Të fillosh me Perëndinë

Urime rreth vendimit tuaj për t’i besuar Jezus Krishtit.

Çfarë ndodh tani?

Nëse do ti ishe bashkuar një feje, mund të prisje që tani të të dërgojmë një liste me rregulla fetare. Rituale. Kërkesa. Dhe ndoshta të të shisnim ndonjë objekt fetar!

Por në çastin kur i besove Jezusit, nuk i je bashkuar një feje.

Në fakt, ke filluar një miqësi. Me Perëndinë.

Dhe ky fakt është fantastik.

Ndoshta je duke vrarë mendjen, se çfarë domethënie ka që t’i besosh Zotit. Çfarë të presësh? Dhe më e rëndësishmja, si mundet për një njeri të vdekshëm që të ketë mundësi të njohë Perëndinë më mirë?

Kam ca sygjerime për ju. Unë jam ideatorja e faqes studentishqiptar.com (everystudent.com në anglisht). Dhe kam dëshirë t’ju ndihmoj që të rriteni në njohjen e Zotit.

Kështu që kam përgatitur një material që titullohet Paketa: “Si ta fillojmë jetën shpirtërorë”. Është një seri falas me 7 mesazhe nëpërmjet emailit që do t’ju dërgohen prej meje.

Që të keni mundësi të merrni në adresën e postës suaj elektronike (email) Paketën “Si ta fillojmë jetën shpirtërore”, ju lutem, plotësoni formën e mëposhtme:

Ja një listë me tema që do të trajtohen në Paketën e mesazheve: “Si ta fillojmë jetën shpirtërore”:
Si të sigurohesh që Jezusi tashmë është pjesë e jetës tënde.
Çfarë ka bërë Perëndia për të të afruar te vetja e Tij.
Cili është ndryshimi rreth dashurisë së Perëndisë? Dhe përse ka rëndësi ta dimë?
Përse dashuria e Perëndisë për ty varet nga Ai vetë dhe jo nga ti.
Çfarë do të thotë t’i besosh Perëndisë?
Po sikur të bësh mëkat? A është prapë i gatshëm Zoti të të falë?
Si të gjesh një kishë, a një grup tjetër besimtarësh, në qendrën tënde universitare ose aty ku jeton?

Çdo email që do t’ju dërgojmë do t’ju ndihmojë të kuptoni aspekte të rëndësishme të miqësisë suaj me Perëndinë.

Ju lutem, vetëm plotësoni formën e mëposhtme, dhe mesazhi i parë do të vijë në postën tuaj elektronike pas pak minutash.

Merrni
Paketën “Si ta fillojmë jetën shpirtërorë”
Përmes postës suaj elektronike (email):

* i nevojshëm

(Ne nuk shesim asgjë të faqja jonë studentishqiptar.com. Asnjëherë. Gjithashtu, në asnjë rast, nuk do t’ia kalojmë informacionin tuaj një pale të tretë. Dhe ju mund ta ndërprisni komunikimin me ne në çdo çast, nëse dëshironi)

Me sinqeritet,

Marilyn Adamson
Themeluese e faqes
studentishqiptar.com

P.S. Nëse nuk keni interes për këtë paketë mesazhesh, mund të vizitoni faqen www.jetaere.com, për informacione të tjera ndihmëse. Por vërtet shpresoj që do të zgjidhni të merrni paketën e mesazheve “Si ta fillojmë jetën shpirtërore” sepse vërtet mendoj që do të jetë ndihmë për ju.


TOP