•  Faqja kryesore >> Lidhje >> Gjoni 19

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Gjoni 19

1 Atėherė Pilati mori Jezusin dhe dha urdhėr ta fshikullonin.

    2 Dhe ushtarėt thurrėn njė kurorė me gjemba, ia vunė mbi krye dhe i veshėn siper njė mantel tė purpurt,

    3 dhe thoshnin: "Tungjatjeta, o mbret i Judenjve"; dhe i binin me shuplaka.

    4 Pastaj Pilati doli pėrsėri dhe u tha atyre: "Ja, po jua nxjerr jashtė, qė ta dini se nuk gjej nė tė asnjė faj".

    5 Jezusi, pra, doli, duke mbajtur kurorėn prej gjembash dhe mantelin e purpurit. Dhe Pilati u tha atyre: "Ja njeriu!".

    6 Kur e panė krerėt e priftėrinjve dhe rojet, filluan tė bėrtasin, duke thėnė: "Kryqėzoje, kryqėzoje!". Pilati u tha atyre: "Merreni ju dhe kryqėzojeni, sepse unė nuk gjej nė tė asnjė faj".

    7 Judenjtė iu pėrgjigjėn: "Ne kemi njė ligj dhe sipas ligjit tonė ai duhet tė vdesė, sepse e bėri veten Bir tė Perėndisė".

    8 Kur Pilati i dėgjoi kėto fjalė, kishte akoma mė shumė frikė;

    9 dhe, si u kthye nė pretorium, i tha Jezusit: "Nga je ti?". Por Jezusi nuk i dha kurrfarė pėrgjigje.

    10 Pėr kėtė arsye Pilati i tha: "S'po mė flet? ti s'e di qė unė kam pushtet tė tė kryqėzoj dhe pushtet tė tė liroj?".

    11 Jezusi u pėrgjigj: "Ti nuk do tė kishe asnjė pushtet pėrmbi mua, po tė mos tė qe dhėnė prej sė larti; prandaj ai qė mė dorėzoi tek ti ka faj mė tė madh".

    12 Qė nga ai moment Pilati kėrkoi ta lironte; por Judenjtė bėrtisnin, duke thėnė: "Po e lirove kėtė, nuk je mik i Cezarit; kush e bėn veten mbret, i kundėrvihet Cezarit".

    13 Pilati, pra, kur i dėgjoi kėto fjalė, e ēoi jashtė Jezusin dhe u ul nė selinė e gjykatės, nė vendin e quajtur "Kalldrėm", e nė hebraisht "Gabatha";

    14 tani ishte dita e pėrgatitjes sė Pashkės, dhe ishte afėrsisht ora e gjashtė; dhe u tha Judenjve: "Ja mbreti juaj".

    15 Por ata bėrtitėn: "Largoje! Largoje! Kryqėzoje!". Pilati u tha atyre: "Ta kryqėzoj mbretin tuaj?". Krerėt e priftėrinjve u pėrgjigjėn: "Ne s'kemi mbret tjetėr pėrveē Cezarit!".

    16 Atėherė ai ua dorėzoi qė tė kryqėzohej. Dhe ata e morėn Jezusin dhe e ēuan tutje.

    17 Dhe ai, duke mbartur kryqin e tij, u nis drejt vendit qė quhej "Kafka", qė nė hebraisht quhet "Golgota",

    18 ku e kryqėzuan, dhe me tė dy tė tjerė, njėrin nė njė anė e tjetrin nė anėn tjetėr, dhe Jezusi nė mes.

    19 Dhe Pilati shkroi edhe njė mbishkrim dhe e vuri nė kryq; dhe atje ishte shkruar: "JEZUSI NAZAREAS, MBRETI I JUDENJVE".

    20 Kėshtu kėtė mbishkrim e lexuan shumė nga Judenjtė, sepse vendi ku u kryqėzua Jezusi ishte afėr qytetit; dhe mbishkrimi ishte shkruar hebraisht, greqisht dhe latinisht.

    21 Prandaj krerėt e priftėrinjve tė Judenjve i thanė Pilatit: "Mos shkruaj: "Mbreti i Judenjve", por se ai ka thėnė: "Unė jam mbreti i Judenjve"".

    22 Pilati u pėrgjigj: "Atė qė kam shkruar, e kam shkruar!".

    23 Dhe ushtarėt, mbasi e kishin kryqėzuar Jezusin, morėn rrobat e tij dhe bėnė katėr pjesė, njė pjesė pėr ēdo ushtar, dhe tunikėn. Por tunika ishte pa tegel, e endur njė copė nga maja e deri nė fund.

    24 Prandaj ata i thanė njėri-tjetrit: "Nuk e grisim, por hedhim short kujt t'i bjerė"; qė tė pėrmbushej Shkrimi, qė thotė: "I ndanė midis tyre rrobat e mia, dhe hodhėn short pėr tunikėn time". Ushtarėt, pra, i bėnė kėto gjėra.

    25 Por afėr kryqit tė Jezusit, qendronin nėna e tij dhe motra e nėnės sė tij, Maria e Kleopas dhe Maria Magdalenė.

    26 Atėherė Jezusi, kur pa nėnėn e tij dhe pranė saj dishepullin qė donte, i tha nėnės sė tij: "O grua, ja biri yt!".

    27 Pastaj i tha dishepullit: "Ja nėna jote!". Dhe qė nė atė moment ai e mori nė shtėpinė e vet.

    28 Pas kėsaj, Jezusi, duke ditur qė tashmė ēdo gjė ishte kryer, qė tė pėrmbushej Shkrimi, tha: "Kam etje!".

    29 Por aty ishte njė enė plot me uthull. Pasi shtinė njė sfungjer nė uthull dhe e vunė nė majė tė njė dege hisopi, ia afruan te goja.

    30 Kur Jezusi e mori uthullėn, tha: "U krye!". Dhe duke ulur kryet, dha frymėn.

    31 Duke qenė se ishte dita e Pėrgatitjes, me qėllim qė trupat tė mos qėndronin nė kryq tė shtunėn, sepse ajo e shtunė ishte njė ditė me rėndėsi tė veēantė, Judenjtė i kėrkuan Pilatit qė atyre t'u thyheshin kėrcinjtė dhe tė hiqeshin qė andej.

    32 Ushtarėt, pra, erdhėn dhe ia thyen kėrcinjtė tė parit dhe pastaj edhe tjetrit qė ishte kryqėzuar me tė;

    33 por, kur erdhėn te Jezusi, dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur, nuk ia thyen kėrcinjtė,

    34 por njėri nga ushtarėt ia tejshpoi brinjėn me njė heshtė, dhe menjėherė i doli gjak e ujė.

    35 Dhe ai qė ka parė, ka dėshmuar pėr kėtė, dhe dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė; dhe ai e di se thotė tė vėrtetėn, qė ju tė besoni.

    36 Kėto gjėra nė fakt ndodhėn qė tė pėrmbushet Shkrimi: "Nuk do t'i thyhet asnjė eshtėr".

    37 Dhe akoma njė Shkrim tjetėr thotė: "Do tė vėshtrojnė atė qė e kanė tejshpuar".

    38 Pas kėtyre gjėrave, Jozefi nga Arimatea, qė ishte dishepull i Jezusit, por fshehtas nga druajtja e Judenjve, i kėrkoi Pilatit qė mund ta merrte trupin e Jezusit; dhe Pilati i dha leje. Atėherė ai erdhi dhe e mori trupin e Jezusit.

    39 Por erdhi dhe Nikodemi, i cili mė pėrpara kishte vajtur te Jezusi natėn, duke sjellė njė pėrzierje prej mirre dhe aloe, prej rreth njėqind librash.

    40 Ata, pra, e morėn trupin e Jezusit dhe e mbėshtollėn nė pėlhura liri me erėra tė kėndėshme, sipas zakonit tė varrimit qė ndiqnin Judenjtė.

    41 Por nė atė vend ku ai u kryqėzua ishte njė kopsht, dhe nė kopsht njė varr i ri, nė tė cilėn ende nuk ishte vėnė askush.

    42 Aty, pra, pėr shkak tė Pėrgatitjes sė Judenjve, e vunė Jezusin, sepse varri ishte afėr.

Kapitulli pararendės | Kapitulli pasues


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI