•  Faqja kryesore >> Lidhje >> Gjoni 4

Ekzistenca
Dhe Jezusi?
Pėrjetimi
Lidhje
Ēėshtje tė jetės
Enigma
P & P forum

Keni pyetje?
Pėr kėtė faqe
Dėrgo faqen
Faqja kryesore



Gjoni 4

1 Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtė kishin dėgjuar se Jezusi po bėnte mė shumė dishepuj dhe po pagėzonte mė shumė se Gjoni

    2 (ndonėse nuk pagėzonte Jezusi vetė, por dishepujt e tij),

    3 e la Judenė dhe shkoi pėrsėri nė Galile.

    4 Por duhej tė kalonte nėpėr Samari.

    5 Arriti, pra, nė njė qytet tė Samarisė qė quhej Sihar, afėr tokės qė Jakobi i kishte dhėnė Jozefit, birit tė vet.

    6 Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė pusit; ishte rreth orės sė gjashtė.

    7 Njė grua nga Samaria erdhi tė nxjerrė ujė. Dhe Jezusi i tha: "Mė jep tė pi",

    8 sepse dishepujt e vet kishin shkuar nė qytet pėr tė blerė ushqime.

    9 Por gruaja samaritane i tha: "Po qysh, ti qė je Jude kėrkon tė pish prej meje, qė jam njė grua samaritane?" (Sepse Judenjtė nuk shoqėrohen me Samaritanėt).

    10 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Po ta njihje ti dhuratėn e Perėndisė dhe kush ėshtė ai qė tė thotė: "Mė jep tė pi!", ti vetė do tė kėrkoje nga ai dhe ai do tė tė jepte ujė tė gjallė".

    11 Gruaja i tha: "Zot, ti nuk ke as kovė pėr tė nxjerrė dhe pusi ėshtė i thellė; nga e ke, pra, atė ujė tė gjallė?

    12 Vallė je mė i madh se Jakobi, ati ynė, qe na dha kėtė pus dhe piu prej tij ai vetė, bijtė e tij dhe bagėtitė e tij?".

    13 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Kushdo qė pi nga ky ujė, do tė ketė pėrsėri etje,

    14 por kush pi nga uji qė do t'i jap unė nuk do tė ketė mė kurrė etje pėrjetė; por uji qė unė do t'i jap do tė bėhet nė tė njė burim uji qė gufon nė jetė tė pėrjetshme".

    15 Gruaja i tha: "Zot, mė jep kėtė ujė, qė unė tė mos kem mė etje dhe tė mos vij kėtu tė nxjerr ujė!".

    16 Jezusi i tha: "Shko thirre burrin tėnd dhe eja kėtu".

    17 Gruaja u pėrgjigj dhe i tha: "Unė nuk kam burrė". Jezusi i tha: "Mirė the: "Nuk kam burrė",

    18 sepse ti kishe pesė burra dhe ky qė ke tani nuk ėshtė burri yt; pėr kėtė ke thėnė tė vėrtetėn!".

    19 Gruaja i tha: "Zot, po shoh se ti je njė profet.

    20 Etėrit tanė adhuronin mbi kėtė mal, dhe ju thoni se nė Jeruzalem ėshtė vendi ku duhet tė adhurojmė".

    21 Jezusi i tha: "O grua, mė beso: vjen ora qė as mbi kėtė mal as nė Jeruzalem nuk do tė adhuroni Atin.

    22 Ju adhuroni atė qė s'e njihni; ne adhurojmė atė qė njohim; sepse shpėtimi vjen nga Judenjtė.

    23 Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, qė adhuruesit e vėrtetė ta adhurojnė Atin nė frymė dhe nė tė vėrtetėn, sepse tė tillė janė adhuruesit qė kėrkon Ati.

    24 Perėndia ėshtė Frymė, dhe ata qė e adhurojnė duhet t'a adhurojnė nė frymė dhe nė tė vėrtetėn".

    25 Gruaja i tha: "Unė e di se do tė vijė Mesia, qė e quajnė Krisht; kur tė ketė ardhur, ai do tė na kumtojė ēdo gjė".

    26 Jezusi i tha: "Unė jam, ai qė po tė flet!".

    27 Nė kėtė moment erdhėn dishepujt e tij dhe u mrekulluan qė po fliste me njė grua; por asnjė nuk i tha: "Ēfarė do?" ose: "Pse po flet me tė?".

    28 Atėherė gruaja e la kovėn e saj dhe u kthye nė qytet dhe u tha njerėzve:

    29 "Ejani tė shikoni njė njeri qė mė ka thėnė gjithēka kam bėrė; vallė mos ėshtė ky Krishti?".

    30 Dolėn, pra, nga qyteti dhe erdhėn tek ai.

    31 Ndėrkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thėnė: "Mėsues, ha".

    32 Por ai u tha atyre: "Unė kam njė ushqim pėr tė ngrėnė tė cilin ju s'e njihni".

    33 Prandaj dishepujt i thonin njėri-tjetrit: "Mos i solli vallė dikush pėr tė ngrėnė?".

    34 Jezusi u tha atyre: "Ushqimi im ėshtė tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e tij.

    35 A nuk thoni ju se ka edhe katėr muaj dhe vjen korrja? Ja, unė po ju them: Ngrini sytė tuaj dhe shikoni fushat qė tashmė zbardhojnė pėr korrjen.

    36 Korrėsi e merr shpėrblimin dhe mbledh frytin pėr jetėn e pėrjetshme, qė mbjellėsi dhe korrėsi tė gėzohen sėbashku.

    37 Sepse nė kėtė vėrtetohet e thėna: "Njė mbjell e tjetri korr".

    38 Unė ju dėrgova tė korrni atė pėr tė cilin ju nuk u munduat; tė tjerėt u munduan dhe ju hytė nė mundimin e tyre".

    39 Dhe shumė Samaritanė nga ai qytet besuan nė tė, pėr shkak tė fjalės sė gruas qė dėshmoi: "Ai mė tregoi gjithēka kam bėrė".

    40 Por kur Samaritanėt erdhėn tek ai, e lutėn tė qėndrojė me ta; dhe ai ndenji aty dy ditė.

    41 Dhe shumė mė tepėr njerėz besuan pėr shkak tė fjalės sė tij.

    42 Dhe ata i thoshnin gruas: "S'ėshtė mė vetėm pėr shkak tė fjalėve tė tua qė besojmė, por sepse ne vetė e kemi dėgjuar dhe dimė se ai ėshtė me tė vėrtetė Krishti, Shpėtimtari i botės".

    43 Pra, si kaluan ato dy ditė, ai u nis prej andej dhe shkoi nė Galile,

    44 sepse vetė Jezusi dėshmoi se njė profet nuk nderohet nė vendlindjen e vet.

    45 Pra, kur arriti nė Galile, Galileasit e pritėn, sepse kishin parė tė gjitha ato qė kishte bėrė nė Jeruzalem gjatė festės, sepse edhe ata kishin shkuar pėr festė.

    46 Jezusi erdhi, pra, pėrsėri nė Kanė tė Galilesė, ku e kishte bėrė ujin verė. Dhe aty ishte njė nėpunės i mbretit, djali i tė cilit ishte i sėmurė nė Kapernaum.

    47 Ky, kur dėgjoi se Jezusi kishte ardhur nga Judeja nė Galile, shkoi tek ai dhe iu lut qė tė zbriste e ta shėronte birin e tij, qė ishte gati pėr vdekje.

    48 Atėherė Jezusi i tha: "Po tė mos shikoni shenja dhe mrekulli, ju nuk besoni".

    49 Nėpunėsi i mbretit i tha: "Zot, zbrit para se djali im tė vdesė".

    50 Jezusi i tha: "Shko, djali yt jeton!". Dhe ai njeri i besoi fjalės qė i tha Jezusi dhe shkoi.

    51 Pikėrisht kur ai po zbriste, i dolėn pėrpara shėrbėtorėt e vet dhe e informuan duke thėnė: "Djali yt jeton!".

    52 Dhe ai i pyeti ata nė cilėn orė u bė mė mirė; ata i thanė: "Dje nė orėn e shtatė e lanė ethet".

    53 Atėherė i ati e kuptoi se ishte pikėrisht nė atė orė nė tė cilėn Jezusi i kishte thėnė: "Djali yt jeton"; dhe besoi ai dhe gjithė shtėpia e tij.

    54 Jezusi bėri edhe kėtė shenjė tė dytė, kur u kthye nga Judeja nė Galile.

Kapitulli pararendės | Kapitulli pasues


Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė



  © StudentiShqiptar.com            Home FAQJA KRYESORE     Top KREU     Contact NA KONTAKTONI