Gjoni 9
1 Kur po kalonte, pa njė njeri qė ishte i verbėr qė nga lindja.
2 Dhe dishepujt e tij e pyetėn duke thėnė: "Mėsues, kush ka mėkatuar, ai apo prindėrit e tij, qė ai ka lindur i verbėr?".
3 Jezusi u pėrgjigj: "As ai, as prindėrit e tij s'kanė mėkatuar, por kjo ndodhi qė tek ai tė dėftohen veprat e Perėndisė.
4 Unė duhet t'i kryej veprat e atij qė mė ka dėrguar sa ėshtė ditė; vjen nata kur askush nuk mund tė veprojė.
5 Derisa jam nė botė, unė jam drita e botės".
6 Pasi kishte thėnė kėto gjėra, pėshtyu pėrdhe, bėri baltė me pėshtymė dhe leu sytė e tė verbrit me tė.
7 Pastaj i tha: "Shko, lahu nė pellgun e Siloamit" (qė do tė thotė: dėrguar); dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parė.
8 Atėherė fqinjtė dhe ata qė mė parė e kishin parė tė verbėr, thanė: "A s'ėshtė ky ai qė rrinte ulur dhe lypte?".
9 Disa thoshnin: "Ai ėshtė". Tė tjerė: "I pėrngjan atij". Dhe ai thoshte: "Unė jam".
10 I thanė pra: "Si tė janė hapur sytė?".
11 Ai u pėrgjigj dhe tha: "Njė njeri, qė quhet Jezus, ka bėrė baltė, m'i leu sytė dhe mė tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unė shkova atje, u lava dhe m'u kthye drita e syve".
12 Dhe ata i thanė: "Ku ėshtė ai?". Ai u pėrgjigj: "Nuk e di".
13 Atėherė ata e ēuan te farisenjtė atė qė mė parė kishte qenė i verbėr.
14 Dhe ishte e shtunė kur Jezusi bėri baltėn dhe ia hapi sytė.
15 Edhe farisenjtė, pra, e pyesnin pėrsėri si e fitoi dritėn e syve. Dhe ai u tha atyre: "Mė vuri baltė mbi sy, u lava dhe shoh".
16 Atėherė disa farisenj thanė: "Ky njeri nuk ėshtė nga Perėndia, sepse nuk e respekton tė shtunėn!". Tė tjerė thoshnin: "Si mund tė kryejė shenja tė tilla njė njeri mėkatar?". Dhe kishte pėrēarje midis tyre.
17 E pyetėn, pra, pėrsėri tė verbrin: "Po ti, ē'thua pėr atė pėr faktin qė t'i ka hapur sytė?". Ai tha: "Éshtė njė profet".
18 Por Judenjtė nuk besuan se ai kishte qenė i verbėr dhe se kishte fituar dritėn e syve, derisa thirrėn prindėrit e atij qė kishte fituar dritėn e syve.
19 Dhe i pyetėn ata: "A ėshtė ky djali juaj, pėr tė cilin ju thoni se ka lindur i verbėr? Vallė si sheh tani?".
20 Prindėrit e tij, duke u pėrgjigjur atyre, thanė: "E dimė se ky ėshtė djali ynė dhe se ka lindur i verbėr,
21 por ne nuk dimė se si sheh tani ose se kush ia ka hapur sytė; pyeteni atė; ai moshė ka, do t'ju flasė pėr veten e vet".
22 Kėto thanė prindėrit e tij, sepse kishin frikė nga Judenjtė; sepse Judenjtė kishin vendosur qė, nėse dikush do ta rrėfente Jezusin si Krishti, do tė pėrjashtohej nga sinagoga.
23 Prandaj prindėrit e tij thanė: "Moshė ka, pyeteni atė".
24 Atėherė ata e thirrėn pėrsėri njeriun qė kishte qenė i verbėr dhe i thanė: "Jepi lavdi Perėndisė; ne e dimė se ai njeri ėshtė mėkatar".
25 Ai atėherė u pėrgjigj dhe tha: "Nė ėshtė mėkatar, nuk e di, por di njė gjė, qė isha i verbėr dhe tani shoh".
26 E pyetėn pėrsėri: "Ē'tė bėri? Si t'i ka hapur sytė?".
27 Ai u pėrgjigj atyre: "Unė tashmė ua kam thėnė dhe ju nuk keni dėgjuar; pse doni ta dėgjoni pėrsėri? Doni ndoshta tė bėheni edhe ju dishepuj tė tij?".
28 Por ata e fyen dhe thanė: "Ti je dishepull i tij, por ne jemi dishepuj tė Moisiut!
29 Ne e dimė se Perėndia i foli Moisiut; sa pėr atė, nuk e dimė se nga ėshtė".
30 Ai njeri u pėrgjigj dhe u tha atyre: "E pra, ėshtė e ēuditshme qė ju tė mos dini nga ėshtė ai; megjithatė ai m'i hapi sytė!
31 Dhe ne e dimė se Perėndia nuk i dėgjon mėkatarėt, por nėse dikush ėshtė i druajtshėm ndaj Perėndisė dhe bėn vullnetin e tij, ai atė e dėgjon!
32 Qė prej fillimit tė botės nuk ėshtė dėgjuar qė dikush t'ia ketė hapur sytė njė tė linduri tė verbėr.
33 Po tė mos ishte ky nga Perėndia, nuk do tė mund tė bėnte asgjė".
34 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: "Ti ke lindur i tėri nė mėkate e don tė na mėsosh?". Dhe e nxorėn jashtė.
35 Jezusi e mori vesh se e nxorėn jashtė dhe, kur e gjeti, i tha: "A beson ti nė Birin e Perėndisė?".
36 Ai u pėrgjigj dhe tha: "Kush ėshtė, Zot, qė unė tė besoj nė tė?".
37 Dhe Jezusi i tha: "Ti e ke parė; ėshtė pikėrisht ai qė po tė flet".
38 Atėherė ai tha: "Unė besoj, o Zot"; dhe e adhuroi.
39 Pastaj Jezusi tha: "Unė kam ardhur nė kėtė botė pėr tė bėrė njė gjyq, qė ata qė nuk shohin tė shohin dhe ata qė shohin tė verbohen".
40 Disa nga farisenjtė qė ishin me tė i dėgjuan kėto gjėra dhe i thanė: "Jemi tė verbėr edhe ne?".
41 Jezusi u pėrgjigj atyre: "Po tė ishit tė verbėr, nuk do tė kishit asnjė mėkat; por tani thoni: "Ne shohim", prandaj mėkati juaj mbetet".
Kapitulli pararendės | Kapitulli pasues
Dėrgoja kėtė faqe me e-mail njė shoku
Si tė fillosh njė marrėdhėnie me Perėndinė
|