dhe askush nuk do t'ua heqė gėzimin tuaj.

    23 Atė ditė ju nuk do tė mė bėni mė asnjė pyetje. Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ēdo gjė qė t'i kėrkoni Atit nė emrin tim, ai do t'jua japė.

    24 Deri tani ju s'keni kėrkuar asgjė nė emrin tim; kėrkoni dhe do tė merrni, qė gėzimi juaj tė jetė i plotė.

    25 Jua kam thėnė kėto gjėra nė shėmbėlltyra, por po vjen ora kur nuk do t'ju flas mė me shėmbėlltyra, por do t'ju flas haptas pėr Atin.

    26 Nė atė ditė ju do tė kėrkoni nė emrin tim; dhe nuk po them se unė do t'i lutem Atit pėr ju;

    27 Ati vetė nė fakt ju do, sepse ju mė deshėt mua dhe keni besuar se unė dola nga Perėndia.

    28 Unė dola nga Ati dhe erdha nė botė; pėrsėri po e lė botėn dhe kthehem tek Ati".

    29 Dishepujt e tij i thanė: "Ja, ti tani po flet haptas dhe s'po pėrdor asnjė shėmbėlltyrė.

    30 Tani ne njohim se ti di gjithēka dhe s'ke nevojė qė ndokush tė tė pyesė; prandaj ne besojmė se ke dalė nga Perėndia".

    31 Jezusi u pėrgjigj atyre: "A besoni tani?

    32 Ja, po vjen ora, madje tashmė ka ardhur, nė tė cilėn ju do tė shpėrndaheni, secili pėr punė tė vet, dhe do tė mė lini vetėm; por unė nuk jam vetėm, sepse Ati ėshtė me mua.

    33 Jua kam thėnė kėto gjėra, qė ta keni paqen nė mua; nė botė do tė keni mundime, por merrni zemėr, unė e munda botėn!".

Kapitulli pararendės | Kapitulli pasues


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI